| Forumi Horizont | Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Sa e duam Shqiperine? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2301)
Sa e duam Shqiperine?
Marr shkas nga nje histori ose me sakte ajo me vone u be e zakonshme,
Jam ne Germany per nje kurs bashke me nje shokun tim dhe me rastisi te njoh ca "shoke-bashkeatdhetare" qe studjonin ne Germany,ju betohem ju betohem nuk thonin miremengjes apo mirembrema kur ishin me gjermane te shoqeruar,por thjesht "hallo", kam pasur rastin te me thone per keto djemte dikush i huaj --"Ai nuk eshte Shqipetar"-- pastaj kur ishim vetem shqipetare ne nje kafe apo diku tjeter keto "bashkeatdhetaret" hiqeshin si Prometeu Shqipetar
Me vjen vertet keq qe populli yne ka pjelle te tille qenie.
Do ju lutesha te gjithe anetareve te jepnin mendimin e tyre mbi kete teme
Ka shume njerez te tille (po te them qe ka edhe ketu ne forum,edhe pse jemi ne nje forum shqiptar flasin anglisht.)
Une po them vetem kaq,qe c'do gje do ta gjykoje koha...
Gjuha e nenes dhe e femijerise nuk harrohet lehte...
kete e bejne nga e keqja.
Mendoj se shqiptaret jane me nje nam te keq ne Evrope dhe kjo i detyron te fshehin identitetin.
Me ka rene rasti te jetoj ne Greqi per disa vite dhe ta ndjej veten te fyer e te poshteruar ne kulm vetem sepse jam shqiptare.
Ne disa raste dhe une jam treguar e pasinqerte me njerez te rastit qe kam njohur,duke fshehur veten ,por tek miqte e afert isha krenare sepse ata me njihnin kush isha. Lajmet zienin duke share shqiptaret per krime te ndryshme qe beheshin,dhe ne rastet kur nuk dihej krimineli thoshin mendohet se eshte shqiptar.Te fshehesh identitetin nga keto gjera nuk do te thote se nuk e do Shqiperine por se nuk ke nga t'ja mbash me.
Me respekt E.
--korca---
Ne te gjithe nuk kemi bere asgje per shqiperine se perndryshe nuk do ishim ku jemi sot,dhe nuk dua qe secili prej nesh (une i pari)te luaj patriotin e "thekur"
Une e kuptoj dhe poziten tende ne Greqi
por nqs aty eshte aq e hapur diskriminimi ne vende te tjera eshte i njejti por i "zbukuruar".
Neve ne radhe te pare perfaqesojme
-veten pastaj Shqiperine dhe me sa une kuptoj ti mendon qe Shqiperia te perfaqson ty.
Une nuk e di me ca merreni ne Gr besoj se studioni,pa mendoje nje moment kur nje intelektual/e e ardhshme e Shqiperise te kete frike te thote se jam shqipetar,te kete frike te foli gjuhen e memes. cmund te me thuash per nje njeri fare te thjeshte?
Respekte ---korca
Nuk eshte gjuha ajo qe na ndan apo largon- dashurine per Shqiprine!
Eshte vepra,-pra:-Cfare po bejme per Shqiperine!
Asgje....
Re: Sa e duam Shqiperine?
Citim:
Po citoj ato që tha Saint
Marr shkas nga nje histori ose me sakte ajo me vone u be e zakonshme,
Jam ne Germany per nje kurs bashke me nje shokun tim dhe me rastisi te njoh ca "shoke-bashkeatdhetare" qe studjonin ne Germany,ju betohem ju betohem nuk thonin miremengjes apo mirembrema kur ishin me gjermane te shoqeruar,por thjesht "hallo", kam pasur rastin te me thone per keto djemte dikush i huaj --"Ai nuk eshte Shqipetar"-- pastaj kur ishim vetem shqipetare ne nje kafe apo diku tjeter keto "bashkeatdhetaret" hiqeshin si Prometeu Shqipetar
Me vjen vertet keq qe populli yne ka pjelle te tille qenie.
Do ju lutesha te gjithe anetareve te jepnin mendimin e tyre mbi kete teme
O njesh po te thuash gjermanisht miremengjes kur je i shoqeruar me gjermane/e nuk eshte ceshtje atlletarizmi po ceshtje kulture. Eshte mungese kulture te flasesh gjuhen tende ne prani te te huajve.
Personalisht kam marredhenie pune me shqiptare qe punojne per kompani te ndryshme dhe jane personat e kontaktit per mua. Asnjehere nuk u flas shqip ne prani te kolegeve te mi, dhe kur jam ne zyren e tyre (kubikun me sakte) perseri u flas anglisht. Kur shkojme tek kafja flasim shqip.
Kjo nuk do te thote aspak qe nuk e duam shqiperine sepse nuk ka lidhje fare me te.
Shume dakort me juve'n.
Eshte vertet mungese edukate te flasesh shqip ne prani te te huajve (ose anglisht etc ne prani te njerezve qe nuk e flasin).
Mua me duket se menyra si paskan vepruar keto personat eshte mese normale, ajo qe me duket anormale eshte pretendimi i shqiptareve ti flasesh vetem shqip me c'do kusht.
Para nja 5 vitesh isha shitese ne nje dyqan te cilin e frekuentonin shume shqiptare (po aq sa dhe te huaj). Une i flisja anglisht te gjitheve (pervec atyre qe njihja se jane shqiptare) ose kur me flisnin shqip e ja ktheja shqip. Nuk mund ta imagjinoni sa here jane ofenduar shqiptaret sepse i kam folur anglisht, dhe pastaj me ofendonin mua.
" Po ti moj, e ke harruar shqipen?" - thonin, dhe me nje ton te keq, pa te njohur as pa te ditur.
" Po un, i thosha - te nxjerr fall se je shqiptar vetem nga surrati? Apo ti flas shqip te gjitheve, e atyre qe s'me kuptojne ti them me fal?"
Personalisht me duket mungese edukate. Po qejf qejf dynjaja ...
nuk
mendoje qe mundemi te mshemi se nga vime se prej nje kilometer dallomi gjeneratat e reja me shum flasin gjuhen e ati vendit ku jetojne e punojne se keshtu e kerkon nevoja nuk i dalloi shqiptaret se si flasin gjermanishte apo anglishte apo tje nuk jemi te vetmit ne shqiptaret keshtu veprojne edhe italianet ekam fjalen per gjeneratat e reja .
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.