Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kėrkimet dhe Punimet Gjeologjike tė kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)


Postuar nga Fajtori datė 11 Prill 2003 - 04:08:

4. Fuqizimi i Gjeologjisė dhe krijimi i ndėrmarrjeve Gjeologjike

Duke parė zhvillimin e madh qė kishin marrė dhe po merrnin kėrkimet gjeologjike dhe me qėllim qė tė forcohej dhe pėrsosej me tej Shėrbimi Gjeologjik, nė nėntor 1956 me propozim te Drejtorise se Pergjithshme te Gjeologjise, Keshilli i Ministrave vendosi riorganizimin e Sherbimit Gjeologjik dhe krijimin e Komitetit Shteteror te Gjeologjise duke filluar nga 1 janari 1957, krijimin e disa ndermarrjeve gjeologjike, permiresimin e trajtimit ekonomik te punonjesve te gjeologjise, ku perveē rritjes se pagave u vendos edhe shperblimi per vjetersi dhe veshtiresi ne pune, dhenia falas e veshmbathjes etj. Gjithashtu u vendos qe t’i kerkohej Qeverise Sovjetike qe te jepte nje ndihme me te madhe me specialiste gjeologe, si dhe Qeverive te shteteve te ish Demokracive Popullore, qe edhe ato te ndihmonin me specialiste gjeologe ne kerkimin e disa mineraleve konkrete (Polonise per qymyre, Gjermanise per fosforite, Ēekosllovakise per hekur-nikel, Hungarise per bokside, Rumanise per kripera dhe Bullgarise per lendet e para per industrine e qelqit e qeramikes).
 Detyrat e vėna para Komitetit Shtetėror tė Gjeologjisė ishin tė shumta: Tė zgjeroheshin kėrkim rilevimet nė shkallėn 1: 25 000 nė rajonet perspektivė pėr kėrkimin e naftės e gazit dhe 1: 50 000 nė rajonet pėr kėrkimin e mineraleve tė ngurtė, dhe nė rajonet malore ato 1: 100 000 pėr tė mbuluar Brenda 4-5 vjeteve pothuaj tėrė territorrin e vendit; pėr studimin e fushave minerare u lejua tė pėrdoreshin mė gjerėsisht kėrkim rilevimet 1: 10 000, tė fuqizoheshin kėrkim rilevimet pėr naftė e gaz, bitum, qymyr, krom, bakėr, tė fillonin gjerėsisht kėrkimet pėr hekur-nikel, mineralet e rallė e tė ēmuueshėm, fosforite, bokside, minerale industrial, lėndė tė para pėr ēimento, qelq-qeramikė, materiale ndėrtimi etj; pėrdorimi i metodave komplekse gjeologo-gjeofizike e gjeokimike tė shoqėruara me analiza tė plota kimike, e studime petrografike-mineralogjike, paleontologjike etj; zgjerimi I studimeve hidrogjeologjike etj.
Kryetari i Komitetit Shteteror te Gjeologjise u emerua Panajot Plaku, zv/kryetar i pare Zenel Hamiti, kryegjeolog Zihni Sinoimeri dhe kryeinxhinier Ligor Gurra, kryetar i Deges Gjeologjike te Komitetit ishte Teki Biēoku. Ne maj te vitit 1957 me arratisjen e Panajot Plakut ne Jugosllavi, ne udheheqjen e Komitetit u bene disa ndryshime. Kryetar i Komitetit Shteteror te Gjeologjise dhe Minister Shteti u emerua Xhaferr Spahiu, zv/kryetar i Komitetit dhe kryegjeolog u emerua Teki Biēoku, kurse Zihni Sinoimeri kaloi ne Universitetin Shteteror te Tiranes, Kryetar i Degės Gjeologjike nė Fakultetin e Inxhinierisė, ndersa Eshref Pumo u emerua kryetar i Deges Gjeologjike ne Komitetin Shteteror te Gjeologjise.
 Gjate muajve mars-maj 1957, grupe specialistesh te Komitetit Shteteror te Gjeologjise, te Ministrise se Industrise e Minierave dhe te Kombinatit te Naftes te ndihmuar dhe nga specialiste ruse qe kishin ardhur posaēerisht, u moren me perpilimin e projekt planit perspektiv 1957-1975 per zhvillimet e gjeologjise, te naftes, te minierave, te industrise kimike, te metalurgjise etj.
 Ne vitin 1957, prane Komitetit Shteteror te Gjeologjise u ngrit Fondi Qendror i Gjeologjise (Arkivi) dhe pergjegjese u caktua Veronika Meko. Ne te filloi grumbullimi, sistemimi, regjistrimi dhe skedimi i te gjithe materialeve dhe dokumentimeve gjeologjike qe gjendeshin, si ato te paraēlirimit qe ishin kryer nga gjeologe apo shoqeri te huaja, ashtu edhe ato pas vitit 1950 te bera nga ekspeditat dhe ekipet e ndryshme gjeologjike. Qe ne kete kohe u vendos norme e detyrueshme, qe ēdo projekt, raport apo relacion i ēfaredo studimi, kerkimi apo zbulimi gjeologjik nga kushdo qe te behej te depozitohej ne 1-2 kopje ne Arkivin Qendror te Gjeologjise. Po ne vitin 1957 u ngrit edhe biblioteka shkencore e gjeologjise.
 Ne maj te vitit 1957 perfunduan Degėn e Gjeologjise ne Institutin e larte Politeknik ne Tirane 14 gjeologet shqiptare te pergatitur ne vend: Feti Arkaxhiu, Refik Bulaj, Petro Ēili, Xhelil Karkanaqe, Vangjel Liko, Vangjel Llazo, Petro Meksi, Protoko Murataj, Hazbi Shehu, Rexhep Shehu, Niko Shkodrani, Ismail Turku, Luan Vinjau, Makbul Ylli; ndersa Mark Boriēi u diplomua inxhinier miniere i cili mbaroi me korrespodencė..
Eshte per te vene ne dukje se Sherbimi Gjeologjik i Shqiperise qe nga krijimi dhe deri ne fund te vitit 1965, ka qene unik per kerkimin e te gjithe mineraleve, ai bente edhe kerkimet gjeologjike per nafte e gaz, perfshire edhe dhenien e puseve te shpim kerkimeve te thella per nafte e gaz, dhe ndjekjen e rezultateve te tyre.
 Me vendim te Keshillit te Ministrave te dates 9 Dhjetor 1957, disa nga ekspeditat gjeologjike u organizuan ne Ndermarrje. Keshtu me 1 Janar 1958 u krijuan 6 Ndermarrjet e para gjeologjike.
 Ndermarrja gjeologjike e kerkimeve per nafte, gaz dhe bitum, me qender ne Vlore, e cila do tė merrej me kryerjen e rilevimeve gjeologjike ne shkallet 1:25 000, 1:50 000 dhe 1:100 000 ne rajonet jug-perendimore, perspektive per kerkimin e naftes, gazit, punimet gjeofizike, shpimet strukturore, studimet stratigrafike dhe tematike pergjithesuese pėr studimin e ndėrtimit gjeologjik dhe perspektivės naftėgazmbajtėse tė rajoneve tė ndryshėm, gjetjen dhe pėrgatitjen e strtukturave tė reja pėr shpim kėrkime dhe caktimin e puseve tė thellė tė kėrkimit. Drejtor ka qene Nesti Qafėzezi (Janar 1958 –Dhjetor 1961) dhe kryegjeolog Protoko Murataj (1958-1961). Ne Janar 1962 kjo ndermarrje u shkri dhe aktiviteti i saj gjeologjik u perfshi ne Drejtorine e pergjitheshme te kerkimeve te naftes me qender ne Kucove.
 Ndermarrja gjeologjike komplekse, me qender ne Tirane, qe do tė merrej me kryerjen e rilevimeve gjeologjike ne shkallet 1:50000- 1: 100000 pėr mineralet e ngurtė, pėr studimin e ndėrtimit gjeologjik dhe perspekivėn mineralmbajtėse tė rajoneve tė ndryshėm, gjetjen e objektivave pėr kėrkim vlerėsimin e tyre, kerkimin e fosforiteve, asbestit, mineraleve tė ēmumueshėm tė rallė, mineraleve industriale etj, kryerjen e punimeve gjeofizike pėr kėrkimin e mineraleve tė ngurtė dhe punimet topogjeofizike pėr zbulimin e vendburimeve, llogaritjen e rezervave dhe dorėzimin e tyre pėr shfrytėzim minierave. Drejtorė kanė qene Skender Xhuglini (Janar 1958- Shkurt 1966), Selo Reso Shkurt 1966- Korrik 1976), Avni Mece (Tetor 1976-Tetor 1977), Esat Daja (Nentor 1977-Nentor 1981), Vangjel Liko (Nentor 1981- Prill1990), Bashkim Lleshi (Prill 1990-Janar 1992), Enver Fezolli (Shkurt 1992-Janar 1998), Polikron Vaso (Janar 1998-vazhdim). Krygjeolog kane qene Niko Shkodrani (Mars 1958-Prill 1961), Virgjil Buda (Prill 1961Tetor 1964), Niko Shkodrani (Nentor 1964- Nentor 1971), Ni***or Alikaj (Janar 1972- Korrik 1975), Fredi Konomi (nentor 1975- Qershor 1985), Pellumb Kokona (Qershor 1985- Korrik 1992), Mentor Lamaj (Korrik 1992-Prill 1993), Polikron Vaso (Maj 1993- Janar 1998).
 Ndermarrja gjeologjike e kerkimeve per krom me qender ne Bulqize, e cila do tė merrej me kėrkim zbulimin e vendburimit tė kromit Bulqizė e zgjerimin e tij nė tė katėr drejtimet, dhe ---------- tė vendburimit tė kromit Thekėn, Krastė, Selisht, Manazdre etj, kryerjen e kėrkim – rilevimeve nw shkallėn 1: 10 000, pėr gjetjen e objekteve dhe vendburimeve tė rinj, kėrkimin e mineraleve tė ndryshme nė rrethet e Dibrės e Matit. Zbulimin e vendburimeve, llogaritjen e rezervave dhe dorėzimine tyre pėr shfrytėzim. Drejtorė kanė qene Ferit Alla (Janar 1958- Shtator 1960), Tosun Spahiu (Tetor 1960- Gusht 1966), Mexhit Shehu (Shtator 1966-Prill 1967), Ferit Alla (Maj 1967- Prill 1972), Ismail Losha (Maj 1972- Gusht 1977), Hasan Hajdari (Shtator 1977- Tetor 1980), Isuf Latifi (Nentor 1980- Tetor 1983), Halil Hallaci (Nentor 1983- Mars 1987), Bajram Puca (Prill 1987- Shkurt 1989), Sefedin Shabani (Shkurt 1989- Prill 1992), Jashar Gjoka (Maj 1992- Gusht 1996), Vesel Hoxha (Gusht 1996 – Tetor 1996), Bujar Toci (Tetor 1996- Shtator 1997), Sulejman Alija (Shtator 1997- vazhdim). Kryegjeolog kane qene Virgjil Buda (Dhjetor 1958- Maj 1960), Xhelil Karkanaqe (Qershor 1960- Janar 1961), Sefedin Qorlaze (Shkurt 1961- Korrik 1971), Bashkim Lleshi (Gusht 1971- Mars 1973), Irakli Premti (prill 1973- Maj 1976), Sali Bushi (Maj 1976- Maj 1979), Koco Gushi (Qershor 1979- Korrik 1979), Besnik Balla (Korrik 1979 - 1981), Sefedin Qorkaze (Tetor 1981- Prill 1984), Sefedin Shabani (Prill 1984- Shkurt 1989),Sulejman Alija (Shkurt 1989-Qershor 1992), Adil Alku (Qershor 1992- Maj 1996), Hasan Hajdari Maj 1996- Prill 1998).
 Ndermarrja gjeologjike e kerkimeve per baker me qender ne Rubik, e cila do tė merrej me kėrkim – zbulimin e vendburimeve tė bakrit Rubik, Derven, Kurbnesh, Spaē, llogaritjen e rezervave dhe dorėzimin pėr shfrytėzim minierave. Kryerjen e kėrkim rilevimeve gjeologjike 1: 10 000 pėr gjetjen e objekteve dhe vendburimeve tė rinj. Kryerjen e kėrkimeve pėr bakėr e minerale tė tjerė nė rrethet Mirditė e Pukė. Drejtorė kanė qene: Bajram Cuku (Janar 1958- Dhjetor 1963), Preng Pepa (janar 1964- Shtator 1968), Vasfi Duka (Tetor 1968- Korrik1970), Pal Mehilli (Gusht 1970-Korrik 1973), Ramazan Vladi (Korrik 1973- Korrik 1975), Gjin Shurdhi (Gusht 1975- Maj 1978), Ded Kolndreu (Maj 1978- Shtator 1984), Viktor Doda (Tetor 1984- Qershor 1987), Xhevair Meta (Qershor 1987-Shtator 1989), Dode Shtjefanaku (Tetor 1989- Korrik 1992), Mehmet Spaho (Gusht 1992- Dhjetor 1994), Martin Legisi (Janar 1995-Shtator 1996), Nikoll Ndreca (Tetor 1996- Janar 1999), Dode Shtjefanaku (Shkurt 1999- vazhdim). Krygjeolog kane qene Refik Bulaj (Janar 1958- Gusht 1965), Vasfi Duka (Gusht 1965- Shtator 1968), Vasil Grillo ( Tetor 1968- Korrik 1972), Haxhi Pulaj (Korrik 1972- Dhjetor 1976), Lirim Hoxha (Janar 1977- Qershor 1987), Dode Shtjefanaku ( Korrik 1987- Dhjetor 1989), Martin Legisi (Janar 1990- Qershor 1995).
 Ndermarrja gjeololgjike e kerkimeve per hekur –nikel me qender ne Pogradec, e cila do tė merrej me kėrkim – zbulimin e vendburimeve tė hekur-nikelit Pishkash e objektet pėrreth, Pėrrenjas, Bushtricė, Xhumagė e Liqeni i Kuq, Ēervenakė e Guri Kuq; tė kėrkimit tė kromit Memlisht, Katjel, nė objekte e Shebenikut; tė qymyrit Alarup, Verēun etj; tė kėrmit tė mineraleve nė rrethet Pogradec, Librazhd etj, zbulimine vendburimeve, llogaritjen e rezervave dhe dorėzimin pėr shfrytėzim. Drejtore kane qene: Sotir Jorgji (Janar 1958- Dhjetor 1958), Pandi Thomaj (Janar 1959- Dhjetor 1968), Asqeri Xhixho (Janar 1969- Dhjetor 1970), Pandi Thomaj (Janar 1971-Dhjetor 1978), Robert Stoja (Janar 1979- Mars1988), Kristaq Dhima (Prill 1988- Tetror 1992), Sotiraq Plaku (Nentor 1992- Dhjetor 1997), Zyko Zeqollari (Janar 1998-vazhdim).
Krygjeolog kane qene: Vangjel Llazo (Janar 1958- Shtator 1959), Feti Arkaxhiu (Shtator 1959- Dhjetor 1962), Perikli Jani (Janar 1963- Qershor 1968), Sherif Bega (Korrik 1968- Mars 1978), Isuf Kelo (Prill 1978- Dhjetor 1978), Kristaq Dhima (Janar 1979- Mars 1988), Avni Hamzallari (Prill 1991- Prill 1998).
 Ndermarrja gjeologjike per kerkimin e kromit ne Kam Tropoje u krijua ne Janar 1958, por ne Janar 1960 u transferua me qender ne Kukes, eshte marre me kerkimin e kromit, nė vendburimin Kam e objektet nė afėrsi, Vlahėn Kalimosh etj, bakrit nė vendburimin Gjegjan e objektet e tjerė, tė hekur – nikelit nė rrethin e Kukėsit, tė boksideve nė rajonin e Valbonės, tė kėrkim rilevimit nė shkallėn 1: 10 000 pėr gjetjen e objekteve e vendburimeve tė rinj, tė kėrkimit tė mineraleve nė Kukės e Tropojė, zbulimin e vendburimeve, llogaritjen e rezervave dhe dorėzimin pėr shfrytėzim. Drejtore kane qene: Rustem Bajrami (Janar 1958- Dhjetor 1959), Adem Doci (janar 1960- Dhjetor 1960), Shani Manga (Janar 1961- Gusht 1962), Rustem Bajrami (Shtator 1962- Nentor 1975), Bajram Hajdari (Nentor 1975- Korrik 1976), Vangjel Liko (Gusht 1976- Tetor 1981),Ilir Molla (Nentor 1981- Mars1985), Faik Kerpaci (Mars 1985- Janar 1990), Shefki Cena (Janar 1990-Korrik 1994), Faslli Tota (Gusht 1994- Janar1998),Zaim Karanxha (Janar 1998- vazhdim). Kryegjeolog kane qene :Qazim Caku (Janar 1959- Shkurt 1961), Haki Caslli (Mars 1961- Korrik 1963), Hamit Noka (Korrik 1963- Nentor 1970), Bilbil Shehu (Nentor 1970- Janar 1974), Riza Selimi (Shkurt 1974- Dhjetor 1979), Hamit Noka (Dhjetor 1979- Gusht 1982), Bilbil Shehu (Shtator 1982- Mars 1987), Bislim Boshnjaku (Prill 1987-Dhjetor 1992), Riza Selimi (Janar 1993- Mars 1996), Muhamet Elezi (Prill 1996- Shkurt 1998).
Pervec gjashtė ndermarrjeve te para gjeologjike me vendim te qeverise te dates 22 Dhjetor 1958, ne Janar 1959 u krijuan Ndermarrje hidrogjeologjike me qender ne Tirane, e cila do tė merrej me kerkimet hidrogjeologjike per sigurimin me uje te pijshem te qyteteve, qendrave te banuara, fshatrave, sigurimin me uje te industrise, rilevimet hidrogjeologjike si dhe studimin e konditave hidrogjeogjike te minierave dhe vendburimeve te mineraleve te dobishme, kryerjen e shpim kėrlimeve dhe shpim shfrytėzimeve pėr uje, llogaritjen e rezervave tė ujit, dhėnien pėr shfrytėzim tė objekteve, studimin dhe vrojtimin e pellgjeve ujėmbajtėse. Drejtore kane qene: Eqrem Micolli (Janar 1959- Qershor 1971), Xhavit Sheganaku (Shtator 1971- Maj 1983), Ibrahim Tafili Maj 1983- Janar 1991), , Guxim Bisha (shkurt 1991- Qershor 1994),Nazmi Rudi (Shtator 1994- Janar 1998), Gogo Gjivogli (Prill 1998- Nentor 1998). Kryehidrogjeolog kane qene:Alaudin Gjata (Janar 1959- Qershor 1963), Spiro Mitro (Korrik 1963- Qershor 1966), Xhavid Sheganaku (Korrik 1966- Prill 1971), Ibrahim Tafili (Prill 1971- Qershor 1973), Arqile Lako (Korrik 1973- Qershor 1975), Ibrahim Tafili (Korrik 1975- Maj 1983),Romeo Eftimi(Qershor 1983-Shtator 1994), Franko Sara (Shtator 1994- Dhjetor 1994), Fatmir Kalaja (Shkurt 1996- Prill 1998). Ndersa nga viti 1981 kryinxhinier ka qene Jorgji Vevecka.
Ne vitet e para ndermarrjet gjeologjike jane marre me kerkimin dhe zbulimin e disa mineraleve kryesore per ata kohe, me kalimin e viteve ato u moren me kerkimin dhe vleresimin ne kompleks te mineraleve qe permbante teritori ku ato kryenin veprimtarine.
Eshte per te theksuar se drejtoret e ndermarrjeve ne vitet e para nuk kane qene specialist, ata ishin per drejtimin ekonomiko-administrative; kurse drejtimin gjeologo- teknik e benin kryegjeologet, tė cilėt deri ne fund te vitit 1960 jane ndihmuar nga specialistet sovjetik, qė ishin ne ndermarrje me cilesine e udheheqesit teknik per grupin e specialisteve sovjetik.
Duke filluar nga viti 1956 deri ne vitin 1960 kerkim-rilevimet ne shkalle te ndryshme 1:10000, 1:25000, 1:50000 dhe 1:100000 si dhe punimet e tjera moren zgjerim, si ne rajonet perspektive pėr kerkimin e naftes e gazit, ashtu edhe ne rajonet perspektive per kerkimin e mineraleve tė ngurtė.
Nė rajonet perspektive per kerkimin e naftes, per studimin e ndertimin gjeologjik dhe te perspektives naftembajtese u kryen rilevime gjeologjike ne shkalle 1:25000, keshtu gjate vitit 1955 A. I. Nikolenko ka bere kerkim rilevim gjeologjik ne rajonin Vlore – Penkove- Selenice qe e ka paraqitur ne “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftegazonosnosti i bitumonosti ploshēad Vlora-Penkova-Selenica”, kurse N.M. Rozanov ka bėrė rilevimin gjeologjik ne rajonin midis lumit Shushice dhe gjirit te Nartes dhe i ka pershkruar nė “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftegazonosnosti vodorazdela mezhdu rekoj Shushici i zolivom Nartes” Tirane 1956.Gjat viteve 1955-1956 L. A. Kuznjecov, E.A.Sokollova kanė kryer kerkim–rilevime gjeologjike ne rajonin e Kryevidhit, Divjakes, si dhe ne rajonin e Lushnjes, ne kete te fundit E.A. Sokollova u zevendesua nga T.A. Virdina; rezultatet e punimeve i kanė pershkruar “Otēet o rezultatah geologiceskoj semke na plloshcadjah Kryevidh i Guri i Gamares (Divjak)” Vlore 1957; dhe “Otcet o rezultatah geologiēeskoe rabota na rajona g. Lushnja i v ego blizhashēih okrestnostjah” Vlore 1957.Ndersa B.I.Danillov dhe L.Aanillova, kjo e fundit ne vitin e dyte u zevendesua nga V.S:Soboljev, kanė bėrė kerkim rilevim gjeologjike ne rajonet Cakran –Fratar-Aranitas dhe Kruje, rezultatet e te cilave i kanė paraqitur ne “Geologiēeskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti provaberezhia r Vjosa na ucastka Cakran-Fratar-Aranitas” Vlore 1956, “Geologiēeskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti Krujskogo rajona”Vlore 1957 dhe “Geologiēeskoe obosnovania razvedocnoje burenia na neft ucasta Cakran” Vlore 1957. Gjatė viteve 1956-58 L.A.Kozllov dhe L.P.Kozollova kane bere kerkim rilevim gjeologjik ne rajonet Kremenare, Rrogozhine dhe Preze; rezultatet i kane pershkruar ne “Geologiēeskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti Kremenarskoe plloshcadi” Vlore 1957: “Geologiēeskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti Rrogozhinskoj plloshēadi” Vlore 1959; “Geologiēeskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti plloshēadi Preza” Vlorė 1959; ndersa V.I.Korneev dhe E.A.Korneeva kane punuar ne rajonet Roskovec, Elbasan dhe Dukat, ne rajonin e Dukatit ne vend te E.A.Korneeva, punuan G.I.Shushkov dhe J.P.Tkacev, rezultatet e rilevimeve jane pasqyruar ne “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftegaznosnosti plloshcadi Roskovec”Vlore 1957; “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftegaznosnosti Elbasanskoj Plloshcadi” Vlore 1958; “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftegaznosnosti Dukat plloshcadi” Vlore 1959.G.N.Karceva dhe P.I.Motovillov gjate viteve 1956-1957 kane bere kerkim rilevim gjeologjik ne rajonin e Dumrese, ndersa ne vitin 1958 G.N.Karceva bashke me C.V.Llazarjev dhe V. A. Llobaēov, kerkim rilevimet gjeologjike i kanė kryer ne rajonin e Petreles, rezultatet e punimeve i kanė paraqitur perkatesisht ne “Otēet o rezultata geologiceskoe semki v rajone Dumrei” Vlore 1957-1958 dhe ne “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti rajona Petrela” Vlore 1959.V.S.Sobolev dhe V.I. Gorjaēev gjate vitit 1957 bene kerkim rilevim gjeologjik ne rajonin e Beratit dhe rezultate i kanė paraqitur ne “Geologiēeskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti Beratskoj plloshcadi” 1958. Po ne vitin 1957 Protoko Murati dhe Koco Plaku kanė bere rilevime gjeologjike ne rajonin e Kavajes qė e kanė pasqyruar “Ndertimi gjeologjik dhe perspektivat e naftes dhe gazit ne rajonin e Kavajes” Vlore 1958. Gjate viteve 1957-1958 N.I.Koshelev dhe L.A.Kosholeva kryen rilevim gjeologjik ne rajonin Peqin-Peze, rezultatet i kanė paraqitur ne “Otēet o rezultatah geologiceskoj semki mashtaba 1:25000 provedennoj v 1957-1958g.g v rajone Peqin –Peza” Vlore 1959.
Kerkim rilevimet ne shkalle 1:25000 vazhduan me te njejtin intesitet edhe gjate viti 1958 nga V.L.Nikitorova dhe A.M. Burago ne rajonin e Shijakut duke i pershkruar ne “Geologocskoe stroenie i perspektivi neftenosti Shijaskoj plloshcadi” Vlore 1959. Nga Koco Plaku dhe Piro Bibaja gjate viteve 1958-1959 ėshtė rilevuar rajoni i Tiranes, qė e kanė paraqitur ne “Ndertimi gjeologjik dhe perspektiva nafgazmbajtese e rajonit te Tiranes” Q.Stalin 1961. Nga M.N.Pankina dhe V.V.Gribkov ne vitin 1958 ėshtė rilevuar rajoni i Molishtit; ndersa gjate vitit 1959, M.N.Pankina dhe Viron Papingji kanė rilevuar rajonin e Fratarit dhe rezultatet i kanė paraqitur perkatesisht ne “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftenosnoti Molishtskoj plloshēadi” Vlore1960 dhe “Geologicskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti Fratarskoj plloshēadi” Vlore1960. G.I. Shushkov dhe I.P.Tkaēev ne vitin 1959 kanė rilevuar ne rajonin e Himares dhe kanė pėrshkruar nė “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftegaznosnosti Himarskoj plloshēadi” Vlore 1960. Nė vitin 1960 nė rajonin e Gramshit ka bėrė rilevimin gjeologjik A.M.Burago, e cila u largua pėr arsye shėndetėsore para kohe dhe rezultatet i pasqyroi K. Plaku nė “Relacion mbi ndėrimin gjeologjik dhe perspektivėn naftėgazmbajtėse tė rajonit tė Gramshit” Vlorė 1961; ndėrsa Th. Nasto, V. Papingji, punuan nė rajonet Kote-Plloēė qė i kanė paraqitur nė “Raport mbi ndėrtimin gjeologjik dhe perspektivėn naftėgazmbajtjes tė rajonit Kote-Plloēė nė shkallėn 1: 25 000” Vlorė 1961.
Deri ne fund te vitit 1958 ne kerkimet e naftes zakonisht si rilevime gjeologjike aplikuese janė perdorur ato ne shkalle 1:25000; kurse duke filluar nga viti 1959, kur kerkimet u shtrine ne rajonet, ku strukturat kane permasa te medha, janė perdorur edhe rilevimet gjeologjik ne shkalle 1: 50000 dhe 1:100000.
Keshtu rilevimet gjeologjike ne shkalle 1:50000 janė bere nga V.D.Nikiforodova dhe A.M.Burago ne rajonin e Lezhes dhe rezultatet i kanė paraqitur ne “Rezultati geologiceskoj semki mashtaba 1:50000 Lezhskoj plloshcadi po rabotam 1959 g” Vlore 1960. V.S.Llazarev dhe A.V. Llobacev kanė rilevuar rajonin Berat-Gramsh dhe i paraqiten ne “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti mezhdu recja Devoll i Osum” Vlore 1960; V.V. Gribkov, P:K.Konovallov dhe F.N: Borjeko kanė bere rilevim gjeologjik ne Zhabokike qe e kanė pasqyruar ne “Geologiēeskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti mezhdu recja Osumi i Luftinjes” Vlore 1960.
Ne shkallen 1:100000, rilevimi gjeologjik i rajonit Tepelene-Brataj ėshtė bėrė nga V.A.Proshin dhe J.F.Kleinosov gjate viteve 1958-1959 dhe rezultatet i kanė paraqitur ne “Geologiēeskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti Tepeleno-Brataskoj plloshēadi” Vlore 1961. Ndersa gjate vitit 1960 ne shkallen 1:100000 janė rilevuar kater rajone te ndryshme: ne rajonin e Permetit kanė punuar V.S. Llazarev dhe A.V. Llobacev dhe i kanė pershkruar ne “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti Permetskoj plloshēadi” Vlore 1961; G.J.Shushkov dhe Dhimiter Gjenerali kanė rilevuar rajonin Libohov-Konispol dhe i kanė pėrshkruar nė “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti Libohovo-Konispolskoj plloshēadi” Vlore 1961; V. M. Tatarcenko dhe L. J. Zhitnev rilevuan rajonin e Sarandes dhe e kanė pasqyruar nė “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti Saranda plloshēadi” Vlore 1961 dhe J. P. Tkacev e Piro Bibaja rilevuan rajonin e Kėlcyrės dhe i kanė paraqitur nė “Geologiceskoe stroenie i perspektivi neftenosnosti rajona Kelcyra plloshēadi” Vlore 1961.
Nga rilevimet gjeologjike te kryera ėshtė studiuar ndertimi gjeologjik ne thellesi e siperfaqesor ne rajone te ndryshme dhe janė evidentuar dhjetra struktura, per te cilat u rekomandua kompleksi i punimeve te metejshme gjeologo-gjeofizike qe duhej bere. Shkalla 1:25000 e kerkim- rilevimeve gjeologjike eshte treguar me efektivja per gjetjen dhe pergatitjen e strukturave per punimet e metejshme. Ne rastet kur nje pjese e rajoneve te rilevuar ka qene e mbuluar me depozitimet e kuaternarit, rilevimet kane qene te shoqeruara edhe me punimet e shpimit me thellesi deri ne 100m per te zbuluar kuaternarin. Ne pergjithesi rilevimet gjeologjike i jane pergjigjur kondicioneve te shkalles ne te cilen jane bere, por ne to jane verejtur edhe te meta, si per shembull kur suitave te ndryshme nuk u eshte caktuar mosha e vertetė dhe si pasoje ne hartat e rajoneve fqinje nuk perputhen suitat qe ne fakt jane te se njejtes moshe, ne disa raste ndarja ne kate dhe nenkate nuk eshte bere sipas kondicioneve te shkalles perkatese, por jane dhene p.sh. miocen i poshtem, i mesem, i siperm. Ne keto te meta ka ndikuar mungesa e studimeve stratigrafike dhe sidomos atyre biostratigrafike ne kohen qe jane bere keto rilevime.
Per here te pare filluan studimet tematike te stratigrafise te miocenit te mesem, qe janė kryer gjate viteve 1959-1960, nen drejtimin e K. I. Adrianova me pjesmarrjen e E. V. Mjatluk, V. S. Safonova, Asti Papa dhe Pandeli Pashko. Ky ishte i pari studim stratigrafik i plote i miocenit te mesem per vendin tone, i studjuar ne kompleks nga ana litologjike, petrografike dhe faunistike, qe u pershkrua ne”Stratigrafia srednovo miocena NR Albani” Vlore 1961. P.Pashko ka paraqitur nje studim te vecante te faunes “Pelicipodi srednego micenia Albani"1961; kurse A.Papa dhe P. Pashko e kane paraqitur edhe ne studimin gjeolgjik vell. I 1962 “Mioceni i mesem ne Shqiperi”.
 Krahas kerkim rilevimeve gjeologjike, zgjerim moren edhe studimet sizmometrike, qe kryheshin ne disa ekipe, per pregatijen e strukturave per shpim-kerkime te thella per nafte dhe gaz. Gjatė viteve 1955-1957, J. G. Fedotov, L. Ja. Ugolev dhe Hasan Topēiu, studimet sizmometrike i kanė kryer ne Ultesiren Pranadriatike, si dhe ne rajonet Fier –Lushnje, Berat; rezultatet i kanė paraqitur ne “Otēet o seizmorazvedocnih rabotah v 1955g na teritori NR Albani” Vlore 1957; “Otēet o rezultatah seizmorazvedoēnih rabot provedenih v 1956g na teritori NR Albani v juzhnoj casti Priadriaticeskoj nizmenosti” Vlore 1957; “Otēet o rezultatah seizmorazvedoēnih rabot provedenih v 1957 g vo Fieskom, Lushenskom, i Beratskom rajonov” Vlore 1958. Po gjate viteve 1957-1958 studimet sizmometrike janė bere edhe nga I. B. Kuzner ne pjesen e poshteme te lugines se Erzenit dhe ne depresionin Tirane-Ishem qe i kanė pasqyruar ne “Otēet o rezultatah seizmorazvedoēnih rabot provedenih v 1957-1958 gg na plloshcadi nizhnie Erzenskoj vpadini i Tirano-Ishmijskoj depressi” Vlore 1960.
Ne vitin 1958 V. K. Manastirev, H. Topciu dhe A I. Koblenc punimet sizmometrike i kryen ne ultesiren Pranadriatike dhe rezultatet i kanė pershkruar ne “Otēet o rezultatah seizmorazvedoēnih rabot provedenih v 1958 Fierskoj seizmiceskoj partiej”Vlore 1959. Gjatė vitit 1959 punimet sizmometrike u kryen nga V. I. Skibekski dhe E. K. Tokmulina ne rajonet e Kryevidhit e Seman dhe i kanė paraqitur ne “Otēet o rezultatah seizmorazvedoēnih rabot provedenih v 1959 na plloshēad Kryevidh i Seman” Vlore 1960; ndersa A.L. Kunarev, E.V. Kokorin dhe A.I. Koblem kanė bene punime metodiko-eksperimentale ne rajonet Dumre- Kucove-Berat dhe i kanė pasqyruar ne “Otēet o rabota opitno-metodiēeskoj parti na plloshēadi Dumrej-Kucove-Berat” Vlore 1960. R. A. Babivski, I. M. Makeev dhe E. Saliu nė vitin 1960 punimet sizmike i kanė bere ne rajonin e Vlores dhe i kanė pershkruar ne “Otēet seizmiēeskoj parti 1/ 60 Vlorskom rajone1960 g” Vlore 1961; kurse N.Kodheli, N.Leka, E.Veizi i kanė kryer ne depresionin e Myzeqese dhe ne antiklinalin e Ardenices, dhe rezultatet i kanė paraqitur ne “Relacion mbi rezultatet kryesore te punimeve sizmike te kryera ne vitin 1960 ne depresionin e Myzeqese dhe ne stukturen antiklinale te Ardenices” Fier 1961.
Pas nje nderprerje disa vjeēare ne vitin 1960 H.Topciu filloi studimet gravimetrike ne rajonin e Dumrese rezultatet e tė cilave i ka pėrshkruar “Raport mbi punimet gravometrike nė rajonin e Dumresė gjatė vitit 1960” Vlorė 1961.
Ne vitet 50 ne puset e kerkimit te naftes filluan te perdoren gjithe kompleksi i metodave te gjeofizikes kantierale, ne vitet 1951-1953 keto punime u janė detajuar nga D.A.Bronshtejn, ne vitet 1954-1956 nga V. M. Pigrov dhe me pas nga J. L. Afanasjevic; qe nga viti 1956 nė to kane punuar specialiste shqiptar A. Luari, I. Haxhiu dhe K. Zalla.
Per studimin e ndertimin gjeologjik te strukturave te ndryshme dhe pergatitjen e tyre per shpim-kerkime te thella, perveē studimeve gjeofizike qe u permenden, janė kryer shpime strukturore deri ne thellesine 600m. Gjat vitit 1956-1957 keto shpime u bene nga S. D. Lozovoj ne rajonin e Cakranit dhe te ures se Kuēit, te cilat i ka pershkruar ne “Otēet partii strukturnogo burenia o rezultatah provedennih rabot na ucastka Cakran v 1956-1957 gg” Vlore 1957; “Geologiceskoje stroenie Varrezatskoj plloshcadi po materjalam strukturnogo burenia”Vlore 1958. Ndersa ne vitin 1958 janė kryer nga T.A.Vidrina ne jug te rajonit Karbunare-Lushnje dhe rezultatet i ka paraqitur ne “Geologiēeskoje stroenie juzhnoj casti Karbunaro-Lushinskoj plloshēadi po materjalam strukturnogo burenia” Vlore 1958; si dhe nga T. N. Kolesnikni ne rajonin e Beratit dhe te Kullesit, qe i ka pershkruar ne “Objasnitjelnaja zapiska v postanovka srednie gllubokoj strukturnogo burenia na plloshcadi Berat” Vlore1959; “Geologiēeskoje stroenie i perspektivi severnoj cast Kullskoj antiklinali po materiallam strukturnogo burenia” Vlore 1959. Gjate viteve 1959-1961 shpimet strukturale u bene nga S. Hoxha ne rajonin e Elbasanit dhe te Dumrese dhe i ka paraqitur ne “Raport mbi rezultatet e shpimeve strukturale te shpuar ne rajonin e Dumrese ne vitet 1959-1960” Vlorė 1961; “Raport mbi rezultatet e shpimeve ne zonen e Elbasanit ne vitet 1959-60” Vlorė 1961.
 Me pergjithesimin e materialeve gjeologo-gjeofizike te rajoneve te ndryshme te Ultesires Pranadriatike dhe te zones Jonike jane marre specialiste te ndryshem rus edhe shqiptar.
Keshtu S. P. Kosorotov ka analizuar dhe pergjithesuar materialin gjeologjik te rajonit te Pekishtit dhe ka rekomanduar kryerjen e shpim kerkimeve, te cilat i ka paraqitur ne “Mbi vendosjen e shpimeve strukturalo-kerkuese ne zonen e Pekishtit” 1955. S.Pasho duke analizuar te dhenat gjeologjike per vendburime te Kuēovės dhe te Patosit, i ka pershkruar ne artikullin “Ndertimi gjeologjik i vendburimeve te naftes ne Qytetin Stalin dhe Patos” Bul.U.Sh.T. ser. Sh.Nat.,Nr5, 1956.L.O. Gerdxelov ka pergjithesuar materjalet gjeologjik te rajonit Lushnje –Ura e Kuēit per vendosjen e shpim-kerkmeve te thelle dhe i ka pasqyruar ne “Objasnitelnaja zapiska k postanovke gllubokogo razvedocnogo burenia na struktura Lushnja i Varrezat” Vlore 1959; ndersa bashke me L. Ja. Ugolev kane pergjithesuar materjalin per rajonin e Penkoves dhe i kane paraqitur ne”O napravlenii dalneshih geologo- poiskovih rabot v rajone Penkovo”Vlore 1958. M.N. Baranov etj, kane bere pergjithesimin e te dhenave gjeologo-gjeofizike te rajoneve Frakull e Ardenice dhe i kanė parashtruar ne “Otēet o rezultatah obobshenija geologo-gefiziceskih dannih i o dalnejshem napravlenij razvedki na plloshēadi Frakull” Vlore 1958; “Otēet o rezultatah obobshenija geologo-gefiziceskih dannih vi tom cisle razvedocnogo burenia i o dalnejshem napravlenij rabot na plloshēadi Ardenica” Vlore 1958.
T.Bicoku duke qene ne drejtim e sherbimit gjeologjik dhe njekohesisht perfaqesues i perhershem i Shqiperise ne Komisionin e Gjeologjise te Keshillit te Ndihmes Ekonomike Reciproke, ka bere studime e pergjithesime gjeologjike ne teresi apo per fusha te caktuara, si per naften ashtu edhe per xehroret, qe i ka paraqitur ne studimin “Mbi gjendjen, perspektiven dhe rruget e rritjes se efektivitetit te punimeve gjeologo-kerkuese dhe te zbulimit per nafte dhe gaz ne Republiken Popullore te Shqiperise” te cilin e ka referuar ne mbledhjen e perbashket te Komisionit te Gjeologjise dhe te Komisionit te Naftes, te mbledhur ne Tirane ne muajin Maj 1958, ka paraqitur gjendjen e studimeve gjeofizike “Sostojanie geofiziceskih metodov primeniaemih v N.R.Albani”Tirane 1959, referuar ne Komisionin e Gjeologjise, ndersa bashke me S. Pashko perpiluan raportin permbledhes per vleresimin e rezervave prognoze te naftes dhe te gazit te teritorit te Shqiperise dhe ne baze te ketij vleresimi perpunuam drejtimet me racionale te punimeve gjeologjike te kerkimit dhe te zbulimit per periudhen 1960-1980, qe e paraqiten dhe referuan ne mbledhjen e perbashket te Komisionit te Gjeologjise dhe Komisionit te Naftes te mbledhur ne Moske nė mars 1961.
N.P.Kuznecova gjate viteve 1959-1960 ka bėrė pergjithesimin e te dhenave gjeologo-gjeofizike per rajonet Fushe Kruje, Arapaj dhe Bubullime dhe i ka paraqitur ne “Obosnovanie zalozhenia poiskovo razvedocnih skvazhin severo- vostoēnee naselonogo puntka Fushe –Kruja” Vlore 1960; “Obosnavanie zalozhnia poiskovo- razvedocnih skavazhin na plloshēadi raspolozhenii jugo-vostoncnie naselenia punkta Bubullima” Vlore 1960; ndersa N.P.Kuznecova bashke me J.A.Shipkov dhe B.Alia kanė bere pergjithesimin e materjaleve per rajonin Arapaj, Bubullim e Roskovec dhe i kanė pasqyruar ne “Objasnitelnaja zapiska k voprosu zalozhenia stukturno poiskovih i razvedoēnih skvazhin ucastka Arapaj” Vlore 1960 dhe “Obosnovanie zalozhenia strukturnih skvazhin v juzhnoj ēasti depresii Myzeqe na ucastkah Arapaj-Bubullima-Roskoveckoj vpadin” Vlore 1960. K.K. Makarov ka pergjithesuar materjalet e rajonit te Durresit qė i ka pasqyruar nė “Objasnitjelnaja zapiska po voprosu o postanovke razvedcnogo burenia na Durrskoj plloshēadi”Vlore 1960.
Prof. Dr. B.F.Djakov (zv. Drejtor i Insitutit VNIGRI) dhe A.V. Fomin gjate qendrimit ne Shqiperi per konsultime kanė shfaqur mendimet e tyre per problemet e kerkimit dhe te zbulimit te naftes ne “Geologiceskaja zapiska po nekotorim voprosam poiskov i razvedki nefti v N.R.Albani”1960
• Ne veren e vitit 1960 erdhen ne Shqiperi nje grup shkenctaresh rus te kryesuar nga Akademik M F Mircink, nga Ju N Godin, S N Simakov, A.N. Mustafinov, P I. Lenicki, F F Dunaev, qe qendruan ne Shqiperi me teper se nje muaj, te cilet bashke me specialiste shqiptare,pasi u njohen me gjendjen, analizuan te dhenat dhe rezultatet e studimeve gjeologo-gjeofizike dhe te shpim kerkimeve te thella, duke shikuar bashkerisht ne terren te gjitha rajonet e strukturat qe paraqisnin interes per kerkimin e naftes dhe perpiluan harten tektoniko-strukturore ne shkallen 1: 200000 te pjeses jug-perendimore te Shqiperise, si dhe u kembyen mendime per studimin qe do te pergatitej me vone pas kthimit te tyre ne Moske, por qe nuk ju paraqit pales shqiptare per shkak tė prishjeve te mardhenjeve ndershtetrore. Mendimet paraprake ata i kane paraqitur ne “Dokllad grupi sovjetokih specialistov o sostojanii i napravlnih geologorazvjedocnih rabot na neft i gaz, razrabotke i eksplotacii neftjanih mestorozhdenije v N R Albani” Tirane 1960.
• Si rezultat i kryerjes se punimeve gjologjike, i studimeve gjeofizike, vecanerisht i atyre sizmike, te shpimeve strukturore me thellesi deri 600m dhe punimeve te tjera, u pergatiten dhe iu nenshtruan shpim-kerkimeve te thella per nafte e gaz disa struktura.
Ne te njejten kohe zgjerim dhe rritje pesuan shpim- kerkimet e thella .Pervec Kucoves dhe Patosit, ku ato kryheshin me pare, filluan te behen edhe ne disa struktura te tjera te Ultesires Pranadriatike si ne Ardenice e Frakull, Pekisht, Penkove, Panaja, Cakran, Kryevidh ,Golem, Seman etj. dhe ne menyre te vecante ne Marinez, Bubullime etj. Volumi i ketyre shpimeve nga 15000 ml. ne vitin 1954 arrit ne 70000ml ne vitin 1960.
Ne ndermarrjet e shpimit dhe te nxjerrjes se naftes kane punuar si krygjeolog Ziver Meko, Beqir Alija, Sabaudin Starova, Myftar Sinemati, Niko Xheka etj .
Interpretimi i te dhenave te grumbulluara nga shpim kerkimet dhe drejtimi i metejshem i tyre behej bashkerisht me gjeologet e Kombinatit te Naftes dhe te ish Komitetit Shtetror te Gjeologjise (Drejtorise se Pergjitheshme te Gjeologjise), perfundimet dhe rekomandimet perkatese shqyrtoheshin dhe miratoheshin ne keshillin teknio- shkencor te Komitetit Shtetror te Gjeologjise. (Drejtorise se Pergjitheshme te Gjeologjise).
Perveē zgjerimit te vendburimeve te naftes tashme te njohur Kuēove dhe Patos, ne Maj te vitit 1957 u zbulua vendburimi i ri i naftes Marinez, i cili beri nje kthese te rendesishme ne rritjen e prodhimit te naftes, ndersa ne vitin 1958 u zbulua vendburimi i gazit Frakull.
Ne studimin e ndertimit gjeologjik te zonave te jashtme te Shqiperise dhe vleresimin e perspektivave naftgazmbajtese te tyre, nje kontribut te rendesishem kane dhene gjeologet sovjetik (Ruse) qe kane punuar gjate viteve 1950-1960 ne rajonet te ndryshme te Shqiperise, sidomos duhet thekesuar kontributi i madh i Z.A. Mishunines, si dhe i S.P. Kosorotov, L.O.
Gerdzellov dhe S. Kozirev, te cilet ne periudha te ndryshme kane drejtuar grupet e specialisteve sovjetike qe kane punuar ne kerkimet e naftes.
Krahas specialisteve sovjetike, ne studimin dhe drejtimin e kerkimeve gjeologo-gjeofizike dhe te shpim kerkimeve te thella per nafte dhe gaz per ate kohe dhe me vone, rol te madh kane luajtur specialistet shqiptar Teki Biēoku, Servet Pasho, Ziver Meko, Hasan Topēiu, Beqir Alija, Koēo Plaku, Protoko Murataj,Hilmi Halimi, Milto Gjikopulli, Peraq Xhaēka, etj, qe kane marre pjese aktive e te vazhdueshme ne gjithe veprimtarine e kerkimeve gjeologjike pėr naftė e gaz, ne vendosjen e puseve te shpim kerkimeve te thella, ne ndjekjen e analizimin e rezultateve dhe drejtimin e metejshem te tyre.


  Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.