Forumi Horizont
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- Jorgo Bllaci (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18625)


Postuar nga shelgu datë 03 Qershor 2012 - 21:23:

Jorgo Bllaci

Jorgo Bllaci ka lindur me 1938 ne Gjirokaster. Ka studiuar per gjuhe-letersi shqipe dhe ka punuar se pari mesues e pastaj perkthyes,kurse pas burgimit per bindje politike(1964-1967),puntor ndertimi.Me 1990 u kthye perseri ne shtepine Botuese „Naim Frasheri“. Ka botuar vellimet me poezi „Ligjerimet e Pyllit“(1964) dhe “Epika e trendafilave”(1990). Gjithashtu ka shqiperuar vepra poetike autoresh te njohur, si Shevcenko,Pushkin,Esenin,Gete,Du Fu,Frost, vepra ne proze,midis te cilave romanet „Rudini“ dhe „Ujrat pranverore“ te Turgenievit,si dhe disa libra me poezi per femije.“



Netes
Kushtuar P.J.

Kaq e shtrenjte kurre s’me je dukur,
Ti vertet nuk paske shembellim!
Ah, moj Neta, syte e tu te bukur
Cmendurisht I deshte miku im!

Nese kete cast I ngrysur meta
Duke te veshtruar ty keshtu
Ti mos m’u cudit aspak, moj Neta
Me kujtuan mikun syte e tu

Sa deshire do te kisha sonte
T’ju veshtroja bashke qe te dy:
Vetem ta degjoje te kendonte
Vargjet qe me zjarr t’I thuri ty!

Ndoshta sot, qe vite pas la jeta,
Miku prap ne shpirt te mban diku…
Ish e bukur dhembja e tij, moj Neta,
Aq sa c’jane edhe dy syte e tu

Jorgo Bllaci


Postuar nga shelgu datë 03 Qershor 2012 - 21:26:

Dëshirë

Me vjen turp te qaj i heshtur,
si nje shelg perbri mocalit!
Dua te gjemoj pareshtur
Porsi lisi maje malit.

Rreth kurores , shpeseria
Le te mos me cicerojne
Qe prej zgavrave te mia
shkabat te te vigjelojne.

Deget e fuqishme dua
te me tunden neper ere
Papushuar permbi mua
bore e virgjer le te bjere.

Siper akujve te ftohte
do te ngjitem der te rete
S'do me vije keq ne ndodhte
te zhuritem nga rrufete!

Se n'u dashte te zhuritem
do zhuritem maje malit
Po s'do qaj e s'do nemitem
i perulur , bri mocalit.

Jorgo BLLACI


Postuar nga Eria datë 03 Qershor 2012 - 23:28:

Bllaci i njohur edhe si shqiperues i shkelqyer, sidomos i Robert Burns dhe Esenin.


TI S’ME DO…

Sergej ESENIN
Shqiperoi, Jorgo Bllaci

Ti s'më do? S'të dhimbsem sado pak?
... Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
Prapseprapë, ndizesh e merr flakw,
Tek shtërngohesh supeve tw mi.

Mike epsh e tëra , lajka s'dua,
As i vrazhdë nuk të sillem dot.
Veç me thuaj, sa kështu si mua,
Puthur e shtërnguar ke gjer sot!

Unë e di, të gjithë hije u bënë
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim.
Prehër pa u ulur ti s'ke lënë,
Siç po rri tani në prehërin tim.

Dhe në këto çaste, ndonjë tjetër,
Sjell ndërmend ti, syçkat tek pulit.
Mos pandeh se po mërzitem tepër.
Tjeterkënd e kam dhe unë në shpirt.

S'eshtë fat kjo lidhje mëndjelehtë,
Po një flakë çasti. Veç ta dish,
Siç të njoha rastësisht i qetë,
"- Mirëmbetsh!", - do të të them sërish.

Edhe ti do marrësh udhën tënde,
Do bësh pluhur ditën plot mërzi,
Veçse, mos lakmo t’i prishësh mendjen,
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri.

Krah për krah me ndonjë tjetër djalë,
Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish,
Ndoshta, edhe unë do të kem dalë
Për shëtitje, e shihemi sërish!

Ti më fort pas tjetrit do të ngjeshesh
Dhe me kryet ulur, ftohtësisht,
"- Mirëmbrëma!" - do më pëshëndesësh,
Ndërsa unë: "- Mirëmbrëma Miss!".

Dhe asgjë nuk do më turbullojë,
S'do më dridhet shpirti për asgjë!
Kush ka dashur, s'mund të dashurojë!
Kush është djegur, s 'mund të digjet më!


Postuar nga briseide datë 14 Qershor 2012 - 22:50:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Dëshirë

Me vjen turp te qaj i heshtur,
si nje shelg perbri mocalit!
Dua te gjemoj pareshtur
Porsi lisi maje malit.

Rreth kurores , shpeseria
Le te mos me cicerojne
Qe prej zgavrave te mia
shkabat te te vigjelojne.

Deget e fuqishme dua
te me tunden neper ere
Papushuar permbi mua
bore e virgjer le te bjere.

Siper akujve te ftohte
do te ngjitem der te rete
S'do me vije keq ne ndodhte
te zhuritem nga rrufete!

Se n'u dashte te zhuritem
do zhuritem maje malit
Po s'do qaj e s'do nemitem
i perulur , bri mocalit.

Jorgo BLLACI



Shume e bukur...


 
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.