Forumi Horizont | Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Muzikës (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=335)
-- Mariza Ikonomi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3543)
Mariza Ikonomi
Jam nje fanse shume e madhe e Mariza Ikonomit dhe kur isha kete vere ne Shqiperi ajo dhe disa kengetare te tjere dhane nje koncert. Kishte bere disa kenge te reja shume te bukura dhe para 3 javesh mesova qe paska nxjerre nje album te ri "Mysafire e mallkuar". Doja te dija nqs ndonjeri nga ju mund t'e dini se ku mund te gjej ndonje web me foto dhe info te saj. E di qe ka nje web te saj por me te thene te drejten s'ka shume te dhena. Nqs dini ndonje web te saj ku une mund te degjoj kenget e saj te reja apo te shikoj ndonje foto, do t'jua kisha per borxh nqs do te ma dergonit. Shume faleminderit :
ka lindur me 12 Maj 1983 ne Tirane. Eshte 20 vjeç dhe ka perfunduar studimet ne liceun artistik ''Jordan Misja'''. TAni ka filluar studimet ne Akademine e Larte te Arteve dega kanto. Ajo ka filluar te kendoje qe e vogel duke u aktivizuar ne qendren e kultures se femijeve e qe aty duke marre pjese ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe Shkoder. Me pas me nje hap vigan u ngjit ne skenen e Festivalit te madh kombetar ne moshen 12 vjeç. Nga kengetaret e Qendres se femijeve ajo u perzgjodh nga Françesk Radi i cili eshte nje nga kantautoret me te mire ne vendin tone. Mariza eshte kengetarja e pare qe u ngjit ne kete skene ne nje moshe kaq te vogel. Kenga e tyre fitoi çmimin e telespektatorit qe per ate vit ishte nje çmim mjaft i rendesishem. Me pas çmime te tjera vershuan per Marizen. Ne festivalin e femijeve, mori çmimin e pare me kengen 'Memedheu'. Po me kete kenge fitoi perseri çmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te femijeve. Me keto dy kenge Mariza u be shume e dashur jo vetem per femijet por edhe per te rriturit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera ku kendonte.Ne Maqedoni, Mariza fitoi çmimin e trete ne nje festival mbarekombetar me kengen 'Le te kete gjithmone pranvere' ndersa publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te vogel, me syze tani e duartroket me zjarr si Mariza Ikonomi 17 vjeç por me nje ze te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France dhe me grupin 'Ilirianet' ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e ketij grupi u mireprit ne festivalin e madh me kenget
'Ti me fal' dhe 'Dashuri dhe Lot' dhe me albumin e tyre te quajtur 'Vegim Qiellor' ku kenget kane fryme mistike sepse edhe pjesetaret e grupit jane besimtare ne Zot. Pas kesaj rifilloi te kendoje vetem por duke u mbeshtetur nga grupi me kenget teper te suksesshme 'S'do qaj'.
Te falenderoj shume Amor Alucius per mundimin tend te shkruaje tere ate bio te gjate, por te them te drejten une i di tere ato gjerat qe ke shkruar ti pasi kam vajtur tek web i Marizes, por megjithate te falenderoj shume per kohen dhe mundimin tend. Thanks sweetie
mariza ikonomi po te ishte kengetare e mire nuk do bente pazaret me ardit gjebrene per te mare cmimin e pare te kenges magjike, po per fat te mire te arditit dhe per fat te keq te marizes nuk ndodhi kjo gje.
kete muhabet e di 100%.
se mos thote njeri qe s'eshte e vertete.
PO KY DREQ honda
nuk paska lende artist te muzikes Shqiptare pa share
Re: Mariza Ikonomi
po mariza eshte kengetare e bukur dhe e mire dhe di te kendoj vetem me e forte dhe me e bukur se anxhela nuk eshte.
Re: Re: Mariza Ikonomi
Citim:
Po citoj ato që tha anxhelaenis
po mariza eshte kengetare e bukur dhe e mire dhe di te kendoj vetem me e forte dhe me e bukur se anxhela nuk eshte.
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.