Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5183)


Postuar nga agata datë 19 Maj 2004 - 15:53:

Dashuria

Ti qe krijove gjithesin
Ti qe krijove njerin
Ti qe krijove mrekullin
Ti qe ngjalle te vdekurit
Ti qe mbyte te gjallet
Ti qe ju dhe shpres te pashpresuarve
Ti qe ju morre shpresen te shpresuarve
Ti qe nenshtrove Profet
Ti qe nenshtrove tiran
Ti qe troket ne gjdo thellesi
Ti qe ke ndikim ne njeri,kafesh dhe bimesi.
Ti dhe vetem TI, ti je superfuqi.
Ti qe njeriun deh
Ti qe me gjithqka luan dhe qesh
Ti qe ndriqon ne netet pa hene
Ti qe te te ben te luash me mend
Ti qe ne thellesit e shpirtit deperton
Ti qe tek secili banon dhe heret a vone tek aji ndikon.
Ti moj e shenjeta hyjenesh ,une te adhuroi po te kem edhe 10 jete.
TI ti dhe vetemi ti ori e shtrejta Dashuri.


(me falni por nuk e di kush eshte autori)


Postuar nga Sunlight datë 21 Korrik 2004 - 23:39:

Unhappy

sabin, hi,
pak e cuditshme kjo vjershe, mund ta quaj keshtu, se poezia eshte me larte ne stilin e saj, pastaj..domethenia eshte transmetuar mjaftueshem por, menyra e kompozimit te vargjeve sme terheq..
Nejse, se mos e ke bere ti...
greetings


Postuar nga agata datë 22 Korrik 2004 - 04:27:

Po mund ta quash vjershe...

Sa per sqarim nuk e kam bere un, eshte thjesht, nje vjershe, qe e kam lexuar ne nje forum tjeter, dhe ngaqe, me pelqeu, e solla ketu..,
thjesht se mu duk e ndjere...
varet si do kem qene dhe ne ate moment...
un jam nature lunatike si jam sot nuk jam neser...
tani pershembull nuk mu duk edhe aq e ndjere...

pershendetje


Postuar nga e_VeTmJa_TiRoNsE datë 20 Shtator 2004 - 22:04:

cute....


Postuar nga oliinter datë 20 Tetor 2004 - 14:22:

Pershendetje

Gonxhe Bojaxhi
Epitaf
Pa pasur nje histori te bujshme si nje zonje e pare amerikane, pa arshivuar asnje seri flirtesh dhe trillesh nga me te paparafytyrueshmet dhe me te cuditshmet si Ledi Dajana, pa pasur kurrfare lidhje me diktaturat me te egra dhe me demokracite me te ndritshme, gruaja trupimet Tereza eshte shembelltyra e femres qe i referohet krejt njerezimi


Jeta eshte nje mundesi:
KAPE.
Jeta eshte nje bukuri:
ADMIROJE!
Jeta eshte nje enderr:
REALIZOJE!
Jeta eshte nje detyre:
PLOTESOJE!
Jeta eshte nje loje:
LUAJE!
Jeta eshte nje mister:
NJIHE!
Jeta eshte nje premtim:
MBAJE!
Jeta eshte nje dhimbje:
KAPERCEJE!
Jeta eshte nje kenge:
KENDOJE!
Jeta eshte nje lufte:
LUFTOJE!
Jeta eshte nje aventure:
SFIDOJE!
Fryti i heshtjes eshte:
LUTJA.
Fryti i lutjes eshte:
BESIMI.
Fryti i besimit eshte:
DASHURIA.
Fryti dashurise eshte:
SHERBIMI.

Me respekt oliinter


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 21 Mars 2005 - 02:11:

dashuro dhe vuaj

ti je si nje enderr e zhytur ne mistere
te kam shum ne shpirt,apo je e huaj?
me harresen tende,zemren time there
lotet kam ne sy,dashuroj dhe vuaj


ne thellesit e shpirtit,ne brengat e jetes
ne netet pa gjume,dashuri e pare
mallkon pabesine,zeri i te vertetes
loti qe pikon,kurre ska per tu thare

ti si besove zemres,e mbyte si e lajthitur
me nj thik ne zemer,vrave dashurine
do qaj per gjith jeten,si femije i mitur
shok do kem trishtimin,te dashur vetmine

po te them nje fjale,per ty eshte e huaj
te dua si shpirtin,dashuroj dhe vuaj


20-03-2005 " shkodrani i qeshur".


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 21 Mars 2005 - 11:57:

Re: dashuro dhe vuaj

Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
ti je si nje enderr e zhytur ne mistere
te kam shum ne shpirt,apo je e huaj?
me harresen tende,zemren time there
lotet kam ne sy,dashuroj dhe vuaj


ne thellesit e shpirtit,ne brengat e jetes
ne netet pa gjume,dashuri e pare
mallkon pabesine,zeri i te vertetes
loti qe pikon,kurre ska per tu thare

ti si besove zemres,e mbyte si e lajthitur
me nj thik ne zemer,vrave dashurine
do qaj per gjith jeten,si femije i mitur
shok do kem trishtimin,te dashur vetmine

po te them nje fjale,per ty eshte e huaj
te dua si shpirtin,dashuroj dhe vuaj


20-03-2005 " shkodrani i qeshur".




E mrekullueshme poezia!....


Pashim yll!


Postuar nga artidr datë 04 Qershor 2005 - 16:52:

Poshte hijes se pishave shekullore
Kujtoj fytyren tende engjellore
Dhe sa here qe bie ne mendime
Kujtoj fytyren e vajzes sime
Ajo eshte ne qepallat e mia
Dhe floket e saj ne te mite,
Ajo ka formen e duarve te mia,
Ajo ka ngjyren e syve te mi,
Ajo perpihet ne hijen time
Si nje gur ne qiell


Postuar nga amoxil datë 19 Gusht 2005 - 04:16:

Vetmia!

Shiu që bie në xhama, qetë,
Era e dimrit që shtyn furishëm retë.
Lotët e pa tharë që shikon tek fëmija
Kjo është per mua, vetmia!

Ulurima e shtazeve në pyje,
Një natë e shkretë, pa yje,
Të ndjehesh vetëm mes njerëzve, në shtëpi
Kjo eshte për mua, vetmi!

Valët që lëpijnë bregun në mëngjes,
një lule kryekëputur, ende me ves,
një mbrëmje vallëzimi që të sjell mërzi,
Këtë quaj unë, vetmi!


Postuar nga Isra datë 02 Shtator 2005 - 12:04:

Re: Vetmia!

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Shiu që bie në xhama, qetë,
Era e dimrit që shtyn furishëm retë.
Lotët e pa tharë që shikon tek fëmija
Kjo është per mua, vetmia!

Ulurima e shtazeve në pyje,
Një natë e shkretë, pa yje,
Të ndjehesh vetëm mes njerëzve, në shtëpi
Kjo eshte për mua, vetmi!

Valët që lëpijnë bregun në mëngjes,
një lule kryekëputur, ende me ves,
një mbrëmje vallëzimi që të sjell mërzi,
Këtë quaj unë, vetmi!



E MREKULLUESHME!
mos me thuaj qe e ke bere vete


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.