Forumi Horizont Gjithsej 171 faqe: « E parė ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit »
Trego 171 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 27 Prill 2008 - 12:05:

kromozomet e seksit (pjesa 1)

atehere,i hedhim nje sy kromozomeve seksuale te njeriut dhe i bejme nje permbledhje te shkurter gjerave qe dihen rreth tyre ....

thame qe njeriu ka 46 kromozome te cilet ndaheshin ne 23 cifte. 22 cifte quheshin cifte autozome,kurse cifti i fundit merr emrin "kromozomet seksuale",kjo per shkak se ne brendesi te tyre gjenden informacionet e nevojshme per gjinine e organizmit te ardhshem.
keto kromozome,ne emertimet e ndryshme do ti shihni nen formen X dhe Y. kromozomi X dhe Y mund te dallohet me lehtesi ne nje kariotip duke qene se eshte i vetmi cift ku 2 kromozomet nuk kane dimensione te njejte njeri me tjetrin dhe ai Y eshte me i shkurtri.
nese kemi 2 kromozome X atehere individi pasardhes do jete femer,kurse nese kemi nje kromozom X dhe nje Y atehere individi i ardhshem do te jete mashkull. ne nje rast te vecante sic eshte sindroma e Turnerit (45,X) ku mungon nje kromozom seksual,individi eshte femer. e kunderta nuk mund te jete sepse prezenca e nje kromozomi X eshte i nevojshem per jeten e nje embrioni dhe eksperimente kane treguar qe zigotat me nje kromozom te vetem seksual, dhe qe e kane Y,nuk jetojne! pra,kromozomi X eshte patjeter i nevojshem,kjo kryesisht per numrin e gjeneve qe mban dhe rendesia e tyre ne funksionet e mekanizmit. nje qe me vjen ne mendje tani eshte enzima 6-fosfat dehidrogjenazi i glukozes e cila eshte e rendesishme ne uljen e radikaleve te lira neper qeliza dhe ne kete menyre e "stresit" oksidativ duke marre pjese ne nje seri reaksionesh qe kane si qellim prodhimin e glutationit . mungesa e kesaj sjell nje shkaterrim te qelizave si pasoje e ketyre radikaleve te lira. kjo ne formen klinike paraqitet me nje anemi hemolitike te theksuar dhe ne disa raste edhe vdekjeprurese. ndoshta ndokush prej jush e ka degjuar me emrin favizm ose semundja e batheve! kjo sepse ngrenia e nje sasie te madhe bathesh te cilat mund te ulin sasise e kesaj enzime. kjo semundje shfaqet me teper tek meshkujt duke qene se kane vetem nje kromozom X dhe si pasoje jane me te ndjeshem ndaj perqendrimeve te kesaj enzime. kromozomi Y nuk eshte i perbere nga shume gjene (duhet te jene rreth 50 ne total) dhe eshte nje kromozom relativisht i vogel ne dimensione.
por pse themi qe kromozomet X dhe Y jane pergjegjes per seksin?
keto jane gjetur ne kohen kur koncepti i gjenit nuk ishte akoma i kompletuar dhe po mblidheshin informacione qe tregonin qe gjenet ndodheshin ne kromozome. ne ate kohe eksperimentet e natyres gjenetike kryheshin kryesisht tek nje mize e quajtur Drosofila Melanogaster.



kjo mize ishte zgjedhur per 2 motive kryesore. e para sepse kishte vetem 4 cifte kromozomesh,ku nje pale ishin cift kromozomesh seksuale (XX tek femra dhe XY tek mashkulli dhe kromozomet X dhe Y ishin te dallueshem njeri nga tjetri)keshtu qe cdo ndryshim ne keto 4 cifte mund te verehej me lehtesi dhe e dyta se kjo mize mund te rritej me shpenzime minimale dhe kishte aftesi te medha riprodhuese brenda nje kohe shume te shkurter. kjo ishte e rendesishme per te pare efektet e mutacioneve te ndryshme,ose trasmetimin e tipareve nga nje gjenerate te tjetren. duhet thene qe rreth 60% te te dhenave qe kemi sot ne gjenetike kane ardhur si pasoje e eksperimenteve te kryera ne kete mize,eksperimente qe vazhdojne te kryhen dhe qe sjellin te reja te tjera. njeri nder kerkuesit me te medhenj qe kane kryer studime mbi kete mize ka qene edhe Thomas Hunt Morgan.



duke analizuar ngjyren e syve te mizes, Thomas Hunt Morgan hodhi hipotezen qe ngjyra e syve ishte ne kromozomet seksuale dhe mendoi se duhet te ndodhej ne kromozomin X dhe jo ne ate Y (kjo sepse kishte pare qe te gjitha femrat dhe gjysma e meshkujve kishin sy te kuq kurse gjysma tjeter e meshkujve kishte sy te bardhe). ai e shpegoi edhe me detajisht se si mund te trasmetohej ngjyra nga prinderit deri tek pasardhesit. kjo ishte edhe pikenisja e hartave gjenetike qe do gjenin lokalizimet e gjeneve te ndryshem ne kromozome....


  Gjithsej 171 faqe: « E parė ... « 117 118 119 120 121 122 123 124 125 [126] 127 128 129 130 131 132 133 134 135 » ... E fundit »
Trego 171 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.