Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- A njihen ilaçet Homeomatike ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5366)


Postuar nga agata datë 11 Qershor 2004 - 16:27:

A njihen ilaçet Homeomatike ne Shqiperi?

Ne fakt nuk dija ku ta beja kete pyetje dhe vendosa ta beja ne kete nen forum.
Kam kohe, qe nuk shkoj ne shqiperi dhe do te doja te dija nese, dikush nga ju, do mund te me thonte, qe a kan hyre ilaçet homeopatike ne shqiperi, dhe a perdoren keto atje...?

pershendetje.


Postuar nga GRAMOLLARI datë 30 Qershor 2004 - 21:11:

arsyeja

perse je kaq kureshtare per to mund te ma shpjegosh?


Postuar nga agata datë 30 Qershor 2004 - 22:18:

pershendtje GRAMOLLARI.

E para se keto medikamente po behen shume te njohura ne vendet perendimore...., po perdoren gjeresisht.
Ne fillim mendonim se ishte dicka psikologjike......, por ato po perdoren edhe tek medikamentet veterinere, e qe po japin rezultat.
Keshtu, qe un kam fillur te besoj ne efikasitetit e tyre......

E Dyta sepse jam studente dhe dega ime baze eshte farmakologjia.
e para cdo provimi te rendesishem, i perdor ato...

ps;un e praroj qe jam kurjoze por edhe ju aman shume kurjoz me dukeni, sepse un po bej nje pyetje te pergjithshme kurse ju paksa personale...
me respekt sanina


Postuar nga dodgy datë 30 Qershor 2004 - 22:57:

Sabina nuk e di mos thua per ilacet homeopathy!keshtu quhet ketu ne angli.mos ndoshta ne shqiperi quhen ndryshe sepse ti thua homeomatik.ndoshta do ishte me mire ta sqaroje se cfar bejn keto ilace qe te kuptojn se per cfar semundje behet fjal.


Postuar nga amor alucius datë 01 Korrik 2004 - 00:09:

homeopatia dhe konceptet baze

Cod. A30062004

Ka vite qe importohen me duket,Sabina,por jane me pak te perdorura se jashte mesa kam degjuar.

Per Dodgy-n:
Homeopathy eshte nje sistem natyral mjeksor i zbuluar para dy shekujve nga gjermani Samuel Hahnemann.Principi fundamental i homeopathy eshte i bazuar ne "similia similibus curentur "("lloji do kurohet nga lloji") dhe perdor substanca aktive ne doza minimale.

Do ta ilustroj me nje shembull qe te kuptohet me mire:

Kafe-ja e konsumuar para se te flesh mund te shkaktoje insomnia,tani nje doze homeopathic-e kafeje sjell gjume.

si zgjerim:
Ka afersisht 3 000 lloje medikamentesh HOMEOPATHIC.Klasifikohen ne dy menyra-sipas origjines ose menyres sipas te ciles jane te leshuara.

1.prejardhja(origjina,burimi...)

a) me substanca bimesh: perbejne 60% te medikamenteve HOMEOPATHIC
(lule,gjethe,trungje,rrenje,fruta,fare,bulbe...)

b)substanca kafshesh: perbejne 20% te medikamenteve homeopathic
(substanca te marra nga tere ose ndonje pjese e kafshes/kafsheve si psh.helm gjarperi)

c)elemente kimike dhe minerale
(ndahen ne substanca qe jane solubel ne uje ose insolubel si psh Arsenicum Album ,Calcium Sulfide...)

d)burime biologjike

(pjese te "fresketa" kafshesh si pankreas,mushkeri...)

2.Metoda me:

a)mjekime me aplikime specifike
b)ato polychrest
c)konstitucionale(nuk e di si e quajne ne shqip,ndoshta eshte dhe termi i gabuar)
d)te kombinuara
c)te vetme(single)


Postuar nga GRAMOLLARI datë 01 Korrik 2004 - 01:29:

sabina ke te drejte.po me keto hapa qe ben qeveria shqiptare rrezik nuk e di se per cfare jane keto ilace, dhe e dyta une me pyetjen qe bera u sqarova dhe vete se ne cgrup bejne pjese keto ilace saktesisht.


Postuar nga agata datë 01 Korrik 2004 - 21:35:

Cod. A01072004

ne rralle te pare falenderoj amorin qe e ka shpjeguar shume mire, se cdo te thote medikamente homeopatike...

ne nje menure popullore keto jan quajtur medikamente qe sherojne te keqen me te keqe....

Dodgy un nuk e di si mund te quhen keto ilace ne shqiperi por e kam perkthyer nga frengjishtja, ku quhen medikamente homeopatike, por me sa shoH e kam shkruajtur keq (te me falesh)...

ashtu siç e ka shjeguar amori keto ilace jane zbuluar, qe prej 2 shekujsh, por kohet e fundit po marin nje perdorim shume te gjere...

ne france ke 7 universitete qe formojne mjeket per egzistencen e ketyre medikamenteve dhe gjithashtu ndodhen edhe stazhe post universitare per ato mjeke qe mbarojne studimet ne universetite te tjera...
50% e mjekeve te pergjithshem e rekomandojne por ky eshte dhe nje medikament, qe mund te rekomandohet nga farmacisti...

keto medikamente nuk kan efekte anesore dhe nuk jan te demshme, por qe, te jene efikase duhet te perdoren me nje afat te gjate...

perdorimi i tyre eshte siç e thashe me lart shume i gjere...
pershembull ato perdoren si anti alergjike, antidepresif, kundra te vjedhurave, anti anemie, , antistres e shume shume pathologje te tjera...

efikasiteti i tyre nuk eshte gjithmone i garantuar, ato prezantohen shpesh me te njejten forme,(ne granula te vogla ne tube ose doseta) por ka raste qe jane edhe shurupe...por shume me rralle


Postuar nga NS-6 datë 17 Mars 2005 - 15:26:

cili eshte principi i perdorimit te ketyre ilaceve

ore me falni per injorancen time por une akoma nuk e kam kuptuar se cfare jane ilacet homeopatike:dmth si koncept mire: i simili si combattono con i simili dhe eshte ajo qe diluohen ilacet deri ne pafundesi.po si mundet ta kryejne funksionin e vet kur ne nje pike solucion ka vetem nje grimce(grimce flas per molekule)e substance?ketej ne itali bazuar ne numrat qe jep revista "le scienze" rreth 7.5 milion italiane perdoren ilace te tilla vitin e kaluar.a mund te thote ndonje me shume per principet e perdorimit si dhe per efektet?


Postuar nga amor alucius datë 15 Maj 2005 - 20:31:

Ja,do te ta spjegoje nismetarja e temes,meqe shpesh njerezia ja merr fjalet nga goja. Apo jo Sabina?

Po deshe spjegim nga une,do e gjesh ne ne e-mail BOX.


Postuar nga naimi datë 18 Shtator 2005 - 05:39:

sabina

intludoron pasi qe kam nje grip perdori ket spaku nuk ben dome sa ato ilaqe kimike edhe per femi jan te preferuara .


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.