Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- pyetje pergjigje ne fizike dhe astronomi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7428)


Postuar nga NS-6 datë 10 Shkurt 2005 - 04:39:

pyetje pergjigje ne fizike dhe astronomi

temat ketu po me duken pak te hallakatura prandaj po hap nje teme qe te permbledhe pyetjet dhe pergjigjet qe ka cdokush rreth fizikes dhe astronomise.nese dikush ka pyetje ta shkruaje dhe kush e di ti pergjigjet ta thote ose minimumi te thote ndonje link ku mund ta gjejme pergjigjen.kjo sdo te thote qe nese keni ndonje te re nga fizika dhe astronomia te mos e shkruani oreeee!!!
meqe e fillova vete temen po e bej vete pyetjen e pare:
-pse orbita e planeteve eshte ne forme eklipsi(me eshte bere llum kjo pyetje per faktin se sipas konceptit te gravitetit ne teorine e relativitetit me eshte formuar ajo ideja qe perderisa graviteti eshte konseguence e perthyerjes se hapesires rreth planetit atehere duhet te kishte orbite rrethore.tani o ia kam fut kot me ket arsyetim ose kam harruar ndonje gje pa marre parasysh).me ndihmon ndonje?


Postuar nga NS-6 datë 10 Mars 2005 - 19:21:

o.k e shoh qe kjo pyetje nuk paska pergjigje prandaj po shtroj nje tjeter duke pritur pergjigje per te paren nga nje sit interneti ku e kam paraqitur si pyetje.

pyetja tjeter eshte:jane disa grimca qe kane spin +/- 1/2,jane ca qe kane spin 1 dhe jane disa qe kane spin 2.mir per ato me spin 1 qe i duhet nje rrotullim 360 grade per tu kthyer ne formen fillestare po per keto qe kane spin 1/2 ose me e ngaterruar ato qe kane spin 2(qe duhet te bejne 2 rrotullime per tu kthyer ne formen fillestare si duhet ta kuptoj.jam i ngaterruar me idene qe pas nje rrotullimi te plote duhet te vije ne formen origjinale.pse nuk ndodh kjo gje?ndokush qe eshte i mire ne fizike a mund te ma shpjegoje me mire apo me duhet ta gjej diku tjeter pergjigjen?

nese ka ndokush ndonje pyetje ta beje se te pakten marrim ide per ndonje kuriozitet qe ia vlen ta kerkosh.

ketu po shkon puna qe temen ta quajme "pyetje ne fizike dhe astronomi"


Postuar nga Auberoni datë 12 Mars 2005 - 00:57:

Cfare eshte dallimi ne mes te temperatures dhe nxehtesise?


Postuar nga eng_girl datë 12 Mars 2005 - 03:00:

Dallimi fillestar, edhe nese nuk di te shpjegosh shume lidhjen mes tyre, eshte nga njesite matese. Temperatura matet me grade Celsius/Kelvin dhe nxehtesia me Xhuls.
Pa u perpjekur te jap nje perkufizim, nxehtesia varet nga temperatura dhe nga aftesia e nje trupi per ta marre kete energji (specific heat) dhe per ta ruajtur ate.
Per ta shpjeguar kete po jap nje shembull: mendo nese ne temperature dhome prek nje objekt metalik dhe nje prej druri apo plastike. Trupi prej metali do te NDJEHET me i ftohte, dhe tentojme te mendojme se ka temperature me te ulet, hem...por trupat jane te dy ne te NJEJTEN temperature dhome...atehere, jane pikerisht aftesite e ndryshme te secilit prej ketyre dy materialve per te transferuar energji (ne kete rast per te marre energji nga dora, meqenese temperatura e trupit eshte me e larte se ajo e dhomes ne kushte normale)...dhe sic dihet energjia transferohet vetem ne nje drejtim; nga trupi me temperature me te larte ne ate me temperature me te ulet.

(me email nese kerkon te dish me shume rreth kesaj per ndonje arsye)


Postuar nga NS-6 datë 30 Mars 2005 - 04:16:

si matet temperatura siperfaqes se nje ylli a planeti

o.k dy pyetje pa zgjidhje mu bene.te provoj me nje te trete njehere se ndoshta e di ndonje:meqe jemi tek nxehtesia dhe temperatura,a e di ndonje se si matet temperatura e siperfaqes se nje planeti ose ylli?


Postuar nga Auberoni datë 30 Mars 2005 - 21:24:

Nxehtesia eshte shuma e elektroneve ne nje mase perderisa temperatura eshte shpejtesia e kesaj shume elektronesh ne ate mase.


Keshtu, matja e temperatures ne siperfaqe te planeteve tjera eshte fare e thjeshte. Dergohet nje instrument i cili regjistron shpejtesine e elektroneve.


Postuar nga NS-6 datë 13 Korrik 2005 - 20:14:

hmmm....si pergjigje nuk e kuptova mire...a mund te jesh me i qarte ose me mire a mund te ma shpjegoje dikush me qarte?


Postuar nga ipersfera datë 16 Korrik 2005 - 06:20:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
o.k e shoh qe kjo pyetje nuk paska pergjigje prandaj po shtroj nje tjeter duke pritur pergjigje per te paren nga nje sit interneti ku e kam paraqitur si pyetje.

pyetja tjeter eshte:jane disa grimca qe kane spin +/- 1/2,jane ca qe kane spin 1 dhe jane disa qe kane spin 2.mir per ato me spin 1 qe i duhet nje rrotullim 360 grade per tu kthyer ne formen fillestare po per keto qe kane spin 1/2 ose me e ngaterruar ato qe kane spin 2(qe duhet te bejne 2 rrotullime per tu kthyer ne formen fillestare si duhet ta kuptoj.jam i ngaterruar me idene qe pas nje rrotullimi te plote duhet te vije ne formen origjinale.pse nuk ndodh kjo gje?ndokush qe eshte i mire ne fizike a mund te ma shpjegoje me mire apo me duhet ta gjej diku tjeter pergjigjen?

nese ka ndokush ndonje pyetje ta beje se te pakten marrim ide per ndonje kuriozitet qe ia vlen ta kerkosh.

ketu po shkon puna qe temen ta quajme "pyetje ne fizike dhe astronomi"



Persa i perket spinit +1/2 apo -1/2 i korrespondon nje rrotullim 360° ne sens antiorar ose orar. Pastaj ne lidhje me spinin 1 apo 2 apo ... kemi te bejme me konvencione te zgjedhura per te modifikuar modelet e krijuara per thermijat elementare pasi cdo thermije karakterizohet nga disa karakteristika qe duhet te plotesojne principin e perjashtimit te Paulit. Sidoqofte nje fizikan do te pergjigjej ne lidhje me spinin me vlera te plota se kemi te bejme me nje rrotullim qe thermija e kryen ne nje hapesire me me shume se tre dimensione. Dua te precizoj nje gje se ato thermija me spinin 1 nuk kryejne rrotullim. Sidoqofte fakti qe thermijat rrotullohen eshte thjeshte nje marreveshje por sdo te thote se rrotullohen me te vertete.


Postuar nga ipersfera datë 16 Korrik 2005 - 06:25:

Re: pyetje pergjigje ne fizike dhe astronomi

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
temat ketu po me duken pak te hallakatura prandaj po hap nje teme qe te permbledhe pyetjet dhe pergjigjet qe ka cdokush rreth fizikes dhe astronomise.nese dikush ka pyetje ta shkruaje dhe kush e di ti pergjigjet ta thote ose minimumi te thote ndonje link ku mund ta gjejme pergjigjen.kjo sdo te thote qe nese keni ndonje te re nga fizika dhe astronomia te mos e shkruani oreeee!!!
meqe e fillova vete temen po e bej vete pyetjen e pare:
-pse orbita e planeteve eshte ne forme eklipsi(me eshte bere llum kjo pyetje per faktin se sipas konceptit te gravitetit ne teorine e relativitetit me eshte formuar ajo ideja qe perderisa graviteti eshte konseguence e perthyerjes se hapesires rreth planetit atehere duhet te kishte orbite rrethore.tani o ia kam fut kot me ket arsyetim ose kam harruar ndonje gje pa marre parasysh).me ndihmon ndonje?


Nuk dua te zgjatem ne shpjegimin e orbites se planeteve po mund te te them se rethi eshte nje rast i vecante i elipsit. Orbitat e planeteve pershkruajne orbita eliptike te percaktuara nga ligjet e keplerit.
Persa i perket relativitetit nuk ka lidehje pasi ne shkallen planetare mjaftojne vetem ligjet e mekanikes klasike.


Postuar nga ipersfera datë 16 Korrik 2005 - 06:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
Nxehtesia eshte shuma e elektroneve ne nje mase perderisa temperatura eshte shpejtesia e kesaj shume elektronesh ne ate mase.


Keshtu, matja e temperatures ne siperfaqe te planeteve tjera eshte fare e thjeshte. Dergohet nje instrument i cili regjistron shpejtesine e elektroneve.



Nxehtesia percaktohet ne baze te levizjes se atomeve dhe jote elektroneve. Tek trupat e ngurte kemi nje levizje ne forem dridhje periodike tek lengjet kjo levizje behej me kaotike ndersa ne gaze eshte levizje e crregullt e pamundur per tupercaktuar. Persa i perket matjes se pemperatures se yjeve eshte deri tani praktikisht e pamundur te dergohen instrumenta afer yjeve te tjere. Procedura e matjes se tremperatures eshte relativisht komplekse. Behen studime(vrojtime me teleskop apo radio teleskop) ne lidhje me perberjen e yjeve permasat qe kane etj dhe mandej percaktohet temperatura. Pshm shihet % e hidrogjenit e heliumit dhe duke konsideruar permasat e yllit duke njohur proceset berthamore percaktohet energjia qe rrezatohet nga ylli.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.