Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Si e shikoni te ardhmen? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5404)


Postuar nga dodgy datë 17 Qershor 2004 - 00:31:

Ndryshimet

Hi
Po shikoja nje film Master Komanda i cili eshte nje histori e detareve anglez qe luftonin me anije te tjera pirate dhe shkonin neper vende te tjera.
Nuk eshte historia e filmit qe dua te tregoj por me kalon neper mendje dhe mendoj me teper per modernizimin dhe menyren e jeteses para 100 vjeteve.Po mendoja historin e njerzimit tani jemi ne shekullin 20 dhe po te shohesh historin keto 100 vjetet e fundit kemi nje ndryshim shum te madh te njerzimit.para 100 vjeteve kishim ishuj te pazbuluara kurse sot po shkojm neper planete te tjera.sot kemi boten e kompjuterit puna e krahut eshte eliminuar shum,mua me duket se njerzit nuk lodhen dhe torturohen me ashtu si me perpara.
Dua te them se ndryshimet qe kan ndodhur keto vitet e fundit te habisin me ato qe njerzit per 19 shekuj e gjysem,me nje fjal per 19 shekuj mua me duket sikur njeriu ecte ne vend numro dhe per nje cast keto 100 vjetet e fundit duket sikur fluturon me ato qe ka zbuluar.
Me nje fjal po te shohesh ndryshimet qe kan ndodhur keto vitet e fundit me ato qe kan ndodhur me perpara me gerryen kureshtja se si e shikoni te ardhmen?si e shikoni ndryshimin e botes?cfar te reje do te kemi ne 10 vjecarin e ardhshem e me pas? si e shikoni njeriun dhe modernizimin,cfar ndryshimesh do kemi?Shum thon se lufta nuk ka per te pushuar kurr njeri me njeri sepse jemi shtuar shum dhe nuk dihet se ku do shkoj gjith ky popull qe sa vjen dhe shtohet,disa te tjer thon se do zbulohet ndonje planet tjeter per te jetuar,ose disa te tjer thon qe njeriu do ti ndrroj trupit pjeset e trupit dhe do te kthehet si makin me pjes kembimi dhe do ushqehet me ilace ose ku di un dicka tjeter qe te eliminoj ushqimin.
pra pyetja ime esht si e shikoni te ardhmen?


Postuar nga Klodel datë 17 Qershor 2004 - 00:32:

matrix


Postuar nga Bledumi datë 17 Qershor 2004 - 01:09:

Per mua do kete nje kthim te antikitetit por ne kohet moderne,ku pse jo,mund te arrijme te shohim edhe Sfinksat qe i kemi pare vetem ne statuja.Ndoshta shume mistere te te shkuares mund te behen realitet..PSe jo mos te shohim njerez me 2 koka,apo njerez me koka kafshesh.Vete njerezimi eshte kthyer ne kafshe,por ne kafshe te pagdhendura.Edhe kafshet e verteta kane ligjet dhe rregullat e tyre,njerezimi po i humbet pak e nga pak,per mos te thene qe i ka humbur. Nje ? e madhe eshte gjithmone.Shikohet qe cdo gje spo ecen si duhet duke filluar nga luftrat,uji,akullnajat,ajrit,gjithe ekosistemi ne pergjithesi.Per mua cdo gje mbetet ? , por qe mbrapa saj fshihet dicka e tmerrshme.


Postuar nga agata datë 17 Qershor 2004 - 01:39:

Me kete teme, qe ke hapur Dodgy me bere te futem thelle ne mendime...

Eshte e vertet, qe ne keto vitet e fundit shkenca ka arritur gjera vertet shum interesante, si nga ana e mjeksise, ashtu edhe informatika, apo zbullime te tjera interesante...
por keto zbullime, qe per momentin po na duken te rendesishme, e po na letesojne jetesen, jan gjithashtu dhe A-ja e shkaterrimit...
Besoj se e dini, qe polusioni i madh po shkateron atmosferen..., nga dita ne dite planetit, po i ngrihet temperatura....
Ndoshta ne 10 vjetet e ardhshme nuk do ket asgje shkaterim por ne se do te shohim ne shekujte e ardhshem, kam frike se do ket pasoja...
Semundjet e keqija si kanceri po na duken si te jen semundje gripi, aq shum po shtohen, nuk e dime me, seç po hame... nje produkt origjinal, apo diçka te clonuar...
Gjithçka po zhvillohet me hapa xhigande...,
por nuk duhet te harrojme, qe me pare njerzit luftonin me shpata, kurse sot mjafton nje bombe atomike per te shkaterruar gjysmen e planetin...

Jam e lumtur, qe po jetoj ne shekullin XXI, por nuk do te deshiroja te jetoja, per te pare se cdo te ndodhe, ne shekujte e ardhshem....


Postuar nga volter datë 22 Qershor 2004 - 17:12:

Thumbs down

Te ardhmen! E shikoj si nje "anije gjigande" qe perkundet here ne njeren ane, e here ne anen tjeter te horizontit, dhe ne mes te qiellit te zi po le tragun joshes pse jo edhe marramendes, dhe fill pergjate udhetimit ajo do te ndricoje globin me nje ngjyre krejt te bukur......

Pershendetje


Postuar nga albanian_girl datë 08 Korrik 2004 - 03:40:

*e famshme*


Postuar nga SUNBELOVED datë 09 Korrik 2004 - 03:24:

India sot mua me duket vendi me ideal, ku mund te shoh te ardhmen e botes. Dmth fakti qe atje jane shume besime brenda kufinjve te nje vendi, fakti i polarizimit atje, lagje shume te pasura edhe te varfra. Fakti qe ka shume konkurence, ka njerez super te pergatitur edhe te supershkolluar, teknike qe punojne shume here me lire dhe me mire sesa pjesa tjeter e kolegeve te tyre ne bote. Fakti qe nga ana ushtarake eshte nje fuqi berthamore, apo edhe arsyeja qe eshte nje vend i mbipopulluar. Mua India me duket vendi ideal per te pare te ardhmen e botes. Me duket nje vend shume interesant per ato qe merren me strategjite e zhvillimit, ose thjesht per ato qe e vrasin mendjen ndonjehere me shume sesa c`duhet, si puna ime. Do me pelqente ta vizitoja


Postuar nga diellza26 datë 09 Korrik 2004 - 15:21:

te ardhmen e shoh me shumengjyra, po ne shqiperi me duket sikur dominon ngjyra e zeze, per kete me vjen pak keq, por cti besh.....


Postuar nga DaRe-DeViL datë 18 Korrik 2004 - 00:55:

.....

Te ardhmen bardh e zi si shoh edhe te tashmen

ka mundesi te dale ndonje nuance blu si dihet se shoh mire )


Postuar nga Sunlight datë 27 Korrik 2004 - 18:40:

Talking

...Une te ardhmen e shoh perdite ndryshe, varet sesi gdhihem ne mengjes.., persa i perket te ardhmes se vendit tim, e shoh pa ngjyra fare, pa drite jeshile, ndersa per veten....brenda meje akumuloj rreze te vogla shprese me urimin per t'i shnderruar nje dite ne nje diell te madh e te me ngrohin kur e panjohura te beje ngrice......


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.