Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Per ty qe nuk e dite kurre sa te desha (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3006)


Postuar nga diabolic datë 19 Nëntor 2003 - 16:52:

Per ty qe nuk e dite kurre sa te desha

Kam kaq kohe qe sjam ndeshur rrugeve me veshtrimin tend, qe ste peshperis me buzeve emrin,qe si bertas yjeve dhe si betohem zotit dhe vehtes qe te dua.Kam kaq kohe, dhe per nje cast me mori malli .Me ka mar malli per qendrimi tend here-here si indiferent dhe here-here si miq te vjeter . Me ka marre malli se si ecen ,se si flet , se si gjykon te tjeret me ane te veshtrimit tend , se si ben cdo gje te bukur ne cdo veprim tendin ,se si ingranon cdo arterie te zemres time ne momentin qe ti je pran meje . Tashme me je bere si mirazh,cdo femer mer pamjen tende , dhe une si i marre i ndjek nga pas ,por kur i afrohem ,nuk ndjej aromen e lekures tende dhe ateher i zhgenjyer kthehem pas .Dhe deluzionin neper dhemb filloj e mallkoj diten kur te pash per here te pare .Por kur te pash per here te pare heshta ,heshta si i marre , pa e ditur se heshtja per dashurin eshte varr.Dhe veshtrimi im prehej vtem tek ti , dhe ti thoje - Ja imarri ka rene ne dashuri -.Dhe ja i marri qe te do vetem ty , qe enderron veten ty ,qe do te jepte gjithcka vetem per te te patur , per te ndier afshin e puthjes tende ,ngrohtesin e lekures tende ,aromen e shpirtit tend.Dhe ja i marri qe thote Ti dhe Perendia jan ne kete bote ,asgje segziston gjith te tjerat jan hic jan kot .Ja i marri qe belbezon emrin tend cdo zgjim ne mengjes , e pastaj thot se vetem per ty do te vdes .E ne drek ngrin dolli per emrin tend , e sresht duke te thene te dua ne cdo vend .E cdo mbremje me yjet flet , dhe kush guxon te te shaj e fton ne duel pastaj mizorisht e vret .Pastaj nata vetem ty te eshte rezervuar , endrat jan bere per te dashuruar.E keshtu çdo dite e çdo nate rrjedh jeta e ketij te marri , te marri per dashuri i cili dje ,sot dhe neser ka dashur vetem nje vajze, e ajo je ti.TE DUA OH ME FAL TE KAM DASHUR... Per ty DIABOLIC A'S


Postuar nga anaz datë 19 Nëntor 2003 - 17:34:

Dashuria

DIABOLIC,
Me vjen keq qe dashuria te ka ber te vuash por me duket se nga ty e lexova dicka ku thoje dashuroni pa marre parasysh vuajtjen.
Mos kujto se je i vetem ne kete vuajtje, eshte nje semundje qe ka prekur shumicen e njerzve.
Te pershendes shume...


Postuar nga blu datë 19 Nëntor 2003 - 17:38:

Pergezime DIABOLIC!ishte shume e bukur...nje fllad qe ngre pluhurin e rene mbi kujtime ndjenjash dridheruese.


Postuar nga Mira_uk datë 20 Nëntor 2003 - 01:11:

Pershendetje diabolic !!!

Me vjen keq qe je ne ate pozite por sic e kishte thene para folesi me siper ajo eshte semundje qe ka prekur shumicen e njerezve.Dhe nga shkrimi jot sec me kujton nga jeta ime.
Te uroj qe ta kalosh ate situate dhe mos te mendosh me per te kaluaren.Ky eshte thjesht mendimi im personal.

Anyway ju uroj qe te j kaloni sa me mire te gjithe!!

Mira


Postuar nga diabolic datë 20 Nëntor 2003 - 16:12:

Jeni te gjithe si shpirt

Dua tju falenderoj te gjitheve , se vetem ketu tek ky forum arrij te shpreh ate qe kam brenda ne shpirt .Sigurisht te gjith kemi vuajtur ne dashuri dhe arsyeja qe une e hapa kete kete teme ishte qellimi qe edhe ju te flisni per dashurit tuaja te vuajtura apo jo .Do te doja tju thoja se kjo dashuri qe une kam patur me ka ndryshuar si njeri, dhe me ka ber ky qe jam tani dmth me ka bere njeri.Pres shkrimet tuaja ... Per ju DISBOLIC A'S


Postuar nga Irushi datë 21 Nëntor 2003 - 19:10:

Pershendetje Diabolic.

Edhe une si ty jam nje anetare e re dhe me thene te drejten tema jote me shtyu te regjistrohem ne kete forum.
U terhoqa nga tema jote sepse kur e lexova mu duk sikur dikush mi kishte lexuar mendimet dhe i kishte hedhur ne net.
Kam vuajtur edhe une nga nje histori e tille pasi mendoj se heshta kur u desh folur dhe e pyes veten shpesh here se si do veproja sikur te kisha dhe nje mundesi diskutimi me kete person.
Po ti Diabolic si do te vevroje te kishe dhe nje shanc te dyte? C'fare do te thoje te kishe perballe personin qe te mungon?


Postuar nga xhorxhi datë 22 Nëntor 2003 - 00:32:

sa vuan i shkreti njeri!!

hi diabolic

Very nice ajo cfar keni shkruajtur ,por do doja te beja nje pyetje,cfar ke kuptuar nga ajo cfar keni perjetuar me kete histori dashurie? Po e lexoja kete teme edhe me pelqeu por gjithashtu u bera kurioz dhe po te drejtoj pyetjen me lart


Postuar nga njona nga tirona datë 23 Nëntor 2003 - 03:47:

lume ajo qe te ka pasur dhe qe do te kete nje dite, se qenke alamet poeti
a mi bene dhe mua na dy poezi se me duhen per dike??? mmmmuuuaaahhhh (tek faqja)


Postuar nga diabolic datë 24 Nëntor 2003 - 14:52:

PER JU

Se pari me behet qejfi qe ti Irush ke hyre ne forum pasi ke lexuar temen time , por me vjen keq qe ke vuajtur edhe ti nga nje histori dashurie e cila sigurisht qe te ka modifikuar ne karakter dhe tani e sheh boten me nje sy tjeter. Po te kisha nje shans te dyte sigurisht do te beja gjithcka per ate doja .Dhe do ti thoja... Po te mos te thoja te dua ne kete moment do ta urreja veten deri ne perjetesi dhe shpirtin tim do ta mallkoja dhe do ta coja ne ferrin e humbesve . Te dua e smund te jetoj pa ty asnje cast , se nje cast pa ty me duket i gjat sa nje jet , e une smund te jetoj pa ty . Mund ti thoja nje pafundesi gjerash te cilat do ti thoshte vetem zemra ( VA DOVE TI PORTA IL CUORE ) Ndersa per Njona nga Tirona do i tregoja dy citate U enda kudo per te gjetur , por me kot . Ne xham shkruajta emrin tend e ai si foshnje leshoi lot... Naten kur bie te fle ,ti me ulesh ne qerpik , Ne mengjes te laj syte kam frik ...(Faleminderit per fjalet e embla , shpresoj qe edhe ti ta besh te lumtur njeriun qe do, sepse me ty sigurisht qe duhet te jet i lumtur) Ndersa Xhorxhit do ti thoja, se ajo qe une kam kuptuar nga kjo dashuri, eshte ,qe une smund te jetoj aspak pa dashuri edhe nese ajo me ben te vuaj ( un ushqehem me dhimbjen time )dashuria eshte gjaku qe rrjedh ne venat e mia... Per ju DIABOLIC A'S


Postuar nga JaM_VlOnJaTe datë 16 Dhjetor 2003 - 05:21:

Post

O wow, nice


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.