Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kampionati Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=168)
-- Kategoria e trete (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4826)


Postuar nga qershor13 datë 16 Prill 2004 - 13:18:

Kategoria e trete

Korabi kërkon të rikthehet.

Korabi i Peshkopisë këtë sezon e sheh veten në kategorinë e tretë. Diçka e veçantë dhe e pabesueshme për një rreth me traditë në këtë sport. Për të mësuar se ç'përgatitje po bën Korabi në prag të ndeshjeve kualifikuese, biseduam me Haki Dukën, përgjegjës i klubit "Korabi": "Qëndruam një vit në kategorinë e tretë, gjë që na ka kushtuar shumë. Për t'u kthyer përsëri aty ku dëshirojnë sportdashësit, skuadra po përgatitet intensivisht nën drejtimin e trajnerëve T. Përleka dhe K. Prençi. 23 futbollistë kanë arritur tregues të kënaqshëm në treguesit fizikë e teknikë. Për Korabin nuk ka alternativë tjetër veç kthimit midis ekipeve të kategorisë së dytë. Impenjimi dhe motivimi i të gjithë futbollistëve dhe i drejtuesve është që edhe në takimin e parë kualifikues me Bulqizën në stadiumin e Burrelit, të arrijmë një fitore bindëse, të merituar dhe korrekte," - thekson Duka.
Në kuadrin e përgatitjeve për t'u ngjitur në kategorinë e dytë, Korabi i Peshkopisë këto ditë zhvilloi një ndeshje miqësore me Korabin e Dibrës së Madhe. Ballafaqimi mes tyre ishte i fortë dhe i bukur. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për futbollistët e Peshkopisë, ku shënoi dy herë Armand Lazimi dhe për vendësit Habib Klloqishta. Edhe në 45 minutat e pjesës së dytë, ku trajnerët provuan disa futbollistë të rinj, loja nuk e humbi bukurinë. Futbollistët vendës e gjetën rrugën e rrjetës dy herë, me autor të golave Mereden Demetin dhe Lirim Recishtën, ndërsa për Korabin përsëri shënoi Lazimi. I gjithë takimi u mbyll 3-3.


Postuar nga qershor13 datë 16 Prill 2004 - 13:22:

Kategoria e trete.

Bulqiza - Peshkopia 5-1
Maliqi - Prrenjasi 2-2
Puka - Klosi 3-0
Suçi - Rrësheni 5-0
Gramshi - Pojani 3-3
Skrapari - Plugu (nuk u zhvillua)
Saranda - Këlcyra 1-0
Poliçani - Komsia 3-2


 
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.