Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Mjeksi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2859)


Postuar nga Rodolf datë 05 Nëntor 2003 - 02:13:

Thumbs up Mjeksi?

Cod. A04112003

Prej çka përbëhet trupi i njeriut ?

Rreth tre e katërta e trupit të njeriut përbëhet prej ujit,kurse pjesa tjetër përbëhet prej një përzierje të komplikuar prej ujit dhe lidhjeve kimike.Kjo përzierje gjendet në forma të vogla,në qeliza që mund të shihen vetëm me mikroskop.

Prej sa qelizash përbëhet trupi i njeriut ?

Trupi i njeriut përbëhet përafërsisht prej pesëdhjetëmijë miljardë qelizash.Në çdo sekondë vdesin me miljona qeliza trupore dhe zavendësohen me qeliza të reja.

Çfar ka në bërthamën e qelizës?

Bërthama e qelizës është qendra drejtuese e qelizës.Ajo përmban 46 kromozome.Çdo kromozom përmban informata për atë,se cila pjesë e qelizës çfar detyre duhet të kryejë.

Sa zgjat jeta e një qelize?

Disa qeliza jetojnë vetëm disa ditë,kurse disa jetojnë shumë vjet. P.sh., Qelizat që e mbështjellin zorrën jetojnë pjesërisht një deri në dy ditë,kurse qelizat e eshtrave jetojnë 15 deri në 20 vjetë.Shumica e qelizave që vdesin zavendësohen me qeliza të reja,kurse qelizat nervore jo.


njeriu kerkon shendetin mbasi e humb ate?


Postuar nga eni85 datë 15 Shtator 2005 - 18:27:

Anestezia e deshtuar

Ka mjaft raste qe ne nderhyrjet kirurgjikale anastezia nuk funksionon per pakujdesi te mjekut anestezist apo edhe nga funksionimi i vet organizmit.Rasti me fatkeq eshte ai i nje zonje amerikane e cila i eshte dashur te duroje dhimbjet e paimagjinueshme qe shkakton heqja e nje syri.Mjeket nuk mund ta kuptonin se ajo ishte ne koshience te plote pasi muskujt ishin krejtesisht te mpire.Ta perjetosh eshte nje ferr i vertete!!


Postuar nga i/e paregjistruar datë 16 Shtator 2005 - 05:59:

Kam pare edhe une nje emisjon te tille ku tregoheshin raste te tilla. Vertet tmerr. Ndersa ne Shqiperi nje shoqe e mamit vdiq nga overdoza e anestezise (per nje operacion minimal).


Postuar nga i/e paregjistruar datë 17 Tetor 2005 - 07:25:

A kam vdekur me te vertete?

Cod. B17102005

Perkthim i nje artikulli (interesant per mendimin tim) te marre nga WebMD, per eksperiencat e njerezve qe perjetojne pothuajse vdekjen.

Jayne vdiq njehere. Ishte nje eksperience qe nuk do e harroje kurre.
Pothuajse 50 vjet me vone, gruaja nga South Carolina kujton eksperiencen me shume qartesi. Ndodhi kur zemra e saj ndali papritmas gjate lindjes te femijes te saj te dyte. "Ndjeva dicka qe me ikte nga trupi. Nuk shikoja gje sepse me kishte rrethuar nje mjegull gri, por nuk isha asnjehere pa ndjenja", thote ajo."Duke qendruar ne ate mjegull fillova te kuptoja qe kisha vdekur, por ne te njejten kohe kisha ndjenja intensive gezimi falenderimi qe isha akoma e gjalle"


Mjegulla filloi te shperbehej dhe i la vendin nje drite te forte. "Une u bera nje me driten dhe isha e rrethuar nga ajo. Mbaj mend ndjenja dashurie dhe mbrojtjeje qe me dukej vetja ne ekstaze. Fillova te mendoj se edhe sa kohe do qendroja perpara se te shperbehesha"

Ne vendin e ri qe ishte futur, Smith diskutoi me nje qenie tjeter e cila ju pergjigj pyetjeve te tilla sic "cili eshte qellimi i jetes" por qe nuk e lejoi qe pergjigjet ti merrte me vete ne kthimin e saj ne toke. Ne dhimbje, Smith u zgjua dhe pa doktorin qe po i bente masazh zemres.

Historia e Znj. Smith jane shembull klasik i eksperiencave te afer-vdekjes. Megjithese keto eksperienca jane te ndryshme nga nje njeri tek tjetri ato kan shume te perbashketa sic jane ndjesia e pranise te nje drite te forte, ndarjes te shpirtit nga trupi, emocionet e forta, takime me te aferm te vdekur ose me nje qenie supreme (ose te dyja) dhe kujtimi i jetes qe kane kaluar.

Perafersisht 9% deri ne 18% te njerezve afer vdekjes kane nje eksperience te tille, thote psikiatri Bruce Greyson MD, qe ka mbledhur reportin e tij nga statistika te disa studimeve. Megjithese shumica e njerezve raportojne eksperienca te mira, nje pjese tregojne per nje eksperience te frikshme.


Jashte trupit... apo jashte mendjes?

Doktoret, shpesh i mendojne eksperiencat e tilla si pasoje e mjekimeve. Por mjekimet jane nje arsye e papershtatshme per te krijuar eksperienca te tilla sepse njerezit qe jane nen kontrollin e mjekimeve ose qe kane temperatura te larta tregojne me pak histori te tilla dhe me me pak detaje se sa njerezit qe kane attak ne zemer ose aksident.

Disa eksperta mendojne qe deprivimi nga oksigjeni ne momentet e fundit krijon hallucinations (se di shqip kte). Disa te tjere sugjerojne qe eksperiencat e tilla jane si pasoje e leshimit nga trupi te nje sasije endrophine per te luftuar friken nga vdekja.
Por Greyson thote qe hallucinations qe krijohen nga humbja e oksigjenit jane te parregullta dhe thjeshte identifikimi i kimikeve ne tru nuk provon qe ato e krijojne kete eksperience.

vijon neser .....


ps. artikulli i plote ne anglisht ndodhet ketu http://aolsvc.health.webmd.aol.com/.../1674_50424.htm


Postuar nga naimi datë 09 Prill 2006 - 02:16:

si

qelizat nervore jo

qelizat nervore nuk munden te zevencohen
kushe dine te me thote perse qelizat nervore nuk munden te zevencohen me qeliza te reja .

flm .


Postuar nga NS-6 datë 09 Prill 2006 - 19:27:

nje pergjigje do ishte qe nuk ka qeliza burimore qe te mund te zevendosojne ato qe vdesin...e njejta gje qe ndodh edhe per zemren,per kristalin e syrit etj...megjithse me ato qe kam degju une ekziston nje sasi e vogel qelizash burimore edhe ne tru (ependimocitet qe jane qeliza te atyre qe quhen qeliza gliale jane psh qelizat staminale te trurit...vetem imagjino pak...pas moshes 18 vjec cdo dite vdesin mesatarisht 180 milion qeliza nervore ne dite...aty ku ka rreth 100 miliard gjithsej...sa mund te dallohet kompensimi nga qelizat burimore?

por akoma nuk i dihet se cfare mund te gjehet akoma ne tru...ka qeliza qe nuk i jane gjetur funksionet akoma


Postuar nga naimi datë 09 Prill 2006 - 22:18:

shpresoje se nuk eshte ashtu

Mua me intereson kur nje njeri ka gjakderdhje ne tru aty thuhet se vdesin Qelizat

Aka shpresa

aftesite te trurit per tu ringjeruar aka shprese .


Postuar nga NS-6 datë 10 Prill 2006 - 01:49:

se pari do doja te rregulloja nje shifer qe kam thene gabim...cdo dite vdesin 100.000 qeliza nervore dhe jo 180 milion ...mu duk pak numer i madh ne fakt kur e vendosa ne fillim

sa i perket asaj qe pyet naimi:
gjithcka varet nga sa shpejt nderhyhet per te ndaluar ate gjakderdhje...dhe per sa kohe ato qeliza te interesuara mbeten pa gjak...me sa di une nje kohe 4-5 min eshte e mjaftueshme per te filluar demet e pakthyeshme...mundesija per tu rigjeneruar me aq sa di une eshte shume e paket ne rast se qelizat vdesin...kjo gje vlen per momentin qe ta theksojme mire...me vone nuk i dihet!


Postuar nga naimi datë 10 Prill 2006 - 04:00:

Nuk i dihet njeriut e vetmja shpres

Qeliza dihet 4. miljarde vjet me pare

NEVOJE kuptohet se te detyrone

Qelizat e organizmave te gjalle drejtohen nga molekulat e DNA-se
me pare besohej se tek njerzit nuk munde te lindin qeliza te reja pas foshnjerise por Studimet e fundit tregojne se si truri i njeriut nderton qeliza te reja nervore pergjate tere jetes.

Stresi i demton qelizat ereja ndersa nje mjedis i larmishem e stimulues i pasuron ato.
Ajo qe shton me teper numrin e qelizave te reja eshte levizja trupore.


Postuar nga naimi datë 10 Prill 2006 - 04:09:

NS-6

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
se pari do doja te rregulloja nje shifer qe kam thene gabim...cdo dite vdesin 100.000 qeliza nervore dhe jo 180 milion ...mu duk pak numer i madh ne fakt kur e vendosa ne fillim

sa i perket asaj qe pyet naimi:
gjithcka varet nga sa shpejt nderhyhet per te ndaluar ate gjakderdhje...dhe per sa kohe ato qeliza te interesuara mbeten pa gjak...me sa di une nje kohe 4-5 min eshte e mjaftueshme per te filluar demet e pakthyeshme...mundesija per tu rigjeneruar me aq sa di une eshte shume e paket ne rast se qelizat vdesin...kjo gje vlen per momentin qe ta theksojme mire...me vone nuk i dihet!



Mua me intereson sipas mundesive

aka mundesi si pershembull te truri gjakderdhje ne nje pjese te trurit
thjeshte nje vende i shendoshe amundet ta rregulloje nje vende te lenduar besoje se me kuptoni Mirulezovshmi NS-6


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.