Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Ngjarje te hidhura nga Kosova. (Nenat dhe femijet tregojne) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5376)


Postuar nga Keni datë 13 Qershor 2004 - 06:34:

Ngjarje te hidhura nga Kosova. (Nenat dhe femijet tregojne)

Tragjedi në një familje


. “Ato ditë kur nisi lufta, aq shumë isha e shqetësuar, sa kishte ditë të tëra që i kaloja me lotë e vajë. Burri im, as nuk shkonte t’u bashkangjitej radhëve të ushtrisë sonë, as nuk na nxirrte nga fshati.
Fëmijët si fëmijët, kur dëgjoheshin të shtëna nga armët e rënda
frikësoheshin, se shkrepjet automatike më nuk u bënin përshtypje,
luanin si të mos ndodhte asgjë. Unë, si nënë që isha, përveç frikës nga ajo që dihej e shihej, frikësoshesha për fëmijët. Kishte netë që, kur fillonin luftimet dhe dëgjoheshin të shtënat, detyroheshim t’i merrnin fëmijët ashtu fjetur sic ishin ata e të iknim në malin më të afërt. Nuk më hiqeshin lotët nga fytyra.
O zot, sa lotë që derdha dhe lutja ime e vetme ishte që të mos shoh kurrë të mu ndodhë ndonjë e keqe fëmijëve të mi. Kur m’u plagos Nora, vajza e vetme, s'di si nuk vdiqa nga dhembja, ndërsa motra ime me thoshte: Tani e ke vajzën trembëdhjetë vjeçe dhe më mirë një plumb se të ta dhunojnë serbët, prandaj ki mendjën, kujdesu që, për të gjallë kurrë të mos bie në dorë të armikut. Madje, ia pata parë për të madhe nënës sime, kur më tha: “Unë e dëshiroj vdekjen e fëmijëve të mi, e jo të më bijnë në dorë të shkaut, se unë e di çka bën shkau”. Dhe, derisa unë po ballafaqohesha me problemet e vajzës, ditët iknin e burri im, si grua e ligë, kishte ditë që nuk dilte as për dru.
Kisha katërmbëdhjetë vjetë martesë me të dhe kurrë nuk më ishte dukur më i marrë. Kur e nxorën vajzën e plagosur nga Kosova, qeshë liruar dhe djalit nëntëvjeçar i thashë, para burrit: “Biri im, sikur të ishe pak më i madh e të rreshtoheshim në radhët e UÇK-së, atje do të ishim më të sigurtë dhe vetëm atje do të mund t’i shërbenim atdheut’. Djali ia kishte thënë të jatit, ndërsa ai më tha: “Ti mund të shkosh, unë dua të vdes këtu, unë s’jam i pushkës, do të rrij të vritëm si qyqar, e ti nëse shkon, nuk je më gruaja ime”. Që nga ajo ditë, aq shumë më kanë munduar fjalët e tij, por llogaritja se zoti s'do të ma kthente shpinën. Dhe kisha gabuar. Janari i 99-tës, filloi me luftime të rrepta. Ne mbetëm në fshat me dy tri familje tjera edhe kur policët na u afruan disa kilometra, e luta të tërhiqeshim, por ai tha: "Unë e djali do të mbesim këtu.Nuk ta lëshoj djalin të ma marrësh, për shkak tëndin që po lëvizje të merrje dru, m’u plagos edhe vajza“. „Po kush do të duhej t’i sillte drutë, çka do të haje ti dhe fëmijët“, e pyeta ashpër dhe u shkreha në vaj. Mendova disa orë se ndoshta është më mirë që mos t’i kundërshtoj, jam grua dhe pika e fundit, nuk mund ta diktoj burrin, ndaj edhe heshta. Në mbrëmje, plumbat na vinin nga të gjitha anët, nuk mbeti asnjë mur pa u shpuar, por zoti ndoshta deshi të mos vdisnim aty. Kur u qetësuan pak gjuajtjet, mendova se po shpëtojmë, por ata na kishin
rrethuar. Burri im, kur i vërejti shkoi dhe hyri në kotec të pulave, ndërsa unë e djali vetëm po rrinim të heshtur. Kur njeri nga ata erdhi dhe i ra derës me këmbë, e kapa djalin për dore dhe i thashë: “Bir, çka do që të ndodhë, përpiqu që të shpëtosh, unë mjaft kam jetuar”. Ai qante dhe nuk ma lëshonte dorën, policia na nxori të dyve në mes të oborrit e brenda po
kontrollonin mos po gjenin gjëra të vlefshme. –“Ku e ke burrin? Nëse
nuk na jep para dhe ar, do të ta vrasim djalin. U përpoqa ta gjej pak ar, që e kisha, për ta shpëtuar djalin, por burri i kishte marrë të gjitha me vete, edhe paratë edhe arin. I ke edhe dy minuta, o arin, o djalin, më
kërcënoheshin policët. Ai (burri), në kotec, nuk bënte zë, e donte shpirtin e vet më shumë se djalin. Unë mbeta në mes të oborrit, të shkoja te ai frikësohesha se do të ma vrasin djalin, të mbetesha s'kisha para. Dhe, derisa unë po mendoja një polic që na rrinte pas shpine, tri herë me revole shkrepi në trupin e djalit tim të vetëm. Klitha aq shumë sa s'di si nuk u hembën malet, si nuk e dëgjoi zoti dhembjen time. Djali ra përtokë dhe vdiq, duke më shikuar, sikur kërkonte ndihmë nga nëna, e unë isha aq e pafuqishme. Dhe, kur mendova se do të shkojnë, njëri nga ata erdhi dhe m’i lidhi duart prapa. E pashë burrin tim tek po shikonte dhe ende qëndronte pa lëvizur aty. U ngrita pak dhe e mallkova, por polici që nuk po kuptonte çka thashë më ra me këmbë, e unë u rrokullisa disa metra më poshtë. Ata folën diçka, që unë nuk e kuptova dhe njëri nga ata u vërsul mbi mua. M’i shqeu të gjitha rrobat që të më çnderonte. Burri im ende vazhdonte të shikonte herëpashere, e unë nga dhembjet s'kisha më zë as të qaja. Më kujtohet që kur m’i zgjidhën duart, me një copë druri i rashë njërit nga policët, por nga aty munda të ikë, vetëm disa metra më tutje ngase aty kishte pasur edhe shumë policë të tjerë. Edhe disa nga ata, me radhë, kanë luajtur me trupin tim derisa e kam humbur vetëdijen. Disa ditë më vonë, më kishin marrë disa banorë të një fshati të afërm për t`mi mjekuar plagët që m’i kishin shkaktuar me thika në trupin tim. Gjatë gjithë kohës së bombardimeve vëllai dhe nusja e vëllait më bartën nga mali në mal për t`me shpëtuar të gjallë. Katër ditë pasi përfundoi lufta, vëllai tjetër, i cili kishte dëgjuar se me kanë vrarë, erdhi bashkë me burrin tim dhe pasi më shikoi, më tha: “Më mirë të kishe vdekur, tani je pa fëmijë dhe pa burrë, është dashur ta vrasësh veten, je fajtore që të dhunuan serbët”. “Unë fajtore! Ngase ti i more paratë dhe nuk ua dhe barbarëve ta shpëtosh djalin tënd, unë fajtore që ti nuk na le të dalim nga fshati edhe atëherë kur të gjithë e shifnim rrezikun”,-pyesja dhe qaja. –“Motrën tënde e dhunuan ushtarët serbë dhe unë s'mund ta kem më grua”, -i tha ai vëllait tim dhe eci, për të mos u kthyer kurrë më, -përfundon rrëfimin e vet R.R., nga një fshat i Therandës.

Mbedhur nga Luljeta Selimi


Postuar nga Keni datë 13 Qershor 2004 - 07:26:

Prova e burrërisë

Kishte ditë që kishin filluar bombardimet, ndërsa unë e burri vetëm e ngushëllonim njeri-tjetrin dhe para fëmijëve bëheshim se nuk kishim frikë.
Edhe njerëzit nga rrethi i Gjakovës që i kishim strehuar nuk jepeshin para fëmijëve tanë dhe të tyre. Nuk kishim asnjë mundësi të dilnim jashtë qytetit, ndërsa në qytet silleshin qindra e qindra ushtarë, policë e paramilitarë. Me 29 mars, ata filluan të arrestojnë meshkujë në lagjën tonë. E unë vetëm sa s'vdiqa nga frika. “Ç`të bëjmë? e kemi edhe djalin 12-vjeçar”, i thashë burrit. “ Të presim çka do të ndodhë, ushtarët tanë nuk janë shumë larg, ndoshta po vëzhgojnë çka po ndodh në qytet dhe i shpëtojmë më të keqes”
Atë ditë buzë mbrëmjës, shkuam në shtëpinë e një miku në dalje të
Gjakovës. Aty nuk kishte pasur ushqim aspak. Dolëm unë e burri dhe kërkuam në një familje aty afër dhe gjatë natës u bëmë bashkë katër familje. Kah mëngjesi, për fat të keq, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Policia e kishte thyer derën, dhe të gjithë kishim mbetur të hutuar. “Para, ar, nëse doni të jetoni dhe mund t’ju lëmë që të niseni për në Shqipëri menjëherë, me kusht që të mos ktheheni kurrë më”. ‘“Do të shkojmë, në mënyrë që t’i shpëtojmë fëmijët gjallë”, pëshpëriti burri im ngadalë. Pastaj,ne të gjithë që kishim para, ua dhamë të gjitha që kishim, çdo gjë të vlefshme, ar e veshmbathje. Edhe çantat na i morën duke menduar se në to mund kishim diçka të vlefshme.
“Nisuni ju gratë, burrat do të nisen pas gjysmë ore, pasi të bindemi se nuk janë ushtarë të UÇK-së’.
“Nuk ndahemi”, u thashë unë dhe e ndala hapin.
Një djalë i një familjeje që ishte strehuar tek ne kishte provuar të arratisej, por policët, pasi e shohin shtijnë në të dhe e vrasin. E ëma iu hodh në trup, por plumbi që e mori i depërtoi prapë në trupin e djalit të saj. Dënesjet dhe klithjet filluan të rriten dhe gruaja e plagosur nuk donte t’i shkëputej trupit të vdekur të të birit. Barbarët serbë, të revoltuarë, i lidhën të gjithë meshkujtë ndërsa neve, të gjitha grave na zveshi. Fëmijët, njëmbëdhjetë sa ishin, filluan të qajnë, e në ndërkohë vdiç edhe gruaja e plagosur.
“Tani do të xhirojmë një film të mrekullueshëm sepse na duhet për programin e natës të TV Prishtinës“, tha njëri nga policët dhe mori në shtrat ta ç’nderoi një vajzë 15-vjeçare. Do të doja të isha e vdekur, dua edhe tani kur më kujtohet se si vdiç vajza e re pas gjysmë ore dhunimi, kur e dhunuan tre veta e tre të tjerë e mbanin. Më pas, ata e dhunuan edhe gruan e një mikut tonë, e në fund edhe mua. Më kujtohet që kur ma prenë gjirin e lusja zotin të ma merrte shpirtin, me gjithë zërin që kisha, por vdekja s’më dëgjonte. E di se kur më hodhën në tokë, në atë shtrat e vunë një femër të re, e cila kur filloi të klithë e të kërkojë ndihmë, ia hiqnin edhe
thonjtë! Në fund, pasi e dhunuan e morën me vete. Edhe meshkujt i morën me vete. Unë arrita të jetoj, por jeta ime ishte dhe është ferr i vërtetë. Të gjithë ata që ishin aty, bashkë me fëmijët e mi, e panë se si më ç’nderuan.
Djalin ma morën dhe as sot e asaj dite nuk di gjë për të. Burrin ma kishin burgosur dhe e liruan katër muaj pasi përfundoi lufta. U gëzova shumë që shpëtoi dhe nuk kisha fuqi ta mirrja në përqafim. Ai kishte parë se si më kishin ç’nderuar, kishte parë se si ata po loznin me trupin tim, dhe unë ndjehesha e turpëruar, ndjehëm edhe sot. Ai me përqafoi duke qarë, me ngushëlloi për djalin që na e vranë dhe mori edhe vajzat në përqafim. Të gjithë qanim, qanin edhe të gjithë të pranishmit në oborr. Kur u qetësuam pak, unë, prapë duke qajtur, i thashë: “Burrë, u bë mirë që u këtheve, ky është gëzim i madh dhe e di se kulmi i kësaj shtëpie s'mbetet pa zot. E di se vajzat tani kanë ku të mbështeten, janë shumë, gjashtë, dhe u duhet një zë burri në shtëpi, e unë si grua e ç’nderuar duhet të shkoj, kam turp të të shikoj në sy, kam turp të flas, kam turp të jetoj dhe tani që u ktheve ti, dhe vajzat kanë mbështetje, mund të shkoj në gjini, që t’i të mos ndjehesh i turpëruar”.
Desha të flas edhe më, por lotët dhe dënesjet e mia, të vajzave dhe të burrit, me ndalën.
”Jo grua, ti nuk do të shkosh askund, ti je nderi i familjes, dhe nëse dikush është i turpëruar në këtë shtëpi, atëherë ai jam unë. Nderin e familjes është dashur ta mbrojë unë e jo ti. Ti je e pafajshme, ti ishe dhe je gruaja ime. Ti do të jeshë mburrja dhe krenaria ime, sepse ti nuk deshe të ikësh pa mua, dhe unë, bashkë me të gjithë ata burra të tjerë të Kosovës, që nuk e morëm pushkën, jemi të turpëruar, e jo ju, nënat që Kosovës ditët
t’i falni dhe t’i lindni djemë që ditën dhe guxuan t’i dalin zot Kosovës” më tha burri im.
Unë B.B. nga Gjakova, edhe sot ndjehem e turpëruar dhe e ndotur që më ç’nderuan, por jetoj me burrin dhe vajzat, duke shpresuar se një ditë do të më këthehet edhe djali im i vetëm…

Permbledhje nga ngjarje te ndryshme dhunimi mbi grate dhe vajzat shqiptare shkruar nga Luljeta Selimi


Postuar nga Keni datë 17 Qershor 2004 - 08:26:

Nga rrefimi i Alban Berishes, 12 vjec, Grabovc - Fushe Kosove

Ajo qe na ndodhi me dajen nuk mund t'a harrojme kurre.
Serbet e vrane dajen tim sepse u perpoq te shpetonte shokun e tij. Ushtaret serbe ia kishin lidhur shokun tek nje peme. Daja im u turr ta lironte shokun e tij. Mirepo ushtaret serbe e kishin pare dhe e qelluan dajen tim per vdekje. Pas kesaj e hodhen trupin tij ne oborrin e shtepise sone.
Ate dite kur u ktheva nga shkolla e pashe trupin e tij permbys ne oborr te shtepise por nuk e njoha. Nuk e dija se ishte daja im. Trupi i tij ishte mbuluar me gjak e pluhur. Askush nga te shtepise nuk e kishte njohur. E veshtronin nga dritarja, por askush s'guxonte te dilte ne oborr nga frika e serbeve qe silleshin aty rrotull. Ma na fund axha guxoi . Ai i u afrua kufomes dhe i nxorri leternjoftimin nga xhepi i xhaketes dhe atehere e kuptoi qe ishte daja. U tha vetem burrave te shtepise. Grave, jo. Une e mora vesh pasi degjova baben te fliste me ze te ulet me dajen tjeter. U deshperova shume. Nuk munda te heshtja dhe i tregova mamit. Ajo zuri gojen me dore e u mbyll ne dhomen e saj dhe nuk doli me prej andej. Duhet te kete qare shume. Pastaj babi bashke me gjyshen e celen deren dhe gjyshja i tha: "Mos qaj nuse, se vellai yt e ka dhene shpirtin per Kosoven!" Mami nuk tha asnje fjale.
Dajen e varrosi vetem babgjyshi dhe mami. Per shkak te ushtareve serbe, askush tjeter nuk shkoi ne funeral.
Pas varrimit ne shtepi u kthye vetem babgjyshi. Ai na tha se mami s'kishte mundur te kthehej pasi rruga ishte e mbushur me milice serb. Ajo ishte ndalur tek shtepia e nanes se saj.
Nga ajo dite nuk e pame me mamin per dy muaj rrjesht.
Kur ushtaret serbe na perzune nga shtepia, bashke me te tjeret treni na ndaloi prane. Bllaces te Maqedonise. Pese dite kemi duruar ne shi e balte ne Bllace per te hyre ne kamp.
Ne kishim uri. Ushtaret maqedon nuk na lejonin te hynim ne kamp. Disa nga ata talleshin me ne. Mbanin ne dore copa buke, i lyenin ato me llac dhe na i hidhnin:-Hajeni! na thoshin. Kur hyme ne kamp pa mamin, isha shume i shqetesuar. Nuk me zinte gjumi. Kisha shume frike se mos na e kishin vra ushtaret serb. Nuk me durohej sa ta shihja mamin te gjalle. Ishin bere dy muaj pa e pare. Ne kamp e kerkuam nepermjet Kryqit te kuq. Ata na lajmeruan se mami ishte gjalle e ndodhej ne kampin tjeter te Stankovecit. Keshtu u bashkuam ma ne fund.
Kur na doli emri per te ardhur ne Amerike, as babi as gjyshja, as mami nuk u gezuan. Thane se Amerika eshte shume larg. Edhe tani ne duam me dijte se kur do te kthehemi ne Kosove.


Nga libri "Femijeri e pergjakur" bot. 1999


Postuar nga Keni datë 17 Qershor 2004 - 08:28:

Enesa Tafaj, 11 vjec, komuna e Shtimjes:

Kur ushtria bashke me milicine serbe filluan te thyenin shtepite, babi per te na ruajtur, na dergoi tek gjyshja ne fshatin Godance. Vete ndenji ne shtepi per pak dite. Kur erdhi tek ne, babi ishte shume i deshperuar. Na tregoi se ushtria serbe kishte plackitur e shkateruar edhe shtepine tone. Na tha se ne oborrin e shtepise kishte pare tre tanke. Aty banonin ushtaret serbe. Ne deren e shtepise kishin
shkruar me bajonete: KAZERME SERBE (SRPCKA KASARNA). "Serbet i strehojne tanket neper oborret e shqiptareve e u nderrojne vend cdo dy a tre dite" tha babi.
Pas disa ditesh, kur serbet u larguan, babi u perpoq te bente disa regullime ne shtepi qe ne te mund te ktheheshim aty perseri.
Ne u kthyem pas tre javesh , por perseri rrinim me frike. Po sikur serbi te kthehej perseri? Diten e kalonim me shume nga shtepia e axhes pasi prej andej dukej rruga e keshtu mund t'i shikonim me lehte ushtaret serbet po qe se do te vinin ne drejtim te lagjes ku banonim.
Ajo dite nuk vonoi. Tanket serbe u duken ne rruge. Ne u u larguam te gjithe nga shtepia. Shkuam ne Maqedoni. Ne kampin e Stankovecit qendruam disa jave derisa pame emrin tone ne listen e e atyre qe do te shkonin ne Amerike. Dhe erdhem ketu.

Nga libri "Femijeri e pergjakur" bot. 1999


Postuar nga Keni datë 21 Qershor 2004 - 07:44:

Alberta Mehmeti, 14 vjec, komuna e Gjilanit.

Aty, ku banonim ne, jane dy Shillova, Shillova e Shqiptareve dhe Shillova ku banonin serbet.
Naten qe Natoja filloi sulmin ajror mbi Jugosllavi, ne po ndiqnin lajmet e televizionit te Tiranes. Aty degjuam se sirenat e alarmit per fillimin e bombardimit te Natos u degjuan mbi Beograd.. Shqiptaret e Shilloves brohoriten per kete lajm me te madhe. Keto brohoritje i degjuan serbet ne anen tjeter dhe atehere ata filluan te qellojne me arme ne drejtim te Shilloves shqiptare. Ate nate u plagos nje vajze. Familja e mori per ta cuar urgjentisht ne spital. Milicet serbe i ndalen familjaret rruges dhe u kerkuan dokumentat. Familja i u lut te mos i vononin shume se vajza kishte humbur shume gjak e duhej cuar sa me pare tek doktori, ne spital. -Ah, ashtu?! A doni ta coni sa me pare ne spital? Cojeni pra!- Thane ata dhe e shprazen automatikun mbi gjoks te vajzes.

marre nga "Femijeri e Pergjakur" 1999


Postuar nga Keni datë 09 Korrik 2004 - 04:43:

Nga mbresa te personelit amerikan per femijet e Kosoves:

Xhon Step dhe fëmijët kosovarë



Një ditë pata rastin te zhvilloja një bisedë interesante me Z. Xhon Step. Ai kishte skenuar ne kompjuterin e tij fotografi te panumerta ku kishte dale me fëmijet kosovare te kampit.: -"Ja, ketu është Egzona, ketu i vellai Labinoti,.ja edhe Mimoza, kusherira e tyre e pare..."
Veshtirë se mund të gjendej nje album aq i pasur me fotografi te femijeve kosovarë se sa albumi tij. Unë personalisht do ta kujtoj priftin ushtarak, Xhon Stepp vetëm në mes te femijeve, duke shetitur me ta, duke dancuar me ta, madje duke i mbajtur edhe në krahe. Ai i njihte te gjithe me emër, u njihte motrat, vellezerit, historitë. Ai ishte edhe drejtuesi i korit te fëmijeve. Për dy dite fëmijet nën drejtimin e tij mësuan ne anglisht këngën "Ne fëmijët e Kosovës këndojmë për ju". Ishte kjo një këngë falenderimi për Amerikën e cila i çliroi e u dha shpresë. Këtë këngë ata e kënduan kur guvernatorja e Nju Xhersit Christie Whitman erdhi për nje vizitë në kamp si edhe me pas në koncertet e tyre.
E pieta se ç'fare nuk do ta harronte nga Fort Diksi.
Ai u pergjigj:
" Ajo çka me ka mbetur ne mendje është mirenjohja shqiptare. Mirenjohja e ketyre njerzeve per SHBA. Po u tregoj kete histori:
Nje grua kosovare zonja Maxhuni, vdiq gjate fluturimit nga Maqedonia per ketu. Diten tjeter i u be varrimi dhe dy dite me vone gjenerali Zaik shkoi te ngushellonte familjen e saj. Djali i te ndjerës, Aliu, tha:" S'do uroja tjeter veç nana te kishte jetuar edhe tre dite me shume që të kishte parë gjenerozitetin dhe dashurinë e popullit amerikan" .
Z.Stepp heshti pak dhe nisi te tregoje nje histori tjeter: " Po veshtroje nje djale te vogel te cilit i kishin dhënë nje qese me çips. Ky femijë që kishte kaluar gjithe ato gjëra të tmerrëshme, pas këtij udhetim të largët, i uritur sic qe nuk e grisi menjehere qesen siç do të bënte çdo fëmije tjetër, por e hapi ate me kujdes dhe ma zgjati mua në fillim.
-" A doni ca?" Kjo ishte e pabesueshme.
Dhe Xhoni vazhdoi te me tregonte episode nga njohja e tij me fëmijët.
Nje djale reth 10 vjeç duke lozur nje dite me Z.Stepp e kishte pyetur papritur:
-Ç'farë besimi ke ti?
-Kristjan- u pergjegj Z. Stepp.
-Shume keq, tha vogelushi- Millosevici është kristjan.
Z. Stepp kishte shtangur nje cope here pastaj i kishte thene:
-Po une te dua ty. A te dukem une si Millosheviçi?
Femija kishte buzeqeshur : -Jo, kishte thene.
Nje mengjes herët e gjeta priftin ushtarak prane qëndrës ku bëhej largimi i refugjateve në shtete te tjera te Amerikes. Kishte dale të përcillte fëmijët e "tij" Ishte fare herët në mengjes. Nuk kishte shkuar ende ora 8 e askush nga punonjesit e kampit nuk vinte aq herët ne punë. Une kisha ardhur për te njejtin qëllim, doja te merrja edhe disa pamje të largimit te tyre nga kampi. Ishin momente prekese. Shumë prej refugjateve u afroheshin autobuzave me lot ne sy. Do te largoheshin nga njëri tjetri e nuk dihej se kur do te takoheshin përseri. Këtu ishin bërë miq. " Është hera e dytë që qaj, më tha një vajzë e re. Herën e parë kur lashë Kosoven dhe tani që po le Fort Diksin.
Pas Fort Diksit do fillonte një jete e re për të gjithë ata. Një jetë që do kërkonte kurajo. Shpesh here pa shokë miq te cilët të ndihmojnë apo mbështesin. Dhe sigurisht mjaft prej tyre do të kujtonin kujdesin e ngrohtesinë me të cilen u rethuan nga personeli i kampit këtu. Fëmijet do te kujtonin Z.Stepp me uniformë ushtarake , dashurinë e kujdesin me të cilin ai i trajtoi fëmijët. Ata e deshën atë. Siç u shpreh një fëmije: "Ne ikëm prej uniformave ushtarake në vëndin tonë. Ata mbanin maska , kurse këtu në Fort Dix u miqësuam me njerzit me uniforme. Ata mbanin buzëqeshje.".

Nga libri Femijeri e pergjakur/1999(varianti ne anglisht "Children
of Kosova Stories of Horror")


Postuar nga djali_prishtinali datë 14 Korrik 2004 - 20:26:

Pergezime

se pari te pergezoj per temen Keni dhe mendoj qe eshte nje tem shum e qelluar, them e qelluar kur kam parasysh se per shum njerz qe u thon vehti shqiptar e nuk kan gjak shqiptari ua ka mbuluar pluhuri tragjedin apo "ekzodin e Marsit 1999"


Postuar nga elabela datë 16 Gusht 2004 - 20:42:

oh zot

oh zot kjo eshte e tmerrshme
mjere ajo nene e grua ci kane pare syte
ai qen burri i say u djegte per se gjalli


Postuar nga IQVLORA datë 26 Gusht 2004 - 00:52:

Rrofsh sa malet Keno djali!

Krimet e policise ushtrise dhe bandave te Arkanit mbi civilet e pafajshem shqipetar jane te panumerta dhe ato qe ju keni shkruar ne kete forum jane nje pjese e vogel e tyre.Nuk e imagjinoj dot veten time ne rolin e atij qe u fsheh ne kotecin e pulave duke pare djalin e vetem te vrare nga katilet e milloshevicit dhe gruan te perdhunuar dhe ai mut-muti fshihej ne kotec.Eshte hera e pare qe degjoj per nje shqiptar te fshihet ne qymec te pulave.Turpi e mbulofte ne qofte se eshte gjalle akoma.Ma do mendja se ai nuk ka gjak shqiptari ne deje por gjak pipinosh,sepse ata benin mama_ mia kur degjonin krisma armesh.Rrefimet e tyre te ngjethin mishin dhe te mbushin me urrejtje per te perkedhelurit e Europes qente sllave Keni degjuari se c'po kurdisin sllavomaqedonasit e zinj si nata per popullin shqiptar ne Maqedoni dhe Europa kurve nuk po bene asgje.Ndiqeni c'bene kjo prostitute e keqe per te mbrojtur serbet ne kosove apo 50 mij grek te felliqur ne Shqiperi.Nuk do na ndahen njehere vuajtjet dhe luftrat ne shqiptareve nje dite?Sa njerez te pafat qe paskemi qene!Te mos i lesh ato ngjarje ne harrese eshte gje pozitive dhe patriotike.Do te doja qe te jepnin mendime ata qe i kane perjetuar te tregonin per te tilla histori tronditese te cilat ngrejne peshe zemrat e cdo shqiptari per mos tjua lene Mitrovicen e Is Boletinit shkave.


Postuar nga Keni datë 26 Gusht 2004 - 22:16:

Gentiona Sadiku, 8 vjec, Ferizaj

Ushtria dhe policia serbe endeshin neper oborret e shtepive ne lagjen tone. Ishin me maska ne fytyre. Shtinin me automatik ne te kater anet. Ishte shume frike. Kush dilte nga shtepia mund ta vrisnin Ne nuk guxonim te dilnim edhe pse po na mbaroheshin ushqimet. Disa shtepi pasi i plackiten dhe u vune zjarrin.. Mami na tha:
"Me mire te dalim se sa te mbetemi ne dore te serbit."
Nje grua e vjeter thoshte "Ma mire me na vra Nato se serbi"
Kur kemi dale nga shtepia ka qene dite e ejte. U bashkuam me ata qe po iknin me tren ne Maqedoni. Ne tren kishte aq shume njerez saqe rrinim ne kembe, ngjite me njeri tjetrin. Na merresh fryma. Pastaj me autobuza na kane cuan ne kamp, ne Stankovec. Ishim vetem mami une dhe tre
Vellezerit. Babi kishte qene i detyruar ta linte Kosoven qe me perpara. Ai kish ikur ne Gjermani. Kur ishte ne Kosove, serbet e ndiqnin vazhdimisht.

marre nga "Femijeri e Pergjakur" 1999


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.