Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- " e drejta e azilanteve intelektuale" per te folur per vendin e tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4894)


Postuar nga Klodel datë 24 Prill 2004 - 00:45:

" e drejta e azilanteve intelektuale" per te folur per vendin e tyre

Ne qe shkollohemi e diplomohemi jashte, qe perpiqemi te integrohemi ne shoqerite ku jemi dhe te thithim vlera te reja mendimi komunikimi per t'ua transmetuar me tej shoqerise shqiptare, mos valle jemi shnderuar ne nje minoritet tjeter ne vendin tone?

e them kete sepse jo pak here kam degjuar vleresime gati raciste nga ana e shqipareve qe jetojne ne Shqiperi dhe Kosove ndaj atyre qe jetojne jashte, qe kane arritur te jene figura intelektuale te vleresuara ne vendet ku jetojne, ne rast se nxjerrin ne pah problemet reale te vendit (Shqiperise, Kosoves), si antishqiptare, arrogante dhe te pavlera.

A mos valle nese na hapen horizontet e vleresimit e te kuptimit te gjerave dhe nese arrijme te shkojme ne thelb te problemeve, nese i themi ato me ze te larte, kjo na ben te vleresohemi si persona qe e urrejme vendin tone? nese keto kritika kalojne mendesine e ngurte tradicionale te shoqerise shqiptare cilesohemi si joshqiptare?

dhe kjo jo vetem ne planin profesional por edhe nese kalohet ne nje plan tjeter ate shoqerorin, qofte dhe mes bashkemoshatareve te tu eshte dicka qe ndihet sidomos ne komunikim.

ju ftoj te diskutojme....


Postuar nga Perendia datë 26 Prill 2004 - 04:59:

Temë shumë interesante!

Të them të drejtën, kam 7 vjet pa u kthyer në Shqipëri e pa pasur kontakt të drejtpërdrejtë me shoqërinë shqiptare. Dhe nuk e di sa mund të ketë ndryshuar kultura dhe opinioni ndaj atyre që kanë jetuar jashtë këto vitet e fundit. Por shpresoj që të mos ndesh në këto dukuri që ke theksuar më lartë, se përndryshe gjarpri i zi do t'i hajë .


Postuar nga Miri98 datë 27 Prill 2004 - 15:19:

Re: " e drejta e azilanteve intelektuale" per te folur per vendin e tyre

Pershendetje,
sigurisht qe konstatimi juaj eshte me vend. Une personalisht kam vite qe vuaj nga kjo symptome. Jo vetem per problemet "madhore" te kombit tone, por edhe per probleme te perditshme shoh nje tentative te bashkevendasve dhe familjareve tane per te na lene menjane, si gjoja te pa pervoje, ose te joinformuar mbi problematiken vendase.
Sigurisht qe kjo sjellje me ka vrare ne fillim shume, por tani jam bere edhe une shume tolerant dhe nuk i jap kenaqesin kujt te me "diskreminojne" me parullen: ti nuk jeton ketu dhe nuk e din se si shkojne punet.
Fakt eshte qe nje individ i trete (si ne rastin tone nga diaspora) me informationet e duhura eshte me ne gjendje te marri nje vendim ose te diskutoje ne menyre me te pjegur se sa palet ne konflikt.


Postuar nga trojani datë 11 Qershor 2004 - 23:30:

pershendetje

Ciao Analiste!
Teme shume aktuale kjo qe ke hapur,dhe qe eshte e vertete nuk e diskutoj aspak.

Nqs do te shikojme shkaqet se pse gjithe ky mospranim ndaj atyre qe kane studiuar apo akumuluar pervoje ne nje vend te huaj. Besoj se do te biem shume dakort se jane tre shkaqet me kryesore.

-Mostoleranca e theksuar Ballkanike. Nuk besoj se vetem Shqiperia eshte viktime e kesaj dukurie. Greqia dhe Rumania(per keto vende jam i sigurt) ne kete rast po na bejne shoqeri.

-Mungesa e vendeve te punes, gjithashtu krijon kete problem. Kur ha njeriu njerine per nje vend pune, atehere dhe shpresat per nje vend pune apo karrire duhen te jene shume modeste.

-Kontradikta mes brezave. Shqiperia ne keto momente eshte e kontrolluar nga nje dore e celikte e edukuar ne bangat e fakulteteve marksiste-leniniste. Dhe ne kete menyre eshte eshte shume e veshtire te penetrosh ne kete rrjet militantesh te sprovuar, qe ne nje menyre enigmatike mbrojne dhe perkrahin njeri tjetrin, sikur te mbronin dhe perkrahnin vetveten e tyre.

Mund ti shtojme edhe shume shkaqe te tjera, por ma do mendja se keto jane ato me kryesoret.

pershendetje trojani


Postuar nga Perendia datë 14 Qershor 2004 - 14:33:

Kam 15 dite qe u ktheva ne Shqiperi dhe deri tani nuk kam patur perplasje te zjarrta pervec nja 2 enveristeve dhe 1 kengetari qe kendoi serbisht (ne 1 bar ku ndodhesha), por me "respektuan" dhe s'vazhduan me teper.
Te shohim me tej...


Postuar nga profesor59 datë 23 Maj 2009 - 01:55:

U këtheva pas 20 vitesh

Thënë shkurt dhe qartë , undjeva krejtësisht i huaj në vendin tim.
Kishte ndryshuar edhe gjuha ishin futë shum fjalë të huaja që i ndëgjoja për herë të parë
Hyra në shitore per të pyetur per disqe muzike me këngëtar që i kishim dikur e zotriu shitës filloi të më perqeshë , se ata emra këgëtarësh , nuk i kishte ndëgjuar kurrë
mënyra se si komunikonin ata ishte shum irituese per mua
U binda se ata ishin të bindur se ne ( që jetojmë jasht )nuk jemi mirë në kokë
Do ta kisha shum të vështirë që të riintegrohem
Në asnjë pikë nuk nuk gjetem hapsirë që të kuptohemi
Anarkia për ta , ishte demokracia e vertetë


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.