Forumi Horizont | Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- A nuk i rrahin dhe kuajt keshtu!? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5675)
A nuk i rrahin dhe kuajt keshtu!?
Ilir Kodumi eshte nje i ri, 21 vjec, i cili u akuzua nga policia si pengmarres i Fatjon Demirlikes. Kodumi, sipas nje komunikate, eshte kontigjent i njohur i policise, per vjedhje, armembajtje pa leje dhe si perdorues i droges. Ai eshte kapur, fale nje pune intensive te policise se kryeqytetit, por duket sheshit qe nuk eshte profesionist ne kesi punesh si pengmarrja ose insekinimi i nje historie te tille, per te marre nje dore te mire paresh.
Ketu mbaron kronika dhe fillon shfaqja e Ilir Kodumit ne ekran. Ai ka nje sy gati te nxjerre vendit. Sipas operatorit te televizionit Klan, i cili e filmoi, Kodumi kishte nje kembe te thyer. Ka nje goxha plage ne koke dhe hematoma ne te gjithe trupin. I riu eshte rrahur vendce nga forcat speciale dhe ndoshta me pas druri ka vazhduar ne qelite e paraburgimit ne polici.
Sipas komunikates se policise, Ilir Kodumi i ka bere rezistence forcave speciale, madje ka qene i armatosur, ndaj uniformat kane qene te detyruar te nderhyjne per ta carmatosur. Nga ajo qe shihet ne televizor i bie qe nderhyrja per paralizimin e agresorit te kete qene mjaft e gjate, ndersa perpjekja per ta carmatosur e papare ne manualet e policise dhe skemat e saj te stervitjes.
Disa dite me pare nje tjeter i ri humbi jeten ne komisariatin e Rreshenit. Policia tentoi te fshihte arsyet e vdekjes se te riut, vjedhes ordiner. Me vone vete Ministria e Rendit pranoi se ai ishte perplasur pas murit, por autori i vrasjes mbeti jetim. Ne rastin e Kodumit policia ishte krenare per vepren qe kishte kryer mbi nje djale, vagabond, por qe nuk duhet te behet peshk, te pakten sipas ligjit.
Gazetaret e kronikes te thone se Kodumi eshte rrahur paq per te treguar shoket dhe skemen e pengmarrjes se Demirlikes, e cila duket se nuk eshte shume e thjeshte. Policia ka justifikuar edhe nje here se druri i eshte dhene nje palo njeriu, i cili fal Zotit e ka frymen e gjate, se perndryshe do na genjenin serish, meqe nuk dine ta bejne as kete pune.
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.