Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- Kurset Private Anet e keqija te sistemit arsimor! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3510)


Postuar nga Player69 datë 29 Dhjetor 2003 - 11:43:

Kurset Private Anet e keqija te sistemit arsimor!

Keto kohet e fundit eshte hapur shume nje fenomen i ri: Kurset Private. Cdo mesues duke filluar nga Anglsihtja dhe deri te Kimija e Fizika filluan te hapin kurse me pagim sidomos ne shkollat e mesme. Une jam dakort me hapjen e kurseve sepse mund te ndihmojne dhe eshte nje zgjidhje per mesuesit te cilet kane rroga te uleta. Nga ana tjeter shume mesues kane arritur ne limite dhe duke qene ne shkolle duket hapur qe nxenesit qe jane ne kurse arine rezultate te shkelqyera ne ato klasa. Tani problemi eshte Kurset jane dicka ndihmese apo eshte thjesht nje fjale qe fsheh nga mbrapa korruptimin dhe degjenerimin e mesuesve dhe petagogeve ne sistemin shqiptar. Jepni mendimin Tuaj?


Postuar nga arsona datë 28 Janar 2004 - 02:12:

hej player
mese e vertet ajo qe the, mesuesit qe kane hapur keto kurse private per interesat e tyre ekonomike pervec privilegjit qe ju japin atyre studenteve qe vene ne kurset e tyre te kene nota te mira dhe resultate , keta mesues limitalizojne mesuesedhenien edhe spjegimin e nje mesimi te hollesishem ne klasa normale, gje qe ben nxenesin mos kuptoj gje e te detyrohet te shkoj ne kurse te ket tutorin tek koka. pse ndodh kjo? interesat personale qe nje mesues ka! mua me vjen keq qe them keto fjale per arsimin shqipetar se dhe vete rrjedh nga nje familje qe ka keto lloj profesionesh por per ata mesues qe veprojne ne kete menyre nuk eshte e ligjeshme te bejne dicka te tille.


Postuar nga kacurrele datë 29 Janar 2004 - 19:28:

Ne fakt keni te drejte se i kam perjetuar vete keto gjera dhe me thene te drejten ska ghe me te keqe. se ato qe ishin ne kurs i merrin notat duke nejte te kafja ndertsa ne qe rrinim tere dite sipèer librave kur beshim provim gjithmone e gjinin nje preteks per te na ulur notat se jo te gjiheve do ti vinin 10. te paret qe e merrin ishin ato te kursit pastaj cfare tepronte per ne.per mendimin tim duhet te bejne dicka se eshte dicka shume e ulet dhe keshtu nuk mund te vazhdohet nqs duam te bejme dicka per shqiperine, shpresojme per nje te ardhme me te mire..............


Postuar nga Tonia datë 31 Janar 2004 - 17:35:

E kuptoj shqetesimin tuaj. Ajo qe mund te behet eshte qe te mos lejohen mesuesit te marrin ne kurse nxenesit te cilet kane neper klasa cdo dite, sepse kjo con patjeter ne diskriminime apo ne diferencime. Une jap mesim vete dhe perhere studentet qe me jane ofruar per te marre mesime private i kam kthyer. Gjithnje jam munduar te jap gjithshka ne klase. Ndoshta sepse une mund tia lejoj vetes te jem idealiste duke mos qene familjare.
Problemi eshte qe kur jane neper klasa as vete studentet nuk tregojne seriozitetin e duhur sado qe mesuesi te jape ate qe do jepte neper kurse private, ndersa kur paguajne jane me te motivuar, dhe ky eshte nje nga motivet qe mua me ben te mendoj qe ndonjehere nuk eshte vetem faji i mesuesve pervec faktorit ekonomik.
Nga ana tjeter jetojme ne nje shoqeri ku ky fenomen eshte kaq normal sa as vete studentet nuk e mendojne si te gabuar duke e kthyer klasen ne vendin me te fundit ku mund te edukohen.
Ketu jemi ne ne nje pike te vdekur dhe mendoj qe eshte ne doren e mesuesve te rinj te rikthejne mitin e edukuesit dhe jo te perfituesit, shpresoj sa me shpejt qe te jete e mundur bashke me politikat e qeverise per arsimin per ti rishikuar ekonomikisht mesuesit, sepse eshte teper konsumuese edhe biologjikisht teper e lodhshme per mesuesit te punojne si ne shtepi ashtu dhe ne pune....


Postuar nga trojani datë 01 Shkurt 2004 - 14:13:

kurset private

Eshte me te vertete per te ardhur keq. Por nga ana tjeter edhe rrogat e mesuesve jane qesharake. Duhet gjetur nje zgjidhje nga ana e politikaneve, por jo me dajak.

Nje zgjidhje do te ishte licensimi i kurseve private, dmth qe pronari i nje kursi privat te paguaj takse prej te ardhurave.
Te ardhurat fiskale pre ketyre kurseve (tashme te ligjshme), ti kalonin ministrise se arsimit, kryesisht per rritjen e rrogave te mesuesve dhe rregullimin e ambjeteve shkollore.
Dhe njekohesisht ndalimi i dypunesimit te mesuesve. dmth nje mesues i punesuar ne shtet te mos punesohet ne nje kurs privat.


Postuar nga amor alucius datë 01 Shkurt 2004 - 17:05:

Duket se flitet per Shqiperine
Mesuesit ne Shqiperi lene shume per te deshiruar,menyra ne te cilen japin mesim ne te shumten e rasteve te detyron qe te kalosh ne mesime private.Imagjino nje punemarres ne Shqiperi mund te fitoje 5000 leke ne dite,dhe nje ore mesim privat femijes mund ti kushtoje 3000 leke.Me ca te haje ajo familje pastaj?Eshte skandal!!
Une per fat kam studiuar ne nje vend te huaj,dhe ishte per tu habitur qe mesimdhenesit pyesnin vete nxenesit qe i kishin me te dobet ne klase "Eja ne mesime ekstra mbas shkolle ose ne pauzen e mesdites"
Nese krahason me Shqiperine huuuh...


Postuar nga kacurrele datë 01 Shkurt 2004 - 20:13:

Une jam dakord qe mesusit paguhen me pak nga te gjithe po ka qe jane dhe me keq, po femija e atij qe ska te paguaj kurse, nuk ka te drejte te studioje.Njeriu dyhet ta kryej mire nje detyre qe i eshte dhene , nqs nje njeri nuk e ndjen me bo mesim mos e bej fare po jo dhe keshtui qe ti detyroj nxen te shkojne neper kurse.kjo eshte jeta ne shqiperi po duhet me bo dicka per ndryshu se keshtu si e ka marre rrugen shkolla, ma do mendja es do perfundoje keq


 
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.