Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga Cindi datė 22 Nëntor 2005 - 20:30:

Citim:
Po citoj ato qė tha i_pafajshem
Ajo e di shqipen me mire nga une dhe ti :p


Me mire se ty po, por jo me mire se une


Postuar nga NS-6 datė 25 Nëntor 2005 - 23:33:

bakteri i tuberkolozit

Cod. A26112005
shkaktari kryesor i tuberkolozit eshte nje bakter i klases se mikobakterieve dhe quhet mikobakterium tuberkolozis(ka edhe nje version te kafsheve qe quhet mikobakterium bovinis).nje bakter qe per nga paraqitja paraqet disa karkateristika qe e dallojne.eshte i afte te mbijetoje ne temperatura te larta,psh ne 100 grade mbijeton deri ne 2 ore.po ashtu eshte nje organizem qe paraqet nje metabolizem te bazuar nbi oksigjenit (aerob i obliguar)dhe ne mungese te tij nuk rritet.kjo eshte arsyeja edhe pse tuberkolozi godet vetem organet qe perdorin me shume oksigjen sic jane mushkerite,gjendrrat mbiveshkore,veshkat etj.bakteri eshte rezitent ndaj acidit dhe alkolit dhe kjo eshte nje kakarteristike ku bazohet edhe identifikimi i tij.mbi siperfaqe ka nje acid te quajtur acidi mikolik i cili i jep kete rezistence por me nje cmim: ngadalson shume rritjen e tij dhe ndarjen e bakterit.ky bakter nuk ka ekzo ose endotoksina qe normalisht perdoren nga bakterie te tjera per te shkaterruar dhe per te demtuar zonen.me pak fjale i gjithe demi qe vjen,eshte nga organizmi ne tentativen qe ben per ta zhdukur kete bakter dhe normalisht kjo pergjigje eshte e ekzagjeruar si mund ta themi...duhet te kemi parasysh qe infeksioni i pare i tuberkolozit ne pergjithsi dominohet nga organizmi por eshte infeksioni i dyte qe shkakton demet me te medha si pasoje e memories qe mban organizmi rreth ketij bakteri...beh,per momentin besoj se jane boll si kuriozitete...te tjerat do ti them me vone
kush e do fjalen?

per me teper mbi tuberkolozin si semundje shihni:
-Tuberkolozi (Cod. A 23072004)


Postuar nga NS-6 datė 21 Dhjetor 2005 - 23:02:

qarkullimi i gjakut ne zemer

Cod. A22122005

Qarkullimi i gjakut ne zemer ndodh me ane te arterieve dhe venave koronare. Arteriet fillojne ne afersi te aortes nderkohe qe kjo eshte akoma brenda asaj mbuleses qe quhet perikard (e cila mbeshtjell zemren dhe fiksohet ne diafragem)dhe ndahet ne 2 pjese : arteria e majte dhe arteria e djathte. Arteria e djathte eshte ajo qe leviz ne nje forme si kanal qe ndodhet ndermjet atriumin dhe ventrikulit (do te me falni ketu por jam mesuar qe parabarkushes ti them atrium,kurse barkushes ventrikul,kjo edhe per faktin qe me lehteson nese them psh kanali atrioventrikular etj. Nese e keni problem kete gje,ma thoni dhe e nderroj ) dhe kalon ne pjesen e pasme te zemres ne forme harku. Kurse ajo e djathta leviz ne nje forme kanali qe shtrihet gati mes per mes zemres (gjithmone ne sieprfaqe kjo gje) dhe perfundon edhe kjo ne pjesen e pasme. Nga keto ene gjaku fillestare ndahen degezime qe futen ne brendesi te zemres dhe qe furnizojne me gjak organin. Arteria e djathte furnizon me gjak atriumin e djathte,ventrikulin e djathte dhe rreth 1/3 e asaj cipes qe ndan ventrikulin e majte nga i djathti dhe qe quhet cipa interventrikulare. Kurse arteria e majte kap nje zone me te gjere duke perfshire nje pjese te ventrikulit te djathte,ventrikulin e majte,atriumin e majte dhe 2/3 e cipes nderventrikulare. Duhet te kemi parasysh dicka. Kapilaret qe futen ne brendesi te organit i japin gjak atij vetem kur zemra eshte ne diastole...dmth ne fazen qe nuk eshte e tkurrur dhe kete mund te kuptojme fare thjeshte sepse ne fazen qe eshte e tkurrur ka nje presion qe mbyll kapilaret . Kjo eshte shkaku pse nje takikardi mund te shkaktoje dhimbje,per arsyen se shpejtoj kohen e tkurrjes dhe sasija e gjakut qe arrin ne gjithe zemren eshte me e ulet (normalisht qe nuk eshte i vetmi faktor por nje nder to te themi). Kjo lloj shperndarje e arterieve na jep edhe nje ide te asaj qe mund te ndodhe nese bllokohet njera prej tyre. Si efekt terminal (pas iskemise...dmth mungeses se perkohshme te furnizimit me gjak) eshte infarkti i miokardit dhe hapesira qe do zeje eshte ne baze te arteries qe ka blloku dhe lartesise qe e ka blloku (sa me ne periferi aq me e pakte eshte zona qe le pa furnizim dhe aq me i pakte do jete edhe hapesira e infarktit).
Nese keni korregjime te ndonje gabimi qe kam bere ose shtime qe nuk i kam thene ju lutem ti shkruani ketu
degjohena!
p.s: Do ti kerkoja edhe dikujt nese ka mundesi te gjeje nje figure qe te tregoje enet e gjakut ne zemer...


Postuar nga lezhjani-82 datė 21 Dhjetor 2005 - 23:39:

anatomia e zemres

Cod. B22122005

Citim:
p.s: do ti kerkoja edhe dikujt nese ka mundesi te gjeje nje figure qe te tregoje enet e gjakut ne zemer...


Postuar nga NS-6 datė 22 Dhjetor 2005 - 00:01:

faleminderit shume lezhjani-82...sic e shihni ne rreze te aortes duket nje si vrime qe dhe anash e shenon ne emer qe eshte vendi ku fillon arteria koronare e majte...si ajo ka edhe edhe nga ana tjeter e aortes po ne te njejten lartesi...po ti shihni mire anash shihni edhe disa si vrima qe jane enet e gjakut qe ne kete rast jane kapur ne menyre trasversale nga pika e prerjes...ne te majten tuaj keni arterien dhe venen koronare te djathte(keni nje shikim ballor ketu) dhe ne te djathte eshte ajo e majta...duhet te kemi parasysh edhe qe venat jane me te medha dhe formojne ene gjaku te dimensioneve me te medha qe nuk e di si e kane ne shqip por ne italisht e kane seni coronarici
dhe po ashtu ne figure shifni shume te detajuar te gjitha zonat e zemres perfshire ate qe quhej cipa nderventriculare....si dhe dhomat e zemres dhe enet e gjakut qe fillojne nga secila...

lezhjan,nga e ke marre kete foto? e me te vertete qenka shume e paster,e detajuar dhe e kuptueshme....


Postuar nga NS-6 datė 10 Janar 2006 - 10:35:

ndaje ne dysh e pi gjysmen?

Cod. A10012006

Nje shok i imi me hoqi nje kuriozitet para 2 ditesh per punen e asaj qe bejme ne ne shqiperi qe ka raste nje ilac e ndajme ne dysh. Sic ndodh shpesh me aspirinen dhe kete e bejme me idene qe duke e ndare ne dysh pijme vetem gjysmen dhe kjo mjafton. Nje profesor i ketij cunit i kishte thene qe kjo gje nuk eshte e vertete per faktin se jo e gjithe pastika(dmth nje cope e ilacit) te themi e ka ate qe quhet "principi aktiv" i ilacit(dmth ajo pjese e ilacit qe ben efekt ne trup) dhe se duke e ndare ne dysh ti nuk mund te thuash qe edhe sasia e principit aktiv eshte ndare ne dysh. Dhe duhet te kemi parasysh qe ne secilen nga ato ka edhe shume perberje te tjera qe kane si qellim ta bejne sa me te lehte marrjen dhe proceset ne trup te ilacit (te rrisin jetgjatesine,te ngadalsojne thithjen etj. Varet nga substanca qe eshte e perbere)pra ti mund te marresh edhe pjesen qe ka sasine me te madhe por edhe ate qe ka sasine me te vogel. Keshtu qe ideja jone e ndarjes nuk ka ndonje baze.
E vetmja gje qe me ngeli fiksim ne ate moment qe ma tha ishte arsyeja pse ilacet kane nje ndarje ne mes te tyre...edhe kjo kishte ne kuptim por nuk e mbante mend...


Postuar nga agata datė 10 Janar 2006 - 16:15:

Cod. B10012006

Pershendetje NS-6.
Ka mundesi qe duke e ndare medikamentin, te marim vetem gjysmen e supstances aktive, por jo ne te gjitha rastet..

Forma galenike e nje medikamenti eshte shume e rendesishme..
C'fare eshte forma galenike?
Forma galenike korrespondon me formen mbi te cilin administrohet medikamentin ( koker, pastije, kapsule, shurup..) pra Arti qe i jep forme nje medikamenti. (Galenik, vjen nga emri i nje mjeku grek Galileu, shekulli II)

Nje medikament perbehen nga nje ose disa supstanca aktive, por gjithshtu ai perbehet edhe nga disa supstanca te ashtuquajtura (oksiliere) ndihmese, te cilat kane role te ndryshme; si psh, ti ndryshoj shijen e keqe te nje medikamenti, ti japin atij nje volum, te zgjasin ose shpejtojne kohen e lirimit te pricipit aktiv ne organizem ose te ndihmojne eliminimin e tij.
Forma galenike, nuk duhet neglizhuar ne asnje raste, ajo perben nje specifikim e nje perdorim te veēante te medikamentit. Duke respektuar me serjozitet administrimin e cdo medikamenti kemi nje rezultat shume me efikas e te sigurt.

Le te flasim pak per medikamentet Kokra, qe jane forma me e perdorur por jo me e njohura...
Perveē formave Koker normale, kemi format koker Specjale si psh:
*Koker qe liron principin aktive ne menyre shume te shpejt: Paracetamol* Efervesant; Trinitrinat* sublingual; qe duhen mbajtur poshte gjuhes, e kane nje efekt te menjehershme. Adalate*=nifedipine(hipertencjon arteriel) qe egziston ne forme me efekt te menjehershme ose te zgjatur sipas nevojes se pasjentit.
*Koker gastrorezistent ( kesaj kokre i eshte dhene forma dhe perberja me subsranca specjale qe ajo ti rezistoje kalimit ne stomak e te filloj te shkrihen ne zorre, ku nga aty do kaloj ne gjak) ex Pentasa* (antiiflamatuar)
*Koker me liberim te principit aktiv ne menyre te ngadalesuar (te famshmet medikamente qe kan nje LP mbas emrit. (libération prolongee). Keto kokra shkrihen shume ngadale duke pasur per qellim nje lirim ne menyre sa me tezgjatur te medikamentit...psh Adelate LP*; Avlocardyl LP* (nese nuk kane LP nuk jane te tilla).
Per kete arsyje Disa kokra nuk duhen ne asnje menyre te ndahen, te thyhen, te pertypen sepse modifikojme efektin therapetik te tyre..
Megjithate te gjitha kokrat qe kane nje vize jane parashikur nga laboratoret farmaceutike qe te ndahen aty ky eshte viza, si psh: Imovane* (hypnotik)..


Postuar nga NS-6 datė 11 Janar 2006 - 16:02:

me te vertete interesante keto gjera ...faleminderit per plotesimin dhe te rejat, se une i pata rene perciptaz fare.keto gjera nuk i dija!


Postuar nga agata datė 11 Janar 2006 - 16:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
me te vertete interesante keto gjera ...faleminderit per plotesimin dhe te rejat, se une i pata rene perciptaz fare.keto gjera nuk i dija!


NS-6, edhe un i kam rene shume shkurt duke folur vetem per formen galenike te kokrave qe mendoj se ishte me perdoruesja, por mbas kesaj kemi edhe nje forme tjeter qe eshte shume e rendesishme, psh ajo e mushkerive ose tranzmukozale (aerosolet, paēet dermike etj), ku duhet te respektohen keshillat e mjekut ose farmacistit..


Postuar nga naimi datė 11 Janar 2006 - 19:27:

shiriti i kerthizes Nabelshnur

Cod. C11012006

Ne shiritin e kerthizes gjat lindjes mundesh qe te maresh gjakun ne eproveta dhe me ate gjak mund te kesh sherim ne paraqitjen e semundjeve: leukemi....etj.
Mundesh te besh sigurim femijut dhe ai gjak te ruhet ne sital qe po nese ndodh diqka mundesh te provosh me kete gjak sherimin. Kete e ka deklaruar T. Zvicererian SF1 mundesi e rralle qe te dhuron jete.


Postuar nga ~Enigme~ datė 24 Janar 2006 - 19:11:

Question Kafeina mbrojte per melcine?

Cod. B24012006

Ne nje studim nga James E. Everhart, an epidemiologist with the National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases mbeti i cuditur nga rezultatet ne dhjetor te 2005 "Gastroenterology"

"People who routinely drank more than two cups of coffee or tea per day faced only half the risk of being hospitalized with cirrhosis and other types of serious liver disease as did people consuming less of these drinks."

http://www.sciencenews.org/articles/20060121/food.asp


Postuar nga Cindi datė 24 Janar 2006 - 22:06:

Menopauza

Si shpjegohet hemoragjia e madhe e befasishme, qe mund te ndodh tek grate e moshes 45-50 vjecare ne simptomat e para te menopauzes.
Cila eshte metoda me efikase per eliminimin e kesaj hemoragjie, e cila mund te shkaktoje edhe anemi ne grate e kesaj moshe. Eshte e nevojshme nderhyrja kirurgjikale apo mund te evitohet edhe me medikamente farmaceutike.


Postuar nga Isra datė 26 Janar 2006 - 11:26:

, bravo per keto risi mjekesore qe na sillni..


Postuar nga ~Enigme~ datė 01 Shkurt 2006 - 14:59:

A e dini qe ...Fakte dhe Kuriozitete!

Cod. A01022006

6% femije te sapo lindur ne te gjithe boten cdo vit ose afersisht 8 milion lindin me difekte sipas nje raporti Te Dimes Foundation.

Six percent of all babies born worldwide every year, or nearly eight million children, have genetic birth defects, according to a report from the March of Dimes Foundation.

Congenital heart defects (1,040,865 births)
Neural tube defects (323,904 births)
The hemoglobinopathies thalassemia and sickle cell disease (307,897 births)
Down's syndrome (217,293 births)
Glucose-6-phosphate dehydrogenase (G6PD) deficiency (177,032 births).


Postuar nga NS-6 datė 02 Shkurt 2006 - 22:52:

gjum pas ngrenies?

Cod. A02022006

Ju ka ndodhur ndonjehere qe pasi hani buke,te keni gjume? Pergjigjen e kesaj gjeje ma shpjeguan para ca kohesh dhe ishte keshtu:
Pasi kemi ngrene stomakut i duhet nje sasi me e larte gjaku per ti bere balle veprimeve qe duhet te kryeje per te shkaterruar edhe me teper ushqimin,ne prodhimin e substancave te ndryshme si dhe ne levizjet muskulare qe duhet te kryeje per te cuar perpara ushqimin etj,dhe kjo gje mund te perkthehet si nje nevoje me e madhe gjaku. Pra stomakut duhet ti shkoje nje sasi gjaku me e madhe. Kete sasi gjaku shtese shkon dhe e merr nga sasia qe duhet ti shkoje trurit (kur them merr,kam parasysh qe ulet sasia qe i shkon trurit,por nuk jam i sigurt a ndodh kjo sepse ndodh nje tkurrje e eneve te gjakut apo jo)dhe nje sasi me e vogel gjaku shkon te tru. Kjo gje ben qe personi te ndihet pak si i turbulluar dhe te shkaktoje nje gjendje gjumi!


Postuar nga ~Enigme~ datė 02 Shkurt 2006 - 23:02:

Smile Nje shtese e vogel

Cod. A03022006

Gjithashtu di si psh mishi Turkey (pule gjeli) permban nje substance kimike tryptophan e cila shnderohet ne amino acid L-tryptophan, shtyn gjume.
Tryptophan mer forma te ndryshme nga enzimat (enzymes) duke bere L-tryptophan qe prodhon nje kimik ne tru serotonin. Serotonin eshte e domosdoshme per gjume dhe eshte quajtur the "sleep hormone." "hormoni i gjumit"

Ushqime qe kane nivele te larta me tryptophan jane:
Qumesh/kackavall/veze
mish
ara
peshk


Postuar nga NS-6 datė 06 Shkurt 2006 - 23:14:

pse gjate pleqerise njeriu shkurtohet pak?

Cod. A07022006

Normalisht keni vene re qe njerezit kur plaken shkurtohen pak ne gjatesi. Arsyeja e kesaj gjeje qendron ne rimekembjen qe i behet kockes here pas here nga mekanizma te ndryshem te cilet per tiu pershtatur puneve te ambientit e rregullojne kocken te gjithen nga fillimi. Gjate ketij procesi kemi qeliza qe jane osteoklastet qe shkaterrojne kocken dhe jane pastaj depozitimi i osteoblasteve qe e riformojne ate.
Normalisht gjate kohes se rritjes se njeriut formimi i kockes nga osteoblastet eshte me i madh se shkaterrimi nga osteoklastet keshtu qe ndodh edhe zgjatja ne gjatesi. Ne pleqeri (si dhe per femrat ne moshen pas menopauzes (shtese e bere nga nje anetar forumi ne nje vend tjeter))procesi i shkaterrimit eshte me shume se procesi i formimit dhe keshtu kemi nje shkurtim te gjatesise...


Postuar nga NS-6 datė 06 Shkurt 2006 - 23:38:

shkaku i hemoragjise ne menopauze

Cod. A07022006

football,ta them te drejten nuk e di me saktesi te tere procesin por ka te beje me estrogjenet...nje vazhdim i prodhimit te tyre ne mungese te formimit te vezes(meqenese ka nje ndryshim edhe te hormoneve si LH (luteinizing hormone) dhe FSH(follicle stimulating hormone) qe normalisht kontrollojne te gjithe ciklin mestrual me ndryshimet e tyre ne sasi)eshte ne gjendje te jape nje hemoragji...por do mundohem te gjej ndonje informacione me teper...ate qe thashe me siper e kam hasur kalimthi ne nje liber por qe nuk fliste shume per ate moment...shpresoj qe se shpejti te kem nje sasi me te madhe informacioni rreth kesaj pyetjeje...si dhe me shpresen qe nese dikush tjeter e di si pergjigje,ta shkruaje!


Postuar nga NS-6 datė 10 Shkurt 2006 - 00:14:

mbyll syte,fik zona te trurit

Cod. B10022006

Ne hapim e mbyllim syte rreth 15-20 here ne minut. Po cfare ndodh me trurin ne ate kohe qe mbyllim syte? Nje eksperiment i kryer ne Londer,tregon qe gjate kohes qe mbyllim syte,disa zona te trurit fiken.jane ato zona qe kthejne driten ne impulse vizive. Me pak fjale cdo here qe mbyllim syte fikim nje zone te trurit!


Postuar nga i/e paregjistruar datė 12 Shkurt 2006 - 01:36:

football kam nje reviste mjeksore qe flet per menopause dhe do sjell pjese te saj sapo te kem kohe.


Postuar nga Cindi datė 12 Shkurt 2006 - 04:24:

Ju falenderoj qofte edhe per perpjekjet tuaja.


Postuar nga ~Enigme~ datė 17 Shkurt 2006 - 17:55:

NS-6 interesante ky artikulli qe do bashkengjis ketu.
Mu kujtua postimi tend per lidhjen e trurit dhe te syve..
Ja dhe nje eskperiment tjeter e kryer ne USA...
Lexojeni!
http://www.sciencedaily.com/release...60108224641.htm


Postuar nga ~Enigme~ datė 23 Shkurt 2006 - 14:41:

kortizoli ne javet e para te shtatzanise

Cod. A23022006

Grate qe kane nje nivel te larte te hormonit te stresit cortisol ne urine ne 3 javet e para pas mbetjes shtatezene jane pothuajse 3 here me shume te kene nje deshtim spontan sesa grate me nivel te cortisolit me te ulet sipas
Pablo A. Nepomnaschy, Ph.D., of the National Institute of Environmental Health Sciences.

"Women who had high levels of the stress hormone cortisol in urine in the first three weeks after conception were nearly three times more likely to have a spontaneous abortion than women with low cortisol levels, according to Pablo A. Nepomnaschy, Ph.D., of the National Institute of Environmental Health Sciences."


Postuar nga Cindi datė 23 Shkurt 2006 - 16:34:

CANCER NEWS FROM JOHN HOPKINS

Cod. B2302006

SORRY FOR THE ENGLISH (KUSH KA KOHE JU LUTEM TA PERKTHEJE)

JUST A REMINDER--

No plastic containers in microwave
No plastic water bottles in freezer
No plastic wrap in microwave

Johns Hopkins has recently sent this out in their newsletter -- it's definitely worth noting.

This information is being circulated at Walter Reed Army Medical Center.
Dioxin Carcinogens cause cancer, especially breast cancer.

Don't freeze your plastic water bottles with water as this releases dioxins in the plastic.
Dr. Edward Fujimoto from Castle Hospital was on a TV program explaining this health h azard. (He is the manager of the Wellness Program at the hospital.) He was talking about dioxins and how bad they are for us. He said that we should not be heating our food in the microwave using plastic containers. This applies to foods that
contain fat. He said that the combination of fat, high heat and plastics releases dioxins into the food and ultimately into the cells of the body.
Dioxins are carcinogens and highly toxic to the cells of our bodies.
Instead, he recommends using glass, Corning Ware or ceramic containers for heating food. You get the same results, without the dioxins.
So such things as TV dinners, instant ramen and soups, etc., should be removed from the container and heated in something else! . Paper
isn't bad , but you don't know what's in the paper. It's just safer to use tem pered glass, Corning Ware, etc.

He said we might remember when some of the fast food restaurants moved away from the foam containers to paper. The dioxin problem is
one of the reasons.

To add to this, Saran wrap placed over foods as they are nuked, with the high heat, actually drips poisonous toxins into the food; use
paper towels.

Pass this on to those that are important in your life.


Postuar nga freespirit datė 04 Mars 2006 - 00:50:

Re: Menopauza

Citim:
Po citoj ato qė tha football
Si shpjegohet hemoragjia e madhe e befasishme, qe mund te ndodh tek grate e moshes 45-50 vjecare ne simptomat e para te menopauzes.
Cila eshte metoda me efikase per eliminimin e kesaj hemoragjie, e cila mund te shkaktoje edhe anemi ne grate e kesaj moshe. Eshte e nevojshme nderhyrja kirurgjikale apo mund te evitohet edhe me medikamente farmaceutike.



Nuk di ta spjegoj po kam degjuar shume gra te kene kete problemin e hemoragjise megjithate mendoj une eshte normale bile une di nga mamaja se ka edhe symtoma te tjera akoma me te keqia ne periudhen e menopazes. Eshte vertet nje periudhe shume e veshtire dhe nje vizite te mjeku do te ndihmonte shume qofte ne ndalimin e hemoragjise por edhe ne lehtesimin e menopazes ne pergjithesi. Nga hemoragjia mesa di une po te hash mire nuk kalon ne anemi. Me shume duhet te hahet mish dhe perime jeshile pasi keto jane te pasura ne hekur, mund te merren edhe tableta hekuri si plotesues. Gjithmon ama duhet konsultuar mjeku per vitaminat sepse hekur i tepert ne trup per nje kohe te gjate ben deme shume te medhaja shendetesore.
Pershendetje


Postuar nga freespirit datė 04 Mars 2006 - 03:43:

Re: Nje zgjerim

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori

P.s. Sipas ketij shembulli une dal me Alzherimer sepse pak kohe me pare u kujtova vetem pas tre ditesh qe kisha lene bicikleten ne supermerkate... por jam larg moshes per Alzherimer shyqyr zotit

Pershendetje.


Gjithashtu edhe une se kam filluar te bej gjerat qe kisha ne mendje dhe nuk mbaj mend kur i bera. Gjera te vogla po me ka ndodhur nja 3 here deri tani.Do bej ca kerkim ne internet te shoh se cbehet.
pershendetje


Postuar nga NS-6 datė 05 Mars 2006 - 21:08:

roli i prioneve ne rritjen e neuroneve

Cod. A05032006

Diku me perpara dikush pati pyetur per funksionet e prioneve pasi qe kisha sjelle nje shkrim per to. Mund te jap nje pergjigje parciale per funksionete tyre bazuar ne gazeten "corriere della sera" qe me qelloi te lexoja sot. Sipas nje keerkimi te bere tek minjte dilte se keto proteina kishin nje funksion kyc ne rritjen e neuroneve dhe sidomos ne fazen e trasformimit te qelizave staminale (burimore) ne qeliza nervore. Priten te tjera gjetje ama sepse nuk besoj se ky eshte i vetmi funksion i tyre duke qene se e kam hasur ne nje shkrim se truri nuk eshte i vetmi vend ku mund te mblidheshin keto proteina prione...

per me teper:
-semundja e prioneve (Cod. A 16062005)
-alarm i ri per prionet (Cod. A 24032006)


Postuar nga ~Enigme~ datė 10 Mars 2006 - 18:16:

thalidomidi

Cod. A10032006

Thalidomide, e perdorur para gjysem shekulli per te vezhguar semundje dhe insomia eshte ndaluar ne 1962 sepse shkaktonte difekte ne lindje Eshte "ringjallur" perseri kohet e fundit si nje ilac qe jep shpresa kundra kancerit ku mund te perdoret per te vjetrit mbi 65 vjet me diagnose te semundjes myeloma. Ky studim eshte postuar ne New England Journal of Medicine


Postuar nga cupka datė 10 Mars 2006 - 18:41:

dukturreshe nuku jam megjithate jam pseudo-shtepiake.
Meqe tenxheret me presion ketej ne Amerike i kemi aluminum dhe jo INOKS keshillohet fuqishem qe sapo ti dale presioni tenxheres te nxirrni ushqimin qe aty sepse ndryshe do hani berxolla me pluhur plumbi (lead) qe i leshon tenxherja nga temp e larte.
Mua berxollat me pelqejne me ereza dhe jo pluhur plumbi, por kjo eshte thjesht nje preference e imja.
...dhe kur te shkoj ne shqiperi do blej tre tenxhere me presion, nje per veten time, nje per time me e nje per te jemen e burrit (pah, c'nuse njera) :p

Enigma vazhdo na eduko se sa here dal nga kjo teme me ngjan vetja si dukturreshe pa dipllome!!


Postuar nga ~Enigme~ datė 10 Mars 2006 - 18:46:

Me kini influencuar keq juve te barit :p e kam lene NS-6 vetem po i rithehem pasionit tim


Postuar nga NS-6 datė 10 Mars 2006 - 22:09:

ju anej nga bari,ka te drejte enigma...lejeni mer gocen te shkruaj ketu per qejf te vetin


Postuar nga ~Enigme~ datė 15 Mars 2006 - 14:42:

Talking Streptorix

Cod. C15032006

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
ju anej nga bari,ka te drejte enigma...lejeni mer gocen te shkruaj ketu per qejf te vetin

I bejne pijet te shishme andej s'ju rezistoj dot

E dini qe afersisht 20 milion te femijeve ketu ne Amerike shkojne ne doktori per infeksion te vesheve.
Gjate kerkime eksperimentale ne Europe (Roman Prymula, an epidemiologist at the University of Defence in Hradec Krįlové in the Czech Republic) ka krijuar nje vaksine te re te quajtur Streptorix e cila eshte vaksina e para qe kombinon 2 baktere Haemophilus influenzae and Streptococcus pneumoniae. Kjo vaksine e re zgjeron trajtimin duke bashkuar sugar molecules nga 11 S. pneumoniae strains me proteinen e mare nga H. influenzae. Kjo vaksine mbron kundra infeksionit e shkaktuar nga Streptococcus ose Haemophilus. Pritet per aprovim per vitin 2007.


Postuar nga NS-6 datė 23 Mars 2006 - 23:29:

alarm i ri per prionet

Cod. A24032006

sistemi nervor nuk qeka i vetmi qe i mbaka keto lloj proteinash.pa keto nuk gjehen vetem ne tru,palce kurriozre,linfonode dhe shpnetke.keto proteina qe jana cilesuar si shkaktare te eneefalopatise spongiforme,ose sic quhet ndryshe edhe semundja e lopes se cmendur.nga nje studim i kryer me minj,jane pare qe kushte te infiamacionit kronik mund te cojne ne nje mbledhje te ketyre proteinave edhe ne organe qe normalisht jane pa ketoj lloj proteinash si psh melcia,pankreasi dhe veshka.gje qe nese konfirmohet edhe tek kafshet si lopa do te ndryshoje ne menyre radikale menyren se si kurohet kjo semundje duke qene se deri tani nuk jane marre parasysh keto organe.nga disa vjet deri tani dihet se disa perberes te sistemit imunitar perfshihen ne reaksionin infiamator dhe se bejne pjese ne replikimin e prioneve.keto me sa duket jane te rendesishme ne fazen e shnderrimit te nje proteine nga forma jo e ndryshuar ne ate prionike.per te provuar kete gje,kerkuesit kane injektuar proteina te semura gjate nje faze te infiamacionit kronik ne melci,pankreas dhe veshke dhe kane pare qe proteinat jane mbledhur ne keto vende.sikur keto vende te ishin bioreaktore te mirfillte-thone kerkuesit.

NS-6 ARCHIVE 2006

per me teper:
-semundja e prioneve (Cod. A 16062005)
--roli i prioneve ne rritjen e neuroneve (Cod. A 05032006)


Postuar nga NS-6 datė 26 Mars 2006 - 14:40:

gjithe faji i apoptozes

Cod. A26032006

Renia e flokeve,keqesimi i shikimit dhe i degjimit,humbja e tonit muskular dhe i sasise se kockes; Jane keto shenjat e pleqerise.por pse ndodhin?
Jane keto pyetje qe kane shtyre kerkimet qe kane cuar ne nje lidhje te ketyre proceseve me mutacione qe ndodhin ne ADN-n e mitokondrive.Rritja e radikaleve te lira(radikalet jane pjese te nje strukture qe kane aftesi te madhe te veprojne me pjese te tjera te strukturave. Jane keto pergjegjese per demet qe behen ne brendesi te qelizes si dhe ne shkaterrimin e bakterieve qe behet nga neutrofilet te cilet kane aftesi te madhe ti prodhojne,sidomos ato te oksigjenit) ne keto organele cojne ne nje rritje te asaj qe quhet stres oksidativ dhe ne nje ulje te jetegjatesise se ketyre organeleve. Dhe kjo con ne nje rritje procesin e apoptozes qe con ne shkaterrimin e programuar tyren.
Ekperimente te kryera ne minj ku enzimat qe rregullonin enzimat qe riparonin mutacionet e ADN-s ne mitokondri conin ne nje rritje te mutacioneve. Dhe ne keto minj fillonin te shfaqeshin edhe me shpejt shenjat e pleqerise.
me ane te markatoreve te ndryshem histologjike u pa qe ishin indet qe pesonin nje rimodelim me te shpejte ato qe e ndienin me shpejt kete proces te mplakjes,sic jane testikujt,gjendrra e timos(gjenderr qe normalisht ndodhet siper zemeres por qe ne pergjithsi tek njeriu i rritur peson atrofi,dmth nje ulje te dimensioneve duke qene se nuk perdoret me,por tek femijet e vegjel ka nje rol me te madh. Nese nuk gabohem luan rol ne zgjedhjen e antitrupave qe nuk do sulmojne trupin,gje qe me duhet te verifikoj sepse nuk jam shume i sigurte), dhe epiteli i zorres. Kjo shpjegon edhe shkakun pse keto inde jane ato qe kane edhe mundesine me te madhe qe te pesojne mutacione dhe se apoptoza eshte nje nder mekanizmat qe mundohet te ndale kete ecje drejt kancerit.


Postuar nga ~Enigme~ datė 31 Mars 2006 - 17:09:

metoda per mbajtjen e orgave per trapiantim

Cod. C31032006

"Mė tepėr se 25 mijė njerėz nė Shtetet e Bashkuara marrin ēdo vit njė ose mė tepėr organe tė transplantuara, ndėrkohė qė numri i njerėzve qė presin nė listėn pėr organe ėshtė aktualisht 90 mijė vetė." shekulli.

Nje metode e re e zbuluar nga firma e Kalifornise ketu ne USA per te ruajtur organet eshte nje aritje e rendesishme. Ata mbajten nje veshke miu reth 3 muaj ne nje solucion te prodhuar nga firma kerkimore Human Biosystems.

Veshkat perbehen kryesisht nga uji dhe ruajtja e qelizave te tyre gjate ngrirjes para transplantimit eshte e jashtezakonshme pasi sa me gjate te mbahet organi aq me mire i pershtatet organizimit.
Ne kushtet e sotme organet e dhuruara nuk mund te rezistojne shume gjate ne teknologjine e sotme.


Postuar nga NS-6 datė 06 Prill 2006 - 00:38:

pse grupet e gjakut

Cod. A06042006

Grupet e gjakut A,B,AB dhe 0 tregojne prezencen e antigjeneve te ndryshme,antitrupa qe i sulmojne ne rastet kur keto jane te kunderta. Normalisht qe nje nder pyetjet qe qendrojne eshte se pse jane keto grupe gjaku keshtu? Pse dhe si formohen ne kete menyre?
Kohet e fundit eshte gjetur qe virusi i morbillit kur infekton nje trup merr nje forme sipas asaj qe japin rruazat e kuqe te gjakut. Nje forme "imprinting" . Nese eshte i formes eshte A,do te jete me e lehte per antitrupat anti-A qe ta gjejne dhe ta shkaterrojne dhe keto antitrupa ndodhen ne grupin e gjakut B.
Dhe kjo vlen per shume viruse te ndryshem. Keshtu qe kush eshte me grupin 0 ka nje mbrojtje me te madhe kundrejt infeksioneve virale(duke qene se kane antitrupa anti-A dhe anti-B)..

Shkrim i shkeputur nga revista "scientific american-versioni italian"

ps:shifni ju mer ....une qe jam grup 0+ qekam per qejf me pak fjale

per me teper mbi grupet e gjakut shihni :
-ju paraqes nje ngaterrese (Cod. A 13102005) dhe 2 postimet qe vijojne pas atij shkrimi


Postuar nga ~Enigme~ datė 06 Prill 2006 - 22:53:

Cod. B06042006

Me qe NS-6 po flet per grupet e gjakut me kujtohet kjo tabela qe do bashkengjis ketu per dhuruesit dhe marsit ne tranzsfuzionin e gjakut.
Kombinimi i marresit dhe i dhuruesit qe lejon transfuzion gjaku eshte treguar me jeshile ndersha combinimi qe do jape nje reaksion imune dhe duhet te shmangur eshte treguar me kuti te kuqe

PS> E vizatuar nga une mare nga libri i imuniteti (Peter Parham)


Postuar nga NS-6 datė 19 Prill 2006 - 22:20:

PROCEDURA E NDIHMES SE SHPEJTE NE AMBIENT

Cod. A19042006

Do doja te thoja disa pika mbi menyren se si mund te ndihmohet nje person qe i bien te fiket(me pak fjale ajo qe quajne basic life support):

1.Ne fillim personi therritet me ze dhe duke e tundur pak te supet.nese ai nuk pergjigjet atehere per mua ky person nuk eshte i ndergjigjshem.
Atehre ne fillim shihet nese ne gojen e tij ka ndonje gje se ka raste mund te mbeten proteza a ndonje gje tjeter dhe mund te bllokojne frymemarrjen. Nese ka hiqet ose me dore ase me dicka praktike.
2.Pastaj shihet nese personi ka frymemarrje duke afruar veshin te goja dhe me sy shohim nese ka ndonje levizje te kraharorit. Me vesh degjojme nese ka ndonje levizje ajri.
Nese jo ky person nuk merr fryme.
3.Po ashtu kontrollohet edhe nese ka qarkullim gjaku duke e prekur ne ane te qafes ku kalon arteria karotide qe eshte me e madhja qe con gjak ne koke. Nese nuk ndihet ndonje pulsim i saj do te thote qe ska qarkullim gjaku.
4.Atehere mund te kalohet ne frymemarrje goje-goje ose nese ka eshte nje lloj bombole (emri sme kujtohet) qe te ndihmon shume.behet nje frymemarrje dhe personi i dyte vendos duart ne gjoks dhe 2 gisht me lart lartesise se procesit ksifoide(procesi ksifoide eshte fundi i kafazit te kraharorit ne qender,do te dalloni nje si dalje te vogel) shtyp me sekuenza prej 15 copesh.pastaj behet nje frymemarrje tjeter.
5.Cdo here kontrollohet edhe qarkullimi i gjakut. Do te mjaftonin 3 minuta qe te fillojne deme ne tru nga mungesa e oksigjen po kjo lloj fryme marrje te ndihmon ta ulesh kete dem. 6 minuta do te sillnin deme te pariparueshme ne tru.
6. Sot ka dale nje paisje defibrilatori qe te lehteson jetem me kete gje. Ka 2 pjastra qe i vendos ne kraharor dhe con sinjale elektrike . Po ashtu analizon vete gjendjen. Pas 1 minuti te jep mundesi ta kontrollosh edhe nje here pacientin te themi dhe te kalosh ne frymemarrje si ne fillim. Pas nje minuti fillon prape te punoje.
7. Kujdes duhet pasur nese atij qe i ka rene te fiket mund te kete ndonje traume ne nivelin e shtylles kurrizore, zona cervikale(pjesa ne lartesine e qafes). Atehere duhet te kesh kujdes te mos ta keqesosh gjendjen.
Edhe dicka. Ne fillim duhet te vendosen 2 gishta ne zonen poshte nofulles se ka raste qe nga humbja e ndergjegjes ka leshim te muskujve dhe gjuha mund te zere rrugen e frymemarrjes. Gishtat hapen sikur do thoje "liri demokraci" (analogji me te mire nuk po gjej ) dhe vendosen nga poshte nofulles...
Po ashtu kur i fryhet ne goje duhet te terhiqet pak koka pas qe te lejoje kalimin sa me te mire te ajrit po jo shume .
Kjo procedure mund te shkoje edhe per gjysem ore dhe mund te sjelle lodhje te ai qe shtyp keshtu qe me mire te nderrohen here pas here.
Nderkohe lajmerohet ndihma e shpejte ne menyre qe ti jepet nje ndihme edhe me e sakte...E gjithe kjo procedure eshte qe te ule mundesine e mungeses se gjakut ne tru per sa do pak kohe.

Fjale qe mund te mos jene kuptuar:
Arteria karotide : eshte arteria me e madhe qe con gjak ne koke. Ne fillim vazhdon si nje pastaj ndahet ne 2 dege ku njera shkon brenda kafkes tjetra ne siperfaqe. Kalon anes qafes dhe eshte nje nga deget me te medha te aortes. Per kete arsye ka edhe nje presion te larte dhe dallohet shpejt po ta vendosim doren pak anes qafes.
Procesi ksifoid : po te vazhdoni ne anen e parparme te kafazit te kraharorit ne fund do te mund te dalloni nje si maje te futur pak si brenda. Ajo quhet procesi ksifoid.
Zona cervikale : eshte pjesa e shtylles kurrizore qe fillon qe baza e kafkes deri ne piken ku lidhet brinja e pare ne kete shtylle.

Informacione te bazuara mbi shenime leksionesh.


Postuar nga ~Enigme~ datė 25 Prill 2006 - 16:44:

gerrhitja ne gjume

Cod. A25042006

"20 pėrqind e njerėzve nė tė gjithė botėn gėrhasin nė gjumė. Me kalimin e viteve, rritet edhe mundėsia pėr tė gėrhitur. Rreth 60 pėrqind e meshkujve dhe 40 pėrqind e femrave tė moshės mbi 60 vjeē gėrhasin kur flenė." Autor:Mimoza Kėrmezi

Pse gerrasim?

Shkaku eshte veshtersia e frymemaries, pasi rruget e fryemarjes ngushtohen jo vetem ne gurmas por edhe ne hunde. Si rezultat trupi eshte gjithmone nen stres. Kjo shkakton shqetesime ne zemer dhe ne qarkullimin e gjakut pasi dhe truri mer shume pak oksigjen.

Cfare pasoje tjeter mund te shkaktoje?

-uljen e aftesise per perqendrim
-si dhe shkallen e inteligjences

Si ndodh gerrhitja?

GJate procesit te frymemarrjes shume ralle gjate frymenxjerrjes. Gjate gjumit, cdo muskulature e trupit fle. Kur keta muskuj ctendosen pjeset e qulleta lekunden dhe dridhen pas cdo frymemarrjeje.
Pra dridhja eshte qe shkakton zhurmen. Ekzistojne edhe faktore te tjere disa prej tyre jane te lindura dhe disa te tjera te fituara. psh Njerezit te semure me grip shpesh gerhasin naten.

Si ti pakesoni gerhitjet?

-shmang lodhjen fizike
-redukto kafene dhe cigaren
-perkujdesu per menyren e te fjeturit
(koka te jete pak e ngritur dhe mos fli me kurriz)


Postuar nga NS-6 datė 12 Maj 2006 - 00:44:

shikimi...veshtrim siperfaqsor i ketij procesi

Cod. A12052006

nuk e di sa prej jush kane menduar ndonjehere rreth shikimit...se si fotonet kane aftesine qe te aktivizojne nje strukture te quajtur retinal qe vete ben pjese e nje strukture me te madhe qe quhet rodopsine...e te mendosh qe syri nuk eshte qe ka rodopsina per te gjitha ngjyrat por vetem per 3 prej tyre...nga kombinimi i tyre 3 ngjyrave formohen edhe te tjerat...pastaj jane 2 lloj qelizat...njera ka aftesi te punoje me mire kur sasia e fotoneve eshte e madhe si dhe ka aftesi me te madhe te kuptoje kontrastin ndermjet 2 ngjyrave si dhe kontrastin ndermjet 2 pikave...nderkohe qe qeliza tjeter punon atehere kur numri i fotoneve ulet dhe ka aftesi qe te aktivizohet nga nje foton i vetem...eshte kjo shkaktarja e atij adaptimit qe hasim kur jemi ne erresire dhe pas pak kohesh arrijme te kemi nje shikim te dobet te ambientit qe kemi rreth e qark...kjo nuk lejon nje pasterti kontrasti dhe hapesire.
po ashtu ka edhe shume fenoemene te tjera...doni te shifni nje te cuditshme?shifni figuren qe keni perpara.aty eshte nje ibrik caji...nuk e shifni?perqendrohuni.
duke qene si njeriu i shef imazhet nga 2 kende te ndryshme.truri perpunon keto imazhe qe vijne nga nervat optik dhe duhet te formoje nje imazh 3D.
stereogramet perdorin nga nje imazh per secilin sy dhe ne kete menyre genjehet truri duke i treguar nje pamje 3D...

shifni me kujdes imazhin e mesiperm.nje ibrik caji,nje doreze,nje kapak me te dalme per siper...nese beni kujdes dalloni edhe vrimen nga del caji...

per me teper shihni:
-vitamina A ne shikim (Cod. A 07052006)
-retinali dhe rodopsina (Cod. A 09052006)
-in the eye... (Cod. S 13032005)
-cones and canes (Cod. T 13032005)


Postuar nga NS-6 datė 13 Maj 2006 - 23:56:

elektrolitet...e dini sa funksione kryejne?

Cod. A14052006

Ju ka shkuar ndonjehere nder mend se sa elektrolite punojne ne trupin tone?
Po ju permend disa kshu kalimthi:

Na+ (natriumi) eshte nder elektrolitet baze te trupit...e gjen gjithanej...qe nga zemra,,tek nervat ku sherben si percues i nje potenciale nervor,ne sinapse,ne veshke ku ka rendesi te vecante sepse sherben si prodhues i energjise se mjaftueshme per te thithur glukozen (trasport simport)...etj etj

K+ (kaliumi) edhe ky eshte mjaft i rendesishem sidomos ne zemer ku shkenbehet me natriumin per te prodhuar depolarizimin dhe ripolarizimin e qelizave te miokardit. Pastaj shkembehet me natriumin ne veshke kur duhet te rritet sasija e natriumit ne trup.

Zn+2 (zinku) ky element eshte i rendesishem ne nivelin e ADN sepse ekzistojne disa strukura te quajtur "Zn fingers" qe jane pika te rendesishme njohjeje per enzima te ndryshme...

Mg+2 (magnezi) element shume i rendesishem ne trup dhe mungesa e tij sjell probleme te medha ne trup. Me teper shifet si bllokues i nje tipi receptori te quajtur NMDA (receptor qe aktivizohet nga rritja e perqendrimit te kalciumit ne qelize pasi qe glutamati ka vepruar ne nje receptor tjeter te quajtur AMPA). Mjaft i rendesishem per sa i perket procesit te memories se gjate sepse jane pikerisht keto procese qe cojne ne shtimin e eksperiences se njeriut per nje veprim te caktuar...

Ca+2 (kalciumi) beh,cte thuash per kete...nga nuk e gjen. E gjen si lajmetar te dyte ne qelize. Pasi qe disa molekula veprojne me receptoret e tyre aktivizojne disa struktura te tjera qe quhen proteina G dhe keto aktivizojne enzimen adenilat ciklazi qe formon AMP ciklike. Kjo shton perqendrimin e kalciumit brenda ne qelize. Kalciumi lidh nje strukture te quajtur tropomiozine qe normalisht lidh miozinen dhe bllokon tkurrjen e muskulit. Lidhja e kalcimit e heq kete bllokim. merr pjese ne sekrecionin e neurotrasmetuesve si acetilkolina tek sinapsi neuromuskular,ne sekrecionin e insulines etj
e gjen ne tru,ku shtimi i tij brenda qelizes ben te mundur percim te sinjalit.e gjen ne zemer ku ka kanalet e vet dhe shtimi i tij shton depolarizimin e qelizave.
E gjen ne kocka ku shton fortesine e tyre...etj etj

Cl- (klori) nje element qe ne tru luan nje rol te rendesishem. Tek receptoret GABA con ne nje hiperpolarizim te qelizave dhe sjell si pasoje bllokim te sinjaleve. Formon acidin kloridrik ne stomak qe luan nje rol te rendesishem per aktivizim te disa enzimave si pepsina si dhe per riduktimin e hekurit
ne veshke thithet bashke me natriumin...

Fe+2(hekuri) element qe ben pjese ne stukturen e hemes tek hemoglobina. Ne stomak eshte 3 valent por trasformohet si 2 valent nga acidi kloridrik sepse vetem ne kete menyre eshte e mundur nje thitje e tij. Po ashtu ben pjese ne nje sere enzimash si P450 qe eshte themelor per disintoksikimin e substancave toksike.

Hmmm,se mbaj mend se cfare kam harruar tjeter...beh,ndoshta do me kujtohet me vone


Postuar nga NS-6 datė 23 Maj 2006 - 00:22:

Lightbulb sindroma e dores aliene

Cod. A23052006

Para pak netesh tek Discovery channel ishte nje emision i quajtur "Medical incredible" qe jepte raste te semundjeve te rralla dhe nje nder to ishte edhe kjo semundje...Sindroma e dores aliene.ne nje fare menyre truri nuk arrinte te perfundonte nje veprim ne sinkroni dhe dy anet e trupit vepronin ne kundershtim njeri me tjetrin.Personi qe vuante nga kjo sindrome nuk arrinte te conte nje veprim deri ne fund pa u futur "ne lufte" me gjymtyret e vet...Kur donte te mbyllte deren nderkohe qe njera dore e shtynte deren,tjetra e ndalte deren.Nderkohe qe njera dore zberthente kemishen tjetra e mberthente.Personi problemin me te madh e kishte kur ngante makinen...Nderkohe qe njera dore e kthente makinen majtas,tjetra e kundershtonte duke u munduar ta kthente djathtas...Jete alienesh me pak fjale


Postuar nga Iyua datė 23 Maj 2006 - 00:56:

Ns Shume Informacion Interesant ky Si nuk u lodhe njehere duke shkruar


Postuar nga NS-6 datė 23 Maj 2006 - 01:09:

Sindroma e Steven-Johnson

Cod. B23052006

beh,kur shkruan me qejf nuk eshte qe lodhesh ndonjehere ...pastaj eshte kenaqesia te thuash dicka qe ke mundur ta mesosh...me shpresen qe te perfitoje dikush
e meqe jam po shkruaj edhe nje rast tjeter qe dha ne ate emision:
nje grua qe piu nje ilac (antibiotik)dhe pas pak filloi te ndihej keq.burri i vet e mori dhe e dergoi ne spital nderkohe qe gjendja e saj filloi te perkeqesohej dhe pas pak ditesh humbi 100% te lekures...100%.mjeket benin tentativa qe ta shpetonin por pak shpresa ngelnin.gruaja humbte energji nga trupi si pasoje e humbjes se lekures qe sherbente si izolant.po ashtu filloi te humbte lengje ne mase si dhe me kalimin e kohes filloi te humbte edhe shikimin....po ashtu mundesia qe te infektohej ishte shume i madh...dukej sikur situata ishte pa shprese.atehere u provua me nje mundesi te fundit: lekure sintetike te perbere nga nje shtrese e holle silikoni qe kishte ne pjesen e brendshme nje shtrese qelizash staminale te marra nga embrione.ja mbeshtollen trupin dhe priten me shpresen qe trupi te asimilonte qelizat staminale dhe ti drejtonte drejt formimit te lekures...dhe ashtu ndodhi vertet...lekura filloi te rigjenerohej dhe pas pak kohesh filluan te normalizoheshin edhe shume parametra te tjere...pas ca kohesh gruaja doli jashte...mjeku i tha vetem qe te levizte ca kohe me cader qe te mos shkaterronte lekuren feminore qe kishte.-kam nje avantazh-thonte ajo-te pakten nuk do me duken rrudhat e grave qe fillojne ne moshen 40 vjec...
ajo qe pershkruajta me siper eshte nje rast tipik i nje semundje e rralle te quajtur "Sindroma e Steven-Johnson" i dhene ne te njejtin emision tek Discovery Channel..nder te tjera dha edhe raste njerezish qe i kishin dale brire ne koke,ne krah...rastin e njerit qe vuante nga nje semundje e kolagjenit dhe ishte bere elastik,nje rast ku nje personi qe humbi gishtat e duarve i hoqen gishta nga kemba dhe ja vendosen ne dore...rekuperoi rreth 80-85% te funksionalitetit...etj etj...nje emision fantastik qe me duket se jepet cdo jave...kush ka platformen  SKY nuk duhet ta humbe si program


Postuar nga NS-6 datė 05 Qershor 2006 - 23:40:

dineina: nje proteine,shume funksione...nje problem,shume deme

Cod. A06062006

dineina eshte nje proteine qe ndodhet ne strukturen e ciliave (cilia eshte qime qe ndodhet ne rruget e frymemarrjes dhe qe ndihmon ne pastrimin e materialit qe prodhohet nga gjendrrat e ndryshme ne rruget e frymemarrjes.po ashtu ndodhet edhe ne strukturen e spermatozoideve,ne zonen e bishtit ku ka si funksion te ndihmoje spermatozoidin te levize.por nese kjo proteine peson nje dem (mutacion)jep shume probleme te ndryshme dhe nder to po permend 3:


  1. situs inversus: nje ndryshim anatomik i trupit te njeriut ku organet jane ne drejtim te kundert...dmth qe zemra eshte djathtas,drejtimi i stomakut,pankreasit etj jane te gjithe ne te kundert.kjo vjen si pasoje e mosfuksionimit tamam te proteines se dineines gjate fazes se emigrimit te qelizave ne momentet e para te jetes fetale kur do fillojne te formohen organet.
  2. sindroma e kartagjenererit: nje situate ku ciliat ne rruget e frymemarrjes nuk levizin dhe kjo gje sjell si pasoje nje ulje te heqjes  se sekrecioneve qe prodhohen nga gjendrrat e ndryshme si dhe e materialeve qe ngecin ne rruget e frymemarrjes dhe qe nevojitet te nxirren jasht...normalisht levizja e sinkronizuar e ciliave e ben kete gje por kur dineina nuk punon materiali mbetet dhe mund te shkaktoje edhe bronkit si dhe mundesi qe te formohen edhe zona ku zhvillohen infeksione polmonare.
  3. infertilitet.sic thashe dineina ndodhet ne bishtin e spermatozoideve dhe ndihmon ne levizjen e tyre por kur nuk punon spermatozoidet mbeten ne vend te paafte qe te levizin...kini parasysh dicka per spermatozoidet qe do ta shpjegoj edhe tek tema e shtatzanise me vone ishallah: ne fillim spermatozoidet nuk levizin por e fitojne kete aftesi duke levizur neper tubat qe quhen didimo.po ashtu sa jane tek mashkulli spermatozoidet nuk jane ne gjendje te fekondojne.aftesine per te fekonduar e marrin vetem kur futen ne organin femeror.ta them te drejten nuk e di se me cfare substance nderveprojne atje qe i jepka kete aftesi po qe do mundohem ta gjej sepse me ka bere kurioz ...e cuditshme apo jo?

ja edhe nje kuriozitet tjetere shtova ne fund te pikes 3 pa dashje :p
 
ja kalofshi mire
 


Postuar nga SPELAEAN datė 09 Qershor 2006 - 14:19:

per kurjozet e mjeksis
mjekesia ka arritur te kuroj te gjithe ata qe jane kurjoz per mjekesin.
ky ishte kurioziteti i fundit


Postuar nga NS-6 datė 14 Qershor 2006 - 23:55:

koncepte

Cod. A15062006

Shpesh here mund te keni hasur fjalet si semundje epidemike,endemike,pandemike. Cfare kuptimi kane?


Postuar nga Isra datė 15 Qershor 2006 - 08:12:

Si ka mundesi te humbase lekuren nga antibiotiku, se kuptoj si mund te humbase lekuren, cfare forme merr trupi kur ska lekure?? se kuptoj..
Shume interesant ne fakt si kuriozitet


Postuar nga NS-6 datė 15 Qershor 2006 - 10:37:

ai rast ishte nje rast i vecante qe ndodh shume rralle,dhe vjen si pasoje e nje pergjigje nga trupi kunder antibiotikut sepse e njeh si dicka qe shkakton semundje...keto quhen reaksione te vonuara hipersensibiliteti...por ska pse te trembesh sepse ndodh shum shum rralle...nese nuk gabohem 1 rast ne 1 milion me duket...
nje trup pa lekure?duhet te kesh parasysh qe eshte epiderma dhe eshte derma poshte saj...me pak fjale poshte lekures ke ind lidhor...keshtu qe nese iken lekura,mbetet kjo shtrese e meposhtme...pasojat normalisht qe jane katastrofike sepse nuk kemi mbrojtje nga mikrorganizmat,kemi nje humbje lengjesh,temperature etj...
 
isra,une personalisht jam tmerruar me ato raste qe jane dhene ne ate program..


Postuar nga Isra datė 15 Qershor 2006 - 12:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
isra,une personalisht jam tmerruar me ato raste qe jane dhene ne ate program..


shyqyr qe se paskam pare, sepse jam dhe zemer te dobet, pale...


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.