Forumi Horizont
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Per Shipetaret qe jetojne jashte Trojeve te Shqiperise... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6379)


Postuar nga BaNaL datë 21 Tetor 2004 - 15:43:

Question Per Shipetaret qe jetojne jashte Trojeve te Shqiperise...

Pothuajse edhe nje muaj po afron festa e Cilrimit, megjithese ne nuk e kemi gjetur akoma daten e sakte 28 apo 29, nuk ka rendesi, festen e festojme.

Por pyetja eshte ne pergjithesi per Shqipetaret qe jetojne jashte Trojeve te Shqiperise. Cfare do beni per diten e Falmurit, festen e Flamurit si do ta organizioni.

Nese do thoni thuaje ti i pari qe ke hapur kete teme, une jua them se kam problem.

Une per momentin jam me mission ne Kabul, Afganistan.
Ketu jane shume shqipetare, me shume sec e mendoja une kur u nisa nga Shqiperia per te ardhur ketu.
Ne kemi organizuar, nje feste ne nje kazino bodrum te sigurt sebashku me trupat tona Shqipetare qe kemi ketu ne Kabul. Me kompanine "ECOLOG" qe operon ketu ne Kabul, Irak e ne shume zona te nxehta, qe shumica e tyre jan Shqipetaro-Maqedonas dhe ato na kerkuan te festonin me ne, kemi edhe shume djem te tjere qe punojne me "KBR" "Brian & Root".
E te tjera, them se do ja kalojme shume mire, dhe ju jap fjalen qe do ju bashkangjis fotografite e asaj dite.

Tani pres pergjigje nga Ju, Shqipetare qe jetoni jashte trojeve te Shqiperise e perfaqesoni denjesisht Shqiperine atje ku jetoni.


Postuar nga Niqua datë 23 Tetor 2004 - 06:24:

uaaaaaaaaaaaa Banal kujdes zemra se po ju hellin naj bombe ato terroristat,,, nejse gezuar festen e flamurit.

Une jetoj ne Amerike edhe ktu cdo vit fesotehet festa e flamurit. Eshte me vertet bukur marrin pjese shum kangetar te shquar te shqiperis, kosoves, ulqinit, malit zi edhe maqedonise. Ket vit na erdhen edhe grupi vlonjate ooooo zot mrekulli bahet ktu ne new york, me mire se ne shqiperi. Ka shqiptar shum ktu prandaj.


Postuar nga BaNaL datë 24 Tetor 2004 - 11:12:

Me behet qefi per ty Dreqja Shkodrane

Dreqja Shkodrane!

Shodrane, si maj naqe, si ke ken?
Me behet qefi qe ju pergjigje temes time, por deshiroja qe edhe Shqipetare te tjere qe jane jashte trojeve te shkruajne e te trgojne se si e festojne, por besoj se edhe atyre i ka ngelur pak tradite ne zemer e ndjenje athdhetarizimi.
Mos u merzit, se nuk e dine bunkerin tone akoma ato lal, kur ta mesojne at'here do fillojme te shqetesohemi edhe ne.

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
uaaaaaaaaaaaa Banal kujdes zemra se po ju hellin naj bombe ato terroristat,,, nejse gezuar festen e flamurit.

Une jetoj ne Amerike edhe ktu cdo vit fesotehet festa e flamurit. Eshte me vertet bukur marrin pjese shum kangetar te shquar te shqiperis, kosoves, ulqinit, malit zi edhe maqedonise. Ket vit na erdhen edhe grupi vlonjate ooooo zot mrekulli bahet ktu ne new york, me mire se ne shqiperi. Ka shqiptar shum ktu prandaj.


Postuar nga oliinter datë 25 Tetor 2004 - 13:12:

hej banal pershendetje

Besoj se do tja kaloni mire aty ne Kabul!
Pershendeti te gjithe cunat nga une Oliveri!


Postuar nga BaNaL datë 25 Tetor 2004 - 20:09:

Oliver!

Patjeter qe di pershendes te gjithe nga ana Jote.
Edhe une mendoj se do ja kalojme me se miri, nuk e ke idene se sa Shqipetar kam takuar ketu. E te gjithe me pyesin se cfare kemi organizuar per diten e Flamurit dhe une te gjithe i kam ftuar atje.
Nuk kemi ndonje fond te vecante per ate dite, ose buxhet te madh por do mledhim nga te gjithe cunat ndonje lek sa te kene mundesi dhe do e realizojme me se miri.
Pres te me vine ne poste tani 15 Flamure tone Kombetar i kam porositur ne Shqiperi qe tja bej dhurate te ftuarve ne pergjithesi te huajve se do ti ftojme edhe ato qe te na njohin disi me mire. Qe edhe ne kemi nje flasmur dhe luftojme qe ta mbrojme ate.

Te pershendes Oliver dhe te uroj kthim sa me te shpejte prane familjes e te dashurve te tu dhe deshiroj qe edhe ti gjesh sa me mire.

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
Besoj se do tja kaloni mire aty ne Kabul!
Pershendeti te gjithe cunat nga une Oliveri!


 
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.