Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Po Asimilohemi......... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5793)


Postuar nga IQVLORA datë 08 Gusht 2004 - 15:47:

Po Asimilohemi.........

Nje pjese e madhe e popullit tone,per nje te ardhme me te mire per femijet dhe vehten e tyre kane emigruar kryesisht ne Greqi,Itali dhe vende te tjera te Europes dhe ne Amerike,por komuniteti me i madh i tyre ndodhet ne Greqi dhe Itali.Femijet ndjekin shkollat ne vendet respektive ku banojne priderit e tyre.Ne shtepite tona ne flasim gjuhen tone te bukur shqipe me te cilen komunikojme me ta,por ata nuk dijne ta shkruajne dhe lexojne ate.Kam degjuar femijet e miqve te mij qe e flasin shqipen si arbereshet e Italise.Shume i merzitur ju them miqeve te mij:Ju lutem,flisni shqip me ta dhe ju mesoni te shkruajne dhe lexojne ne gjuhen tone,por njerezit horizontet i kane te ndryshme dhe nuk i mendojne gjate pasojat.Nuk e dij por mendimi im eshte qe shteti duhet te beje dicka ne kete drejtim me qeverite e vendeve ku banojne shtetasit e tyre,per femijet e tyre per ardhmerine e vendit tone,sepse ndryshe ne do te asimilohemi si Xhamaikanet e te tjere ne bote.Ju lutem mund te jepni mendimin tuaj per kete problem teper serioz e me pasoja te pariparueshme.Duhet t'i ihemi JO asimilimit te femijeve tane sepse ne prinderit e tyre do te vdesim nje dite.


Postuar nga BlendiC datë 08 Gusht 2004 - 22:37:

Thumbs up Eshte e vertete kjo teme dhe me shume

rendesi sepse fatkeqsisht eshte e vertete. Une nuk kam femije vet por kam nje mbese dhe nje nip te dy lindur ne US. Mbesa ehste 5 vjece dhe flet shqipen si te kish lindur ne atdhe dhe tani babai im po ja meson me abetare. Nipi ehste 5 muajsh por dhe ai shqip do mesoje. Me ben te njehem semure ne stomach kur degjoj ne kishe ose ne piknike qe femijet shqipetare flasin anglisht me njeri tjetrin dhe prinderit krenohen se e flasin anglishten mire por nuk dine te thone buke uje ose faleminderit ne shqip. Nuk e di por mendoj se si komb ne do vujame nga kjo ne te ardhmen se large jemi gjuhe po e humbim athere cfare ne ka ngelur ne. Prandaj kush ka niper, mbesa ose femije duhet tju mesoj shqipen se eshte gjuha e zanave dhe e perendive. kjo me ben me te vertete nervoz se po tregohemi shume sy lesh ndaj nje ceshtjeje kaq kritike.


Postuar nga IQVLORA datë 10 Gusht 2004 - 02:11:

Kjo qe po ndodh me femijet tane eshte katastrofe

Kam tre femije,dy prej te cileve jane te rritur dhe nuk kane probleme ne kete drejtim,por tjetri ka qene 5 vjet kur ne emigruam ne UK dhe per te eshte me lehte ta harroj gjuhen e bukur te Naimit e Fishtes se madh,por kjo nuk ka per te ndodhur kurre sa te kem une jete.Ai flet,shkruan e lexon ne shqip.Tabelen e shumzimit e ka mesuar ne shqip fillimisht;gjithashtu mbledhjen zbritjen,shumzimet dhe pjestimet ne shqip pastaj ne anglisht eshte shume me lehte per te.Cfardo libri apo gazete ne shqip qe me bie ne dore punoj me te per te mos harruar cicerimin ne shqip.Por e keqja qendron kur bashkohet me shoke te tjere shqiptar dhe eshte i detyruar te flasi anglisht.I them fol shqip me shoket,por ai me te drejte me thote se ata nuk dijne te flasin shqip.I indinjuar ju flas miqve te mij qe te komunikojne ne shqip me femijet sepse po humbasim dinjitetin kombetar dhe ata nuk do te quhen me shqiptar me kalimin e kohes,por sic thate edhe ju i dashur BlendiC ju duket mburri qe djali apo vajza e tyre flet nje anglishte me aksent gegerisht.Nuk kane faj sepse ketu ju duket vehtja si ne perralla kur e krahasojne nga ku kane ardhur,por mendoj se aty ne USA nuk e besoj te jene te kesaj kategorie ne pergjithesi.Keta driteshkurter nuk mendojne gjate per demin qe ju behet femijeve te tyre dhe kombit ne pergjithesi dhe as ja kane haberin cdo te thote asimilim dhe kush jane pasojat.Mendoje se ne duhet te bashkohemi ne shoqata qe te behemi te njohur si komunitet dhe pastaj te kerkojme edhe hapjen e paraleleve ne shqip atje ku komuniteti shqiptar eshte i madh dhe aty ku nuk eshte qe te permbush kriteret te gjendet nje menyre qe edhe keta femije te mesojne shqip disa ore ne jave fundja edhe te shtunave.Po hajde dhe mblidhi bashke shejtanet e futi ne shishe.Edhe shtetit tone ministrise se arsimit i bie per detyre te punoje me qeverite e vendeve ku ka shqipetar per zgjidhjen e ketij problemi,por ne radhe te pare ne duhet te veteorganizohemi dhe pastaj ta ngrehim zerin tone ne institucionet arsimore te vendit ku banojme.Mendoj se nuk ka pengesa ne vendet perendimore per vec qeverive antishqiptare te Greqise.Bashkatdhetar,vellezer kush ka lexuar Fishten dhe Naimin se cthone per gjuhen shqipe nuk i le femijet te flasin e mesojne vetem llaka-llaka.Rreth e rrotull ,fqinjet tane duan te na gllaberojne me metodat e koheve moderne.Greket nuk heqin dore nga synimet e tyre asnjehere.Po shikoja nje vidio kasete ku nje miku im nga Vlora i krishter kishte bere pagezimin e marteses se djalit te tij ne nje kishe greke ketu ne Londer.Prifti grek ju drejtua nenes se djalit,nuses se mikut tim e cila eshte nga Tepelena me keto fjale:<>.Ajo i tha vetem qe une jam myslymane.Oh e di tha qeni qe ne shqiperi ka pak myslyman.Ne vend qe ti thoshte qe ketu nuk ka asnje grek.U indinjova dhe ja bera vrejtje miqve te mij duke ju thene se prifti antishqiptar ju ka provokuar dhe ju sja keni dhene pergjigjen qe ai maskara ta mbyllte gojen e tij prej gjarperi.Jo me kot e tregova kete episod.Cfare do te ndodhe me ata qindra mijra femij te shqiptareve qe nuk flasin gjuhen e tyre rreth 20 vjet me vone?Njerez nuk duhet te flejme,nqse nuk duam te quhemi grek qe nga Vermoshi ne Konispol.Nuk duhet te humbasim krenarin tone kombetare te te qenit SHQIPETAR.


Postuar nga diellza26 datë 11 Gusht 2004 - 13:03:

Gjuha eshte element i rendesishem qe dallon nje komb nga nje tjeter, dhe une jam shume e ndjeshme nga ketij asimilimi qe po ndodh dhe me hapa mjaft te shpejte bile, ne lidhje me gjuhen( tek emigrantet).

Kjo po ndodh edhe me bastardimin e gjuhes shqipe ketu brenda kufijve, por nuk dua te dal jashte teme.

Kudo ne bote ka ndodhur qe per shkak te kushteve historike, politike etj te kete patur emigrim ne mase nga nje vend pak ose aspak i zhvilluar ne nje vend te fuqishem ekonomikisht. Megjithate kjo sdo te thote qe bashke me lodhjen dhe kontributin qe ne japim me punen tone ne vende te ndryshme, te leme pas dore ( ta injorojme ne njefare menyre) ate qe ne dallon nga te tjeret, gjuhen e bukur shqipe.
Ne mbeshtetje te para shkruesve, une mendoj se kjo dukuri eshte pasoje e nje mendjelehtesie idiote te shume emigranteve nje pjese e te cileve "intelektuale", por qe vertet dyshoj ne formimin e tyre.
Me beri pershtypje nje nate, nje kronike e pergatitur ne nje nga kanalet televizive tonat, qe u dha mbi nje vajze shqiptare qe jetonte ne gjermani, 15 vjec nje teniste e re ne moshe por me shume te ardhme, e cila fliste shume pak ose aspak gjuhen shqipe, dhe flitet per nje person ne nje fare menyre publik, e cila ne nje te ardhme te afert, per vec se me nje origjine shqiptare (edhe kjo rastesisht e trasheguar nga prinderit), me asnje gje tjeter nuk te bind mbi kombesine e saj.
Nese shqiptaret e kosoves, gjate gjithe kesaj kohe nen pushtim apo nje pjese tjeter e tyre ne emigrim kane ruajtur me sa kane patur mundesi gjuhen shqipe, shqiptaret e shqiperise ( ne masen me te madhe te tyre )nuk e kane bere nje gje te tille kete 15-vjecar te emigrimit te tyre neper bote. Mendoj se eshte nje shembull i mire per tu ndjekur nga shqiptaret e shqiperise kudo qe ndodhen ne kater anet e botes ( pa lene pa permendur ketu dhe angazhimin serioz te shtetit shqiptar ne lidhje me kete problem.)

Me shpresen qe ndergjegjesimi ne lidhje me kete problem tek emigrantet shqiptare do te vije para se te jete teper vone.....


Postuar nga Luarasi datë 18 Gusht 2004 - 16:01:

Kur haron nje gjuhe e haron edhe kulturen e popullit te asjaj gjuhe.

Gjate tere historise tone ne jemi asimiluar. Ku shkuan iliret, gjith ai popull i madh? Neve si populli nder me te vjetrit ne Evrope duehshte te jemi me sasi me te madhe se çdo kush tjeter, por fatkeqsisht nuk jemi. Thuhet se ne Turqi ka 3 milion banore me origjine shqiptare, por ata nuk komunikojne shqip mes vete, po ne te njejtin vend emigrantet boshnjake komunikojne ne gjuhen e tyre. Mendimi im esthe se nje nder shkaqet e asimilimit eshte edhe mos organizimi i komuniteteve tona jashte vendit dhe mos patja e mediumeve shqiptare. Une jetoj ne Kanada ku kam nje nip dhe nje mbese. Mbesa eshte 7 vjece dhe i bije me lehte te flasi anglisht, teper jam munduar qe ti sugjeroj qe te flasi shqip, dhe nuk mund te ankohem, sepse shqipen e flet me mire se te gjithe moshataret e saj ne qytetin ku jemi. Gjithashtu ja mesova alfabetin shqiptar dhe tani ajo di te shkruaje dhe te lexoje. Femijet e asaj moshe shikojne teper filma vizatimor, dhe mbesoj sikur te posedojme nje repertoar te gjere te filmave vizatimor te sinkronizuar ne gjuhen shqipe, mendoj se pa u munduar fare, femijet tane jashte vendit nuk do ta harojne gjuhen. Femijet nuk kane vetedije kombetare dhe nuk dijne se sa eshte e rendesishme gjuha amtare. Shum prinde ndodh qe nuk jane te vetedijshem apo nuk ju intereson qe tja trashegojne gjuhen.Disa nga gjeneratat e meparshme te kurbetçinjve, femijeve te tyre ju kane futur ne koke disa tradita te kota dhe i kane kushtezuar ata te martohen me shqiptare, pa ja u trasheguar gjuhen. Gjuha shqipe eshte esencialja per ata shqiptare qe jane lindur ne perendim dhe qe duan ta ruajne kulturen dhe traditat e tyre. Kam verejtur dhe nje dukuri qe shqiptaret me prejardhje nga vendet e ish Jugosllavise, i rezistojne asmilimit shum me teper se shqiptaret me prejardhje nga Shqiperija.


Postuar nga volter datë 04 Tetor 2004 - 05:15:

Derisa te mos vije puna qe te asimilohemi le t'i japim nje jehone te papre kultures dhe gjuhes sone...


Postuar nga DEVIL_GIRL datë 05 Tetor 2004 - 03:19:

Per mendimin tim kjo gje ndodh ndoshta nga injoranza e prinderve ose nga racizmi qe ekziston per shqipetaret ne greqi mbi te gjitha dhe me pak ne vendete tjera.Une kam shkuar ne greqi kur isha 9 vjece dhe kam jetuar aty per 11 vjet.Shikoja te tjeret qe flisnin greqisht dhe ashtu fillova dhe une.Pse ndodhte kjo gje?Se greket kur shohin nje shqipetar te flasi shqip e perbuzin.Ne shkolle shpesh here me kane share se isha shqipetare dhe me thonin se shqipetaret dijne vetem te vrasin e te vjedhin domosdo kete e degjonin nga prindit e tyre.Kur isha ne shtepi prindit e mi me flisnin gjithmone shqip dhe babai me tregonte historine me nje menyre qe te isha njeriu me krenar ne bote se isha SHQIPETARE.E verteta eshte sa ka shqipetare qe kur marrin vesh se dikush eshte shqipetare i perbuzin dhe kjo eshte gjeja me e keqe.Shqipetari behet shpesh here rracist me vete atdhetarin e tij,c'fare presim nga te huajt?


Postuar nga kontinenti datë 09 Tetor 2004 - 22:16:

asimilimi

Hahahahahaha.....eshte gjeja me qesharake kur shikoj nje femije shqiptar qe nuk di shqip ,por,vetem greqisht. Aty qendron prindi karagjoz pas ketij femije.Kjo gje vlen edhe per gjuhet e tjera.
Ndodh kjo sepse ata lloj prinderish nuk kane idene se kush eshte gjuha shqipe,gjithashtu,nuk dine as kush ka qene gjuha shqipe.
Si te tille ,keta lloj prinderish vuajne nga ndjenja e inferioritetit dhe kjo gje i detyron te bien ne llumin e imitimit.
Ata jane majmune pa personalitet dhe perpiqen te kerkojne pak kete personalitet prej kartoni tek te tjeret e te behen si ata.
Duke pare qe femija nuk di shqip ata majmune ndjejne nje lloj kenaqesie majmunore sepse ende vuajne nen forcen e konceptit '' i jashtem '' per te cilin mendojne se eshte ne nje lartesi me te madhe se cdo gje prej shqiperie.
Te mos njohesh veten eshte fatkeqesi....te mendosh se njeh te tjeret eshte tragjedi !
me rrespekt
Kontinenti


Postuar nga Laila datë 09 Tetor 2004 - 22:33:

x kontinentin

...ne shkrimet e tuaja, fatkeqsisht, duket qe te dallon nje ekstremizem dhe agresivitet paksa i rrezikshem.....kjo eshte e keqja me pesonazhe si ju: ne dukje dukeni qe keni logjike dhe principe te forta por njerzit qe jane perreth jush jane gjithmone ne "rrezik" nga agresiviteti juaj. Ky eshte vetem nje konstatim jo vetem per shkrimin qe keni postuar ne kete teme por edhe ne temat e tjera....,edhe pse mund te jem dacort me ate cfare keni shkruar me siper.... Kur pergjigjeni duket sikur ju kane "dhunuar" ndonje gje, sikur ju kane ofenduar personalisht apo ju kane prekur ne "nder"....per mendimin tim keto jane efekte te nje personi te pasigurte ne vetvete, jo fleksibel e me "moral" te ngurte...


Postuar nga kontinenti datë 10 Tetor 2004 - 11:29:

Re: x kontinentin

Citim:
Po citoj ato që tha Laila
...ne shkrimet e tuaja, fatkeqsisht, duket qe te dallon nje ekstremizem dhe agresivitet paksa i rrezikshem.....kjo eshte e keqja me pesonazhe si ju: ne dukje dukeni qe keni logjike dhe principe te forta por njerzit qe jane perreth jush jane gjithmone ne "rrezik" nga agresiviteti juaj. Ky eshte vetem nje konstatim jo vetem per shkrimin qe keni postuar ne kete teme por edhe ne temat e tjera....,edhe pse mund te jem dacort me ate cfare keni shkruar me siper.... Kur pergjigjeni duket sikur ju kane "dhunuar" ndonje gje, sikur ju kane ofenduar personalisht apo ju kane prekur ne "nder"....per mendimin tim keto jane efekte te nje personi te pasigurte ne vetvete, jo fleksibel e me "moral" te ngurte...


Hahahahaha.....ej Laila...nuk besoj se e keni fuqine psikike t'i faktoni ato qe thoni ! Eshte hera e pare qe ju shikoj ndonese mund te jeni e vjeter ketu ne forum.
Ketu transmetohet fjala e lire Laila dhe une ate po bej. Ne qoftese ju kam shkelur ne kallo...ma tregoni sepse po qe se do e shoh gabimin tim me nje here do t'ju kerkoj falje.
Laila per kete shkrimin tend qe ke ketu me siper ,me jep idene se je nje fallxhore qe cdo mengjez shikon filxhanin e kafese. Une te keshilloj te heqesh dore nga fallet sepse ato jane fusha e automashtrimit me te madh qe egzistojne sidomos tek femrat.
Edhe dicka tjeter...here tjeter kur te shkruash ne forum perpiqu te mos jeshe tape si sot.
Leri profecite Laila se nuk je nga ato miza ti qe bejne mjalte !
Me siper ke nje shprehje Laila qe te shkon shume per shtat...lexje edhe nje here ketu...
Te mos njohesh veten eshte fatkeqesi...te mendosh se njeh te tjeret eshte tragjedi !


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.