Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Viktime e emigracionit. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=551)


Postuar nga Keni datë 11 Mars 2003 - 09:35:

Viktime e emigracionit.

Po e hap kete teme per te kujtuar mikun dhe shokun tim me te mire , te cilit i ndodhi nje vdekje tragjike.

Me Bardhin u njohem vite me pare ne qytetin e Lushnjes , ku ai jetonte dhe punonte. Prej dites qe u njohem ne u beme shoke te ngushte. Ne vinim shpesh tek njeri-tjetri.
Bardhi ishte djale me virtyte te rralla: punetor i palodhur, njeri i sinqerte dhe i dashur, ishin dy nga virtytet e shumta te tij. Puna e beri specialist te mire. Me ardhjen e shoqerise italiane qe privatizoi fabriken e tullave ne Lushnje , ai punoi per kete shoqeri.
Pronaret e rinj duke pare punen e tij e moren ate ne Itali ne fabriken e tullave ne qytetin Perlezzi.
Keshtu emigrimi na ndau. Bardhi dhe ne frontin e ri te punes punonte shume dhe shpejte.
Mbas nje viti ai merr me vete ne Itali edhe gruan me tre femije.
Duket sikur puna dhe jeta po merrte per mbare per te. Por ja vjen 3 Marsi dita qe ndyshon gjithcka ne jeten e tij. Makineria e prerjes se tullave ku ai punonte ishte bllokuar nga balta e tullave.
Mbasi nderprene punen e makinerise Bardhi u fut qe te pastronte mbeturinat e baltes qe kishin mbetur brenda ne makineri.
Ne ate cast makineria u takua automatikisht dhe copeton pa meshire trupin e tij . Shoket e punes, shqiptare dhe italiane u turren drejt tij. Bardhi ende pa dhene shpirt i shikonte ata ne sy dhe dukej sikur iu lutej "- me shpetoni se kam tre femije te mitur per te ushquer." Menjehere e cuan ne spital por atij i kishte rrjedhur shume gjake. Mjeket bene cka munden. Por as mjeket me punen e tyre nuk munden ta sillnin dot ne jete, as te afermit e tij qe u gjeten menjeher aty , gruaja , kunati , vellai dhe nipi i tij , as shoket e tij te punes qe e nderprene te gjithe punen dhe e shoqeruan ate per ne spital , nuk munden te benin dot gje.
Bardhi kishte humbur shume gjake dhe nuk mund te vinte dot ne jete. Keshtu Bardhi u nda nga jeta ne moshen 40vjecare duke lene ne nje gjendje mjaft te veshtire gruan me tre femije te mitur.
Pra me 3 Mars 2003 , Bardhyl Latifi(Bardhi) i shtohet numrit jo te vogel te viktimave te emigracionit.



Si reagojne femijet e Bardhit !

Entela , e shoqja e Bardhit tashme e veja e tij ka perqafuar tre femijet e saj e qan mbi kokat e tyre. Me zerin e saj qe i eshte ngjirur fare , ju flet femijeve. Asnje nuk e kupton se cfare ajo u flet vogelusheve sepse zeri i saj pothujse nuk degjohet fare. Ndihet vetem nje si murmeritje . Te vetmit qe e degjojne dhe e kuptojne ate jane vogelushet e saj. Njerezit e shumte qe jane mbledhur rreth tyre shohin nje skene shume prekese dhe mbajne vesh me qetesine me te madhe .
Entela vazhdon te qaje, te puthe sa njeri-tjetrin nga femijet e saj dhe u drejtohet atyre.
-Tani Babin nuk e kemi me . Ai u vra ne pune dhe zoti e mori lart ne qiell. Tani une ju kam vetem ju dhe ju me keni vetem mua, kurse babi do te na mungoje pergjithmone. Tani burrin e shtepise do te kemi Xhekun ......dhe nuk mund te vazhdoje dot me se lotet e mbysin.
Dhe ja si reagojne te tre femijet me zerin e tyre feminor:
Xheku , femija i pare 12 vjec - " Mami mos qaj kaq shume , ja shikome mua une nuk do te qaj se tani jam i rritur, jam burre dhe burrat nuk qajne .
Greta , femija e dyte 7 vjec - " Mami une e di pse e morri zoti babin tone . Babi eshte engjell dhe engjejt rrine me Zotin lart ne qiell.
Reana , femija e trete 4 vjec -" Mami, po pse nuk po vjen babi nga puna ? Pse po rri ai kaq gjate ne pune ?, mua me morri malli per te .
Entela ju ferkon kokat , i puth here njerin , here tjetrin duke u ngasheryer mbi kokat e tyre.


Postuar nga mjellma datë 17 Mars 2003 - 22:34:

Keni eshte nje histori vertete tragjike,perballe te ciles ndihem krejtesisht e prekur.Kjo histori te ben te kthesh koken pas ne jeten e seicilit dhe te shohim se cfare kemi bere ne kete jete.cfare perjetuam dhe cilat jane mundesite e te ardhmes sone.Eshte e tmerrshme te mendosh se nje njeri i mrekullueshem e gjen perfundimin e jetes nen tmerr dhe le pas mjerimin e te dashurve te tije dhe nderkohe jeta mban nen ritmin e vet te tjere qe fare mire i rendojne me veprimet e tyre,por prape jemi te pafuqishem Keni te veprojme kunder ligjesise se fatit dhe vetem te presim se cfare na ka caktuar kjo peshore e padrejte....


Postuar nga Denix422 datë 18 Mars 2003 - 21:15:

Teme prekese

Keni, edhe une Lushnjar jam vella dhe mbase ket persone e kam njohur si fytyre. Leq me vjen qe e degjova kete lajm, jane shume persona qe vuajne te njejten gje, Len vendin e tyre dhe emigrojne per nje jete me te mire e me shpresa te medha, dhe gjejne vekjen.....Jeta eshte Lufte vella


Postuar nga Keni datë 19 Mars 2003 - 09:20:

Mjellma faleminderit per mesazhin.. Edhe ti gezim e mbaresi pac ne jete.


Denix422 edhe ti vella faleminderit dhe pac fatin e mire ne jete. Meqe me the se je nga lushnje mendoj se duhet ta kesh njohur Bardhin sepse ai kishte shume shoqeri te zgjeruar. Po me mire pyet njerzit e tu ne Lushnje se ata duhet ta njohin mire.
Me respekt Keni.


Postuar nga eliz datë 30 Tetor 2003 - 05:38:

Keni,megjithese vone (sot lexova shkrimin)doja dhe une te shprehja keqardhjen time per humbjen tragjike te shokut te ngushte.Une si e huaj kur lexoj dicka kaq rrenqethese me lind pyetja:A KA ZOT?Po juve?S`arrij te konceptoj se cfare ndjenjash ju kane pershkuar.Nuk duket aspak e drejte njerez te tille te ken kete fat.Po ke degjuar te gjithe njerzit e mire kane fat.............. .Aspak e drejte.
Ju uroj shendet!


Postuar nga Keni datë 30 Tetor 2003 - 07:15:

Faleminderit per ngushellimin dhe fjalen e mire. Po te them se Ai ishte buri i goces se xhaxhait tim.
Me respekt keni


Postuar nga fluturake datë 30 Tetor 2003 - 17:09:

Keni me vjen shume keq dhe ngushellime.
Kur e lexova tregimin tend qava dhe e kuptoj shume mire sa e rende eshte per te gjithe te humbasin njeriun e tyre me te dashur.E kam perjetuar vete nje gje te tille kur kam qene femije dhe them se edhe sot e kesaj dite e ndjej mungesen e prindit dhe nevojen per ta pasur prane,por qe eshte e pamundur.Shpresoj q


Postuar nga fluturake datë 30 Tetor 2003 - 17:12:

Keni me vjen shume keq dhe ngushellime.
Kur e lexova tregimin tend qava dhe e kuptoj shume mire sa e rende eshte per te gjithe te humbasin njeriun e tyre me te dashur.E kam perjetuar vete nje gje te tille kur kam qene femije dhe them se edhe sot e kesaj dite e ndjej mungesen e prindit dhe nevojen per ta pasur prane,por qe eshte e pamundur.Shpresoj qe kusherira jote dhe femijet te mos kene me gota te hidhura per te pire ne jete.


Postuar nga i_lire datë 31 Tetor 2003 - 03:48:

Keni, edhe une sot kam humbur nje mik mjaft te mire... arsyet? Nuk e perballoi dot jeten e emigracionit pafundesisht..., keshtu vendosi i dha fund vete jetes se tij. Ngushellimet e mia per mikun tend, nderkohe une po qaj per mikun qe sot humba vete.


Postuar nga eliz datë 31 Tetor 2003 - 07:21:

I-lire, ngushellimet e mia.Qe te arrije te mari nje vendim te tille duhet te ishte shume i vetem.Po me vjen shume keq.Cfare moshe kishte djali?


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.