Forumi Horizont
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- Universite private apo publike...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5241)


Postuar nga agata datë 25 Maj 2004 - 23:51:

Universite private apo publike...?

Pershendetje te gjitheve.

Ne Shqiperi studimet neper universite jan falas...
qe do te thote shkollimi ne shqiperi eshte gratuit.
kohet e fundit, po diskutohet hapja e universiteteve private ku do jene studentet ato, qe do te financojne studimet e tyre.

ju lutem doja te dija opinionin e juaj mbi hapjen e ketyre universiteteve...

Mendoni ju, qe keto universitete do te ngrene nivelin tone, duke e krahasuar me nivelin evropjan...?
Mendoni ju, se keto universite do bejne, qe dipllomat tona, te njihen jasht vendit...?
Apo thjesht keto universite, do te favorizonin shtresen e pasur te popupllsise (qe eshte shum e vogel), e do te pengonin pjesen tjeter qe ndoshta nuk do kishte mundesi financjare....

Shpresoj te degjoj opinionet e juaja...
me respekt Sabinë


Postuar nga darke datë 28 Maj 2004 - 04:42:

Universite publike!

Publike... cause in the private one they make you to pay a lot of more to you turn out the same useless one.


Postuar nga Fajtori datë 28 Maj 2004 - 16:16:

Po mendohesha mbi ndarjen qe tha Sabina. Nuk arrij te gjej nje kuptim per ndarjen publike private. Nje universitet nuk perbehet vetem nga profesoret, librat dhe nxenesit por edha nga puna kerkimore-shkencore. Pothuajse cdo vend i botes ka nje fond te caktuar (SHBA rreth 5% te PIL-it) per te zhvilluar shkencen. Atehere cfare kuptimi ka universiteti privat kur sidoqofte merr fonde nga shteti.

Ndoshta universitete te medha si Harvardi apo Oxfordi mund te nxjerrin parate e kerkimeve duke bashkepunuar me shtetin ose firma te medha por kjo nuk ndodh per shumicen e universiteteve. Pastaj, eshte mire te perdorim terma te sakta. Publik nuk eshte sinonim i taksave te uleta universitare. Mund te qelloje nje universitet publik qe ka taksa te larta pasi pronari (pra shteti) ka vendosur qe ajo shkolle te punoje me leket e veta.

Ndoshta pyetja e bere nga Sabina eshte e drejte por duhet te kuptojme cfare dmth privat, cfare dmth publik, dhe si mund te jetoje nje universitet pa fonde per punen kerkimore (pra vetem me libra dhe profesore).

Sidoqofte mendoj se universitete private ne Shqiperi jane konkurrence e mire per aparatin burokratik dhe te korruptuar te universitetit shteteror.


Postuar nga agata datë 28 Maj 2004 - 22:59:

Idete e mija kur hapa kete tema, ishin keto ;
Se pari Universitetet ne Shqiperi (Ne fakt duken pak si teper, me mire dy, shume-shume tre por te sakte sesa aq sa ka ne Shqiperi) reflektojne gjendjen e mjeruar te Shqiperise. E keqja kryesore e Univ. eshte se ata per nje kohe shume te gjate kane qene sisteme te mbyllura. (Me perjashtim ndoshta ne fillim kur kishte ca pedagoge sovjetike). Per nje kohe te gjate "profesorati" shqiptar u ushqye nga studentet e po ketij universiteti, gje qe ma ha mendja nuk ndodh shume neper bote. Keshtu qe ne shumicen e rasteve brezat studentore pertypen e ripertypen po ato njohuri qe vit pas viti pluhuroseshin. Rrezik edhe sot mund te lexohet ndonje kurs leksionesh i pergatitur ketu e 20 vjet me pare. Se dyti edhe ata pak pedagoge qe paten mundesi te mbrojne ndonje doktorate ne France (vendi i preferuar), sot i gjen kokezhyt ne politiken shqiptare, (Mejdani, Gjinushi, sa per te permendur disa) Nje handikap tjeter i Univ. eshte se niveli i profesoratit ne pergjithesi eshte i ulet, krejtesisht i paafte per te zgjidhur edhe problemet imediate, jo me ato afatgjata. Cilido qe e ndjen vehten te afte per ta nxjerre buken ne nje treg tjeter ia mbath dhe e mban frymen jashte.
Dhe se fundi qe te behen ca reforma, projekte te pakten ca gjera te vogla,qe ne rastin me te keq, te blihen ca karrike me te mira per tu ulur studentet, te ngrohen auditoret ne dimer etj etj,…

Sa per te ardhur tek tema qe hapa, (eshte shume e drejte qe nuk jam shpreheu sakte ne percaktimin e termes privat ose publik ).
Sikurse ju Fajtori e permendet me lart, cdo shtet ne bote ka nje fond te caktuar per universitet private, por qofshin keto edhe publike.
Un mendoj se ne shqiperi nuk mungojne fondet, sepse bankat boterore na ka dhene nje fare lemoshe, por jan idete, reformat ose projektet, ato qe ne shqiperi mundgojne…(ne kundershtim me vendet e zhvilluara qe jan me teper projektet ato, qe qendrojne neper syrtare te mbyllura, ne mungese te fondeve)
Ju mendoni se universitetet private do shtojne konkurencen dhe ambicjen e universiteve shteterore…
Por kush do te jete profesorati i ketyre universiteteve… ?

Mendoj sikurse ju qe universitet tona duhen te menaxhohen nga njerez te afte, me nje ndihme fontesh nga shteti.
Por jam shume kofuze dhe nuk jam ne gjendje te krijoj ne koken time nje lloj ideje fikse, se kush do te ishte zgjidhja me ideale per universitetet tona…

me respekt Sabina


 
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.