Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Miss shqiptarja ne UK,tenton te thyeje tabute e komunitetit shqiptar ne Angli (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8474)


Postuar nga visi datë 03 Qershor 2005 - 20:08:

Miss shqiptarja ne UK,tenton te thyeje tabute e komunitetit shqiptar ne Angli

Spektakli qw do te thyej tabute e komunitetit shqiptar ne mbreterine e bashkuar

Për të parën herë vajzat shqiptare të Anglisë do të kenë rastin të provojnë emocionin që të krijon një skenë spektakli e konkretisht "skenës së bukurisë".Një aktivitet i iniciuar vetëm për të nxjerrë në pah bukurinë shqiptare pritet të realizohet së shpejti në Londër. Tashmë thuajse gjithçka është gati. Një numër i konsideruar vajzash shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi me banim në Mbretërinë e Bashkuar i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së organizatores së këtij aktiviteti, i pari, në llojin e vet në Angli, që pritet të kthehet në traditë. Miss shqiptarja në UK është një aktivitet i pritur prej vitesh nga shqiptarët e Anglisë, ku do të rrezatojë bukuria e vajzave shqiptare. Një iniciativë e tillë ka patur shumë sukses edhe tek shqiptarët e Amerikës, Kanadasë, Italisë etj. Ajo që bie në sy është përkushtimi i organizatores Burbuqe Paçarada si dhe gazettes “ALBANIA”I vetmi organ I shtypit shqiptar ne Angli ku me optimizëm shprehen se ky do të jetë një aktivitet i përmasave të mëdha duke përfshirë të gjithë komunitetin shqiptar. “Trojet shqiptare kanë vajza mjaft të bukura ndaj ne duhet ti tregojm edhe komunitetit shqiptar se në Angli ka plot bukuroshe shqiptare që mund të përfaqësojnë Shqipërinë në aktivitete të shumta ndërkombëtare”. Duke dashur të shprehë edhe mirënjohjen e saj për të gjithë ata që janë bashkuar me idenë dhe inciativën e saj, Burbuqja nuk nguron të theksojë se mirëpret çdo bisnesmen apo shoqatë për të përkrahur këtë aktivitet të parë në llojin e tij në Angli. Në këtë spektakël nuk do të mungojnë të ftuarit surprizë, përsonalitete të shquara të artit, kulturës, sportit etj etj.Si ju duket nje iniciative e tille duke patur parasysh qe deri me sot jane bere disa tentativa dhe kane deshtuar.Mendoni se ky aktivitet do te thyeje tabute e komunitetit tone ne Uk?


Postuar nga i/e paregjistruar datë 03 Qershor 2005 - 23:33:

nuk e di nese i thyen dot tabute ne UK, po ktu ne USA qe eshte bere nuk ka thyer gje.
Ne fakt, konkurset e bukurise ketu ne USA (nga shqiptaret) me kane zhgenjyer. Organizimi ka qen pertoke, per mendimin tim dallohej qe ishte pune amatoresh. Konkurimi skandaloz. Ato te bukurat vertet nuk kualifikohen ndersa nje me "mik" ne "juri" fiton.
Gjithashtu pikerisht "tabute" e shoqerise tone ndalojne qe shume vajza vertet te bukura nuk lejohen nga priderit te konkurrojne, ndaj dhe organizatoret nuk jane ne gjendje qe te zgjedhin por pranojne ca u del para.
Nejse, i uroj suksese organizatoreve ne Angli, dhe shpresoj te mesojne nga gabimet e bera ktej nga ne.


Postuar nga visi datë 04 Qershor 2005 - 00:25:

ne fakt si njeri prej organizatoreve te ketioj spektakli e me konkretish prezantuesi mund te them se deri tani cdo gje po shkon OK.Ajo qe me shqeteson eshte pjesmarrja jo e shumte e vajzave e kjo ndoshta per shkak te mentalitetit shqiptar qe edhe pse jetojne ne nje kryeqytet europian mbetet i njejte.Shume vajza edhe pse shume te bukura ngurojne te paraqiten me gjithe deshiren e tyre pasi dicka i pengon ndoshta familja, ndoshta i dashuri etj faktore qe i kufizojne.
Persa i perket organizimit uroj qe te mos ndodhe ajo qe paska ndodhur ne U.S.A
Mesa si une asnje nga pjestaret e jurise nuk ka ndonje te njohur ne konkurim e mendoj se do do te beje qe juria te jete "transparente".
Uroj qe gjithshka te shkoje mire!
Pershendetje VISI LONDON


Postuar nga shiba datë 08 Gusht 2005 - 17:55:

SHYQYR ME NE FUND

SEPSE NE SHQIPERI PO I SHOH VAJZAT SE SI PO SHKOJNE DEM KOT DHE ME VJEN SHUME KEQ SEPSE S'IA DINE FARE VLEREAT.
PO PSE MOR JAHU DUHET ME QEN JASHTE SHTETIT QE VAJZAT SHQIPTARE TE VLERESOHEN?
PASTAJ PER CFARE E KE FJALEN QE "DO THYEJNE TABUNE" , E DI TI CFARE DO TE THOTE TABU APO JO.
MUND TE SHPREHESH EDHE ME FJALE TE TJERA SEPSE TABUJA NUK ESHTE FJALE E PERSHTATSHME PER KETE TEME.TABU DO TE THOTE ME PAK FJALE "NORMA OSE LIGJE QE KANE VENDOSUR NJEREZIT SHUME KOHE ME PARE PER DISA ARSYE QE NUK KAM DESHIRE TANI TE TI THEM.


Postuar nga wydra datë 08 Gusht 2005 - 17:59:

Re: SHYQYR ME NE FUND

Citim:
Po citoj ato që tha shiba
SEPSE NE SHQIPERI PO I SHOH VAJZAT SE SI PO SHKOJNE DEM KOT DHE ME VJEN SHUME KEQ SEPSE S'IA DINE FARE VLEREAT.
PO PSE MOR JAHU DUHET ME QEN JASHTE SHTETIT QE VAJZAT SHQIPTARE TE VLERESOHEN?



po pse o shiba, nqs nje vajze s'merr pjese ne konkurs bukurie, dmth shkon dem kot, eee?? Shume e thelle kjo vallaj


Postuar nga shiba datë 08 Gusht 2005 - 18:05:

JO NUK ME KUPTOVE.SHUME VAJZA QE KANE MERRE PJESE NE MISS KANE SHKUAR DEM KOT OSE NUK JANE VLERESUAR FARE OSE ME SAKTE KOT SA KANE MARRE PJESE.


Postuar nga hirushja datë 19 Shtator 2005 - 01:57:

Ky titulli nuk ma mbush shume mendjen qe me ane te Misit do thyej Tabun e mentalitetit shqiptar sps do dali nje Mis ne Angli. Femra sot nuk ka nevoje fare te perdori bukurin si nje shenje per te ndryshuar mendimet e njerezve, thjesht ec me ate qe mendon. Me nje pikesynim ne jete dhe te mos shikoj se cfare thot tjetri apo tjetra.


 
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.