| Forumi Horizont | Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Trevat Shqiptare - Nje Mozaik Gjeografik (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=811)
Trevat Shqiptare - Nje Mozaik Gjeografik
Meqense trevat shqiptare kane shtrirje te konsiderueshme nga lindja ne perendim dhe nga veriu ne jug , ato bejne pjese ne disa zona gjeografike me ndertim te ndryshem gjeografik dhe reliev, klime, hidrografi dhe mbulese bimore jo te njejte. Ato perbejne nje mozaik te vertet gjeografik. Per pasoje keto treva ofrojne mundesi te ndryshme per popullim dhe per zhvillimin social dhe ekonomik. Por jo vetem kaq. Duke qene te coptuara ne disa shtete ballkanike, keto treva kane ndiekur rruge jo te njejta zhvillimi.
Prandaj dhe vecorite sociale dhe ekonomike te tyre ndryshojne dukshem nga njera tek tjetra.
Ne keto kushte rajonet perberese te tyre jane:
Pozita gjeografike e Rep. se Shqiperise
Rep. e Shqiperise ne Evropen Juglindore, ne pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit dhe ka dalje te gjere ne detet Adriatik dhe Jon. Pikat me te skajshme te shtrirjes gjeografike te Rep. se Shqiperise jane: Vermoshi ne veri, Konispoli ne jug, ishulli i Sazanit ne perendim dhe fshati Vernik i rrethit te Devollit ne lindje.
Brenda kesaj shtrirje gjeografike teritori i shqiperise arrin ne vije ajrore gjagtesine prej 355 km nga veriu ne jug dhe 150 km nga lindja ne perendim. Gjatesia e pergjithshme e kufijve te Shqiperise arrinne 1094km, nga te cilat 658km jane kufij toksore, 316km jane kufij detare, 72km kufij liqenor dhe 48km kufij lumor. Brenda ketyre kufijve sep. e Rep. se Shqiperise eshte 28 748km katrore qe do te thot dicka e perafert me sip. e Belgjikes.
Shtetet kufitar me te cilet kufizohet Rep. e Shqiperise, jane: Mali i Zi dhe Kosova ne veri, Rep. ish-Jugosllave e Maqedonis ne lindje, Greqia ne juglindje dhe Jug. Ne pergjithsi kufiri malor eshte malor dhe i veshtire per t'u kaluar. Kalimi i tij realizohet vetem nepermjet disa qafave malore dhe luginave lumore si: Hani i Hotit ne kufi me Malin e Zi, lugina e Drinit te Bardhe(Qafa Morini) dhe Qafa e Prushit ne kufirin me Kosoven, Qafe Thana dhe Shen-Nauni ne kufirin me Maqedonine, Kapshtica dhe Kakavija ne kufirin me Greqine etj.
Kufiri detare i Shqiperise ndodhet nga 780m (Kndali i Korfuzit) deri 27m large nga bregu i detit dhe kalon mes per mes kanalit te Otrantos ne detin Adriatik. Ky kanal e ndan Shqiperine nga Italia vetem me 72km vije ujore. Gjatesia e vijes bregdetare te Shqiperise arrin ne 470km
Kjo pozite gjeografike eshte teper e pershtatshme per zhvillimin e gjithanshem te saj, prandaj me te drejte Shqiperia eshte cilesuar shpesh si "Porte hyrje per ne Ballkan", ose si "ure lidhese me Evropen Juglindore". Rruget me te rendesishme qe lidhin pjesen perendimore me ate lindore te Evropes Juglindore, kane kaluar dhe po kalojne aktualisht nepermjete Shqiperise (p.sh. rruga Egnatia (Korridori 8), ose aksi rrugor Durres-Lezhe-Kukes-Prizeren etj).
AI E KRIOJ,PER NE PO E SHKATERROJME
Duke pare se qka ka shkruar anetari yne Keni lidhur me trevat tona shqiptare -shqyretimin gjeografik te tyre ,te bene te mendosh qe me te vertete eshte bire shqiptari dhe mburret me ate se qka ka shkruar,e kjo eshte realitet une e falenderoj shume ......ai jeton large per ndihet si te ishte ketu.Me te vertete trevat tona kane pozite te volitshme gjeografike,mirpo kemi pasur fatin e keq qe te kalojme ne periudha te veshtira,ku te cilat per fat te keq po vazhdojne edhe sot.Une deshta te kyqem ne shkaterrimin qe ne po e bejme ne natyren tone........Une jetoj ne treven e Drenices e cila mberthen me vete 57 fshatra nje hapesire jo dhe aq e madhe,por me bukuri te mira natyrore,me reliev te mire,bime e kafshe te rralla,une punoj si polic patrollus ne kete treve,jame ne levizje,por me vie keq kur e shohe prerjen ilegale te pyllit,i cili eshte filter i natyres,shkaterrimin e shtrateve te lumenjeve mre qellim te nxjerrjes se zhavorit, vrasjen e kafsheve te ndryshme te rralla si lepurit,ujkut ,dhelpres,kaprollit ,shqiponjes e te tjera.......Po e shkaterrojme pa mase kete bukuri natyrore......
Eshte mese e vertet kjo qe ti thua. Trevat tona jane per tu patur zili si nga ana e ndertimit gjeografik dhe nga ana e shumllojshmerise se kafsheve dhe shpendeve.
Nje fatkeqsi e madhe per trevat tona eshte dhe shkaterimi artificial i tyre, i cili vjen nga dora e njeriut.
Per tu mbrojtur duhet ndrhyrja e fuqishme e shtetit me anen e policis pyjore dhe ate te mbrojtjes se kafsheve. Shteti duhet te luaj nje rol te madh ne ket drejtim duke investuar per mbrojtjen e tyre dhe duke nxier dhe miratuar ligje te repta ne kete drejtim.
E keqja me e madhe eshte se kush do ti nxieri dhe do ti zbatoj ketoligje kur pushtetaret e kan mendjen vetem per te vjedhur dhe per te mbushur xhepat e tyre.
Pasojat e ketyre shkaterimeve do ti vuajme ne dhe me shume femijet tane te cilet do na denojne per kete krim (sic e quaj une) qe po i behet nayres ton te bukur.
Pershendetje nga keni.
Portet kryesore
Që në kohët e lashta në bregdetin shqiptar kanë funksionuar skela si në Durres (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlorë (Aulone), Apoloni, Sarandë (Onhezmi), etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhes së principatave arbre u ngriten skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinaricë, zhvillimi i të cilëve u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.
Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe pontile druri ne Sarandë, Vlorë e Shëngjin, që u shkaterruan gjatë Luftes se Dyte Boterore. Nga viti 1945 deri ne vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni ne Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj (Lukovë) që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve. Pas portit te Durresit vjen ai i Vlores ne te cilin vitet e fundi ankorohen dhe anie tregtare dhe pasagjeresh.
Shume te bukua jane trojet shqiptare ,por gjynah qe nuk din te zhvillohen! Malet, Bjeshket(veriu) jane harrura, kurse Bregdeti deti (jugu ) eshte shkaterruar e te mbyt pislliku.
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.