Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Cila eshte pjata me e preferuar e shqiptareve. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18774)


Postuar nga Piktor datë 16 Nëntor 2014 - 01:12:

Cila eshte pjata me e preferuar e shqiptareve.

Din kush te me thote se cila eshte pjata numer nje per ne.
Ne fakt perballe nje pyetje te tille une hezitova dhe nuk dhashe nje pergjigje por e pergjithesova.
Me fjalet e mia u shpreha se shqiptaret preferojne mezet me raki. Te tjerat si gjella, supa, makaronat apo orizi jane te dores se dyte ose te trete.
Nuk e di se bera gabim por te thosha tave elbasani, qofte tirane, byrek me gjize, mu duken krahinizma dhe aspak popullore perpara nje pjate me groshe, mish me lakra apo gjelle me patate.

Ne fund te fundit une mendoj se shume shqiptare harrojne te hajne buke kur kane perpara meze e berxolla e nje shishe raki apo disa shishe birre.


Postuar nga robert datë 16 Nëntor 2014 - 18:01:

Per cilen kohe e ke fjalen? Ate para 100 vjetesh? Para 40 vjetesh? Apo ate pas 20 vjetesh? Per ata ne fshat, apo ata ne qytet? per ata ne jug, apo veri? Apo nje mesatare te te gjitha ketyre?
Nese e ke per nje mesatare te te gjitha ketyre, do thoja se kjo eshte tashme e veshtire edhe per kinezet, ne tryezen e te cilve nuk mungon thuajse cdo dite pilafi.
Ndersa persa i perket pijeve, ketu problemi esht me i thjesht. Sic esht vera per francezet, birra per gjermanet, slibovici per jugosllavet, uzo per greket, caji per turqit, e keshtu me radhe, per ne shqiptaret esht RAKIA.


Postuar nga Piktor datë 16 Nëntor 2014 - 23:43:

Nje pjate tradicionale robert.
Nje dite nje italian qe kishte qene ne Rumani, me thoshte. Buona la corba,buona.
Kush i ka dhene corbe ketij thashe me vete.
Ne fakt me kishte ngaterruar per rumun.
Rumunet krenohen me corbe.
Tani ne nuk kemi nje pjate specifike nacionale dhe nuk e di as se kemi pasur para 70 viteve.
Ajo qe di eshte meze me raki.
Meqe mu kujtua para nje jave ne Raiuno tek emisioni Linea verde qe e kishin realizuar ne Shqiperi u tha ose permend buke, krype e zemer te bardhe.


Postuar nga raid datë 17 Nëntor 2014 - 05:04:

Sallate greke dhe kafe turke.

Doni me?


Postuar nga kurt datë 17 Nëntor 2014 - 05:46:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Sallate greke dhe kafe turke.

Doni me?


Una kam ngrene cdo dite pothuaj turshi/domate te regjura qep, domate t'kuqe bashke me kastraveca e vaj ulliri gjitha bashke. Love that stuff me ate djathin tone e buke te ngrohte sa dale nga furra.


Postuar nga raid datë 17 Nëntor 2014 - 07:06:

Kurt, po nejte me gjate do te embelsohet Shqiperia

Une per vete qofte dhe birra korca e kisha rracion te perditshem


Postuar nga kurt datë 17 Nëntor 2014 - 07:11:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Kurt, po nejte me gjate do te embelsohet Shqiperia

Une per vete qofte dhe birra korca e kisha rracion te perditshem


Tani para pak oresh jam kthyer ne US soil. This feels home though. And I'm still 3000 miles way from my place:p


Postuar nga Piktor datë 18 Nëntor 2014 - 01:56:

Pra ajo qe thashe une sipas jush.
Meze me nje pije.
Antipasto abbondante grappa oppure birra.
Veren e preferojme me peshq te skuqur. Sipas asaj shprehjes, a mjep peshk e ven a te shkoj ku kam kene.

Megjithate edhe specat e mbushur nuk jane keq si pjate e pare.


Postuar nga robert datë 22 Nëntor 2014 - 21:26:

Specialiteti corbe, Piktor, nuk ekziston tek ne per nje lloj te caktuar. P.sh. andej nga Vlora, me corbe kuptohet pak miell i skuqur dhe i shtuar me leng, te cilin e hanim nganjehere ne kohe te monizmit. Ndersa ne disa krahina veriore shqiptare, me corbe kuptohet pothuajse cdo lloj gjelle e sterholluar me leng. Ai italiani duhet te ta shpjegoj me mire ty se cfar kuptohet ne Rumani me emertimin "corbe"! Merrja receten e sakte!
S.d.q., veshtire qe ti te gjesh sot nje specialitet specifik te nje vendi apo krahine per nje kohe te gjate, sic ka qene dikur turshia ne Kukes, perkadhilet (lakra te egra) ne Bregdet, pasterma (ne mos gaboj) nga Korca, bukvale nga ca krahina jugore, etj.


Postuar nga robert datë 22 Nëntor 2014 - 21:32:

Un hyj tek grupi i njerzve, persa i perket menyse, qe ecin sipas proverbit kinez: cfar leviz, hahet.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.