Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Fjale te urta popullore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2818)
Fjal te urta popullore
Te dashur fourumista ne kete tem ju mund te shkruani fjal te utra popullore po e hap un i pari
"Sa te rrosh do te mesosh"
Qef bofsh ene qef mos bo shume!
Terhiqe mos e k´put!
Mos meno vetem per vete po meno ene per shoqnin (ne raste krize )!
Trim i mire me shoku shume!
Hajt mjaft per sot i here!
hahahahahahahah
Doni fjal t'urta ju, ju them un sa t'doni.
Ku rasha mos u vrasha,
ta prift zoti mare e mrapsht,
buken e sotme mos e len per neser(se ta hajn t'jert),
piciruk piciruk mos e ha djathin pa buk,
fjala xerr fjalen e grepi nxerr njalen,
o zot jepja atij qe rrin kot, se ai qe punon at t'nans t'vet fiton,
gjaku lahet me uje (te nxeht e me sapun),
kur nuk hec shyje,ose terheke,
atdheu nana edhe dashnorja nuk harrohen
edhe nje te fundit,
sa me shum te lexosh aq me shum din,
sa me shum te dish aq me shum harron,
sa me shum te harrosh aq me pak din,
sa me pak te dish !!!!??????
ç'te solli qe lexove ?
Bepi une thash fjal te urta popullore e jo fjal qesharake po me gjithe ate brravo se kur e lexova ate frazen mos e le buken e sotme per neser(se ta han te tjeret) ka qesh aq shum sa nuk ta marr mendja lol
"Fjalt e shumta kan fukaradhek"
---Ujku ndrimen e qimon,por harronin se zakon....
fjal te urta popullore per te gjith
FJALË TË URTA
--------------------------------------------------------------------------------
- Gjuha është përkthyesii i zemrës.
- Tërë jeta është vvuajtje.
- Pleqtë duhet ti nderoni ,të; rinjtë duhet që ti mësoni, jetimët duhen që ti pyetni kurse të marrët duhet ti duroni.
- Varfëria është dora dhhe këmba e pasurisë (Të varfërit jan ato që i bëjnë të pasurit të pasur.)
- Më mirë i varfër e me nder, se sa i pasur e me turp.
- Më mirë një bujk i sh&ëndoshë, se sa një mbret i sëmurë (Shëndeti është më i vlefshëm se sa titulli ose meritat).
- Më mirë armik i hapur ,se ssa mik dyftyrësh.
- Më mirë herët se sa voonë, por më mirë vonë se sa asnjëherë.
- Fati nuk u ndihmon atyre të cil&ët nuk dinë të ndihmojnë vetëveten.
- Sytë i besojnë vetëm vvetëvetes,kurse veshët të tjerëve.
- Sytë janë dyert e dashuris&ë.
- Të sëmurit dhe të sh&eeuml;ndoshit kanë mendime të ndryshme.
- Paqja është më e mir&eeuml; se dhjetë fitore.
- Një herë ta shkruajsh ël;shtë njejtë e dobishme si dhjetë herë ta lexojsh.
- Një herë ta shikojsh ë;shtë më mirë se dhjetë herë ta dëgjojsh.
- I varfuri han kur ka, kurse i pasuri kur dëshiron.
- Më mirë dhjetë fajtor&ë ti lirojsh të lirë,se sa një të pafajshëm ta dënojsh.
- Dashuria mposht gjithçka.
<
- E vërteta ka faqe të bukur,, por ndonjëherë rroba të grisura.
- Nëse ke humbur të hollat,skke humbur kurrgjë! Nëse ke humbur guximin , ke humbur shumë! Nëse ke humbur nderin , ke humbur gjithçka!.
- Njeriu din ta vlerësojë sh&ëndetin pasi e humb atë.
Rodolf
Une per vete do te thoja shume faleminderit per keto fjale te urta qe i ke shkruajtur ketu, jo per ndonje gje por kam qejf ti dij.
ja dhe disa te tjera
1. Ai qe di me se shumti flet me se paku. ( populli)
2. Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)
3.Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa. (populli)
4. C' ke bere do te ta bejne. (populli)
5. Dardha bie nen dardhe. (populli)
6. Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
7. Dielli duket qe ne sabah(mengjes). (populli)
8. Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere. (populli)
9. Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
10. E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.á(populli)
11. Edhe bari i njomeá digjet neper te thate. (populli)
12. Fashati qe duket, s do kallauz.á(populli)
13. Floke gjate mendje shkurter.á (populli)
14. Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
15. Gruaja fut shejtanin ne shishe. (populli)
16. Gjella me kripe dhe kripa me karar. (populli)
17. Gjuha, vete ku dhemb dhembi. (populli)
18. Gjuha kocka s' ka e kocka thyen. (populli)
19.Gjithe gishtat dhembin njesoj. (populli)á
20. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (populli)
21. I talluri, te tall. (populli)
22. Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone. (populli)
23. Kali i botes te le ne udhe, (rruge). (populli)
24. Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh... perpjete. (populli)
25. Kur s' ke koke, ke kembe. (populli)
26. Koka ben koka peson. (populli)
27. Kush te do te shan. (populli)
28. Kush mungon, bluan. (populli)
29. Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. (populli)
30. Mat shtate here, e pri njehre. (populli)
31. Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.(populli)
32. Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je. (populli)
33. Me nje lule.., s' vjen beari. (populli)
34. Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre. (populli)
35. Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. (populli)
36. Mendja e madhe.. e keqja e te zotit. (populli)
37. Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej. (populli)
38. Mollen e mire, e ha derri. (populli)
39. Mos u mundo teá nxjerresh dhjame nga pleshti. (populli)
40. Mos shiko gunen, po shiko punen. (populli)
41. Mos hiq petullat me duart e tjeterit. (populli)
42. Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte. (populli)
43. Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra. (populli)
44. Nuk ngopet ariu me miza. (populli)
45. Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime. (populli)
46. Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven. (populli)
47. Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren. (populli)
48. Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire. (populli)
49. Nje gur s mban mur. (populli)
50. Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund. (populli)
51. Peshku ne det, tigani ne zjarr. (populli)
52. Peshku i madh e ha te voglin. (populli)
53. Perse thirret gomari ne dasem...?!!!. (populli)
54. Pi rakine, mos pi mente. (populli)
55. Pune shume, e fjale pak. (populli)
56. Punen e sotme mos e ler per neser. (populli)
57. Qeni qe leh shume, nuk te ha. (populli)
58. Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.á(populli)
59. Rrushi shih rrushin, dhe piqu. (populli)
60. Rri shtrember e fol drejt. (populli)
61. S' behen petullat me uje. (populli)
62. S' bie rrufeja ne ... (lavaman). (populli)
63. Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (populli)
64. S'mbahet shtepia me mjell hua. (populli)
65. S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)
66. Te gjithe derrat nje fytyre kane. (populli)
67. Te bente c do mize mjalte... haja dhe une. (populli)
68. Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.(populli)
69. Dielli eshte jorgani i te varfrit.
70. Nuk te ben duhani burre.
Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.
Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.
Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.
Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.
Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.
Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c'mall eshte.
Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne xhep.
Budallai ka fat vetem ne perralla! (edhe ne Shqiperi )
Burri eshte cadra e gruas.
Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.
Dashuria per rinine, si qumesht per femine.
Dashuria e tepert del hidherim.
Di te vjedhe ai qe di te fshehe.
Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.
Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.
E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.
E shara eshte arma e te dobetit.
Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.***
Faji eshte jetim.
Fati ndihmon te guximshmit.
Femije shume - grushta shume.
Femija punetor mallin e ve vete, femija dembel humb edhe mallin e babes.
Fjala e djalit - pushka ballit.
Fjalen, sa e ke ne goje, e ke robin tend, kur te del nga goja, behesh rob i saj.
Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.
Fukarallek - maskarallek.
Fukaralleku prek ne burreri dhe ne nder.
Gazi dhe helmi jane vellezer.
Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket.
Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte.
Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri.
Heshtja eshte flori, fjala - argjend.
Heshtja eshte e hidhur, por frytin e ka te embel.
Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humbur gjithcka.
I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire.
I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe.
I zgjuari nuk kerkon kryevend, nuk ha me teper se duhet dhe trurit nuk i ngarkon me shume se mban.
Kanun me baben nuk ka.
Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage.
Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave.
Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria.
Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.
Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise.
Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.
Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.
Kuri ben nder te keqit, ndez qiri ne shtepi te dreqit.
Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga dritarja.
Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve.
Kush rron vetem me shprese, vdes i deshperuar.
Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme.
Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.
Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.
Mendja e te zgjuarit budallait nuk i duhet gje.
Mendja e madhe te pret fatin.
Po ta dije djali sa e do baba, cmendet.
Me njeriun tend duhet te kesh nje koder ne mes.
Mesuesi me i mire eshte pervoja.
Me mire gjethen e ferres, se gjellen e vjehrres.
Me veshtire eshte te mbash dy gra se dy shtete.
Po te kerkosh shoke pa te meta, mbetesh pa shoke.
Miku, naten e pare eshte flori, naten e dyte baker, naten e trete teneqe.
Mik i mire eshte ai, qe te mban vajzen e keqe.
Njeriu rron me shprese dhe me harrese.
Njeriu ne lufte pa pushke, ne lume pa krahe, dhe ne gjykate pa goje; s'ka cfare ben.
Njeriu meson te flase shume shpejt, ndersa te heshte shume vone.
Njeriu ne jete provon me shume hidherime sesa gezime.
Njeriu sa me shume varrit i afrohet, aq me shume fisnikerohet.
Njeriu mesohet usta ne shtepi te vet.
Paraja e bardhe per dite te zeze.
Parate e pensionit jane paradhenie e vdekjes.
Pasuria dhe pozita jane mysafire te perkohshem.
Pasuria nuk eshte lumturia.
Pasuria me e madhe e te varferit eshte nderi. ***
Patriotizmi tregon vleren e njeriut.***
Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.
Politikani urdherohet nga koka dhe jo nga zemra.
Pushka te ben trim, paraja mendjemadh.
Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.
Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara.
Qesh me mire kush qesh i fundit.
S'ka njeri pa nje te keqe.
Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.
Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.
Thinjat jane privilegj i te zgjuarve.
Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.
Zoti ka thene, ne qofte se do te dish se cilin kam denuar, shih se ia kam lene nje gje mangut.
Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.
Zanati i servilit eshte te sjell fitim, por ditet i ka te numeruara.
Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa
Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët
Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë
dëshirën e tij
Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët
Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven
Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë
Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga
zemra
Ai që është në fuqi bëhet se din çdo gjë
Ai që han hudër nuk e ndien erën e vet, por ia ndijnë të tjerët
Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hijë gjithmonë
Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton
Ai që ka, don edhe ma
Ai që me indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist
Ai që kërcënohet, rralëherë hakmirret
Ai që ngutet, çdoherë vonohet
Ai që premton shumë, bën pak
Ai që s'bindet, nuk din të komandojë
Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend
Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolegë, as si
bashkëpunëtor e as si fqi
Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin
Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua
Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet
Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet
Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër
Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon
Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun
Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall
Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël
Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve
Amerika të jep një thele dhe të merr një pelë
Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të
drejtë
Ara me viça s'lavrohet
Ariu nuk rron duke lëpirë shputat
Armiku i vjetër kurrë stë bëhet mik i mirë
Armiku, kur mori pendën në dorë, si deshi shkroi
Armikut mos ia trego të vërtetën
Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre
As hasmin mos e pafsh pa punë
As me miq e as me anmiq, gojën mos e fëlliq
As ujë mos pi në krua të pushtetit
Ashtu qoftë e sherr mos qoftë
Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja
Atë derë që s'e çel çelësi, e çel paraja
Atë punë që s'e bën dot vetë, mos kërko t'i gjesh të metë
Atë që nuk e don thuaji: "Të pafsha pa punë"
Atje ku fle uji, është më i thellë
Atje ku thonë se ka dredhëza më shumë, merre shportën e vogël
Babai që len djalin e mirë pas, nuk vdes
Babanë e mirë nderojë, babanë e keq duroje
Bajrami i vogël s'falet para t'madhit
Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit
Bashkii bën fuqinë, ndasia ligështinë
Bëj gosti, që të provosh mikun
Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta
Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh
Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën
Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë
Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja
Bejlerët rrallë lindshin, e shpesh vdekshin
Besnik bëhu, e besë mos zin
Beu nuk i la bujkut as vend për në varr
Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë
Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera
Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë
Bima e keqe rritet kudo
Bisha më e rreptë është kur t'i sulmohen klyshtë
Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi
Bleta din si bëhet mjalta
Borxhi i harruar, vjen në ditë të shtërnguar
Bota është helm e mjaltë e përzier
Brengat janë armiqtë e jetës
Budallën mos e vet se t'kallxon vet
Buka në bark, forca në shtat
Buka s'ka turp
Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën
Bukë e kripë e zemër
Bukë e qepë dhe shëndet
Buka prej qielli s'vjen
Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithminë
Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë
Bukuria e gruas duket në mëngjes
Bukuria një ditë, veprat një jetë
Bukuria të habitë, bukuria të koritë
Burgu është varr për së gjalli
Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë
Burgu për burra është
Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta
Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën
Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë
Burri me dy gra, këmishën pa la
Burri në shtëpi, si kërcu i zi
Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë
Burri për gruan është si çatia për shtëpinë
Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër
Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë
Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë
Buza më gaz shëndeti pa masë
Ca nga ca viçi bëhet ka
Cjapi me brirë i prin kopesë
Copën e madhe daje, fjalën e madhe përbijë
Çështë një ditë, s'është përditë
Ç'ha goja, tregon boja
Ç'kanë bërë të parët, i paguajnë të pasmit
Ç'të mbjellësh do të korrësh
Çdo e përpjetë ka një tatëpjetë
Çdo fillim ka edhe mbarim
Çdo gjë në vend të vet, çdo punë në kohë të vet
Çdo mësim e ke fitim
Çdo pësim është mësim
Çfarë gatuan atë do të hash
Çka ban baba, e hjek i biri
Çka bën i keqi, s'bën as dreqi
Ç'ke në shtëpi, tregon fëmija, ç'ke në shpirt tregon rakija
Çka mos të duash për vete, mos ia qit vëllait
Çka ndjen zemra, atje të shkon mendja
Çka s'ngop syrin, s'ngop as barkun
Çka të bahet n'kojshi, prite edhe në shtëpi
Çka ta bën goja s'ta bën armiku
Çka të hedhësh në det, e gjen në krip
Çkull dhëmbin, të të shëndoshet koka
Ç'mund të bëjë një kalë më një karrocë të shkatërruar?
Çon një kashtë e të dalin gjashtë
Çorba e lirë t'i djeg buzët
E bën mizën bullë, qimen tra
E di luga çka ka vegshi
E do shiun, por në arën e vet
E drejta ka rrugën e gjatë, por vjen
E dua nipin se do të më marrë hakun me t'im birë
E gjuan gurin dhe e fsheh dorën
E keqja s'harrohet, e keqja po
E keqja s'ka fund
E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ikë me këmbët e breshkës
E keqja vjen shpesh nga ata që janë shumë të uritur so shumë të ngopur
E lehtë është barra në shpinë të huaj
E liga vjen nga s'e pandeh
E lirë është kripa në Durrës, po e ngre qiraja udhës
E mira duhet kërkuar, e keqja vjen pa kërkuar
E mira e hallkut e e zeza e vetes
E mira e ka të mirën, e keqja e ka të keqen
E mira të lartëson, e keqja të turpëron
E ngrëna e ligë të sjell dergjen, e dergja të sjellvdekjen
E sotmja e qesh të djeshmen
E thëna dhe e bëra janë shumë larg
E treta – e vërteta
E vërteta e vërtetë, por në kohë e vend të vet
E vërteta s'i pëlqen gjithkujt
Ec e bridh ngado, por shtëpinë mos e harro
Edhe ai që u martua edhe ai që s'u martua, të dy pishman u bënë
Edhe atij që ka dije mbi të gjithë, i duhet të mësojë
Edhe durimi ka një kufi
Edhe i fikun edhe i koritun
Edhe kau ka gjuhë të madhe, por s'flet dot
Edhe macen kur ta ngacmosh, të grithë
Edeh pula qorre, gjen ndonjë kokërr
Edhe shakaja e ka kohën dhe vendin e vet
Edhe sytë të t'i nxjerr evladi, prap e don
Edhe të jesh i bardhë si bora, nuk i shpëton gojës së keqe
Eja, baba, të të tregoj arat
Emri i mire fitohet me shumë punë të mira dhe humbet me një të ligë
Është e dyshimtë ndershmëria e atij që thotë se s'ka njeri të ndershëm në botë
Është zotësi e madhe të dish si duhet trajtuar të mundurit
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.