Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shqiptarët, sa pak kujdes për dhëmbët (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6452)
Shqiptarët, sa pak kujdes për dhëmbët
Cod. A28102004
Shqiptarët, sa pak kujdes për dhëmbët
Indeksi i kariesit (sëmundjes së dhëmbëve) tek shqiptarët është shumë i lartë, ndërkohë që kujdesi për mbajtjen dhe kontrollin e rregullt të gojës lë ende për të dëshiruar. Ky është një nga problemet që ka trajtuar konferenca e dhjetë kombëtare e stomatologjisë, e cila ka mbledhur dje stomatologë nga gjithë vendi. Sipas specialistëve, problemi i kariesit është një nga më të ndeshurit në vendin tonë, për kurimin dhe parandalimin e të cilit është e nevojshme të merren masa. Kështu, sipas përfaqësueses së Ministrisë së Shëndetësisë në këtë sektor, do të nisë së shpejti një projekt pilot, fillimisht në disa shkolla fillore e çerdhe të Tiranës, ku fëmijët do të marrin tableta për forcimin e dhëmbëve. Më pas, do të shihet mundësia për zgjerimin e projektit edhe në rrethe të tjera. Ndërkaq, është theksuar edhe shtimi pa masë i këtij shërbimi, mjerisht në mënyrë joharmonike në vend. Sipas statistikave numërohet një dentist për 300 shqiptarë, ndërkohë që në vendet e tjera numërohet një dentist për 1000-1600 banorë. Shtimi i klinikave dentare dhe përqëndrimi në Tiranë, vazhdon të mbetet problem, ndërkohë që veri e verilindja cilësohen si vende me mungesë të theksuar të këtij shërbimi. Gjithsej numërohen 1000 klinika të licensuara, 200 prej të cilave vitin e shkuar.
---
Te njejten gje vura re dhe une tek shume shqiptare ne shqiperi.
o plak un te them te drejten nuk eshte se kujdesem shume per dhembet por nuk eshte se kam pasur edhe shume probleme me to se jam rritur me djath gjirokastre prandaj
Citim:
Po citoj ato që tha dieFaustNeu
o plak un te them te drejten nuk eshte se kujdesem shume per dhembet por nuk eshte se kam pasur edhe shume probleme me to se jam rritur me djath gjirokastre prandaj
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha isra
me djath gjirokastre??!!
djathi i beratit thone se eshte me i mire?!!![]()
Paska kaluar tema tek ushqimet tani...
Edhe une mendoj se shqiptaret nuk kujdesen shume per dhembet, por them se arsyeja kryesore eshte jo se nuk dine, por kane kaq shume probleme te tjera me jetesore sesa shendeti i dhembeve, dhe me kete nuk dua ti ul aspak rendesine...
Endri, ide e mire postimi i materialit!!!!
... un uk jam dakort me ate qe thote eng_girl sepse higjena dentare eviton shume semundje te tjera midis te cilave edhe semundje te zemres...
gjithesesi sot ka probleme me te renda ne bote si bushi, tailanda, bin ladeni etj.
hej Faust,
..ke ca kohe qe ke humbur fare...
gjithesesi, me thuaj pak me ke nga ato c'thashe une nuk je dakord.
Kete gje po diskutonim me nje mik timin stomatolog nga Tirana.Thoshte qe vetem kur ju demtohen dhembet gati ne ekstrem vene ke dentisti,e si pasoje gati po i neverisin profesionin.
Citim:
Po citoj ato që tha eng_girl
hej Faust,
..ke ca kohe qe ke humbur fare...
gjithesesi, me thuaj pak me ke nga ato c'thashe une nuk je dakord.
te lutem lexoje fjaline e plote, dhe do te shohesh qe ajo qe dua te them nuk eshte ekzaktesisht ajo qe thua ti...
per sa i takon cmimeve, leri mos i pyet se i di mire...
ciao
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.