Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 171 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 17 Shtator 2005 - 00:11:

koncepti i gjenit (1)

Cod. A17092005

pak a shume keto ishin gjerat qe kam per te thene per momentin per sa i perket dyfishimit te ADN.por me sa dijme dyfishimi nuk eshte i vetmi funksion qe kryen ADN.dijme qe cdo proteine qe funksionon ne trupin tone dhe cdo enzime perftohet nga nje gjen i cili ndodhet ne ADN qe kemi ne cdo qelize.por cfare eshte gjeni?gjeni ne fakt si perkufizim i ka shpetuar here pas here gjenetisteve sepse sa me shume shtoheshin informacionet rreth ADN aq me shpesh duhet te rishiheshin idete qe kishin pasur deri ne ate kohe.mendeli ne fakt i ka pase quajtur tipare keto dhe kishte pare qe ishin ne forma te ndryshme.kur nje anglez po studjonte nje semundje ne fillim te shekullit te kaluar vuri re qe nje enzime mjaftonte qe te shfaqej nje semundje sic ishte ne ate kohe alkaptonuria,nje semundje qe vinte si pasoje e difektit te nje enzime.ky qe i pari qe tha qe nje gjen mutant do te thonte nje bllokim i metabolizmit ose me fjale me ndryshe nje gjen-nje enzime.kjo mbeti per shume kohe si rregull por me kalimin e kohes u hodh poshte dhe sot nuk ka me vlere por vleresohet si kalim ne menyren e konceptimit te gjenit.me zbulimin e kromozomeve filluan te mendonin qe gjenet duhet te jene te vendosur njeri mbi tjetrin ne kromozom.pastaj rreth viteve 70 filluan te kerkoheshin gjenet neper kromozome.

tani bie fjala po si ta perkufizojme?ta marrim shtruar:nje gjen mund te themi qe eshte nje sekuence ADN.normale kjo gje por jo e gjithe ADN perdoret,sic e dime me informacionet qe kemi sot.atehere shtojme dicka tjeter: sekuence ADN qe mund te formoje nje proteine.edhe ketu nuk jemi plotesisht te sakte sepse ka gjene qe formojne ARN dhe nuk shkojne pertej dhe kjo ARN vlen si strukture kontrolluese.atehere themi qe gjeni eshte nje sekuence ADN-je qe eshte ne gjendje te formoje nje proteine ose nje zhinxhir ARN-je...epo kjo ishte ca mendohej deri para nja 4 vjetesh( perjashtimet ishin te pakta)...kur u po maronte deshifrimi i gjenomes te gjithe po perpiqeshin te gjenin numrin e gjeneve qe mund te kishte...ideja ishte rreth 90.000 gjene sepse kaq ishte pak a shume edhe numri i proteinave qe formoheshin...ne 2003 doli shkrimi i pare qe tregonte qe numri i gjeneve mund te ishte rreth 35.000 dhe ne 2004 doli nje tjeter shkrim qe thonte qe numri i gjeneve kishte zbritur ne 20-25.000...sipas ketij shkrimi kishim me pak gjene se miu dhe aq gjene sa kishte gjenoma e gjelit!!!....


Postuar nga NS-6 datė 20 Shtator 2005 - 22:05:

koncepti i gjenit (2)

Cod. A20092005

ta them te drejten kur i kam pare ato rezultate qe dolen nga deshifrimet e gjenomave te gjelit dhe miut thashe "hej bela se poshte paskemi rene"...nejse e keshtu puna.pra kemi afersisht 90.000 proteina dhe afersisht 20-25.000 gjene.duke konsideruar faktin qe gjenet japin si produket proteina(po i leme menjeane iher ARN qe japin) ateher i bie qe cdo gjen te jape nga 3-4 proteina...ne nje fare menyre eshte e drejte kjo gje...ose ne menyre me te thjeshte...jo gjithmone nje gjen ka si produkt perfundimtar nje proteine te vetme.ka mekanizma sic eshte "splicing" ,qe do ta kap me detajisht me vone por qe per momentin po ju them qe eshte nje proces qe perpunon ARN qe formohet nga ADN e gjeneve dhe e pergatit per ta kthyer ne nje sekuence proteine,qe kane bere te mundur qe me kap pak gjene te arrihet nje numer proteinash aq i madh dhe te ushtrojne te gjitha funksionet qe i duhen trupit per te ecur ne menyre normale.
pra konceptit te gjenit i shtuan edhe nje copez tjeter dhe tani mund ta perkufizojme deri ne nje fare pike si "sekuence ADN qe eshte ne gjendje te formoje te pakten nje proteine(kur them formoje duhet te nenkuptojme jo ne menyre te drejteperdrejte,por duke kaluar neper etapa te ndryshme) ose ARN ,e cila ka nje funksion te caktuar ne trupin e njeriut."me kete definicion mund te themi qe perfshijme aq gjera sa na nevojiten per te ditur rreth natyres se gjenit.nodshta ndokush do te beje ndonje definicion tjeter por patjeter keto gjera nuk mund ti anashkaloje.

pra koncepti i mesiperm eshte qe nese nje sekuence ADN do jape nje sekuence ARN qe do trasformohet ne fjalen...BASHKEBISEDUES,si proteine mekanizmi i slicing eshte ne gjendje te ndryshoje ARN qe te jape si produkte fjalet BASHKE, BISEDUES ose te jape fjalen e plote pa e ndare.pra 3 produkte per i njejti gjen (nje analogji e varfer sidoqofte...:p)

ne te njejten kohe mund te nxjerrim edhe nje gje tjeter nga ato numra qe pame me siper...nuk ka rendesi numri i gjeneve per te treguar se sa kompleks eshte nje organizem.kemi me pak gjene se minjte por ne shkalle kompleksiteti jemi shume me te larte...ku qendron sekreti atehere?beh,nese themi qe ato 20-25.000 gjene tona(numer i publikuar ne revisten "nature") jane vetem 2% e ADN totale(numer i marre nga revista "le scienze" ashtu si edhe informacionet rreth gjenomave te miut dhe gjelit) qe ndodhet ne berthame te gjithe do te me thoni qe 98% tjeter nuk rri kot.ne fakt nuk rri kot....vazhdon

p.s: ju kujtoj te gjithve se kjo eshte faqja 6 e temes e qe po flasim gjithmone per nje strukture te dimensioneve te 1/10 se mikrometrit (0.0000001 m)qe ndodhet ne nje berthame te qelizes.qeliza,e cila vete eshte nje strukture qe ka 200 vjet qe po i habit shkencetaret me gjerat qe i tregon...


Postuar nga NS-6 datė 30 Shtator 2005 - 00:33:

koncepti i gjenit (3)

Cod. A30092005

ne fakt me cudit pak fakti qe deri para pak vitesh mendohej qe ai 98% mund te ishte hedhurine...duhet tu kishte shkuar ne mendje fakti qe qeliza harxhon jashtezakonisht shume energji per te dyfishuar gjenomen e vet...nese kjo gjenome nuk paska kuptim cfare kuptimi paska ky dyfishim.
duhet te kemi parasysh qe nuk ka veprim qe kryen qeliza e te mos kete nje kuptim,ku nje pjese jane zbuluar dhe nje pjese nuk jane zbuluar akoma.
pastaj ka edhe shume arsye te tjera qe te cojne ne konkluzionin qe nuk eshte edhe aq hedhurine si psh menyra se si kontrollohet shprehja e ketyre gjeneve,semundjet e ndryshme qe ndodhin megjithse mutacionet ose problemet jane jashte gjeneve etj.
ne ate pjese jane pare qe ndodhen pikat e kontrollit te gjeneve dhe mjaftojne edhe mutacione me te vogla per te shkaktuar probleme ne shprehjen e gjeneve.ka raste qe kontrolli i gjeneve kryhet ne distance,mund te jete edhe 30.000 a me shume nukleotide me larg dhe prap te influencoje gjenin vete.
sot per sot ne shume laboratore te ndryshme te botes behen kerkime per gjetjen e gjeneve dhe jo vetem kaq por edhe te gjehet funksioni i tyre...puna ne fakt nuk eshte e lehte ne nje fare menyre dhe eshte e gjate por rezultatet qe po perftohen jane shume te vlefshme dhe ne nje menyre te thelle do te influencojne jeten tone ne te ardhmen.
kur them qe puna nuk eshte e thelle e them per faktin se duhet te gjesh gjenin qe shprehet por edhe kjo shprehje varet nga situata,koha etj...nuk eshte qe shprehet ne cdo kohe...pastaj kur gjen gjenin duhet te kuptosh funksionin...ketu futen ne pune modifikimet gjenetike qe kryhen ne kavie,kryesisht minj,me ane te inxhinjerise gjenetike qe modifikon sekuencat e ADN(ndoshta procedurat do ti shpjegoj me vone kur t shpjegoj gjenomen e njeriut)
dhe si per te bere punen me te veshtire eshte ajo qe quhet epigjenetike ose sic kane qejf ta quajne disa "funny genetics"(gjenetike per te qeshur) qe eshte nje shkalle me e larte organizimi pervec atyre tradicionaleve,dhe qe kontrollon shprehjen e gjeneve.ketu futet edhe metilimi qe kam shpjeguar me perpara.

pra te gjitha keto gjenden ne ate 98% qe nuk ka gjene.
mbaruam me kaq ne karakterizimin e gjenit?jo,ky eshte vetem fillimi ne fakt...dhe per te treguar qe nuk po tallem po ju them nje tjeter karakteristike te gjenit: gjeni ekziston ne forma te ndryshme qe jane quajtur alele...

p.s: per te gjithe ato qe kane durim ne lexim,ketu do te gjeni disa informacione me teper per gjenin dhe menyren se si trasmetohet ai (megjithse une do ti bej nje pershkrim edhe ketu).per me teper eshte edh nje lloj loje qe mund ta beje secili ne fund pasi te kuptoje thelbin e shkrimeve(vetem se do ju duhet ta lexoni deri ne fund kshu qe mendohuni mire se jane ca si shume si shkrime ....aaaaa po me degjuat merrni edhe nje laps e nje flete :p)


Postuar nga NS-6 datė 08 Tetor 2005 - 22:12:

alelet recesive,dominante dhe kodominante

Cod. A08102005

pra sic thashe alelet jane forma te gjenit...psh nese marrim ngjyren si gjen atehere bluja,e kuqja,jeshilja etj mund te quhen alele te tij.

zakonisht fjalen alele do ta degjoni te bashkangjitur me fjale te tjera si dominante,recesive ose kodominante.
atehere themi qe nje alel eshte dominant kur mjafton prezenca e tij per tu bere e mundur qe tipari per te cilin eshte pergjegjes te shprehet.psh nese marrim rastin e ngjyres se syve aty mjaftonte qe njeri alel te ishte kaf dhe ngjyra do te ishte kafe,pa pasur shume rendesi se si jane alelet e tjera (kini parasysh nje gje: ne trupin e njeriut kromozomet i kemi cift dmth kemi 2 kromozome 1,2 kromozme 2 etj.vetem kromozomet seksuale i kemi te vecanta.atehere duke pasur parasysh kete gje themi qe ne secilen pale te kromozomeve do te kemi nje alel te nje gjeni.nese themi qe ne kromozomin 1 kemi alelin per filan tipar,atehere ne te njejtin pozicion ne kromozomin tjeter 1 do te kemi alel te te njejtin gjen.perjashtim per kete gje mund te jete gjeni i grupeve te gjakut per grupin 0 megjithse per kete me duhet ta verifikoj me mire qe te jem me i sigurte dhe pergjigjen me te sakte do ta jap kur te merrem me gjenetiken e grupeve te gjakut)

nje alel eshte recesiv kur per te shkrehur tiparin per te cilin eshte pergjegjes i duhet te jene te gjithe alelet ne ate forme: nese marr prap punen e syve aleli blu ishte recesiv sepse duhej qe te gjithe alelet te ishin blu qe te mund te shprehej ai tipar.alelet recesive kane nje karakteristike qe mund te zhduken nga nje gjenerate ne tjetren dhe te dalin me vone,pra ne nje fare menyre rrine te fshehur.kjo eshte arsyeja qe ndokush nuk ka nje tipar te babait ose nenes por ka ate te gjyshit ose gjyshes.

ne rastet kur alelet nuk jane ne gjendje te fshehin njeri tjetrin (duhet te kemi parasysh qe aleli dominant mund ta bllokoje alelin tjeter ose duke vepruar direkt mbi te ose duke prodhuar me shume sasi proteine)dhe shprehen te 2.ky eshte rasti i grupit te gjakut AB ku te dy alelet jane te shkrehur dhe te dy formojne nga nje enzime e cila shkon dhe modifikon nje strukture mbi siperfaqen e qelizave te kuqe te gjakut nga ku vjen edhe grupi i tyre...

ne pergjithsi me keto terma do te haseni shpesh nese lexoni artikuj gjenetike sepse ne gjenetike zene nje vend shume te rendesishem duke qene se me gjene ka te beje nje pjese mjaft e mire e saj.
kam harruar te permend edhe nje rast tjeter kur nje alel nuk e shprehe veten plotesisht per faktin se aleli tjeter arrin te zbehe tiparin e tij...rast per kete kam degjuar per nje lule qe ngjyra e petaleve ishte e zbehte per faktin se aleli dominant nuk ishte ne gjendje te fshihte komplet tiparin e alelit recesiv...kete lloj karakteristike do ta hasni ne disa lloj semundjesh gjenetike te cilat megjithse mund te llogariten si te trametueshme ne menyre dominante ka raste qe nuk shprehen plotesisht ne formen e tyre...
megjithse per momentin kini parasyhs vetem se cfare jane recesivi,dominanti dhe kodominanti...per te tjerat me vone

po si trasmetohen gjenet?ketu futet ne loje mendeli dhe meioza...


Postuar nga bendis datė 17 Tetor 2005 - 16:58:

Thumbs up

ok shume mir deri ketu po dua dicka me konkrete ku mund ta gjejme kete DNA si behet nje analize e adn hapat qe ndiqen po ta dish kuptohet hajt tung


Postuar nga NS-6 datė 17 Tetor 2005 - 21:25:

si mund te mbledhim nje sasi ADN-je

Cod. A17102005

ku mund ta gjejme ADN?normalisht neper qeliza(do thush ti tani EUROP EUROP ).duke qene se te gjitha qelizat kane te njejtin informacion dmth sekuence ADN-je atehere mund te merren ato qeliza dhe te mbidhet ADN-ja qe ka brenda tyre...zakonisht menyra me e mire eshte qe te merret ADN-ja gjate kohes qe qeliza eshte duke u ndare,dmth gjate mitozes dhe sidomos gjate fazes qe kromatina kondensohet.ketu mund te perdoret nje substance ne gjendje te bllokoje mitozen(nese nuk gabohem substanca qe perdoret me shpesh eshte kolkinina)dhe ne kete faze jemi te afte te dallojme mire ADN sepse eshte ne formen e kromozomeve.kjo eshte e rensesisshme per arsyen qe mund te behet ai qe quhet kariotipi(dmth shikimi i te gjithe kromozomeve dhe rregullimi i tyre sipas gjatesise).kariotipi mund te jete i rendesishsem per rastet e semundjes Down(trizomi e kromozomit 21)ose ne rastet e mungeses se ndonje kromozomi seksual ose ose edhe ne rastet kur kemi kalime te copave te kromozomeve nga njeri kromozom ne tjetrin,procese qe quhen traspozicione.

po ashtu ekzistojne metoda te ndryshme qe jane ne gjendje te zmadhojne fushen vizive te secilit kromozom(ne nje fare menyre si puna e streceve qe mund ti zgjasesh)dhe kjo eshte e rendesishme per rastet kur mendohet qe ka nje humbje e nje sekuence ADN-je(deletion),ose mutacione te ndryshme.

menyre tjeter per te marre ADN eshte duke i plasur qelizat me ane te nje solucioni hipotonik.ne kete menyre qelizat nuk do jene te afta te ruajne te paprekura membranat e tyre te jashtme per faktin se duke qene ambienti hipotonik dhe brenda qelizes do te kete nje perqendrim me te madh jonesh,keto jone do terheqin uje brenda deri ne ate pike qe qeliza do shpertheje...pastaj me centrifuge eshte e mundur te ndahen organelet nga materiali gjenetik...procedurat kerkojne disa faze te ndryshme kur perdoren solucione me perqendrime te ndryshme qe kane si qellim nje pastrim sa me te madh te ADN...rezultati qe kam pare vete ne fund ka qene qe ADN-ja mbidhej rreth nje shkopi nese ti e trazojene fund ketu nuk jam i sigurte per nje gje: se si mund te jete e mundur te ndash materialin gjenetik te berthames se qelizes nga ai i mitokondrive (ose sic quhen ndryshe uzinat e qelizes...)prandaj nuk mund te te jap pergjigje per kete detaj per momentin pa pyetur ndonje...

metodat e analizes se ADN sot per sot behet duke pasur parasysh te njejtin princip qe kam treguar tek postimi rreth metodes se sekuencimit te ADN-s.avancimi eshte bere ne perdorimin e kompjuterave si dhe substancave fluoreshente(pak a shume eshte ajo qe sot njihet si metoda imunohistokimike).pra pergatiten nukleotide qe shenohen me substanca fluoreshente te ngjyrave te ndryshme dhe pasi vendosen ne reaksion ne prani te enzimave te nevojshme qe duhen per te formuar zinxhiret e ri te ADN-s futen ne nje lloj tubi qe permban nje xhel dhe duke vendosur nje diference potenciali ne 2 anet e tubit copat levizin duke shkuar drejt fundit te tubit.pak perpara fundit ekziston nje lazer qe e lezon ngjyren e substances me te cilen eshte shenuar nukleotidi dhe e nxjerr ne ekran si nje sekuence ngjyrash...pak a shume kjo eshte si procedure (detajet normalisht jane shume me te teperta por qe nuk i kam mesuar me detajisht se kaq.nese ne te ardhmen do me bien informacione te tjera do ti shkruaj)...shpresoj qe te kete qene sa do pak nje pergjigje per pyetjen tende...


Postuar nga bendis datė 20 Tetor 2005 - 16:59:

shum faleminderit per informacinin po fol me qart se un nuk studjoj per mjekesi. skemen po te dush dhe po te doli koha me emertime me nencvizime, etj.do ta ti per nder n.q s.me sqaron akoma me shume per teorit neodarviniste te kohes se fundit per dna ok hajt tung


Postuar nga NS-6 datė 20 Tetor 2005 - 21:52:

rezultati i Mendelit per ndarjen e aleleve

Cod. B20102005

ku e lashe iher?po,e lashe tek pika se si ndahen gametet...idene e pare per kete gje e dha mendeli i cili deri ne nje fare pike konsiderohet si babai i gjenetikes duke qene se ishte i pari qe u mundua me eksperimente te provonte dicka...ky mo i kishte fiksim bizelet dhe ne fakt ato perdorte si subjekt per eksperimentet e veta.keto kishin vetine qe mund te rriteshin shpejt dhe mund te perdoreshin ne mase(dmth me nje numer te madh).po ashtu kishin edhe nje diferencim te mire ne trajtat qe paraqitnin...e nejse iher se per momentin nuk po merremi me mendelin(do ta shofim me vone kete),por me rezultatet e tij: ai kishte vene re ne eksperimente qe gjenet paraqiteshin ne kopje(dmth ishin 2) per secilin tipar...me fjale pak me te ndryshme mund te themi qe ishin 2 alele perderisa aleli eshte forme e gjenit.ne eksperimentet e tij ai u mundua te formonte bizele qe ishin homozigote (kur te dy gjenet jane identike atehere themi qe jane homozigote,nese nuk jane identike atehere quhen heterozigote...psh nese kemi 2 gjene blu dhe blu eshte homozigot,nese jane 2 gjene njeri blu tjetri jeshil themi qe eshte hetrozigot (shifni mire se tipari eshte i njejti,ne rregull?))dhe pa qe ne gjeneraten qe pasonte keto kopje pergjysmoheshin...
dhe rezultatet qe ai tha ishin qe :
-gjate formimit te gameteve,ne nje heterozigot alelet e ndryshem ndahen njeri nga tjetri...(normalisht kjo ndodh edhe tek nje homozigot)
dhe ne nje perfundim tjeter:
-alelet e gjeneve te ndryshem ndahen ne menyre te pavarur njeri nga tjetri.(pra nuk ka lidhje fare ndarja e aleleve te gjatesise psh me ato te ngjyres,ose te formes se lules etj)
normalisht qe mendeli deri ketu mund te shkonte sepse nuk kishte akoma ne dore te gjithe arritjet qe erdhen si pasoje e ketij zbulimi...per me teper qe keto gjera qe ai tha u mbulun nga pluhni per nje kohe te gjate sepse nuk iu kuptua vlera qe kishin...

qe ti kthehemi asaj qe po thonim: gjate formimit te gameteve alelet ndahen njeri nga tjetri..dhe kjo gjo ndosh gjate meiozes.kjo eshte menyra qe con ne trasmetimin e aleleve nga prindi tek femija...
une tani po mundohem te kap meiozen se proces dhe te shpjegoj se ne cilen pike ndahen keto alele dhe si trasmetohen...

p.s: rezultatet e mendelit ketu jane dhene shkurtimisht sepse nuk desha te ndalesha shume iher per iher...po ashtu nese ju duken si te pakuptueshme,do tu qartesohen me postimin qe vijon...ose ose mund te shifni edhe nje here tek tema e trashegimise,me punen e syve ate skemen tek faqja 4 nese nuk gabohem se si ndahen alelet gjate meiozes dhe se ne cilen moment...sidoqofte une do ta them prap ketu...


Postuar nga NS-6 datė 20 Tetor 2005 - 22:56:

Citim:
Po citoj ato qė tha bendis
shum faleminderit per informacinin po fol me qart se un nuk studjoj per mjekesi. skemen po te dush dhe po te doli koha me emertime me nencvizime, etj.do ta ti per nder n.q s.me sqaron akoma me shume per teorit neodarviniste te kohes se fundit per dna ok hajt tung


se pari me fal qe nuk ktheva pergjigje direkt pas pergjigjes tende por cuditerisht nuk doli ne fillim dhe vetem tani e pashe...
kujtova se isha treguar i qarte,sodoqofte do mundohem te jem edhe me shume,gjithmone brenda limiteve te gjerave qe di une...si do qofte informacione te tjera do te shohesh edhe ne vijim sepse me vone do mundohem ti bej nje analize gjenomes se njeriut dhe nder te tjera do te them edhe nje here kariotipin,sekuencimin etj qe kane lidhje me ate qe pyete ti!une mundohem ne fakt me qene sa me i thjeshte qe mundem ne shpjegimin e gjenetikes sepse e di qe ne disa pika ka shume ngaterresa por duhet me pase parasysh arrin nje moment qe nuk mund ti shmangem terminologjise...por do mundohem qe te bej sa mundem per ti thjeshtuar gjerat edhe me shume...keshtu qe pergjigja jote ka akoma ne vazhdim


Postuar nga NS-6 datė 25 Tetor 2005 - 00:35:

procesi i meiozes dhe detaje te tjera rreth saj

Cod. B25102005

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

une tani po mundohem te kap meiozen se proces dhe te shpjegoj se ne cilen pike ndahen keto alele dhe si trasmetohen...



atehere...meioza ishte nje proces qe lejonte formimin e gameteve qe jane baze per vijueshmerine e species dhe te cilet trasmetojne informacionet tek pasardhesit..meioza ndryshon ngamitoza per disa arsye ku nder me kryesoret permend:
-mitoza sherben per rritjen ne numer te qelizave te trupit kurse meioza sherben per formim gametesh.
-nderkohe qe ne mitoze qelizat qe formohen kane te njejten numer kromozomesh si ajo nene,me meioze ato qe formohen kane nje numer te pergjysmuar te kromozomeve.
-mitoza perbehet nga nje faze,kurse meioza perbehet nga 2.
-vetem ne meioze ndodh ai proces qe quhet krossing over i cili con ne aty ndryshime qe hasim nga prindi tek femija dhe qe e bejne secilin prej nesh te vecante.
-mitoza nxjerr 2 qeliza ne fund te procesit kurse meioza nxjerr 4 qeliza ne fund te procesit...etj etj

pak a shume gjerat qe ndodhin ne meiozen I jane ato qe ndodhin edhe gjate mitozes,ajo qe eshte me e rendesishme(per momentin po heqim procesin e krossing over-it te cilin do ta shpjegoj me vone)eshte momenti kur kromozmet vendosen ne ate qe quhet ekuatori i qelizes dhe eshte momenti kur ato do te terhiqen nga fijet qe leshohen nga centriolet dhe qe lidhen ne lartesine e centromereve qe jane zonat ne qender te secilit kromozom....ne kete faze duhet te kemi nje gje parasysh dhe qe eshte shume e rendesishmeOZICIONIMI I KROMOZOMEVE NE EKUATOR.

dmth kur keto kromozome vendosen ne ekuator nuk eshte qe vandosen sipas nje rregulli por vendosen ne menyre qe kromozmet qe vijne nga nena dhe nga babai jane te perzier...secila pale e kromozomeve vendoset ne ekuator dhe ne baze te anes qe ato kane mbajtur ne ate pozicionim varet edhe se cilin alel te secilit gjen gametet do te marrin....po marr nje shembull:

te themi qe po ndodh spermatogjeneza(procesi per formimin e spermatozoideve)dhe eshte momenti i meiozes se dyte.personi ka grupin e gjakut AB dhe gjate meiozes kromozomet qe kane kete gjen jane pozicionuar njeri siper tjetrit ne ekuatorin e qelizes...ne kete moment fillojne dhe ndahen kromozmet dhe si pasoje nese kromozmi me alelin A eshte poshte do te shkoje tek gameti poshte,nese eshte siper do te shkoje tek gameti siper...pra varet se ne cilin pozicion eshte...e njejta gje vlen edhe per gjenet e tjera...ne fund pastaj varet se cili gamet lidhet me tjetrin qe te formoje zigoten...

me pak fjale kur marrim te gjithe alelet ne pergjithsi ka nje numer shume te madh kombinimesh dhe ne baze te ketyre formohen individe me shume llojshmeri gjenesh te marre nga prinderit...vazhdon...

p.s per skeme referohuni skemes tek tema e trashegimise per pozicionimin e kromozomeve ne ekuator...te me falni qe marr shume here si shembull ate teme por ka shume gjera qe mendoj se mund ti marr si reference pa u nevojit qe ti shkruaj ketu prap dhe qe shtojne infot per sa i perket asaj qe dua te shkruaj...


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 171 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.