Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Trishtim dhe Lamtumire (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5795)


Postuar nga iliriusa datë 17 Mars 2004 - 04:39:

Lamtumire

Kam frike,
e doren drejt teje zgjas.
Ne erresire,
mes hijeve te endrrave te therras.
Gishtrinjte,
me prekin dhe' gjethe, humbetire
Ne boshllek,
ty s'te gjejne, as shpirtin tend te lire.
Kam frike,
por me tek ty nuk vij
Ti iken
por me tek ty s'do te vi
Zgjas doren
e mbledh nje grusht me gjethe
Me s'do te therras
ne erresiren e ftohte te neteve.....


Postuar nga iliriusa datë 22 Mars 2004 - 08:25:

Nostalgji

Neonet jane dehur
me drite kete nate
kete nate te heshtur
ku gjithecka fle
dhe yjet shtegtojne
te verber atje larte
mes galatikave te arta
te mbeshtjell nga re.
Nate qe nota heshtje
hedh mbi pentagram
e pemet marrin fryme
ne te shurdheten qetesi
e une kam deshire ta nis ku e lam
megjithese sonte s'mundem
sepse mungon ti!


Postuar nga iliriusa datë 22 Mars 2004 - 08:32:

Syte dhe shpirti

Syte e mi me dhembin
shpirti im me vret,
Ndjenjat thelle me presin
me shume se dhimbja vete.

Nuk dita kurre te mbaj
mbi vete brenga e faje
me lotet qe une qaj
ti sy shpirtin caje.

Se une rikthehem aty
tek te njejtat gabime
te bej te qash ty sy
ty pre te dhimbjes sime.

Ndaj me mire them
te mos kisha shpirt a sy
ne erresire te endem
ne germadhat e thatesis aty.

Te bie pertok mbi gure
te pres gishtrinjte ne xham
per kockat qe thyhej mos te kete kure
as lot mos te kete per duart qe can.

Te endem shkretetirave
derisa te mund
shpirtin tim prej syve
une ta qaj gjekund.

Te bredh une oqeanet
derisa te gjej
Nje hon ku prej shpirtit
syrin ta hedh tej.


Postuar nga amor alucius datë 10 Prill 2004 - 16:02:

Thumbs up

Shume te bukura,mua me pelqen vecanerisht e dyta...


Postuar nga durrsake_topolake datë 18 Qershor 2004 - 00:01:

PENDIMI

Betimi qe ish dhene,
shune shpejt u harrua,
deshi me shume me "tradhetine"
si mjaftoi me fjala TE DUA

Dhe qe atehere me se pa,
theu betimin e tradhetoi,
me pas i binte kokes me grushta,
se fjala "te dua" shume i mungoi.


Postuar nga iliriusa datë 09 Gusht 2004 - 03:42:

Trishtim

Nuk me trishtojn ditet qe iken
as qielli qe pertyp cdo mengjes te tjera ngjyra
as yjet qe ndrisnin por papritur u fiken
as dyert qe mi hapi jeta, por nuk hyra.

S'me trishtojn buzeqeshjet qe si rigjej dot
apo kujtimet magjike qe vendosa ti fshihja
ne ndonje liber te vjeter a ne shkarravinat mbi bllok
qe ti mbaja mend ku ishin kur te doja ti gjeja.

S'me trishton koha qe do kaloj ne pendim
apo pse s'do degjoj me ato magjepse fjale
as syte e ty qe s'veshtrojne me me adhurim
me trishton fakti qe ti me vrave boten e s'me thua 'me fal!'


Postuar nga Sy_jeshilja datë 09 Gusht 2004 - 06:33:

Unhappy

Shume e bukur .


Postuar nga agata datë 09 Gusht 2004 - 11:18:

pershendetje iliriusa


E juaja eshte kjo poezi..?
e ndjere dhe e bukur...


Postuar nga i_lire datë 12 Gusht 2004 - 01:34:

Teper e thelle ne kuptim. Flm qe e ndave me ne. Me ler te ndaj une me ty nje poezi te Bilal Xhaferit, nje nga te preferuarat e mia:

Eja trishtim

Eja, trishtim ,
eja me hapa fletesh qe bien nga deget,
eja me hapa shiu qe keputet nga fletet...
Eja trishtim ,
eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mbremje,
eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje...
Eja , trishtim,
o preher i embel qe nuk me braktise kurre,
o strehe e qetesise sime,
o enderrime te mia,
o gji i shpreses sime.
Eja , trishtim,
trishtim ,
eja.

...dhe mbasi te vi trishtimi - te t'kalofte ashtu si do te t'vi, uroj te maresh "faljen" dhe qetesine tende iliriusa. Pershendetje!


Postuar nga iliriusa datë 12 Gusht 2004 - 03:23:

Trishtimi eshte nje ngjyre me teper e jetes!

Faleminderit per komplimentet tuaja, kur shkruajta kete poezi isha ne nje gjendje te tille emocionale qe s'mund ta titulloja ndryshe vecse "Trishtim" Desha vetem t'ju falenderoja qe me rikujtuat se edhe pse gjerat nuk ecin sic dua s'eshte detyrimisht e thene se po ecin keq!
Edhe se cdo moment i hidhur e lot i derdhur eshte nje perl e dhimbshme e shkulur prej shpirtit, por dosido e bukur ne egzistencen e tirshtuar te saj!
Faleminderit!
Ps. S'besoj ta marr ndonjehere ate "Me fal!" te shume-deshiruar por ndoshta eshte me mire keshtu...
Ne te vertet dhimbja e bene me te veshtire por edhe me te shpejt lamtumiren!!!


  Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.