Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 119 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- Me care losnit juve kur keni qene te vegjel? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4444)


Postuar nga 100%PogradeCare datë 15 Mars 2004 - 07:14:

Me care losnit juve kur keni qene te vegjel?

Pa me tregoni njecike tashi
cilat kane qene lojrat qe losnit kur ishit te vegjel
p.sh une kur isha e vogel losja me :
syllambyllka, komicalka(me peta) ,telefon i prishur, me kanace, me shtepirash loool
noww is your turn


Postuar nga LiL__TrEaSuRe datë 15 Mars 2004 - 10:03:

Talking

Muuuuuuuuveeeee pë veten e iiiiiiiimeeeeee:p loxja me athtu...me te gjifa kto që ke fuj ti.....evje evje.......loth prap tathi po dethe ti.(shaka)pershendetje..


Puc-puc-Ela


Postuar nga fluturake datë 15 Mars 2004 - 16:58:

Re: Me care losnit juve kur keni qene te vegjel?

Citim:
Po citoj ato që tha 100%PogradeCare
Pa me tregoni njecike tashi
cilat kane qene lojrat qe losnit kur ishit te vegjel
p.sh une kur isha e vogel losja me :
syllambyllka, komicalka(me peta) ,telefon i prishur, me kanace, me shtepirash loool
noww is your turn


Une vec atyre qe ke permendur po shtoj edhe hedhje me litar, futboll me cunat e lagjes (kam qene si cun harams pas vellait), me karro me kuzhineta tek disheza tek ish hotel Fieri,topa-gropa, me bixha,loja lufta etj qe tani s´po me kujtohen.Ciao!


Postuar nga jom seksi datë 15 Mars 2004 - 19:03:

akoma ... me zara ,kopaca, e ka kush e ka ...kalamon i keq hasapi


Postuar nga ENISS datë 17 Mars 2004 - 23:21:

Topa Rasash, Topa gropa, Koman, Me doçe (kanoçe), me shpijash, doktoreshash :p , topa djeks, me pasa, me te zhytme (tu loz me top, kujt i binte ne toke, zhytej), me litar, volejboll ke fusha shkolles, futboll cuna-goca (ne 8-vjecare), shamijash (ne fillore)...nga fundi edhe me koleksion letrash cumcakizi koleksion pullash... me letra (rrenash), tresh, tetesh, mos-u-nxeh, Shah, dam...

Nese nuk ju kujtohet ndonje loje nga emri qe i kam vene me siper, na shkruani tua shpjegojme

ciao


Postuar nga déjà-vu datë 18 Mars 2004 - 01:07:

Me top pezjetleksh,me top tetedhjete leksh,me top qinç.....duke u hedhur nga treni ne ecje ne Kripe te Nartes,ndersa kur binte erresira ne ''çole'',luanim me syllambylla,lagjja kunder lagjes,futeshim brenda tek fabrika e Makaronave dhe e Bukes dhe merrnim brume te shkuar dèm dhe diten e neserme ngjiteshim ne tarrace te pallatit(1252-shi) dhe qellonim me ate si edhe me veze(keto te fundit te vjedhura nga koteci i gjitonit)....


Behhh,ja leshonim kokes njerezve qe prisnin trenin e ores 14.00,qe nga tarraca e pallatit tim ishin 20m linje ajrore dhe na pelqente te shikonim reagimet e tyre...ndertonim karro me guzhinjeta dhe me to ne duar dhe me nje ortak i ngjiteshim Kuzbabase dhe i leshoheshim dishezes poshte dhe ktheheshim ne shtepi me duarr te rrjepura dhe gjunjte po ashtu....sikur te mos mjaftonte kjo hanim edhe dacka nga prinderit(tane si edhe nga ata te shokeve tane)....mbas mesimit ne tetevjeçare shkonim pyllit te Sodes dhe benim rremuje afer Fabrikes se Sodes,benim deme majtas e dhjthtas....nuk na flsinin kurre ne emer po sa na shikonin qe larg,grate e lagjes na bertisnin ''ja ku jane te paudhet''.

Ishim femije,ishim te pafajshem .....nuk te dhimbte koka gati fare,me 30 minuta te mesuar ishe po njesoj si ai/ajo qe qendronte 4 ore mbi libra dhe ne konkurse jashteshkollore se merrnin kurre...

Mbi te gjitha ishim te pafajshem .

Voglio tornare bambino!


Postuar nga tiger_aspect datë 18 Mars 2004 - 15:24:

nga mosha 4-5 vjec merrja kutia shkrepseje me vellain e madh edhe i beja si makina, me psqyra, xhama me letra karamele zana, etj etj!

nga mosha 7vjecare, mceftas mamit se sme linte luja me zara me kopsa, i lidhja paturret me ushkur se slija kopse pa keputur

pastaj nga mosha 10 vjecare luaja me taso, karroca me kutia boje kepucesh, shtynim rrota me tel, karroca me guzhunjeta etj etj!


Postuar nga 100%PogradeCare datë 19 Mars 2004 - 04:51:

hahahaahahahha

hahahahaahahha ore po me shkulet se qeshuri loool
ehhhh sikur te isha edhe njehere e vogel
te losnim prap eeeee
sa cool do ishte


Postuar nga hirushja datë 19 Mars 2004 - 17:12:

Hahaha Brune me ke shkrire duke qeshur.

Kurse une luaja topa luftash, litar me peta e shume e shume te tjera.

Me mbahet mend njera nga lojrat e femijerise kur une beja sikur isha mami dhe kisha dy femije te vegjel dhe burrin e kisha ne pune dhe kur kthehej cdo gje e kishte gati. Kurse tjetra ishte cdo vit benim Misin e pallatit dhe une si per cudi vetem mis fotozhenikja dilja.


Postuar nga skalabrino datë 20 Mars 2004 - 01:27:

edhe une si brunia kam luajtur shume me peta me shishen me kopaca me kala dibranshe

kurse tani kam shume nostalgji per ato qe kam bere i vogel


  Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 119 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.