Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Shqiperia. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18677)


Postuar nga Piktor datë 27 Shtator 2012 - 22:27:

Shqiperia.

Nje dokumentar i Institutit Luce te Italise. Historia e Shqiperise deri ne vitet 90.

http://www.youtube.com/watch?v=G3o5...feature=related


Postuar nga SHKODRA4001 datë 30 Shtator 2012 - 22:22:

Shqiperia ne kete reportazh vetem kritikohet nga italianet.Italia vertet ka dhene per shqiperine kontribut ato kohra...por sduhet harru kurre se shqiperia rrezikonte kolonializim aneksim nga musolini.Libia u be pr ee radhes nga dora gjoja e bute italine,e jo shqiperia.Nje ndertim modern ne tiranen fashiste,asgje nuk ka pasur te vecante pevec se godinat ministrite ishin prioritet,per kliken fashiste dhe servilet shqiptar te DUCE!
Zhvillimi i shqiperise mori hov vetem mbas largimit te klikave te huaja dhe njerezve tradhetar ndaj shqiperise...Ne vitet e pas luftes,popullsia shqiptare gjendej ne gjendje kaotike mjerim dhe analfabetizem,injorance dhe kultura jo shqiptare ne jeten e perditshme.Kleri shqiptar ka luajtur rrol shume antishqiptar ne kohrat e pushtimeve sistematike qe nga koha e skanderbeg,deri dhe sot me sali berishen ne krye!Jam ndier SHQIPTAR,dhe i sigurt ne shqiperi vetem ne kohen e socializmit,ate kohe jetonim vertet me mundesit tona,me cdo te mire e te begat qe natyra na jipte,e jo si sot ku jemi te shitur 100 here ne bankat boterore me borxhe te cilat kapercejn miliarda e miliarda eur.Sot mburremi me dy pallate te ndertuara nga vodafon,apo ndonje kompani anonime me presidente made in qeveri e korruptuar....nuk duhet patur nostalgji per kohen e shkuar te hidhur profashiste,sepse jemi i vetmi popull ne gadishullin ballkanik te cilet kemi bere gjithmon aleance me pushtues qe nga otomanet e deri te musolini apo hitleri e kjo ka tregu armiqesin shekullore me fqinjet tane.Jane fqinjet tane qe kan paguar shume shtrenjte kete aleance,shqiptaro -otomane-fashiste-naziste me luftra kunder tyre...nga shqiperia italianet fashiste sulmuan greqine....nga shqiperia nazistet pushtuan prap greqine,pa kemi qene TRAMPOLINA servile e kohes...ashtu dhe sot sic po ndodh me ameriken,ku qeverit e sotme po ja lepijn bythen amerikes dhe brukselit.


Postuar nga Piktor datë 30 Shtator 2012 - 23:37:

E di ti si do ishte bere Shqiperia po te mos i hynte asaj valleje qe thua ti, pas luftes se dyte boterore e kam fjalen.
Kina do te na kishte lakmi. Faji i vetem eshte se kaluam ne ekstremitetin stalinist. Kjo besnikeri ndaj stalinit na çoi ne mbyllje totale dhe diktature te hekurt ku njeriut i hiqeshin bindjet fetare dhe politike dhe mbahej i mbyllur me zor ne kafaz. Kenetat qe thane te burgosurit dhe te internuarit quan arritje. Bakrin dhe kromin qe nxirrnin te burgosurit ne Spaç e Burrel quan qetesi. E perveç kesaj siç thote dhe raimondi me poshte lexo linkun, qe besoj se duhet te jete i njejti antar i forumit tone, u bene edhe me pune te detyrume ose aksion vullnetar siç quhej asokohe. Megjithese rinia angazhohej me shume ne hapjen e tokave te reja per ti bere malet e kodrat tarraca apo neper rruget e reja dhe hekurudhave.
http://www.respublica.al/artikuj/20...osurit-politike

Kleri shqipetar asnjehere nuk ka luajtur rol negativ dhe nuk mund te perbaltet puna e madhe atdhetare e klerikeve si Fan Noli, Gjergj Fishta e te tjere qe u bene drita e rilindjes kombetare me heret. Po keshtu edhe kleri myslyman nuk ka luajtur ndonje rol negativ ne kohe te Skenderbeut sepse asnje e keqe nuk i erdhi atij nga ata.

Historia nuk fillon me profashizmin dhe asnjehere nuk kemi qene aleate te fashizmit. Qeveria kuislinge qe u formua pas pushtimit fashist dhe ikjes se mbretit te shqiptarve eshte e vertete se u komplet ne dispozicion te fashisteve por ajo nuk perfaqsonte popullin shqiptar. Keshtu ishin kohet.

Ne dokumentar tregohet mese miri sesi Zogu beri Tiranen kryqytet nga hiqi. Pa harruar se disa vite me pare Bismarku nuk i konsideronte as si popull shqiptaret. Por ne ate kohe u beme shtet dhe kishim perfaqesi nga te gjitha shtetet e botes dhe emancipimi po ecte me shpejtesi.

Kjo puna e trampolines varet nga kendveshtrimi, dikush e sheh si trampoline kundrejt shteteve te tjera , te tjere e shohin si aleance dhe bashkpunuese. Ka dhe kendveshtrime te tjera. Megjithate keto i dikton koha dhe perspektiva.


 
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.