| Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Nje Planet i Dhjete??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6963)
Nje Planet i Dhjete???
Pershendetje,
Ky eshte versioni ne shqip i nje research paper qe kam bere me shume se nje vit me pare, mbi ekzistencen e nje planeti te dhjete.
Dr. John Murray, nje astronom nga Open University ne UK, propozoi se nje objekt i madh ne ekstremet e jashtme te sistemit diellor, mund te jete duke influencuar gravitacionalisht orbiten e kometave me periode te gjate. Ai teorizon qe objekti do te rrotullohej rreth Diellit 32 mije here me larg se Toka ,dhe se masa e tij do te ishte rreth 10-fishi i mases se Jupiterit. Duke konsideruar distancen e tij, ky objekt do te levizte shume ngadale. Murray hipotezon se planeti mund te kete qene duke levizur neper galaktike, perpara se te jete ‘kapur’ nga graviteti i Sistemit Diellor. Duke kerkuar per nje planet te ri qe do te shpjegonte se pse orbitat e Neptunit dhe Uranit nuk perputheshin me parashikimet,- graviteti i planetit te nente, Plutonit, ishte nje pergjigje, por Plutoni eshte shume i vogel, krahasuar me dy planete gjigante sic jane Urani dhe Neptuni, per te influencuar orbitat e ketyre te fundit. Nje planet i dhjete i supozuar mund te jete atje, me i madh se Plutoni, me tutje se ai dhe edhe me i erret. Ka mundesi qe te rrotullohet shume lart dhe poshte planit te rrotullimit te planeteve te tjere. Nese konsiderojme nje version ne miniature te Sistemit Diellor, ne te cilen Toka eshte ne nje distance prej nje inchi nga Dielli, Plutoni do te ishte pak me shume se nje yard nga Dielli dhe planeti i ri do te ishte gjysem milje ne distance.
Planeti it ri u zbulua nga Micheal Brown dhe Chadwick Trujillo, duke perdorur nje teleskop ne Palomar Observatory ne Kaliforni, ne 4 Qershor te 2002. Ata I dhane emrin Quaoar (Kuahoar), por ky nuk eshte emri i tij zyrtar. Tani ai njihet zyrtarisht si 2002 LM60. Ai eshte objekti me I madh sferik qe eshte gjetur ne Sistemin tone Diellor, qe prej zbulimit te Plutonit ne 1930. Ai ndodhet 6.5 bilion kilometra nga Toka, ne nje skaj pertej orbites se Plutonit, i njohur si Kuiper Belt (rripi Kuiper?), i cili eshte nje grup trupash akulli dhe shkembinjsh qe orbitojne Diellin. Duhen 288 vite per te orbituar ate. Diametri i Quaoar eshte rreth 1250 km dhe vellimi i tij eshte rreth 1/8 e vellimit te Plutonit. Orbita e tij eshte gati rrethore (krahasuar me orbiten ne forme elipsi te Plutonit) dhe plani i rrotullimit te tij eshte i anuar me rreth 7.9 grade nga plani relativisht i sheshte ne te cilin rrotullohen planetet (pervec Plutonit). Quaoar dhe Kiper Belt besohet se jane mbetje te periudhes kur fragmente materjeje te akullzuara u kombinuar per te formuar planetin e jashtem, biliona vjet me pare. Siperfaqja e Quaorar ka qene nen rrezatimin ultraviolet, gje qe ka shnderruar substancat organike te siperfaqes ne disa te tjera me ngjyre te erret.
(Keto jane perfundimet e mia...)
Duke ditur qe Urani kerkon 84 vjet te rrotullohet plotesisht rreth Diellit, dhe distancen e tij prej Diellit (2.8 x 1012 m), largesia e planetit te ri nga Dielli do te ishte : RU^3 = TQ^2 x RU^3 / TU^2 => RQ = 6.5 x 1012 m. Kjo distance eshte afersisht e barabarte me shumen e largesive Quaoar-Toke dhe Toke-Diell. Duke konsideruar orbiten e Quaoar afersisht rrethore, shpejtesia e tij do te ishte rreth 4416 m/s.
Sot mund te jene bere arritje te metejshme ne kete drejtim dhe une mirepres cdo koment.
Pergatiti per Forumin Horizont eng_girl
Burime:
http://abcnews.go.com/sections/scie...anet991007.html
http://news.bbc.co.uk/1/hi/sci/tech/2306945.stm
http://www.space.com/scienceastrono...ets_991014.html
http://itss.raytheon.com/cafe/qadir/q908.html
http://www.sciencenet.org.uk/databa...em/p00913a.html
http://www.lightwatcher.com/lightbytes/10thplanet.html.
http://www.sky.com/skynews/article/...1066604,00.html
http://www.unknowncountry.com/news/?id=2022
http://news.nationalgeographic.com/...1007_quaoar.htm
http://atcaltech.caltech.edu/tech-t...l?story_id=5881
me fal per cfare studjon ti se jam shume kurioz??
PS shume interesante kjo teoria ketu , a ke mundesi ta plotesosh edhe me kritikat qe i jane bere !!
ciao
Ashtu sic e sugjeron edhe emri, studioj per inxhinieri.
Tani per tani nuk kam te dhena me te cilat mund ta plotesoj, por nje kerkim i shpejte ne internet rezulton ne shume informacion.
me fal po ai emri yt te ngaterron pak ... gjithesesi do te provoj njehere vet meqe ty sta ka qefi ta vazhdosh me temen tende
faleminderi dhe gjithe te mirat shoqja inxheniere
Gjithashtu...
Edhe une do te deshiroja te njihesha me shume me perparimet rreth kesaj teme, nese ti nuk e ke problem te ndash kerkimet e tua me te tjere ne kete faqe...
P.S Kjo "shoqja inxhiniere" tingellon si ne ato filmat e periudhes se erret enveriane, por gjithesesi...
mos ma merr per ofendim sepse edhe une per inxhinieri studjoj
gjithesesi nqs do ti ndash detyrat mjafton ta kerkosh..
lol :p
Ilustrime
Ketu mund te gjeni disa figura per te ilustruar pozicionin e ketij planeti
http://www.dailycal.org/images/art/...aoar.Courte.jpg
http://www.solarviews.com/thumb/comet/quaoar2.gif
shume interesante
Meqe paskam ra ne ING. a po na paraqet ndonjeri ndonje skice te diagrames Hekur-Karbon se po kam pak si nostalgji for the damn thing...
p.s eng girl , dikur na thoshte profesori jone....Ne jete ka dy profesione , inxhinier dhe te tjere..! (if this makes u feel better lol
)
Citim:
Po citoj ato që tha Unstoppable
Meqe paskam ra ne ING. a po na paraqet ndonjeri ndonje skice te diagrames Hekur-Karbon se po kam pak si nostalgji for the damn thing...
p.s eng girl , dikur na thoshte profesori jone....Ne jete ka dy profesione , inxhinier dhe te tjere..! (if this makes u feel better lol)
| Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.