Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Kisha dhe Pedofilia. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6270)


Postuar nga erzeni_be datë 11 Tetor 2004 - 16:57:

Exclamation Kisha dhe Pedofilia.

Pershendetje te gjitheve.

Nuk kam aspak ndermend te hedh balte apo te nxis urrejtjen ndaj Kishes dhe te krishtereve, sepse kane boll... por thjesht qellimi im eshte te diskutojme sebashku.

Fenomeni i felliqur i pedofilise, eshte fakt i pamohueshem, qe ka filluar te lulezoje brenda qarqeve kishtare, keto dekadat e fundit.
Rastin me te afert e kemi ne Shqiperine tone te dashur, posaçerisht ne liceun ortodoks grek te Gjirokastres.
Skandali ka shperthyer me 20 shtator 2004 (marre nga Gazeta Metropol).
Jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Europen e qyteteruar skandale te tilla ka patur dhe vazhdon te kete, psh Jetimorja ne Portugal , apo prifterinjt Austriake... etj etj

ç'mendoni ju rreth ketij fenomeni? A ka ai lidhje me Kishen dhe historikun e saj , jo dhe aq te shkelqyer?
Mendoni ju se kane te drejte ata qe thone se Kisha dhe Pedofilia jane miq te vejeter??
A nuk do te ishit ju per moderimin e Kishes??
Murgjeria dhe skandale te tilla!!!
etj etj
Mendimet e seicilit jane te mirepritura.


Postuar nga tresh datë 11 Tetor 2004 - 18:31:

....sepse kane boll....

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
Nuk kam aspak ndermend te hedh balte apo te nxis urrejtjen ndaj Kishes dhe te krishtereve, sepse kane boll... por thjesht qellimi im eshte te diskutojme sebashku.


....sepse kane boll....
po mire shto edhe ti pjesen tende....qe te nxitet edhe me teper urrejtja balta...sepse ndoshta kurre nuk eshte boll

Na trego qellimin tend qe te diskutojme e mqs e fillove mbaroje fjaline shprehu mire po besoj se s'ke cfare thua me teper mqs e the cfare pate per te thene ....sepse kane boll......
Hajde urrejtje e rracizem hajde,ndaj kishes dhe te krishtereve ndaj asaj pjese te shqiptareve qe jane te krishtere qofshin ata katolike ortodokse protestante apo evangjeliste....
Flm per temen shume interesante po mendoj se s'ka nevoje per diskutime qe bine vetem urrejte racizem e revanshizem te besimeve fetare ndaj njera tjetres e sidomos ne Shqiperi e sidomos ne nje kohe te tille shume delikate kur pak duhet qe njerezve ti marre koka flake.

3SH


Postuar nga agata datë 11 Tetor 2004 - 19:20:

Tresh cfare nuk te pelqeu tek mesazhi i Erzeni_be.

Keto fenemonte te shemtuara po ndodhin gjithmone e me shume....
Ne France njoh nje grua, qe punon benevola qe do te thote falas, per nje shoqate, qe ndihmojne femijet ne Afrike...Ajo njeh nje prifte i cili, ka abuzuar me femijet, ne Afrike.
Ne fillim ajo nuk i besoj, thenive te femijeve,sepse e njihte mire kete njeri, qe ne aparence dukej i persosur, billes ishte edhe mjek ne profesion. Mbas deshmise te shume femijeve, dhe gjetjes se disa kasavetave ne shtepine e tij me pamje te llatarshme, ajo perfundoj ti besonte femijeve....
Mikja ime bashke me anetare te tjere te kesaj shoqate eshte duke u mare me shume demarshe, qe ky person te denohet. Ai eshte duke u gjykuar ne France, por me e keqja eshte, se ai eshte i lire dhe vazhdon te jete prift dhe mjek, edhe mbas shume fakteve qe vertetojne theniet e femijeve...
mikja ime me thote se ka frike se ate nuk do e denojne sepse ai eshte i pasur dhe ka nje te folur te qete dhe bindese...ka njohuri te shumta mbi biblen dhe duket njeri i mire..

Un e adhuroj fene, cdo fe qofte ajo nuk jam kundra katolikeve , por jam kundra pedofileve...

dhe pse fatkeqesish keto fenomene ndodhin faji nuk eshte i fese... faji nuk eshte i bibles... faji eshte i njerzve te keqinje...

ju e dini mire qe Ferrari si makine mbahet nga me te mirat ...por ajo mund te shkaterrohet lehte nese ate e nget nje pilot jo i afte..
me respekt Sabina


Postuar nga erzeni_be datë 11 Tetor 2004 - 19:34:

tresh-it

Djale i mire , une nuk kam asnje pjese per te shtuar as per te hequr, u mundova te shpreh realitetin.

Dhe ti nuk shoh perse prekesh!!! Njerez ngjarje, dhe skandale te tilla duhet permendur.
Siç thote Sabina, te qenurit Orator "bindes" e ne post, pengojne drejtesine te zbardhe skandalin.
I njejti problem edhe me prifterinjt ne Austri, policia pas denoncimeve te bera nga prinderit e femijeve, ka sekuetstruar kompjuterat e prifterinjve, ne te cilet kane gjetur foto te pakundershtueshme pedofilie.
Nderhyrja e Papes , beri qe kerkush te mos flase me per ata felliqesira...
por mos harro i dashur qe femijet e perdhunuar jetojne me brengen e tyre...
e sa ka nga ato femije te turpshem, qe nga mashtrimi frika e marrja nuk guxojne te flasin....
edhe kur flasin, gjendet diçka apo dikushi (si Papa) per zhdukjen apo harresen e provave.

Sikur te mendoje sadopak, ate qe ndjejne ata femij.


Postuar nga tresh datë 11 Tetor 2004 - 19:56:

JU E PATE SHUME MIRE SE CFARE CITOVA UNE DHE CFARE KOMENTOVA APO SE PATE????

SIKUR MOS TE FILLONIM TEMAT ME DEKLARATA TE TILLA TE BUJSHME EDHE MUND TE DISKUTOHEJ POR JO CDO HERE TE FILLOJME MBRAPSHT....ME HAPJE TENDENZIOZE DEKLARATA E SHPALLJE TE BUJSHME SE KESHTU NDIKOHEN ATA QE DUAN TE SHKRUAJNE ME PAS.


Postuar nga amor alucius datë 11 Tetor 2004 - 20:10:

Pedofilia ne qarqet kishtare eshte e njohur me shekuj dhe ka qene nje faktor mjaft i rendesishem(dhe vazhdon te jete)i cili ka stimuluar distancen progresive te rinjeve ndaj saje.

Mua me duket dicka e peshtire pasi ne momentin qe i hyn rruges fetare duke u bere murg/prift(a kudi une)je i supozuar te kesh aq force karakteri sa te mos besh ca gjera,dhe kjo per hir "te idealeve" qe e shpien drejte nje rruge jo te zakonte ne jete.


Postuar nga Niqua datë 11 Tetor 2004 - 22:07:

sa njerz pa llogjik jeni aman o zot,,,, pse tani m'varet feja krishteren nga disa psikopata priveterij, po kto gjera ndollin ne cdo lloj fejash,,, po prifti, hoxha, murgeshat, etj,,,,,,,,, njerz si gjith ne jane vetem punetor te kishes apo te xhamis,,,,, kush e pyt priftin apo hoxhen une kur shkoj ne kishe i falem zotit e jo priftit,,,, cfar ndolli me terrorizmin une se gjykoj as nuk e ve ne dyshim qe kto ja lejon feja,,,, ikni aman mos na hapni barkun kot lexoni nje gazet e hajd burra te thojme dicka kundra besimeve te tjerve,,,,po kapin babat vajzat njoh une shqiptar qe e kan ba ket veprim, kap kusherini kusherinen (gjojas ju lejon feja muslimanizme me kap njeri tjetern),, ik se psikopata ka lloj lloj besimesh e rracash.....


Postuar nga Klodel datë 11 Tetor 2004 - 22:43:

per mua eshte shume tendencioz titulli, pak a shume po aq tenndencioz sa ishte tema a jane te gjiteh muslimanet terrorista.

nese duhet disktuar per fenomenin e pedofilise mundemi te diskutojme tek diskutimet shoqerore. devijancat seksuale nuk kane asgje te perbashket me institucionet fetare as me besimin por jane kryekeput te lidhura me karakterin e individit.
eshte shume gabim te konceptohet keshtu.

dreqe mos merr kaq shpejt flake


Postuar nga erzeni_be datë 11 Tetor 2004 - 23:36:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
sa njerz pa llogjik jeni aman o zot,,,, pse tani m'varet feja krishteren nga disa psikopata priveterij, po kto gjera ndollin ne cdo lloj fejash,,, po prifti, hoxha, murgeshat, etj,,,,,,,,, njerz si gjith ne jane vetem punetor te kishes apo te xhamis,,,,, kush e pyt priftin apo hoxhen une kur shkoj ne kishe i falem zotit e jo priftit,,,, cfar ndolli me terrorizmin une se gjykoj as nuk e ve ne dyshim qe kto ja lejon feja,,,, ikni aman mos na hapni barkun kot lexoni nje gazet e hajd burra te thojme dicka kundra besimeve te tjerve,,,,po kapin babat vajzat njoh une shqiptar qe e kan ba ket veprim, kap kusherini kusherinen (gjojas ju lejon feja muslimanizme me kap njeri tjetern),, ik se psikopata ka lloj lloj besimesh e rracash.....


Shkodrane, ke shume te drejte kur thua qe ata (prifterinjt hoxhallaret murgeshat etj) jane njerez si ne; dhe nuk mund ti kontrollojme... por ne rastin qe flasim,
skandale te tilla pedofilie kane ndodhur edhe brenda Kishes... jane kryer nga persona ne kuadrin e Kishes...
Se ç'bejne prifterinjt ne jeten e tyre private, a vjedhin a shajne fqinjet e tyre ... etj etj s'eshte aspsk puna jone dhe e askujt tjeter.


Por nga ana tjeter, na vijne prifterinj greke , per te na mesuar neper lice qe vete i financojne... dhe te na perdhunojne femijet tane
duhet te jeshe i marre per te mos denuar me force, dhe perpara drejtesise qelbesira te tille.

Dhe sa per ate baben qe ka kapur vajzen e tij, dhe qe zotrote thote se ia ka lejuar vetes se eshte musliman... e ke kabim shkodrane.
Edhe nese e marrim si te vertete suposimin tuaj, ky "baba" nuk mund te jete hoxhe jo e jo, por as qe e ka shkelur ndonjehere deren e xhamise, perndryshe nuk do te kishte vepruar ashtu.
Ka shume mundesi qe "baba" per te cilin flet, ka qene ndonje prift ne asistence.

Dhe une kur e hodha kete teme ne diskutim, nuk mendoj se lendoj krishterimin apo te krishteret. Tema te tilla, qe dikujt i ngjajne me tendenca rraciste et urrejtjeje, jane hedhur edhe me pare ne diskutim si psh, "islamizmi nje fatekeqesi kombetare" etj etj etj

Kete teme qellimisht e titullova Kisha dhe Pedofilia, e jo Kishterimi dhe Pedofilia.
Ngjarja e prifterinjve te kishes ne Vienne (austri) dhe veçanerisht ajo ne Liceun Ortodoks te Gjirokastres me shtyne ne nje teme te tille.

Dhe mos harrroni te dashur bashkebisedues dhe veçanerisht ti shkodrane qe liceu ne fjale quhet LICEU ORTODOKS ok?

Por nqs ju te dashur bashkebisedues, dhe ne kete mes ti shkondrane, do te merrnit mundimin te mendonit pak me thelle rreth ketij fenomeni, duke lene menjane te ashtequajturat tendenca... ku ta di une, do te arrinit shpejt ne pyetjen e thjeshte
Pse valle prifterinjt ushtrojne akte te tilla te felliqura?
Sikur qe ç'do musliman apo hindu i ndershem apo nje tjeter race, pyet veten perse valle te hidhesh ne ere, te mos hashe mishin e loper , e per ate racen tjeter diçka tjeter?

Dhe une mendoj se te gjithe keto fenomene te urryera rrjedhin me ose pas dashje , nga feja te ciles individi ne fjale i perket.
Ne rastin qe flasim, une mendoj se problemi rrjedh nga Kisha, nga keqinterpretimi i Bibles ne shekuj dhe ne kohet tona...
Me thoni valle, ku e mbeshtet Kisha murgjerine???
Njeriu i pare i ardhur ne toke, ka ardhur me bashkeshorten e tij.
Te gjithe profetet e tjere kane qene te martuar.
Atehere pse Kisha ua ndalon prifterinjve!!!??? A nuk eshte absurde???
Dhe pikerisht ky eshte shkaku per mendimin tim, qe prifterinjte ushtrojne pedofiline.
Dhe pikerisht kete teme diskutimi e radhita te Besimet Fetare e jo te deviacionet seksuale.

Pershendetje te gjitheve.


Postuar nga tresh datë 12 Tetor 2004 - 00:00:

Si dole nga KISHA DHE PEDOFILIA ne ato qe shkrun me poshte,ku di si te interpretohet Bibla dhe duhet ta interpretojne te krishteret.....
here flet per orodokse here per prifterinj katolike, s'merret vesht....

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
Dhe une mendoj se te gjithe keto fenomene te urryera rrjedhin me ose pas dashje , nga feja te ciles individi ne fjale i perket.
Ne rastin qe flasim, une mendoj se problemi rrjedh nga Kisha, nga keqinterpretimi i Bibles ne shekuj dhe ne kohet tona...
Me thoni valle, ku e mbeshtet Kisha murgjerine???
Njeriu i pare i ardhur ne toke, ka ardhur me bashkeshorten e tij.
Te gjithe profetet e tjere kane qene te martuar.
Atehere pse Kisha ua ndalon prifterinjve!!!??? A nuk eshte absurde???
Dhe pikerisht ky eshte shkaku per mendimin tim, qe prifterinjte ushtrojne pedofiline.
Dhe pikerisht kete teme diskutimi e radhita te Besimet Fetare e jo te deviacionet seksuale.

Pershendetje te gjitheve.



Nqs terrorizmi islamik i Al-Qaedes po kercenon boten ne kete moment sdo te thote qe duhet te dalim ne perfundimin islamizem = terrorizem ne shekuj te shekujve ne kohet tona dhe as ti shpjegojme musulmaneve se si te interpretojne Kur-Anin ashtu siq dole ti me perfundimin kishe= pedofili ne shekuj te shekujve ne kohet tona dhe te tregosh se si eshte menyra e vertete si te interpretohet Bibla....

Mire ta tha analistja....ndiq keshillen e saj,merre si problem social me shume parametra e mos u mundo te marresh vetem nje parameter,ate qe te intereson ty e per me teper TENDENZIOZ ...

Nje besimtar i vertete smerret me:une thashe,ti the,ai tha, ne thame, ju thate,ata thane.......ne kete apo ne ate teme,sepse shume gjera jane thene ketu ne forum e do te thuhen perseri,po sdo te thote se duhet te hapim thesin e Pandores tani


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.