Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Shkaktari i korrupsionit u gjet. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6929)
Shkaktari i korrupsionit u gjet.
E pra me ne fund u gjet edhe shkaktari i korrupsionit ne Shqiperi!
Sipas konkluzioneve te ministrit tone te dashur Bello, shkaktari i korruspsionit ne vendin e shqipeve na qenka vete populli shqiptar.
Ka shume mundesi qe tek tuk edhe ndonje politikan apo pushtetar te kete gisht ne korrupsion, por eshte populli i thjeshte shkaktari kryesor i korrupsionit.
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=27405
E pra a nuk meriton nje cmim Nobel ministri jone???
Mendoj se kjo ka te beje me politiken dhe jo me diskutimet shoqerore.
Sidoqofte edhe te fajesohet komplet qeveria per korrupsionin eshte utopi. Ne perbejme popullin, populli perben qeverine dhe nepunesit, keshtu qe jemi te gjithe ne nje varke.
Ah dhe dicka. Problemi i korrupsionit eshte i lidhur dhe me tolerancen ndaj krimit. Qe te luftojme korrupsionin duhet te zbatojme ligjet, te fusim ne burg profesore, mesues e mjeke (por dhe doganiere, tatimore e police). Nuk eshte cudi te perfundojne ne burg te afermit tane. Por...
..Jemi popull njerezor ne, nuk fusim profesoret e mjeket ne burg kur marrin leke nen dore...
Shkaktari i korrupsionit u gjet.
Kam qeshur me kete mesazhin tende trojani edhe pse nuk eshte per te qeshur...
fajtor jam dakort me ato qe thoni ju, por si do qe te jete nje ministri nuk i takon te flasi keshtu..ligjet nuk i ben populli , ato behen nga shteti, dhe me ndihmen e tij zbatohen nga populli...
Citim:
Po citoj ato që tha sabina
ligjet nuk i ben populli , ato behen nga shteti, dhe me ndihmen e tij zbatohen nga populli...
******* Mesazh i fshire *********
--------------------------------------------
Nga administratori:
O mjeshter, mos e banalizo diskutimin kaq shume. Nuk mund te flitet vetem me gjuhen e forces. Pak miresjellje spontane te lutem.
---------------------------------------------
Re: Shkaktari i korrupsionit u gjet.
Citim:
Po citoj ato që tha trojani
E pra me ne fund u gjet edhe shkaktari i korrupsionit ne Shqiperi!
Sipas konkluzioneve te ministrit tone te dashur Bello, shkaktari i korruspsionit ne vendin e shqipeve na qenka vete populli shqiptar.
Ka shume mundesi qe tek tuk edhe ndonje politikan apo pushtetar te kete gisht ne korrupsion, por eshte populli i thjeshte shkaktari kryesor i korrupsionit.
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=27405
E pra a nuk meriton nje cmim Nobel ministri jone???
O FAJTOR CA KE ME MUA TI ? APO PO TE SHAJ IDHUJT E TU KOMUNISTE ?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
. Problemi i korrupsionit eshte i lidhur dhe me tolerancen ndaj krimit. Qe te luftojme korrupsionin duhet te zbatojme ligjet, te fusim ne burg profesore, mesues e mjeke (por dhe doganiere, tatimore e police). Nuk eshte cudi te perfundojne ne burg te afermit tane. Por...
..Jemi popull njerezor ne, nuk fusim profesoret e mjeket ne burg kur marrin leke nen dore...
Hi Unstoppable
Keshtu si thua ti, pergjegjesite bien ne sfera institucionale, lart e me lart per te perfunduar te kryeministri apo presidenti. Ne fakt eshte teoria me e perhapur ne gojedhanat shqiptare.
Por edhe po te mos jete keshtu ne spjegimin qe i ben korrupsionit perdor fjale konfuze qe nuk kane asnje domethenie njerezore apo ligjore. Psh. Cfare dmth "administrata shteterore"? Pse qenka gjithe administrata shteterore e korruptuar? Keta jane nje klan njerezish apo kushdo te hyje ne administrate behet i korruptuar?
Ndryshimi mes mendimit tend dhe timit eshte se ti spjegon korrupsionin me nje teori eskluzivisht top-down, ku hipotizohet nje koke e korruptuar qe prish gjithe ndergjegjet e atyre poshte. Une mendoj se qeveria dhe partiaket kane fajin e tyre ne mos luftimin e korrupsionit, por korrupsioni do ishte i pamundur nese populli nuk do e pranonte si fenomen.
Problemi ne menyren tende te mendimit qendron se justifikohet cdo fenomen korrupsioni i nivelit te ulet me prishjen e nivelit me te larte. Keshtu nuk ka faj doktori se ka rrogen e ulet, nuk ka faj mesuesi se ka rroge te ulet, nuk ka faj polici se ka rroge te ulet... pastaj... nuk ka faj dogenieri se ka shefin qe vjedh, nuk ka faj shefi se ka zv.ministrin qe ben te njejten gje, nuk ka faj zv.ministri se ka ministrin po ashtu... dhe se fundi nuk ka faj asnjeri se eshte kryeministri i korruptuar.
Vertet mendoni se gjithe keta njerez jane te korruptuar? Vertet paska faj ministri se vjedh doganieri?
Unstoppable. Une kam kohe qe vezhgoj ambjentin shqiptar dhe mundohem te kuptoj si funksionon. Kam arritur ne nje perfundim. Kushdo te vije kryeminister aty, edhe une po te shkoj, edhe ti po te shkosh, nuk mund te shkaterroje korrupsionin dhe krimin sepse tashme kjo eshte bere menyre jetese e shume personave. Nuk mjafton deshira jote per te luftuar strukturen, duhet qe te behet nje levizje e madhe, ku te perfshihet i gjithe populli (por dhe strukturat gjyqesore) per te ulur korrupsionin. Kjo sepse ka nevoje per ndihmen e secilit: te deshmitareve, te gjyqtareve etj etj etj.
Kete vere me ndodhi nje incident ne nje lokal. Nje si tip sherri te themi. Kur po dilja takova kamarieret dhe pronaret. E kishin pare cfare kish ndodhur por nuk kuptonin pse. As une nuk dija t'ja spjegoja se sherri nuk kishte patur asnje aresye. "Pronari me tha: Keta jane derra mor vlla, ketu eshte te ikesh nje ore e me pare". I thashe: "Ketu eshte te ikesh se askush nuk mban as pergjegjesine minimale. Psh sikur te therrisja policine ti do deshmoje cfare pe?".
"Jo, tha, sepse kam frike mos me thyejne lokalin heren tjeter".
E ketu permblidhet gjithe tragjedia e shqiptareve qe harxhojne trute ne Shqiperi:
Nje shoqeri qe te mbijetoje duhet te kete norma qe zbatohen nga te gjithe. Ligjet nuk mund te detyrojne njerezit te kene moral. Nuk mund as te ndergjegjesojne njeri per pergjegjesite civile qe ka. Ne Shqiperi njerezit kujtojne se gjerat i ben qeveria, edhe pusetat rrugeve qe i vjedhin jevgjit naten duhen vene cdo dite nga qeveria (bashkia etj). Askush, ama, nuk merr ne telefon policine kur shikon te vidhen kapaket e pusetave.
Ketu ku jetoj une (dhe ku jeton shumica e shqiptareve ne forum, dmth jashte Shqipes) nese hedh nje banane ne rruge njerezit te shikojne keq, dhe ka shume probabilitet te te flasin per mungesen e edukates civile qe ti tregon. Nderkohe ne Shqiperi secili mundohet te shikoje vetem punen e vet, me cinizem ekzemplar.
Shume shqiptare e dine se Gjermania mbahet per vend i paster, i rregullt dhe preciz. Kete nuk e bejne qeverite qe shkojne e vijne, por populli. Nderkohe qe populli yne, kaq simpatizant i precizionit gjerman, kujton se cdo gje vjen nga qeveria, nga Europa apo nga Amerika. Eshte retorika e perjetshme. Te gjithe gjejne fajtorin jashte vetes, por askush se kerkon brenda njehere .
E sidoqofte mendoj se qeveria jone mund te bente me shume per te luftuar korrupsionin.
Dhe se fundi mendoj se ai person qe do ndryshoje strukturen e korruptuar te jetes shqiptare do vritet sepse do preke interesat e nje klani apo individi.
...Por edhe kjo do sherbente, sepse do behej hero dhe ne kemi mungese heronjsh 60 vjetet e fundit.
Pershendetje, me fal per gjatesine e mesazhit.
P.s. Etniku, qe tani je ne listne time te injorimit
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Hi Unstoppable
Por edhe po te mos jete keshtu ne spjegimin qe i ben korrupsionit perdor fjale konfuze qe nuk kane asnje domethenie njerezore apo ligjore. Psh. Cfare dmth "administrata shteterore"? Pse qenka gjithe administrata shteterore e korruptuar? Keta jane nje klan njerezish apo kushdo te hyje ne administrate behet i korruptuar?
Citim:
Ndryshimi mes mendimit tend dhe timit eshte se ti spjegon korrupsionin me nje teori eskluzivisht top-down, ku hipotizohet nje koke e korruptuar qe prish gjithe ndergjegjet e atyre poshte. Une mendoj se qeveria dhe partiaket kane fajin e tyre ne mos luftimin e korrupsionit, por korrupsioni do ishte i pamundur nese populli nuk do e pranonte si fenomen.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.