Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Perse Ka Gjithmone Kontradita Midis Gjinise Femerore?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6824)


Postuar nga Sykaltra datë 30 Nëntor 2004 - 22:59:

Perse Ka Gjithmone Kontradita Midis Gjinise Femerore?!

Ju lutem jepni mendimin tuaj!
Kjo vlen si per djemte ashtu dhe per vajzat!

MOS VALLE XHELOZIA LIND BASHKE ME FEMREN QE URREHEMI KAQ SHUME?!
DHE NE NJE PERSHTYPJE TE THJESHTE:-URREHEMI!
PERSE???????


Postuar nga ENISS datë 01 Dhjetor 2004 - 02:06:

Kjo eshte nje nga shume temat e cuditshme qe lexoj ketej, por aspak surprize.
Se pari: Nuk eshte lene shume vend per diskutim, per te mos thene aspak, sepse nuk eshte perqendruar diskutimi tek larmia qe e karakterizon cdo lloj topiku diskutimi, ndryshe skemi pse e hedhim ne diskutim.
Se dyti: Eshte marre nje fakt i mireqene se femrat brenda gjinise se tyre jane xheloze. Ndaj edhe si rrezultat, ne nje sondash me kaq shume opsione perzgjedhjeje te gjitha i biejne fyellit po ne nje vrime.

Te hapesh nje teme ne kete forum, aq me teper nje sondash, do te thote qe ti nuk i drejtohesh vetes tende, por sigurisht je e hapur per mendimet e te gjitheve. Kendveshtrimet tona jane shume te ndryshme ndaj edhe konkluzionet dhe hipotezat e secilit jane relative.
Te thuash se ekziston xhelozi brenda gjinise femerore, do te thote ti vesh kapak, dhe xhelozia, ta zbutesh sa te duash, eshte perseri e shemtuar, aq me teper keshtu si e shpalos ti ne kete sondazh. Fantazi per piano dhe orkester
Mua me duket se paske patur fatkeqesine te ndertosh mardhenie vetem me njerez qe edhe ti kerkosh ske si i ben bashke kaq negative. Ose vec te jesh nje person qe i nis vleresimet nga nje kendveshtrim negativ e detyrimisht te tilla do te jene edhe rezultatet.
Per te qene realiste, xhelozine e hasim te gjithe, dhe meqe jemi ne kete teme per femrat, them qe hasim edhe mes femrave. Ashtu sikurse po te hapnit nje teme per meshkuj, do thoja ekziston edhe xhelozia mes meshkujve. (sidomos kur ju duket se shoku i tij, po ka me teper sukses me femrat ) Ka raste kur na shohin edhe i shohim si rivale njerez te caktuar prej atyre qe na rrethojne. Por mendoj se masa eshte e atille qe mund te ndodh ne proporcion te njejte me ate te ''midis meshkujve'' apo edhe ''midis mashkullit - femres''.
Pra, thjeshte xhelozia i perket natyres njerezore

Por ajo qe me habit me teper, eshte se femrat hapin dita dites tema surprize duke cuar poshte e me poshte cilesite, vlerat e tyre. Ose ka te beje me modestine e tyre me kile, ose thjshte snjohin veten.
Nuk eshte pa vend te mendosh se problemi me i madh vjen nga mosndergjegjesimi i vete femrave e pastaj i meshkujve per ate qe jane femrat ne shoqeri.

c ya


Postuar nga transparenti datë 01 Dhjetor 2004 - 02:15:

Sykaltert- te pergezoj per syte e bukur....nderkaq rreth ceshtjes se shtruar skam coment pasi me vjen cudi shume XHELOZIA ne mes femrave, eshte fatkeqesi ekzistimi i kesaj dukurie!!!!!!!!...

Pershendetje.


Postuar nga Durrsakja_1 datë 01 Dhjetor 2004 - 02:43:

Sykaltra...........................?

Sepse femra dinakerine e ka moter....sepse femra eshte inteligjente ne ziline e saj dhe sepse asnje femer nuk do te donte qe zgjuarsise se saj t'ja kalonte njeri qofte edhe per nje moment....

STAY GOOD


Postuar nga i/e paregjistruar datë 01 Dhjetor 2004 - 09:26:

Huhhh????

Kesaj temes nuk i paske len vend per diskutim meqe ja paske vene vulen qe urrehemi. Me vjen keq qe jeta jote te paska dhene eksperienca qe te arrish ne konkluzione te tilla. Eksperiencat e mija me tregojne te kunderten, shoqet qe kam i dua si motra, nuk urrehemi dhe nuk kemi xhelozi (te tepruara). Edhe ato qe nuk i kam shoqe, prap nuk i urrej e as nuk jam xheloze ndaj tyre. Thjeshte mund te mos me pelqejne si persona, sic ndodh edhe me gjykimin ndaj meshkujve.

Ne femrat nuk urrehemi (te pakten jo me shume se meshkujt). Kjo qe thua ti eshte pjese normale e natyres te njeriut, dhe nuk eshte me e theksuar ne femra. Nuk e kuptoj se si e lidh kete trajte njerzore si e vecante per seksin tone?

Nejse, e dhashe mendimin tim ketu sepse sondazhin nuk e ke te plote.
Nuk po zgjatem sepse ato qe duheshin thene i paska thene Eniss.

Edhe mua me habisin postimet e disa femrave. Ca lezeti kane te diskriminojne veten se marr vesht?


Postuar nga Sykaltra datë 01 Janar 2005 - 11:16:

SA KOHE KA KALUAR ,

E PASKAM HARRUAR FARE KETE TEME...

DHE JU THEM SINQERISHT QE EXISTON XHELOZIA MES GJINISE FEMERORE..
PSH, JA..AJO ELDA_GIRL..CA SHKRUAN PER SHKODRANET NE SHKRIMIN E SAJ
TEK"KUR DEGJONI SHQIPETARE QE SHAJNE SHQIPERINE!"

NUK DO ME KOMENT,
LEXONI, DHE DO KUPTONI...

JU UROJ NJE VIT TE MBARE,
RESPEKT _SYRI_PARIS!


Postuar nga i/e paregjistruar datë 01 Janar 2005 - 17:36:

Sykaltra,
ajo Elda Girl se ka vetem me femrat, e ka injorancen e pergjithesuar. Se ka problemin te te qenurit femer, por ngaqe ka mangesi ne koke. Ato qe quajne Shkodranet "maloke" kane thjeshte ndjenja inferioriteti te theksuara (dhe ulja e dikujt tjeter i ben te ndihen me mire per veten) dhe nje injorance te zgjeruar.

Ilaci me i mire per keto lloj "speciesh" eshte ti injorosh. Futja nje "ignore" dhe leje te nxjerri inatin ne forum shoqja, po na kerkoi ndihme mbase i dergojme ndonje recete per Prozac.

Gezuar Vitin e Ri, naqe .


 
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.