Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Jeni kuriozè mbi te kaluaren e partnerit/partneres? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3319)
Kerkoj nje mendim!!
Si mendoni ju do ishte shum e nevojshme e kaluara i/e te dashurit/res tuaj ne qofte se ai/ajo do thonte qe ka ndryshuar dhe te theshte qe te donte pa mase por cfare ka ber me pare kane qen vetem gabimet e moshes. Me jepni nje mendim si mendoni ju!Ka rendesi e kaluara apo cfare do kaloni me ate person.
un mendoj se jeta e nje njeriu i perket vetem atij dhe jo te tjereve. nese vendos ta ndaje me dike, atehere ajo fillon nga momenti ne te cilin merret ky vendim dhe vazhdon per aq sa ta duan te dy. sa i perket te kaluares eshte dicka personale e secilit prej nesh dhe s'ka te drejte njeri as te nderhyje, as ta dije madje, aq ma pak te gjykoje personin per verprimet e tij. sepse ne fund te fundit neve rritemi e piqemi ne baze te eksperiencave personale keshtu qe nese dikush te pelqen, duhet te te pelqeje dhe respketoje per ate qe je, dhe jo ne baze te asaj qe ke bere madje s'ke pse ti japesh llogari askujt per veprimet e tua....
prandaj kete koncept e quaj shume te prapamebetur. Madje kam zbuluar qe sa me pak te dije i dashuri per te kaluaren e te dashures dhe anasjelltas aq me mire eshte... pasi evitohen shume grindje keqkuptime, evitohen permendjet e gjerave ne momente nervash, ironia, cinizmi, qe duam s'duam e ngre koken shpesh here.....
Analistja flm per mendimin qe dhe une dhe ashtu si ty mendoj por thashe se mbase jam une gabim prandaj e bera dhe kete pyetje ketu ne forum
te ndash te kaluaren tende me nje partner per mendimin tim nuk ka asgje te keqe por ne rast se do te pyesni se kur do te doja ta dija te kaluaren une do te thoja qe nuk do te ma kishte qejfi te dija te kaluaren e nje personi ne rast se nuk e njihja ate person sado pak. Ne jetojme ne nje bote ku te gjithe bejme paragjykime ne mos nje menyre ne tjetren dhe sado qe te mudnohemi perseri do te bejme ndonje koment ironik. Personalisht nuk kerkoj dhe nuk dua te dij te kaluaren e nje personi dhe kur jam ne fillimet e nje lidhje me dike asnjehere nuk bej pyetje ne lidhje me te kaluaren dhe sidomos pyetje personale. Sidoqofte kjo ketu varet edhe nga personi me te cilin kam dale. Sepse ne rast se ajo deshiron te ndaje te kaluaren e saj me mua une nuk kam asnje problem me ate gje por thejsht nuk do ta shtyj ate te me tregoje te kaluarene e saj. Pra, jo se nuk doja ta dija por nuk dua ta shtyj vehten ne paragjykime.
Jemi njerez dhe jam shume i bindur qe shume nga ne kur e dhikojme vehten tone ne pasqyre dhe mendojme se kush kemi qene para 5 vjetesh fillojme e qeshim me gjerat qe kemi pas bere dhe shume njerez ketu kane lot ne sy kur mendojne te njejten gje. Pra, nuk ka asgje te keqe te mesosh te kaluaren e dikujt por thejsh une personalisht do te zgjidhja qe ta mesoja ate te kaluar disa kohe pasi ta kisha njohur ate person.
ok.mendimi im eshte se nuk ka problem shum e kaluara e personit nese ai ose ajo tani ne lidhje jane korrekt por i thon nje fjal e urte popullore:ujku qimen e nderron por zakonin se harron/ keshtu qe varet . por me shum ndryshimin nga te gjithe duhet ta shofi personi qe rri me te.
princesha....Ujku qimen e nderron EDHE zakonin e harron. sigurisht jo gjithmone. NUk desha te te kundeshtoj por thejsht qe une personalisht mundohem dhe nuk i pergjithesoj njerezit se po te ishte ashtu i bie qe mos te takosh njeri sot me te kaluar qe nuk te pelqen. Te gjithe kemi ato cilesite tona qe ne nje fare menyre jane te keqia dhe te mira ne syte e te tjereve. Te gjithe kemi bere veprime qe njerez te ndryshem i shikojne me sy tjeter dhe nuk jam aspak me mendimin se ujku qimen e nderron por zakonin se harron. Une personalisht besoj se njerezit ndryshojne ne kete bote dhe deri me sot ka qene e vertet ne te gjithe njerezit qe kam njohur.
Mendoj se njeriu ndryshon,por jo ne karakterin thelbesor.Eshte normale qe te ndryshosh ne pikeveshtrimin e gjykimit,sepse eshte dicka qe eshte nen ndikimin e njohurive dhe pervojave te ndryshme me kalimin e kohes,keshtu qe shfaqesh me nje pamje me te ndryshuar se me pare,por qe te dish se cfare te kaluare ka dikush qe ty te intereson,kjo eshte mese e duhur,pavaresisht qe kete informacion domosdo s'do t'ia kerkosh ne plotesim formulari.Nga njohja e te kaluares ti arrin te gjykosh me mire per personin qe ke perballe,per vlerat e tij dhe fuqine morale qe ka ai per te ndryshuar.Nuk ka asnje te keqe qe ti te dish per te kaluaren e tij/e saj,varet nga ty si do ta vleresosh kete te kaluar,si nje ndodhi normale ne etapat e se ciles kemi kaluar te gjithe dhe per ty eshte dicka e pranueshme(kjo ka shume rendesi ne gjykim),apo do te shofesh se ke perballe nje person qe nuk te pershtatet.Pra te dish te kaluaren eshte te kesh nje nivel njohjeje me te madhe per ate person qe ty te intereson...kaq.
P.s:ajo thenia e qimes se ujkut eshte shume e vertete....ajo qe duhet shtuar eshte fakti qe mund te na pershtatet me "qimen" tone lol....perndryshe eshte per t'iu bere analiza
S'ka rendesi
Per mua nuk ka rendesi e kaluara e te dashures sime per faktin se nqs une dua te vazhdoj te rri me te dashuren do te ishte budallallek nga ana ime te ndahesha vetem se ne te kaluaren e saj ka patur ndonje gje jo te pelqyeshme. Fundja rendesi ka e ardhmja dhe nese ti gjykon se do ishe e lumtur me te dashurin tend atehere mos 'u bej budallaqe'.
Megjithate njefare qendrimi ndaj te kaluares duhet mbajtur ne menyre qe gjerat 'e keqija' te mos perseriten me.
ne cdo relacion nje nga pyetjet e pashmangshme eshte "sa te dashur'a ke pasur?" dhe pergjigja ne te shumten e rasteve eshte nje genjeshter.
Je_celik pergjigja varet nga lloji dhe karakteri i njeriut.
Personalisht nuk do isha turperuar aspak mbi te kaluaren time.Do thuash e po ka qe e fshehin,POR ne momentin qe do arrija te fshihja te kaluaren time do i pranoja vetes qe turperohem mbi tè.
Do ndihesha shume me keq nga nje genjeshter sesa nga nje numer cike i larte,ndaj SINQERITET njerez eshte celesi i arte :p
Kam nje natyre shume kurioze ne cdogje dhe besoj qe pyetje te tilla do i beja por s'do ndryshonin asgje.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.