| Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Vuajtje dhe adventura (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4833)
Vuajtje dhe adventura
Selam te gjithe anetareve te forumit.Une jam nje anetar teper fringo i forumit dhe shpresoj qe per kete arsye do te me mireprisni mua dhe temen time te re .Une pelqej shume te lexoj dhe keto kohet e fundit sec me shkrpi nje ide e marre per te shkruar nje liber perreth refugjatit, vuajtjeve dhe adventurave te ndryshme qe ai/ajo ka kaluar ne kerkim per nje 'jete' me te mire gjoja, larg Shqiperise.Une jam vete refugjat ne angli dhe me te thene te drejten jam zhgenjyer shume nga ky realitet por s'kam c'bej.Elahamduliah jam shqiptar ,kocke e forte.E nisa udhetimin tim per ne angli 4 vjet perpara.Me te thene te drejten nuk kam vuajtur shume.Jam shume i sigurte se shume nga anetaret e forumit do te kene kaluar vuajtje shume me te medha se une dhe shume peripecira te tjera, prandaj do te jem shume i lumtur NQS cdo anetar i forumit do te shkruaj ndonje dicka perreth historise dhe aventurave te kurbetit, qe do te me ndihmojne shume per librin tim.Nqs libri im do te shohe driten e botimit,Pse ja do t'ju ftoj te gjitheve ne restorant me zhpenzimet e mia.Faleminderit shume.
Pershendetje
Eshte me te vertete nje ide e mrekullueshme te shkruash nje liber rreth emigrimit. Edhe mua me pelqen shume te lexoj. Te uroj qe te arrish qellimin qe i ke vene vetes per mbarimin e librit.
Me respekt qershori
ciao refugjat
Ide e bukur, le te shpresojme me te miren.
Kur do me kujtohet ndonje gje do ta postoj.
Tani per tani me kujtohet hisoria e Palit ne Greqi (eshte e vertete).
"Pali duke ecur ne rruge dikush i thote "Jasu palikari" pershendetje tipike greke perkthehet "shendet or trim".
Pali i thote shokut te tij "Po mire emrin ma dinte por te me share pse me shau"
pershendetje trojani
pershendetje Refugjati.
me vjen mire qe ju do i kushtoni kohen tuaj nje libri per refugjatet,
ju uroj qe ti shkoni deri ne fund te kesaj ideje.
sa per historite qe ju deshironi te dini, besoj se ku forum do t' ju ndihmoj, nese ju lexoni tek ditari e tek letersia e te rinjeve ku ato flasin ate qe ndjeje ne momente te ndryshme te dites.
nese do kem kohe do ju shkruaj ndonje histori, por dihet qe historite tona nuk jan gjithmone te gezueshme........
jeta ne kurbet eshte e veshtire e medoj se libri juaj nese e sheh diten do jete nje liber i tristueshem.......
pershendetje.
U pa puna, po e filloj vete i pari
Selam te gjithe anetareve te forumit.Jam paksa i zhgenjyer persa i perket angazhimit te anetareve te forumit ne temen ime te re .Gjathashtu falenderoj Tropojanin persa i peket tregimit te tij teper interesant dhe edukativ por kam frike se nuk mund ta pembledh tregimin tend ne librin tim te ardhshem.Gjithashtu pershendes dhe sabinen per kurajimin qe me beri dhe desha te them se une do ta mbaroj kete liber me cdo kusht packa se mund te kete plot trishtime dhe vuajtje brenda.It's only up to you Sabina to read it or not.Megjithese jam shume sigurte se akujt nga anetareve te forumit nuk i behet vone se jam pakasa i zhgenjyer thahse qe eshte me mire mbase qe te filloj vete i pari qe te shkruaj perrth udhetimit tim nga SHQIPERIA per ne ANGLI.Shpresoj qe mbas meje do te fillojne te shkruajne edhe te tjeret.
SUMMER 2000,ALBANIA.Sapo kisha mbaruar ushtrine dhe kisha me shume se 2 muaj qe sorrollatesha posht e lart per te gjetur ndonje pune sado te vogel sa per me paguajt shpenzimet e mia se per me kurse nuk bohesh fjala.Ishte nje vend per kamarier tek nje lokal ne qytetin tim por ce do e zuni shpejt nje tjeter se kishte miqte e forte.KU-ku dhe per kamarier duhet me pas mik te forte.Megjithate se dhashe veten se jam kocke e forte dhe me te thene te drejten me pelqen te rri pa pune shpesh here.I dhashe vetes kurajo se cdo gje do te behet mire dhe po prisja por do ti se nuk bine pula nga qielli.Nje nate me morri nje shok ushtrie i larget ne telefon.Merrte nga anglia.Sa mu be qejfi.Thashe se do te me conte ndonje leke por ehehee nothing.Megjithate ajo telefonate ndryshoi jeten time me sa duket per mire (mbase).E pyeta ne telefon shokun gjere e gjate dhe me ne ne fund cak dhe tek tema ku doja une:A behet gje sikur te vi edhe une, a do te me ndimosh qe edhe une te vi ne Angli.Ishte me pak medyshje por pas shume tentativash ai me tha qe per te me pritur ne angli nuk do te ishte problem por per te ardhur ishte my bussines.OK ,LALO ,ate gje e di une.Keshtu qe fillova te pergatitem per te shkuar ne angline e shekspirit.Nuk me merrte gjumi nga gezimi.ME vrane gjumin ,gjumin e pafajshem.(shekspiri).Brenda 6 ditesh arrita te gjej mafiozin qe merrte persiper te me conte ne angli patjeter kundrejt nje pagese te madhe paresh.Fatmiresisht e gjeta shpejt mafiozin se sic e dini ne shqiperi eshte shume e veshtire qe te gjesh njerrz te tille.Marreveshja ishte qe do te udhetoja me pasaporte shqiptare me vize shengel nga shqiperia deri ne Austri dhe ne austri do te ndryshoja avion per ne france dhe ne france do te takoja nje anetar te rrjetit mafioz i cili do te me kalonte per ne angli, dhe kur te arrija ne anglido te merrja ne telefon qe te dorezonin parate.ME te thene te drejten kam paguar $4500 ne ate kohe.
Ishte dite e shtune ne mengjes kur u nisa nga qyteti im i dashur .Nena ime e dashur me hodhi gati gjysme kile sheqer perpara kembeve perpara se te nisesha qe te me ecte mbare.Ishte dite vere dhe ndihesha paksa i trishtuar qe po largohesha nga vendi im me nje qiell kaq blu dhe me nje diell kaq te ngrohte per te udhetuar ne nje vend ku kurre sdo ta shihja ate diell dhe ate qiell.EHHHHHHHHHH.
Mafiozi po me priste jashte me makinen e tij.Ishte durrsak dhe e mbante veten per shume te zgjuar dhe te shkathet.Nuk i dhashe kredit fare dhe i lutesha ZOTIT qe te me ndihmonte qe te dilja i suksesshem.
Aeroport.
Pata nje problem te vogel ne aeroprtin shqiptar ne biletari por pasi mafiozi sec morri ne telefon gjithcka u rregullua.E ndieva per nje sekond veten te fuqishem por jo me shume se nje second.Udhetimi kaloi mire.Edhe pse ishte hera e pare per mua te udhetoj me avjon nuk u befasova apo frikesova shume ,perkundrazi u kenaqa shume me bukurite qe vinin nga poshte avionit vecanerisht kur avioni ishte siper reve dielli ishte kaq i madh dhe madheshtor .
AUSTRI.Ne kontollin e biletave u ndalova nga nje oficer qe fliste gjermanisht i cili me sa kuptova ne ate kohe me shpjegonte se pasdaporta ime ishte fallco.EHE ngeca se nuk kishte mafioz me telefon ketu.POr shpejt e mora veten dhe fillova ti bertas oficerit se ishte shume gabim duke o folur here shqip here greqisht here anglisht dhe here nje ghuhe qe dhe vete se kuptoja,vetem flisja ,Oficeri mesa duket u merzit nga persistimi im dhe zhurma qe beja dhe me dha pasaporten shpejt dhe me drejtoi ne avionin tjeter.Jo keq per here te pare. -vijon ne faqen tjeter
U pa puna, po e filloj vete i pari
France.Udhetimi deri ne france kaloi pa ndonje gje te vecante.Arrita ne france nga darka dhe sapo arrita mora nje taksi per ne vendin ku do te takoja ate qe po me priste.Taksixhiu ishte shume i dashur dhe pas disa pyetjesh e mori qe jam i porsaardhur dhe e kam per here te pare ne france keshtu qe me beri disa xhiro posht e lart perpara se te me conte tek vendi i duhur.PRA ne vend qe te paguaja £50 pagove $150.Jabanxhi hesapi.Megjithate isha shume i lumtur sr helbete hesapi isha ne france,jo pak per nje shqiptar qe skishte pare dynja me sy.Sapo arrita bleva disa karta telefonike dhe fillova te marr ne telefon mafiozin.Per cudi ai jo qe skishte dale per me me prit por me tha se per momentin nuk mundej te vinte se kishte frike policine.I thashe se ky nuk ishte biznesi im dhe se une kisha paguajt paret per gjithcka.Shkurt prita deri nga mesnata duke bere telefonata dhe duke e kercenuar se nuk do te paguaja asnje lek dhe se te nesermen do te shkoja te dorezohesha ne poplicine franceze dhe nuk do ti paguaja asnje lek,por ce do nuk pine uje.Aty nga mesnata mu mbaruan kartat e telefonit dhe te gjithe dyqanet ishun te mbyllura.Me duhej patjeter nje karte qe te flisja me mafiozin.Fillova qe te kerkoj tek njerezit qe ishin ne stacion ne qofte se kishin mundesi qe te me lejoni qe te flisja nje minute ne telefonin e tyre dhe do ti paguaja por do ti qe te gjithe po me shikoni me dyshim dhe ishin gati qe te therrisnin policine.AHH shqiperi e dashur.Ketu ne evrope nuk te japin dhe nje gur me care koken lene mo ndonje gje me te ndhmu.Megjithate ZOTI me erdhi ne ndihme.NJe lypsar rruge paksa i dehur duke me pare se une isha shume i deshperuar per nje telefonate me afroi karten e tij me kusht qe per nje minute te paguaja £15 ,pra per 5 minuta $60.C'menduri por nuk kisha rruge tjeter se me duhej shume nje telefonate.Por mrekullia ndodhi.Karta qe kishte lypsi ishte identik me karten time te mbaruar qe une e mbaja ne xhepin e majte dhe papritmas me lindi nje ide shqiptare.E mora karten e tij me doren e djathte dhe receptorin e telefonit me te majten dhe pa me kuptuar francezi thjesht ndryshova kartat me njera tjetren.I rashe ne te njetin kohe nje numri qe nuk ekzistonte qe keshtu nuk ishte e mundur qe te flisja ne telefon.I thashe francezit se fatkeqesisht numri qe i bija nuk e hapte dhe-vijon ne faqen tjeter.
Upa puna,po e filloj vete i pari
Pra ku e lame.AHH po i thashe francezit se fatkeqesisht numri qe kerkoja nuk dilte dhe e falenderova shume per ndihmen teper humane qe me afroi dhe pastaj u largova duke mbajtur mezi te qeshuren.Pra shkurt faleminderit francezit une u bera perseri me karte telefonike dhe morra mofiozin i cili e kishte mbyllur telefonin.
Teper i merzitur dhe teper i lodhur vendosa qe te gjej nje hotel per ate nate dhe te nesermen dite e re kismet i ri sic i thone pleqte.Me vete kisha £500 qe do tia jepja mafies per sherbimin e tij.Thashe qe keto pare do ti shpenzoja per qejfin tim dhe do te kthehesha ne shqiperi pastaj .Zgjodha hotelin me te mire me pese yje.Sapo hyre punetori i hotelit erdhi me rrembeu valixhen dhe me drejtoi per ne dhomen time numer 13(nuner tersi thone but jo per mua).Priti i shkreti se mos i jepja ndonje bakshish por prej kujt se.Isha teper i merzitur dhe isha gati per sherr.Sapo iku punetori u hodha ne dyshek me gjithe kepuce se fundi i faret kisha paguajt $100 per nje nate.Por do ti se nuk me morri gjumi direkt shyqyr ZOTIT.Aty nga 2 e mengjesit sikur degjova ca zhurma dhe dola dhe pyes se cfare ishte.Me thane se nuk ishte asnje gje.U nxeva dhe fillova qe te perdor fjalorin shqipater ne raste emergjence dhe kur nxhehemi.Si duket dikush me kishe degjuar dikush qe fliste gjuhen e embel shqipe dhe brenda 2 minutash dy veta erdhen dhe trokiten ne deren time.Nuk ishin kineze por fatmeresisht ishin shqiptare.Dhe ceshte me e cuditshmja ishte mafiozi qe kaq shume e kishim kerkuar dhe pritur ne stacion.(AH shker.......) Kjo ishte nje mrekulli ,mje dhurate nga i madhi ZOT per mua.Pas nje prezantimi te shpejte shqiptarce mafiozi me kerkoi falje per vonesen dhe toni i tij ishte aq i embel sa edhe vete u embelsova shpejt.Nuk kishim rruge tjeter.TE nesermen me tha qe te behesha gati per tu nisur per ne angli, dhe me duhej qe te flija.POr nuk kishe gjume per mua se tani kisha frike se mos do te me vinin naten dhe me vidhnin paret qe i kishim fshehur disa ne corape,disa ne pantollona dhe disa ne nje vend delikat.E gdhiva naten dhe te nesermen u nisem per ne angli aty nga ora 11 e mengjesit.Ishte dite e buker por kurre si ajo e shqiperise.E preme bileten deri ne kalaise(fshat francez)se nuk mund te udhetonim me tej me vize shengel dhe ne kufi me kalaisen me angline ne duhej te fhiheshim neper tualetet e trenit.Ishim pese shqipatre gjithsej dhe une shpresoja qe treni do te kishte tualete te mjaftueshme per ne te peste.Secili do te rrinte ne vagon te vecuar nga njeri-tjetri ne menyre qe te mos binim shume ne sy se ishim east european.Une isha ne nje vagon mbushur mr familjare angleze.Pas nje ore udhetim aty afer kalais une shkova ne tualet dhe pasi e gjeta bosh hyra dhe mbylla dhe u ula siper ne sink duke pritur.Per dreq pas 3 minutash erdhi nje grua dhe filloi ti binte deres.Une nuk flisja vetem mermeritja sikur te isha kaps.Fatemiresisht gruaja angelze iku shpejt dhe une dola me te shpejte dhe ndrova tualet sepse isha ne banjon e grave pasi nuk e kuptoja dhe aq mire anglishten ne ate kohe.Farmiresisht ne tualetin e burrave nuk me shqetesoi kush.Treni arrti ne kufi me angli dhe pas 10 minutash kontroll biletash(por jo banjosh) treni hyri ne toke angleze.Ndenja me te thene te drejten dhe nje gjysme ore ne banjo por tani per arsye te verteta personale,meqe isha qe isha le ta shfrytezoja kete shans.
Arrijtja ne angli me ka lene pak mbresa le te mos themi fare.Shtepi te vjetra, kohe gri, shi i pandalur,pamje te vjetra etcccc.Prisja dicka tjeter por pashe dicka tjeter.
Sapo arrita oficeri i emigracionit ndau nga turma e madhe e udhetareve mua dhe shqiptaret e tjere, dhe pas nje quizi te shpejte na futen ne nje dhome me bagetite e tjera.Na morren ne pyetje me the dhe me te thash, na bene nga nje fotografi dhe na moren shenjat e gishterinjve sikur te ishim kriminela.
PASTAJ dhe pastaj filloi nje jete e re per ne me nje emer te ri dhe me nje nenshtetesi te re (kosovar lufte).Genjeshtra dhe vetem genjeshtra qe per te cilat nuk jam aspak i lumtur dhe krenar perkundrazi jam shume i trishtuar.Nuk kishim rrge tjeter,rruga tjeter ishte qe te kheheshim ne shqiperi dhe te behesh kamarier nqs do ta kisha kete fat.E vetmjas gje qe pelqej dh e kam shfrytezuar ne maksimim ketu ne angli eshte edukimi.
Po e perfundoj ketu tregimin tim duke kerkuar te falur per ndonje gabim ne te shqiptuar sepse e kam kohen teper te kufizuar.Shpresoj qe shembullin tim ta ndjekin dhe anetaret e tjere te forumit tani.
SEALAM te gjitheve.
tema e refugjatit
Miredita te gjitheve.Doja te te beja complimentet e mia per iniziativen tende te librit o refugjat.Dhe sidomos pershkrimi i nisjes tende nga shqiperia me pelqeu vecanerisht.Qenke nisur me goxha peripecira.Dhe une jam refugjate si te thuash per studime ne itali.Jam nga tirana dhe kam qe ne gusht te 2000 ketu.do te shkruaj nje here tjeter me deshire historine time sepse tani duhet ti kthehem studimeve.nderkohe te uroj te kesh sukses reth kesaj idee mbi librin.ciao
Emigracjoni plage epa sherueshme
Mirmbrema refugjat me pelqeu ideja jote dhe te uroj qe libri yt sa me shpejt te shofe driten e djellit Si ndihme ne punen tende po shkruaj ne histori nga jeta ime ne emigracin Jam nje student qe studjoj ne UB ne Kamez por per momentin jetoj ne ANGLI hera e dyte qe provoj emigracionin se hera e pare ka qene ne vitin 99 kur une isha akoma adoleshent e fjalen emigracjon vetem sa e kisha degjuar keshtu qe pothuaj qe epa mundur te prisja mbarimin eshkolles se mesme por per fatin emir timin e prita DIte e dyte te provimit te lirimit
optimistit
por kur do ta mbarosh te shkreten se ke 2 muaj qe e ke lene te pambaruar.Te gjithe te mirat Optimist.Tung
| Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.