Forumi Horizont | Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ~A keni Besim T`ia Hapni Krejtesisht Zemren Njeriut qe Dashuroni?~ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8177)
~A keni Besim T`ia Hapni Krejtesisht Zemren Njeriut qe Dashuroni?~
~~~~~~~~~
Ju mirepres me idete tuaja te dashur miq te mendimit te lire!
Mndimi im personal eshte se dashuria duhet te bazohet ne komunikimin e lirshem ne sinqeritetin e mendimit dhe te qenurit.
personalisht mendoj se e vetmja menyre per te ndertuar nje histori dashurie te bukur dhe te qendrueshme eshte pikerisht prezantimi moral dhe fizik duke mos u frigesuar nga reagimet e njeri tjetrit..
tek e fundit njeriu nuk mundet te shtiret per tere jeten..dhe aq me pak nuk mund te ndryshoje karakter apo te pershtase enderrat dhe pasionet e tije sipas deshirave te te "dashurit"apo "te dashures"mendoj se eshte mire ne dashuri te mos kete sekrete mistere apo enderra te fshehura ..
"TE DUA KESHTU SIC JE"
"ME DUAJ KESHTU SIC JAM"
ky eshte mendimi im.
Pacim shpirt dhe pergezime per temen...interesante dhe e goditur
Personalisht kam pas besim me i hap zemren njeriut qe dua me gjithe shpirt!
Pavaresisht se nuk jeton ne te njejtin shtet, gjendet menyra e komunikimit te lire mes dy personave!
Krijohet edhe besimi, lirshmeria dhe paraqitja e vetvetes!
Kuptohet me eshte dasht pak kohe me e njoft personin e zemres,
per t`i hap zemren time!
E dua per cka eshte,dhe do ta dua per si do te jete!
Pashim yje!
Jam njeri mjaft i hapur me njerezit qe besoj,nuk me kane pelqyer asnjehere njerezit qe luajne turre te dyfishte.
S'besoj qe do arrija ti heshtja gje as per te kaluaren,as per te tashmen e aq me pa per te ardhmen.Nuk turperohem per asgje nga vetja,gjithe besoj qe kemi bere gabime here minimale-here te pafalshem,por kjo eshte nje pjese e jotja dhe si e tille duhet pranuar.Nje arsye me teper qe me con drejt te qenurit e hapur ndaj njerezve qe kam perzemer eshte fakti qe ne shume raste i imponoj vetes rregulla te cilat me lejojne te mos turperohem asnjehere nga ajo qe jam!
Te jesh totalisht e hapur per cdogje ndihmon ne forcimine cdo baze ne nje lidhje.
Plotesisht !!
E duam forte njeri tjetrin per ato qe kemi dhe jemi , dhe jo per ato qe kemi bere
Normal qe po nese vendos te krijosh nje lidhje te bukur duhet ti thuash cdo gje atijnese nuk ke besim eshte e kote te lidhesh sepse lidhja nuk konceptohet vetem nga puthje,kryerja e marredhenieve seksuale.ne nje lidhje do qash me problemet qe ka personi qe ti do dhe do lumturohesh me gezimet dhe me fitoret e njeriut te zemres tende
une kshu e mendoj...
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.