Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga Ami- datë 04 Shtator 2003 - 02:17:

E Merkure 3 shtator 2003

Sot ne jeten time private , nuk ndodhi asgje e vecante . Persa i perket gjendjes shpiterore , mund te them se eshte e shkelqyer . Puna me mbush shume boshesi edhe me jep kenaqesi sepse ne njefare menyre realizohen enderrat edhe qellimet e mija nepermjet saj . Nganjehere mendoj se nuk do te kem sukses , por kjo gje zgjat fare pak sepse edhe sikur mos te vije vertet suksesi gjithsesi i jam dhene me shpirt dickaje qe edhe pse me ben te humb ore te tera me shpodh . Me ben ta nis diten me ide edhe mendime te reja , me jep energji , e shoh botem ne ngjyra me te gjalla . Ka te beje shume edhe koha persa i perket gjendjes shpirterore . Per mua vjeshta eshte stina me e bukur , dielli nuk eshte edhe aq i forte edhe fryn ere e lehte . Me pelqen te eci ne park edhe te shkel ngadale gjethet e rena nga pemet , te degjoj kercitjen e tyre nen kembet e mija . Hemmm , kur nis ai shiu i imet i vjeshtes me pelqen te lagem nen te , te eci ashtu ngadale e ti ndjej pikat qe me futen lehte neper floke , me ngjan si nje perkedhelje , ne ato momente ne koke me vlojne me qindra melodi qe perpiqem ti bashkoj me ritmin e shiut qe bie nga lart . Ja pra sot ishte nje dite vjeshte , qe i kishte brenda te gjitha keto : diellin , shiun , eren , gjethet e rena , melodite edhe trishtimin plogeshtine e mallin per gjithcka qe me rrethon ...


Postuar nga Ami- datë 08 Shtator 2003 - 16:25:

Dite nga ditari i Xhenit Dr

Ky shkrim eshte marre nga nje anetare e faqeve tona Xheni Dr

sot ndihem kaq keq. E njejta gje e ndodh cdo dite. Cdo mengjes ti mami je e gatshme te me prishesh humorin dhe sot si zakonisht arrite ta besh kete gje. Eci rrugeve si budallaqe dhe nuk kam aspak deshire te shkoj ne shkolle spse si cdo gje e jetes time dhe kjo eshte nje "enderr" jotja dhe imja. sidomos dega e informatikes qe mua me pelqen por nuk eshte ajo qe do doja te beja ne jeten time. pse???????? kaq here e kam pyetur veten sepse me ty nuk flitet dot. Vazhdon te me mbash inat per dicka qe une nuk jam aspak fajtore. Ah sikur Babi te ishte akoma me ne atehere ti do me doje dhe do me perkedhelje sic beje kohe me perpara por tani ai nuk eshte me dhe per kete ti me cuan fajtore mua ndonese jam fajtore e pa faj. ti nuk ke per ti lexuar kurre keto gjera por per dicka jam e sigurte une te dua shume por nuk e di se sa do te duroj te gjithe kete sjellje taten kundrejt meje. nje dite mami mund te them dhe mjaftttttttttttttttttttttt mjafttttttttttttt me sepse po me cmend. e ke kthyer jeten time ne nje ankth te cuditshem dhe te perditshem. perse????????????????


Postuar nga macekeqe datë 09 Shtator 2003 - 05:25:

9 shtator, nata te shtyn te mendosh....

nata te shtyn te mendosh shume gjera..... te shtyn te enderrosh pa frike ato qe dita s'mund te japi, po nata te shtyn dhe te mendosh per kete bote qe shkon keq, mua me shtyn te mendoj dhe per ty, mikja ime!
jane 3 vjet qe njihemi dhe cdo dite qe kalon me afron me shume pas teje. ishim si te panjohura 2 vitet e para: une nje mendjemadhe qe lavderonte bukurine e saj, dhe ti nje vajze e shendoshe, e shkurter, e vogel, e papjekur! them se dhe une isha e papjekur ne ate kohe sepse nuk hidhja syte nga ty, qe vuaje ne heshtje, qe doje te hyje mes shoqerise time, qe doje te tregoje qe ekzistoje! qe sidomos doje te na imitoje ne te dobtave, mendjelehtave! prandaj fillove kete rrugen e anoresise dhe e bulimise qe te shkaterroi jeten dhe vazhdon akoma te jete e vetmja mikja jote! une te vezhgoj cdo dite qe kalon, te shikoj te ulur ne banke, e dobet, e bukur, e pjekur tashme, dhe vuaj ne heshtje sepse s'isha e zonja te ndaloja kete vdekjen tende shpirtrore! kete vit kam bere te pamunduren per te dhene keshilla te drejta, per te fshire lotet per vuajtjet e dashurive te tua, per te treguar qe je me e mira, me e sinqerta, me e pfajshme nga te gjitha femrat qe njoh. po tani eshte teper vone se ti me genjen sa here qe shkon ne banje, sa here qe nuk ha me mua( se gjasme nuk ndihesh mire),sa here qe do te mbyllesh veten me semundjen tende! te kane ndodhur shume fatkeqesira, e di! ke kaluar gjera qe nuk duhet te kaloj nje vajze 16 vjeçare! po duhet te kuptosh qe jeta vazhdon, dhe qe une jam ne cdo moment ketu qe pres kthimin tend, ne jeten normale! dhe nuk te kam shoqen me te dhimbsur se tani je e dobet, e bukur dhe e pjekur, po se tani ke nevoje per ndihmen time!
nata te shtyn te mendosh......... dhe mua po me çmend kur mendoj qe une jam ketu qe fle e qete kurse ti je jashte qe pi dhe vjell cdo gje! kur ti je larg qe po kerkon te hedhesh jeten tende!


Postuar nga sUgA__tIlOnCe datë 09 Shtator 2003 - 06:53:

macka pse s'vazhdon per letersi? per zotin e kam seriozisht me mallengjeve...mesa kuptova eshte histori e vertete...


Postuar nga macekeqe datë 09 Shtator 2003 - 21:21:

brunka une ne fakt letersi dua te bej, po ne shqip nuk di te shkruaj ashtu si dua une. mgjth eshte histori e vertete, dhe e ndjej shume sidomos! me ben te vuaj kjo historia e shoqes time. nejse, durim!
bye brune!


Postuar nga Ami- datë 11 Shtator 2003 - 20:51:

e Enjte 11 shtator 2003

Sot eshte nje dite e vecante . Ne oren 12 te drekes ndalova dhe mbajta disa minuta heshtje per viktimat e kullave binjake ne Manhatan . Ne ato pak minuta me kaluan nder mend shume gjera . Askush me shume se ne shqiptaret nuk mund te kuptoje me mire dhimbjen qe del nga ato kulla . Me beri kjo gje te ndjej ne shpirt klithmat e njerezve aty nen guret edhe nen hekurat . Kishte ngjashmeri midis atyre klithmave edhe klithmave qe me shekuj dalin nga shpirti i shqiptarit . Klithmat jane njesoj , kane te njeten dhimbje , te njejtin deshperim , te njejtat lote . Nuk dua qe te gjykoj ata qe e bene kete masaker edhe as ata qe e pesuan , per mua ishte thjesht nje dhimbje per njerez qe humben jeten e tyre pa asnje faj . Dhimbja ime ishte per nje padrejtesi qe u be ne bote . Edhe ne shqiptaret kemi plot padrejtesi ne shpatullat tona ndaj edhe e vuajme shume me teper edhe padrejtesine qe i behet nje tjetri . Dita e sotme eshte e mbushur me televizion , me klithma , me deshperim , sinqerisht nuk do te doja te jetoja me dite te tilla . Ndaj shpresoj qe ne ditet e ardhshme te kem gjera me te gezueshme per te shkruajtur ne ditar .... Naten e mire


Postuar nga macekeqe datë 11 Shtator 2003 - 21:17:

11/shtator, dhe une po mendoj

mbajta dhe une ca minuta heshtje, mendova dhe une shume gjera.....
dhe mendova si mund te kalonin diten sot ata njerez qe kane humbur jeten 2 vjet me pare, mendova dhe si po e kalonin te afermit e tyre. duket nje gje shume e padrejte, do doja te bashkohesha dhe une sot me dhimbjen e tyre, do doja te bashkoheshin te gjithe sot me vuajtjen e tyre po pastaj mendova dhe nje gje tjeter: per ata njerez qe vdesin çdo dite ne palestine, ne iraq dhe ne te gjitha vendet e tjera lindore, kush mendon? ka mbajtur njeri ndonje minute heshtje per ata njerez fukarenj qe kane vdekur ne varferi? ka mbajtur njeri fjalim per ti kujtuar ndonjehere?
pse bota sot vuan per ate qe i ndodhi amerikes? pse asnjeri nuk vuan per ata njerez qe s'kane gjetur paqe me shekuj?
nuk e di ne gabohem, po sot ne kete dite qe duhet te kujtojme tragjedine amerikane, une mendoj me shume per ata njerez qe kane vdekur ne heshtje dhe qe heshtje do ngelin gjithe kohen.......
kjo gje do ngeli gjithmone ne zemren tone, shpresoj mos te harroet.......
shpresoj mos te perseritet.....
po shpresoj qe dhe nje dite te vuajme njelloj....
mos harroni 11 shtatorin! mos harroni......
po mos harroni as ditet e tjera te luftes


Postuar nga macekeqe datë 11 Shtator 2003 - 21:32:

dhe une te pershendes ty brune..... dhe ty AMI-......
faleminderit per keshillen ne privat brune!
ah doja te thoja qe sot mendoj dhe per ata shqiptar qe ka marr deti.... kemi mesuar shume nga ato viktima...


Postuar nga beba datë 12 Shtator 2003 - 21:01:

Post 11/09/2003

M'u kujtua qe sot ishte dita e rrenimit te TWIN TOWERs(ose me sakte ishte ne njefare menyre kujtese e detyruar,aq shume po flitet ne media),nejse u prehshin ne paqe....çudi,sa çudi me vjen,se 30 vjet me pare (11/09/1973) rreth 40mije njerez u masakruan ne KILI nga grushti i shtetit amerikano-kilian e asnje perkujtimore...te kene qene njerez valle????


Postuar nga amor alucius datë 13 Shtator 2003 - 16:11:

Isha vone,duke shpejtuar nen shiun qe me lagte floket ndieja eren e ngrohte qe me perkedhelte fytyren dhe nje seri mendimesh qe me pershkonin koken.Edhe perse disi e stresuar ne pamje te pare,brenda meje ndieja nje qetesi shpirterore te papare,si deti mbas nje stuhie,me perserisnin disa miqSi deti i qete mbas nje stuhie…me ka pelqyer ky krahasim gjithmone.
Rruga rrethuar me peme e cila pershkohet cdo dite nga une dukej me e bukur se heret e tjera.Ndoshta eshte nga vjeshta e cila me hiret e saja ka zbukuruar cdo gje,ndoshta jam une qe me fantazine time zbukuroj cdo gje…nuk e di.Ndersa kaloj ndiej eren e gjetheve te lagura nga shiu, eshte nje nga momentet e paketa ne te cilen ndiej “eren” e vendin tim te lindjes…Shqiperise.Eshte e cuditeshme qè gjerat e shumeta qe mbaj me xhelozi ne shtepi nuk kane arritur te me japin te njejten ndjenje,edhe perse mund ta kem kerkuar shpesh.Eshte nje nga momentet te cilat nuk do doja te perfundonin…por si cdo perralle e bukur dhe kjo kishte nje fund.Sapo dyert e vendit ku duhet te isha u hapen,rashe serish ne krahet e realitetit dhe nje ze brenda meje peshperiti’mire se erdhe ne ne boten reale zonjusheza ime’…ne realitetin e perditeshem ne te cilen vendi i lindjes,miqet e tu qe le mbrapa...nuk bejne pjese!


  Gjithsej 30 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.