Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 26 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- psikologjia ne shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5119)


Postuar nga anjeza datė 13 Maj 2004 - 11:14:

Post psikologjia ne shqiperi

ne c'stad te zhvillimit eshte shkenca e psikologjise ne shqiperi?


Postuar nga rrushi datė 14 Maj 2004 - 21:14:

Une kam mbaruar per psikologji ne shqiperi dhe pastaj erdha ne amerike per te mare masterin. Kam 3 vjet qe nuk kam shkuar po mbaj lidhje me shoqet e fakultetit. Mund te them me siguri qe ne shqiperi nuk ka fare shkence psikologjie pamvaresisht se ne kemi nje dege psikologjie dhe tani kane hapur edhe nje program pasuniversitar. Problemi me i madh eshte mungesa e botmive ne shqip, ne na eshte dashur te studjojme shumicen e lendeve ne anglisht. Une nuk njoh ndonje psikolog qe praktikon profesionin e vet, shumica e profesoreve ose studenteve te diplomuar nga psikologjia punojne ne projekte qe kane me shume profilin e punes sociale. Ndoshta tani ka ndryshuar gjendja, edhe une do doja te dija me shume. Me sa me kane thene per programin pasuniversitar eshte mese komik aq me teper kur nuk ka asnje mundesi per te praktikuar ato qe meson. I vetmi program qe mbaj mend (pervec spitait psiqiatrik) ishte i sponsorizuar nga WHO dhe ishte fare i ri kur ika une. Para 3 vjetesh une punova per nje projekt per studimin e praktikave te rritjes se femijeve nga 0-6 vjec qe kishte shume te meta por te pakten nxori ca rezultate. Ka edhe studime te tjera qe behen, per dhunen ne familje sidomos se shumica e fondeve (cuditerisht!!!) shkojne ne organizata grash.


Postuar nga Fajtori datė 15 Maj 2004 - 22:08:

Nese me lejohet te dal pak fare nga tema. Rrushi ca do besh kur ta mbarosh? Do kthehesh?


Postuar nga Aljohin datė 17 Maj 2004 - 13:28:

Rrushi mos bjer ne gracke.... mos u kthe. Fajtoro jo per gjo.....po pytje eshte kjo?


Postuar nga Aljohin datė 17 Maj 2004 - 13:31:

Me falni qe po dal perseri nga tema por Fajtori filloi. Rrushi te kam derguar nje mesazh prajvet....nuk e di a ke marre?


Postuar nga ENISS datė 18 Maj 2004 - 18:38:

Psikologjia qe studiohet ne Shqiperi eshte shume e pergjithshme. Ka shume lende te shkencave sociale dhe profesionale, por gjithesesi mbeten te nje niveli te pergjithshem. Teksti mesimor jane kryesisht libra per nje shoqeri te hapur qe gjenden ne librarite tona, librat e pare te perkthyer ne shqip dhe disa te pergatitur ne vitet e fundit nga pedagoget tane. Leksione te lendeve te caktuara jepen me shkrim e ndersa literatura plotesuese edhe individuale eshte e tera ne anglisht me te cilen ti mund te merresh per temat qe diskutohen ne seminare, per detyrat e caktuara te kursit gjate vitit dhe sipas ambicieve te tua per dije profesionale.
Behet edhe praktike ne institucione ku aplikohet psikologjia por edhe kjo jo e mjaftueshme per arsyen se ketu ne nuk kemi institucione te mirefillta ku te marresh eksperiencen e psikologeve te suksesshem ne ofrimin e sherbimeve. Praktika konsiston me teper ne njohjen e pergjithshme te institucioneve dhe se ku mund te aplikohet psikologjia si profesion.
Ajo qe mbetet per te bere, sipas nje niveli te caktuar profesional qe perfitohet nga keto studime te kryera ne Fak. e Shkencave Sociale ne Tirane, eshte domosdoshmerisht nje specializim i metejshem dhe profilizim i psikologjise. Vete nga natyra e ketij profesioni, dhe aplikimi i tij tek njerezit dhe bota e tyre, e kerkon domosdoshmerisht nje profilizim te thelluar. Sigurisht edhe ne saje te profilit qe kerkon ti japesh profesionit tend ne te ardhmen. Pasi jane marre vetem bazat e pergjithshme te psikologjise.

Duke cituar rrushin: shumica e profesoreve dhe studenteve te diplomuar tek psikologjia punojne ne projekte qe kane me shume profilin e punes sociale -
do te shtoja se shkenca e psikologjise eshte shume e gjere dhe nuk mund te thuash se nuk po e shtrojne profesionin e tyre. Psikologjia nuk mund te presupozohet vetem ajo klinike apo me keshillimin sikurse jane mesuar te gjithe te perfytyrojne psikologun.
Puna e psikologut mund te jete me individin, grupin, komunitetin... deri nje pjestar te komisioneve dhe grupeve te punes nder profesioniste te tjere te shkencave sociale, juristeve, mjekeve, mesuesve...
Nisur nga kjo me siper, une di per shume pedagoge, studente qe kane mbaruar psikologjine ne Shqiperi qe tashme jane angazhuar ne vende pune ne fushen e sherbimeve sociale, ne administrate, ne shkolla, ne shoqata te ndryshme jo qeveritare, ne institucione shteterore, ne institute studimesh, etj...

Ajo cka nevojitet me rastin e shoqerise sone, institucionet tona publike dhe qeverine shqiptare eshte nje perpjekje me e madhe per te hartuar strategji, dhe politika ku psikologu te kete nje rol me te rendesishem dhe me te vleresuar ne punen per zhvillimin e shume fushave nisur edhe nga problemet e shumta sociale. Dhe hapesirat jane te shumta, por nisur nga kjo qe thash me siper dhe ajo qe nevojitet per te aplikuar psikologjine, eshte nje pune e cila i takon pikerisht profesionisteve te rinj te psikologjise per te punuar per ti bere vendin prfoesionit te tyre perkrah profesioneve te tjera duke treguar domosdoshmerine e tij ne tryeza te rrubmullakta e diskutime me perfaqesues te qeverise... dhe hapat e para kane filluar, edhe pse nuk ka shume vite zhvillimi, fale merites se profesoreve dhe studenteve te brezave te pare qe kane kryer specializime te metejshme, kane sjelle eksperiencat te vendeve te tjera duke e pershtatur me realitetin shqiptar e qe aktualisht punojne me donacione te Organizatave Nderkombetare duke eksperimentuar me projekte te ndryshme per ti treguar edhe qeveritareve e politikaneve domosdoshmerine e ketyre profesionisteve dhe sherbimet e studimet qe ofrohen prej tyre, qe ne te ardhmen te jene kopetence e qeverise sone, institucioneve qeveritare per tu siguruar terren per nga burimet financiare dhe njerezore. (nje shembull eshte psikologu ne gjimnaze, psikologu ne qendrat studentore ku jetojne studentet, qe fare mire mund te ishte kopetence e Ministrise se Arsimit. Psikologu ne qendrat spitalore, martenitet, etj...qe mund te jete kopetence e Ministrise se Shendetesise. Psikologu ne sistemet e korrektimit, burgje, prokurori, gjykata, etj... mund te ishte kopetence e Ministrise se Drejtesise, etj).
Ketu cdo vit ndryshon, fale njerezve qe e kane me pasion e qe e kane kuptuar drejt rolin e psikologut e ku mund t'ia bejne vendin vetes ne pershtatje me shoqerine shqiptare. (disa studente te brezave te pare hapen nje shoqate te profesionisteve te psikologjise se aplikuar)
Sigurisht qe skemi si te jemi shume te kenaqur, se eshte vetem fillimi, dhe mbetet perhere shume per te bere...


Postuar nga Ana3 datė 21 Maj 2004 - 18:34:

pershendetje te gjitheve,

edhe une studioj per psikologji ne itali. jam ne vit te trete e besoj se se shpejti do me vij momenti te kthehem ne Shqiperi.
nje gje qe me shqeteson shume: fakti i te ardhmes profesionale dmth a kerkohet konkretisht psikologu, dmth a ka vende pune?
apo duhet me i bere vend vetes?
jam sh dakort se si psikolog mund te punohet ne sh ekipe por konkretisht a ndodhin ne shqiperi?
po psikoterapista ka nqs po, te ciles rryme jane?
pastaj Eniss do te doja pak te ballafaqoja programet, dmth mund te me thuash ne vija te trasha se cfare studioni.

faleminderit

p.s:mu be sh qejfi qe edhe ju beni praktike sepse per mendimin eshte sh e rendesishme e eshte nje moment per te "vjedhur" profesionit nga te te "pjekurit"


Postuar nga anjeza datė 25 Maj 2004 - 10:28:

Exclamation

Ana3 jam anjeza edhe une studente psicologjie,viti i pare.praktikisht e hapa kete teme sepse edhe une mendoj qe ne nje te ardhme e jthehem ne vendin tim per te ushtruar profesionin.kam zgjedhur profilin psik.klinike.mendoj se do t'ia dal mbane pavarsisht se ky profesion eshte ne periudhe tranzicioni tek ne....


Postuar nga Ana3 datė 25 Maj 2004 - 11:55:

ciao Anjeza,
une jam ne degen e psikologjise per zhvillim e edukim (nje dege e re me veshtiresite e veta ne fushen profesionale)
e marr me mend se ne itali jemi sh studenta per dege te ndryshme shoqerore e shpresoj qe shumica te kthehemi e te punojme per te miren e vendin tone (duket fjali sh banale ndoshta, por une e besoj kete gje )
nje gje e mire per ne ktej nga ana tjeter e Adriatikut do te ishte nje informim i mire mbi ato cka ndodhin ne Shqiperi e kontakte me koleget tane


Postuar nga Fajtori datė 27 Maj 2004 - 00:58:

Mendoj se eshte shume e nevojshme nje nderlidhje mes psikologesh ne menyre qe kjo shkence te ngrihet me kembe nga zero. Ne fakt nuk besoj eshte ne tranzicion ne Shqiperi, ajo thjesht eshte e posalindur. Varet nga shtytja qe i jepet si komunitet psikologesh qe te vije ne nivelet perendimore. Kur them nderlidhje nenkuptoj shkembime materialesh, idesh dhe njohurish. Ne nje stad me te avancuar do ishte ideale qe te shqyrotheshin raste klinike te kaluara neper duar ne Shqiperi, diagnoza dhe ndoshta trajtimi i tyre. Vetem keshtu mund te mesohet nga njeri tjetri e te behet nje rryme serioze.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 26 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.