Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Kinematografisë (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=332)
-- Premiera e filmit METROPOLET (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8508)


Postuar nga EcologMarketing datë 06 Qershor 2005 - 20:26:

Premiera e filmit METROPOLET

Filmi, regjinë e të cilit e ka bërë Sunaj Raça, është një film televiziv që nëpërmjet narracionit përcjell ngjarjen e një të riu, Benit (Blerim Destani), i cili futet në botën e krimit. Beni e rrëfen jetën e tij nga bota e nëntokës, në të cilën ai futet nëpërmjet shokut të tij, Musës (Sunaj Raça). Ata bëjnë krime nëpër të gjitha metropolet dhe kënaqen me jetë luksoze. Musa është i etur për pushtet. Ai përgatit një plan aksion dhe përpiqet të angazhoj edhe Benin në planet e tij. E dashura e Benit, Nita (Blerina Binaku) nuk dëshiron që ai të marrë pjesë në aksion, por ai ia kthen shpinën asaj, për t’iu bashkuar planit të Musës. Ai bëhet viktimë e krimit dhe përfundon në burg. Pas tre vjetësh ai kthehet përsëri si një njeri tjetër dhe vendos ta gjej të dashurën e tij. I zhgënjyer dhe emocionalisht i thyer, ai e gjen veten para një sprove të rëndësishme - është shansi i tij i fundit për një jetë të re, për të luftuar kundër armiqëve që e sfidojnë atë çdoherë.


 
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.