Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Muzikës (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=335)
-- KENGE SHKODRANE (tekste) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5261)


Postuar nga tresh datë 28 Maj 2004 - 12:39:

KENGE SHKODRANE (tekste)

Vjeshta Erdhi dhe Kaloi

Vjeshta erdhi dhe kaloi,
Une i mjeri kjaje si f'mi,
Gjethe e lule i faroi,
Hallin tem s'ma din njeri.

Ti moj lule, moj gjeth bukur,
Pse m'i shove gjeth't per dhe?
Ne gem tand ka ra nji flutur,
Asht tue t'k'ndue kangen e re.

Mori zemer sa shume hoqe,
Qyshe ate dite qi jena pa,
Mbasi tash u bame shoqe,
Do t'jetojme s'bashku n'dyrnja.

Mori lule te vrafte zana,
Gusha jote si pellumb,
Deri k'tu moj t'mbaroi kanga,
E tash pra po i japim fund.


Postuar nga tresh datë 28 Maj 2004 - 12:41:

Marak i shkrete

Kur kalon rrugen me naze si zambak
nalu pak e hidhma synin se kam zan marak
kur kalon rruges sime e me pershendet
mi fal jetes kaq gezime, je dashnia vet

Ky marak, marak i shkrete!
Nuk ma len zemren te qete
dashurine qe kam per ty
nuk e ndrroj per kta dy sy

Une e di cfare ke ne zemer, ma thone ata sy
Lule je, lule ke emrin, lumi une per ty
kur kalon rruges sime e me pershendet
mi fal jetes kaq gezime, je dashnia vet

Ky marak, marak i shkrete!
Nuk ma len zemren te qete
dashurine qe kam per ty
nuk e ndrroj per kta dy sy.


Postuar nga tresh datë 29 Maj 2004 - 13:14:

Hylli q! del n'sabah

Ti o hyll q! del n'sabah-e,
Q! shëndritë dyrnjanë;
Të lutem mos ban tamah-e,
Del e ban serjan-e.

Po çka kanë k'ta djelmt e ri,
Q! nuk rrinë rahat;
Janë të msuemun qysh n'vocrri,
Kanë marrë nasihat..

Kjani fusha e kjani male,
Si asht ba dyrnjaja;
Djelmt e ri janë mbushë me halle,
I ka xanë sevdaja..

Djelmt e ri pse i gergitni?
Ata nuk kanë faj;
I gergasin varzat vetë,
Ato janë per t'vra..


Postuar nga tresh datë 29 Maj 2004 - 13:17:

Ja na erdhi sot pranvera

Ja na erdhi sot pranvera
Dhe natyra cili
Permbi gjith kto lule tjera
Je ti karajfili.

Zemren sec ma morre
Shpirtin ma qetsove
Knaqem kur t'shikoj
O hajde hopa.

Ja na erdhi sot pranvera
Plot me lule t'kuqe
Ne mes t'bahces une te zgjodha
Pra ti je per mu-e.

Zemren sec ma morre
Shpirtin ma qetsove
Knaqem kur t'shikoj
O hajde hopa.

N'bahce tande kur kalon
Shoqet t'kan zili-e
Rritu lule, cilu ganxhe
Ti per bukuri-e.

Zemren sec ma morre
Shpirtin ma qetsove
Knaqem kur t'shikoj
O hajde hopa.


Postuar nga tresh datë 02 Qershor 2004 - 11:14:

LULE BORE

Tuj shetit ne mal e n’ koder
Tuj prek lulet gjith’ me dor’
Ne nji kopesht ma t’ bukur n’Shkoder
Ty te gjeta lule bore

Ref
Je e vogel por e plot
Ty t‘ kerkoj une tash sa mot
Tash sa mot une ty t’ kerkoj
Dhe me ty jeten ta coj

Eja eja lule bore
Se me ty do thurr kuror
Eja eja lule bore
Se me ty do thurr kuror

Pash ma t’ bukren stin pranvere
Pash ma t’ bukrin trandafil
Mos ja fal ti askujt eren
Se per mu vetem ke cil

Ref
Je e vogel por e plot
Ty t‘ kerkoj une tash sa mot
Tash sa mot une ty t’ kerkoj
Dhe me ty jeten ta coj


Postuar nga tresh datë 02 Qershor 2004 - 11:16:

IPTIDA PER TE PAREN HERE

Iptida per t'paren here,
Vete ke dashte me fol me mue;
Mos e prish gushtin e veres,
Qi kaq shpejt don me m'harrue.

Ke fillue me ma vue kamben,
S'ke dashtnine qi kena pase;
Edhe une tash ta marr anen,
Nodnse e di se kam me plase.

Lot't e mi po shkojne is gurra,
E prej syshe jam tue verbue;
Ta kam mbajte besen si burrat,
Vec ne dac me m'u sharkue.


Postuar nga agata datë 03 Qershor 2004 - 02:33:

Kur perendon dielli

MBETA GJITHE DITEN HIJEVE
SE M’THANE NE HIJE RRI,
ETJEN E SHOVA KROJEVE
KROJEVE KU PI TI,

FLAKA JU RAFT-O HIJEVE,
QI S’MUJTEN ME M’FRESKU;
TURBULL ASHT UJI I KROJEVE,
SE ETJEN S’MA KANE SHUE.

PO T’JEMI BASHKE NE TE DY
DO T’NA SHIKJOJNE ME ZILI,
E DO T’NA FLASIN NDER SY,
SA DUHEMI UNE DHE TY.

II.
KUR PRENDON DIELLI MAJAVE
DHE MUZGUT RRUGE I L’SHON;
SA KANDSHEM IU TH’RRET DELEVE
KUR STANIT NIS E I ÇON.

BESA U MERZITA MAJAVE,
GJITJE DITEN KEP E N’KEP;
KUR ZANIN JU L’SHOJ DELEVE,
PSE TI PERGJIGJEN S’JEP.

PO T’JEMI BASHKE NE TE DY
DO T’NA SHIKJOJNE ME ZILI,
E DO T’NA FLASIN NDER SY,
SA DUHEMI UNE DHE TY.


Postuar nga tresh datë 04 Qershor 2004 - 21:40:

O Bylbyl, o more i mjere

O bylbyl o more i mjere,
Gjithfare kang'sh rrin tue kendue;
Ipa fati rrin gjithe' here.
Nate e dite tue vajtue.

Mbramje vone e nadje heret,
Plasa i mjeri per me t'pa;
Kam kujtue se njiksaj here,
Ske me m'lane mue ma me kja.

Permbi vese te dranfofillit,
Lot't e mi ke me i pa,
E me lule t'jera t'prillit,
N'prehnin tem ti ke me ra..


Postuar nga tresh datë 04 Qershor 2004 - 21:42:

Post Marifet kenka mu dashte

Po xa fill me u ankue,
Hallet e ashikut t'ngrate;
S'me ban goja me t'diftue,
Zemra e jeme e ban ispate.

Si s'ia ditka kush marakut,
Kenka hall per ashikni;
Deri gurt e k'tij sekakut'
Bahem mur i syve t'mi.

Marifet kenka me u dashte;
Askerkush mos me dijte gja;
Kur bahen dy zemra bashke,
Gja m'a t'mire nuk ka n'dyrnja.

S'asht lazem me ta diftue,
Se ta pret e shkreta mende;
K'to qerpik't e syve tu-e;
Jane melhem per zemren teme.


Postuar nga tresh datë 09 Qershor 2004 - 15:41:

Karajfil ne koder

Karajfil ne koder
Drandafill ne koder
Kshtjella e forte ne Shkoder
Shkodra e bukuris.

Kodrat dore per dore
Malet mbushe me bore
Ty te rrine kunore
Shkodra e bukuris.

Kir e Bune e Dri
Ke pasqyre perbri
T'kqyrin per hijeshi
Shkodra e bukuris.

Karajfil me ere
Drandafill me ere
Ti je e fort perhere
Shkodra e bukuris


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.