Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Kur nje dite i vjen fundi... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5689)


Postuar nga anaz datë 21 Korrik 2004 - 15:08:

Kur nje dite i vjen fundi...

.......


Postuar nga roke datë 22 Korrik 2004 - 00:34:

ne kete moment po mundohem te kuptoj anaz,por e kam pak te veshtire se jam 6 ore diference dhe perendimi i diellit andej perkon me pikun e diellit ketu.Mbase kur te shkoj ne Shqiperi......


Postuar nga déjà-vu datë 28 Korrik 2004 - 01:56:

Kur nje dite i vjen fundi?

Ne shumicen e rasteve ndiej qerpiket qe kerkojne te mbyllen me force,nuk di nese eshte trupi im qe kerkon qetesine e shume deshiruar apo lodhja qe ka ne dore gjithçka dhe ne nje fare menyre me kondicionon.

Kur nje dite i vjen fundi?

Ndiej lodhjen qe me mbyt te gjithin,kerkoj te gjej prehje si çdo nate pikerisht nga aty ku do te rihap syte te nesermen dhe te shikoj ngjyrat qe me rrethojne,pak pergjumesh e pak dembel,duke menduar kafen e pare ose rrugen per ne pune,duke patur kujdes ne trafik mes makinash ose thjeshte i perhumbur duke ngare ne perhumbjen time gjenerale,status konfusonial qe per fat te mire fillon e zhduket kur dita fillon e vrapon.

Kur nje dite i vjen fundi?

Vertitesh si nje vorbull qe merr perpara gjithçka gjen ne kalimin e saj.
Kur nje dite i vjen fundi?
Jam me syte hapur akoma dhe imagjinoj ty qe luan mes rrobash nderkohe qe pret te mbyllesh syte dhe kuptoj qe dites i erdhi vertet fundi...

Kur thjeshte vjen fundi?
.............

P.s Buzeqesh(ndoshta)


Postuar nga BluE_icE datë 01 Gusht 2004 - 22:24:

sot dites nuk i ka ardhur akoma fundi

me mire te flas per fillimin e saj edhe pse ishte shume e papelqyer ,me nje mori ndjenjash qe me moren frymen dhe me mbyten .
U zgjova papritur e mpire...
Krejt e mpire ,sikur nuk isha une me trupin tim sikur nuk isha une qe merrja fryme. Mendja me ishte bllokuar vetem tek endrra qe sapo kisha pare .
U ngrita ,pashe oren qe ndodhej larg shtratit .Ishte 7 e ca dhe u ula perseri mbi krevat duke fiksuar syte diku dhe duke u perpjekur te mblidhja veten ,te merrja vesh se ku isha. Vetem kur u ula e ndjeva peshen e rende te endrres te ulej mbi mua...Ne enderr teksa ngjitja shkallet e pallatit te shtepise ne Shqiperi dy komshije me thone qe mami eshte keq.
Hapa dyert me shpejtesi pa pyetur per askend dhe askush ,duke kerkuar neper dhoma kur e gjej ne banje me koken te ulur ne nje kove te bardhe te stermadhe.She was throwing up. I ngrita koken dhe ia mbajta ne duar.
Ajo me tha ne anglisht: I am getting sick each and every day .
Mbaj mend qe mbeta e shokuar nga pamja. Kisha ndjenjen e cmendur sikur ajo po me linte dhe mendimi i vetem qe me shkoi ndermend in a fleeting moment ishte qe te pakten do ikte e qete perderisa endrrat e saj u realizuan .E pastaj duke u mbeshtetur ne jastek ,duke qene gjysem ne enderr ,gjysem koshiente,dhe malli gjithmone nga malli per te u ngashereva. I was literally sobbing and having short breaths .I can hardly breathe even now that i am thinking and writing about it.
E neper spazma dhe lote perserisja ne varg fjalesh : i got to call her..... i got to call her ........i got to call her.
Pas pak minutash kur mblodha veten u luta per te .
E kur i degjova zerin me vone sot ,u clirova.


Postuar nga volter datë 09 Gusht 2004 - 03:07:

Arrow

Nje dite i vjen fundi kur te trashet ajri i tokes ....


Postuar nga notti_stellate datë 11 Gusht 2004 - 01:41:

Ne momentin qe ndjen celesin duke u hapur ne deren e shtepise kupton qe dhe kjo dite mori fund,e pastaj me nje liber ne dore e ulur ne kopesht duke soditur "veprat " e kryera nga njeri nga prinderit,lulet me shume ngjyra
Eshte nje nga ato momentet e "lodhjes se embel"sic e quaj une,edhe pse e di qe ka gjera qe s'ke bere nuk ndihesh e merzitur pasi s'te le lodhja.Ne ato momente te sillen ne koke gjestet e vogla por ama domethenese e plot me dashuri te bera gjate dites.
Lexova nje pjese te mrekullueshme qe me kishin derguar,cdo fjale e zgjedhur me finesse,cdo shenje mbante nje mesazh ne vetevete,jetoje me cdo rresht...eshte bukur kur je ne kontakt me njerez qe bejne dicka me aq pasion,s'ka rendesi se cfare,rendesi ka qe japin veteveten ne ate qe besojne.Dhe,nese ke mesuar te besh dicka me perkushtim,do e besh dhe ne fusha te tjera te jetes.
Eshte bukur qe ne fund te nje dite te lodheshme te jesh ne kontakt me spontanitetin e bukurine shpirterore,eshte bukur te kuptosh qe sinqeriteti "utopik" ne njefare forme egsiston


Postuar nga anaz datë 16 Gusht 2004 - 15:30:

Nje alo e zbehte dhe një zë që dukej sikur kërkonte ndihmë….
Ishte ky fundi i dites se shtune, nje fund që më shoqëron dhe ne ditet ne vazhdim.
Sa do te doja qe kjo dite mos egzistonte por, nuk varet nga unë, sa do të doja ta ndihmoja atë njeri dhe të mos e shihja më në atë gjëndje por, prap nuk mundem. Më është dukur vetja njeriu më i pa fuqishëm në botë. Është zëri i zbehtë që me shoqëron dhe mendja vazhdon të punojë për të gjetur një zgjidhje, por më kot sa më shumë mundohem më shume futem në labirinthe mendimesh që më duken pa pikë vlere dhe më bëjnë të ndihem më keq, më e pafuqishme.
“E duhet të bindesh Z…, nuk mund të ndryshosh asgjë”


Postuar nga anaz datë 17 Shtator 2004 - 12:50:

Dita e sotme po perfundo pa nisur me sa duket.
Nuk kam pare dite me te merzitshme se kjo e sotmja


Postuar nga Klodel datë 17 Shtator 2004 - 18:54:

dita sapo ka filluar dhe me duket sikur edhe jeta ime sapo ka filluar. e ndiej veten femije te lumtur lozonjar


Postuar nga Equis datë 17 Shtator 2004 - 23:59:

Pse thone qe gjumi esht ai balsami i shpirtit,ushqimi i dyte i rendesishem per trupin,clodhje,harrese e problemeve,nje bote endrrash ku asgje nuk eshte e parealizueshme.Per mua te flesh eshte njesoj e veshtire dhe e dhimbshme sesa te vazhdosh jeten gjate dites.Shekspiri ka krijuar Makbethin dhe shkaterrimin e gjumit makbethian.

Shume njerez e perjetojne ate,ndoshta ne rrethane shume me te ndryshme por jo me pak tronditese.

Oh un do te deshiroja te mos flija kurre,sepse nuk do te kisha kohe ashtu sic kam kur ve koken ne jastek te mendoj per jeten apo problemet e mia,dhe te reflektoj per veprimet e mia.


Megjithate dhe kesaj dite i erdhi fundi dhe nata ka shpalosur pelerinen e saj misterioze,si zakonisht.
Uroj qe te nesermen te kemi mundesi ta nisim diten ne lunturi dhe ta mbyllim me buzeqeshje.Is it possible?I wish so much should be this possible

bye all


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.