Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Universitet e Huaja (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=109)
-- Klasat virtuale dhe vlera e tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7740)


Postuar nga i/e paregjistruar datë 16 Mars 2005 - 05:43:

Klasat virtuale dhe vlera e tyre

Ne shume universitete amerikane dhe neper bote ka disa kohe qe ofrohen klasa dhe diploma ne virtualitet. Arsimtare te ndryshem e shikonin kete menyre mesimi me skepticizem duke menduar qe ato qe fitojne keto diploma online punojne dhe mesojne shume me pak se ato qe ndjekin klasa te rregullta.

Sipas nje studimi te bere ky vleresim i diplomimit virtual po ndrroj dita dites. Shume arsimtare po shikojne vlerat e klasave virtuale dhe po deshmojne qe studentat qe ndjekin keto klasa studiojne po aq sa ato qe shkojne ne klasa tradicionale. Nje avantazh i klasave virtuale eshte qe studentave i jepet kohe te mendohen para se te pergjigjen dhe si rrjedhoje pritet qe pergjigja e tyre te jete me e kompletuar, gje qe ne klase nuk arrihet per shkak te kohes dhe pergjigjeve spontane.

Ju si mendoni, kane vlere diplomat virtuale?


Postuar nga VLonjatja2003 datë 16 Mars 2005 - 08:44:

Hey
Klasat virtuale ne USA s para kane dhe shume vlere pasi vlere ka te shkosh ne universitet edhe jo te maresh leksione online.. Po ashtu ehste shume e veshtire ti kalosh ato klasat online edhe harxhon kohen kot....
Nuk e di por ky ehste mendimi im qe klasta online degrees s kane vlere fare...

Bye hun


Postuar nga amor alucius datë 28 Mars 2005 - 00:16:

Keila,une nuk e di se ne cfare mase ka interaction ne universitete amerikane ne mes te proffeve dhe studenteve,por ama ne shume universitete Europiane disa dege qe jane me teper sociale se kane dhe aq.

Pra,mund te shkosh ne leksion dhe vetem merr shenime ne rastin me te keq(se ne shume raste pikat me kryesore i ke ne slides.)Proffi mund te trajtoje dy-tre pyetje dhe kaq.Njesoj si te fusesh kaseten ne video ne shtepi.Kam folur me shume miq qe studiojne ne qytete te ndryshme Europiane dhe qe ndjekin dege sociale dhe dolen ne perfundimet e siper-permendura.

Do ishte budallek nese kjo metode do vihej ne dispozicion te studenteve te mjekesise,stomatologjise...pasi ne shume nga lendet e dhena nga keto fakultete ke interaction mjaft te larte ne mes te proffeve dhe studenteve,madje e quaj si te domosdoshem.Pastaj eshte praktike,ushtrime etj., gjera qe s'jane fakultative.Dhe interaction ne keto fakultete ta lejon dhe vete nr. i kufizuar i studenteve.
Por ama,pse te mos vihet ne perdorim ke studentet e shkencave sociale e "tralalala-ve" te tilla ? Aty jane me nga 700-800 vete ne nje auditorium,interaction eshte i pamundur...ndaj njesoj ajo pune.Vetem thuaj se ne auditorium kane dhe miqet perkrah per te bere derr-derr-derr diku nga fundi,dhe kjo arsye mjaft "e forte" per te pare dyert e fakulteteve


Postuar nga i/e paregjistruar datë 29 Mars 2005 - 04:33:

Amor ke te drejte, ne fakt ne USA numri i studentave ne leksione varet tek institucioni. Megjithate te jap te drejte qe ne ate kendveshtrim komunikimi me ane te eseve te mbledhura ne fund te klases nuk ka shume ndryshim me pervetsimin e atyre leksione ne Internet.

Ne te vertete nje pjese e mire e klasave qe kam marre un kishte nje nderthurje te leksionit me internetin. Eshte e vertete qe interneti ja ben me te thjeshte jeten instruktoreve sidomos ne provime te tipit multiple choice prandaj ato preferonin qe testet e tilla ti benim ne shtepi dhe nepermjet internetit. Sidoqofte, degjimi i materialit ne leksion ishte nje pjese rrenjesore e klases (dhe per mua e pazevendesueshme pa marre parasysh ca lloj klase ishte).

Personalisht nuk jam shume e qarte se sa do e vleresoja nje diplome virtuale duke marre parasysh qe mund te kesh shume ndihma (nga persona te tjere) gjate testeve virtuale. Mbase nga qe nuk kam eksperience ne klasa komplet virtuale nuk e kuptoj se si do funksiononte kontrolli i studentit per te pare nese puna e tij eshte origjinale apo e kopjuar.


Postuar nga amor alucius datë 29 Mars 2005 - 15:38:

Jo-jo,kuptome,jam KUNDER provimeve virtuale por ama PRO mundesise te ndjekjes te leksione dhe nga shpia.


Postuar nga i/e paregjistruar datë 31 Mars 2005 - 07:01:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Jo-jo,kuptome,jam KUNDER provimeve virtuale por ama PRO mundesise te ndjekjes te leksione dhe nga shpia.


Per ato jam pro edhe une, ne fakt jane shume te lezetshme klasat e koordinuara me leksione ne internet. Por diplomat virtuale kane si pjese e tyre provimet virtuale te cilat me duken "misterioze" ne vlere.


 
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.