Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Tepelena (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2297)


Postuar nga qershor13 datë 23 Shtator 2003 - 20:41:

Post Tepelena

Rrethi i Tepelenes ka nje popullsi prej 56.000 banoresh.Ndodhet 112 m mbi nivelin e detit,ne koordinatat 40.30°N dhe 20.01°E.


Rethi i Tepelenes kufizohet me rrethet :Berat,Vlore,Gjirokaster,Permet;Mallakaster.Ben pjese ne prefekturen e Gjirokastres.Rethi formohet nga 2 bashki(Tepelene dhe Memaliaj),nga komuna(Tepelene Qender,Memaliaj Fshat,Buz,Luftinje,Krahes,Qesarat,Lopez,Kurvelesh)
dhe nga 77 fshatra.Rrethi shtrihat ne nje siperfaqe prej 817 km2 me nje dendesi prej 62 banor/km2.

Veshtrim ekonomik
Perparsite:Blektori.Tregti


Sot gjendja ekonomike e rrethit nuk eshte nga me te mirat.Pjesa me e madhe e fitimeve(pa permendur emigracionin) nxirren nga fermat(shumica private por vitet e fundit kane lindur disa kolektive).Ne ferma rriten 275.974 dhe 12.449 kok bageti,produktet e te cilave tregtohen ne rrethe dhe jashte tij.Tepelena ka nje mikroklime mesdhetare,kjo lejon rritjen e 41.260 rrenj ullinj dhe 38.680 rrenj rrush.Tepelena eshte e famshme per bimet mjeksore.Keto bime mblidhen dhe eksportohen privatisht apo nga kompani farmaceutike ne Europe.Vitet e fundit jane hedhur hapa te rendesishem ne industri.Ne Uje te Ftohte eshte ndertuar nje nga fabrikat me te rendesishme ne territorin kombetar per 'prodhimin e ujit'(shih fig).Nje tjeter investim i nisur mire eshte ai i kultivimit te peshkut i ndertuar ne brigjet e lumit Vjose ne afersi te ures se Hormoves.Ne nentoken e Tepelenes gjenden minerale e ndryshme,nxjerrja dhe perpunimi i tyre behej ne minierat e Memaliajt dhe Guzmarit.Krisa ekonomike e vite 90 demtoi thelle procesin e prodhimit ne keto miniera edhe pse ishin nga me te pasurat e vendit.
Nje burim ekonomik eshte edhe turizmi.Rrethi ofron bukuri natyrore(Lugina e Bences,Uji i Ftohte,nje seri grykash,majash,malesh dhe lumenjsh),nje klime mesdhetare,mundesi per te medha per te apasionuarti e alpinizmit,kajakut,spelologjise,shetitjeve malore.Gjithashtu ka nje seri veprash arkeologjike te peridhes ilire(ndertime te fisit epiriot te kaonve) dhe te epokave me te vonshme.Te gjitha keto te bashkuara me mikpritjen tipike labe i japin Tepelenes nje potencial jo te vogel.


 
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.