Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 50 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Vështrim psikologjik i karakterit shqiptar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3959)
Vështrim psikologjik i karakterit shqiptar!!
Pershendetje te gjitheve.
Jam shume kurios te di se cfare mendoni:
Shqiptaret jane me agresive se popujt e tjere dhe ne qofte se po perse?
Shqiptaret jane me besnike se popujt e tjere dhe ne qofte se po perse?
Shqiptaret nuk dine te mbajne pozicione te ndermjetme,ata o te duan o te
urrejne;eshte e vertete apo jo?
jane me agresive sesa popujt e tjere, por jane gjithashtu edhe me frikacake edhe te pabese sesa popujt e tjere
Citim:
Po citoj ato që tha elbasanlliu_2003
jane me agresive sesa popujt e tjere, por jane gjithashtu edhe me frikacake edhe te pabese sesa popujt e tjere
ti po tregohesh i dobet, tamam shqiptar. ti tresh sulmon mendimin tim pa dhene vete asnje mendim. Une e di cfare them dhe te siguroj ty qe jam shume patriot dhe jam Shqiptar i mire. Ne po flitnim per agresivitetin tresh dhe une e pohova qe jemi komb agresiv, por mu desh qe te ndiqja edhe nje rrjedhe llogjike per keto veti shoqeruese te agresivitetit sic eshte pabesia edhe frika
Citim:
Po citoj ato që tha elbasanlliu_2003
jane me agresive sesa popujt e tjere, por jane gjithashtu edhe me frikacake edhe te pabese sesa popujt e tjere
Te vleresosh se sa agresive jemi ne shqiptaret ne krahasim me te tjeret, do te thote te njohesh mentalitetin, karakteristikat social-psiokologjike, antropologjine sociale dhe kulturore te popujve te tjere. Kjo eshte shume e veshtire.
Nese na duhet te flasim per agresivitetin e shqiptareve, jane te gjithe te hapur te diskutojne duke argumentuar mendimin e tyre, por te besh krahasime, kam pershtypje se do ndihen te gjithe te manget ne vleresim.
Elbasanlli & tresh: Eshte mire mos vazhdoni duke replikuar me njeri tjetrin, se nuk po i permbaheni temes.
shqiptaret njihen dhe vleresohen per mikepritjen dhe eshte e vetmja gje qe nuk mund te kundershtohet sepse jemi nje popull zemerbardhe.
nese do jepja mendimin tim per t'ju pergjigjur dhe pyetjes se ARTILIO-s,do thoja kete.
1. agresiv jemi. historikisht na eshte dashur te mbrohemi nga armiqte,e jo si individe por si komb,keshtu jam shume dakort me ENNIS-in ku thote qe gjerat jane me komplekse sepse duhen pare ne kendveshtrimet qe ajo ka renditur dhe mendoj se kjo karakteristike eshte trasheguar ne heshtje e ne menyre ,pse jo ,te pavetedijshme neper breza.
2. nuk jemi as besnik sepse jemi tradhetaret me te keq qe ekzistojne,duke filluar nga mbreti zog e deri tek berisha,(kerkoj falje nese ne perdorimin e emrave!) e kemi shit vendin tone tek pushtuesi per nje qese flori apo per nje korice buke apo per premtime te kota dhe kjo gje vazhdon te behet edhe sot (per te gjithe ata qe besojne qe nuk ndodh me !).s'eshte faji i asnjerit sepse faji mbetet gjithmone bonjak,po kto gjera ndodhin tek popujt e varfer dhe ata qe jane te varfer jane edhe te dobet.keshtu qe cdo veprim e ka nje justifikim te "vlefshem" ,,,keshtu?!
do ishte mire qe te urrenin apo te donim ,por mendoj se nuk jemi ne gjendje te mbajme nje pozicion te qendrueshem per te gjitha arsyet e politikes shqiptare ne shekuj,hiq kohen e skenderbeut po dhe atje me tradheti e prapaskena mbaroi puna po nejse
shqiperia eshte vendi me pozite gjeografike perfekte,por kjo gje demton shume vendet e tjera fqinje qe kane qene historikisht me te fuqishme ekonomikisht,dhe nje popull injorant dhe i varfer eshte prè e lehte sepse genjehet shume shpejt si ata femijet e vegjel me nje karamele .
kto konsiderata nuk i drejtohen absolutisht ne menyre personale dikujt ,keshtu qe do doja pak transparence ne kete gje nga te gjtihe ju.i them keto gjera me keqardhje sepse jam shqiptare dhe une dhe krenare per kete,po i drejtohen mbi te gjitha atyre qe kane udhehequr kete popull si dreq.populli eshte turme dhe nga ta drejtosh shkon,keshtu qe......
kalofshi mire dhe ju pershendes te gjitheve kudo qe jeni...pacim
o Alias
Nuk e lexova fare letren tende,doja ta lexoja,por me kapi syri frazen kur ti akuzon Mbretin Zog 1.E njeh ate kohe zotrote?Ke aq kulture dhe moral ti thuash udheheqesit me te sukseshem,kryepatriotit,diplomatit te shquar tradhtar?Fol e xhaxhi tamam,mesoji gjerat pastaj jep nje mendim.
I nderuar ELABANSALLI_2003
Te udheheqesh mire s'do te thote qe ne fund te mos jesh tradhetar po do beje mire t'i kaloje nje perseritje historise se Shqiperise.Eshte nje liber me rreth 500 faqe, kerko ne librari historine e klases te tete dhe me siguri do gjesh dicka aty per te korrigjuar dijet e tua, nuk besoj se do te duhen me shume se 6 ore lexim. Nese je jashte shtetit atehere s'ka rast me te mire qe me kalimin e pushimeve ne Shqiperi te lexoje dicka per te kaluar kohen e lire.
Me respekt alias
per mendimin tim cdo njeri ka frike - por nga se ka frike varet nga kultura qe jeton:
nese themi qe nje europian ka frike ta tradhtoj gruan se po e mori vesh ajo i iken, e nje shqiptar e tradhton se e din se ajo ska ku shkon ....a asht shqiptari ma i pabes?! apo situata?!
nese nje shqiptar se len mikun ne balte (historikisht) ka ardh se asht mendu edhe un mund te jem ne at pozite. Kurse vende te tjera me nji ndihme ma te madhe nga shteti thojn baba shteti me del Zot e sja kam nevojen kujt, edhe spo kam nevoj me ndihmu kend!
Per mikpritje a njoft gjithmon, kur pret dike, e kur ndihmon dike, ma shum se personin qe ke ndihmu ke ndihmu veten, duke i dhan nji gezim a sodisfaksion vetes. Te duket se ke ba dicka te mire, qofte edhe tuj i fal nji lypsit pare, ma shum rrezik gzohesh ti se lypsi qe a msu me i fal.
E me mikpritje lidhet edhe fakti qe dona shoqnin, muhabetin, kallabllekun e thashethemen si pjes e pandame e komunikit mes njerezve, jo gjithmon me konotacion negativ.
Sa per agresivitet, asht prap rrethi qe e ka ba te tille, po AGRESIV jena, edhe shum.
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 50 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.