Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- ndjenja e vetmis ne mes te turmes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8595)


Postuar nga belgium datë 13 Qershor 2005 - 13:15:

Ndjenja e vetmis ne mes te turmes

Kush nga ju forumista me thote nese ndonjehere gjate jetes tuaj te deritanishme keni pasur ndjenjen e vetmise absolute edhe kur keni qene ne mes te turmes ???


Postuar nga wydra datë 13 Qershor 2005 - 14:31:

Une.
Isha ne shkolle ne fillim fare dhe nuk njihja absolutisht asnje njeri nga rreth 5000 vetat aty. Ne nje moment pashe nga larg fytyren time ne nje pasqyre, ne te qindten e pare te sekondes truri akoma nuk arriti ta njihte veten time, ama arrita te mbushesha me shprese se po shikoja nje fytyre te njohur.


Postuar nga Klodel datë 13 Qershor 2005 - 17:19:

e ndiej cdo dite po jo si vetmi me teper sikur jam vetem me mendimet e mia ne mes te turmes. dhe cfaredolloj zhurme te bejne nuk e kam mendjen fare as nuk i degjoj as nuk i fiksoj as nuk i ve re... kjo cuditerisht me ndodh vetem ketu ku jetoj ne shqiperi asnjehere.


Postuar nga freeb datë 15 Qershor 2005 - 20:59:

Cool

Besoj se te gjithe e kemi provuar kete ndjesi. Gjithashtu mendoj se kjo ka dy nuanca. E para, ku thjesht ndihesh vetem sepse nuk njeh njeri, dhe ketu s'ka asgje te keqe...dhe ajo tjetra, ku je mes njerezish te njohur dhe ndihesh vetem, sikur nje mur ftohtesie ngrihet padukshmerisht...Per fat te keq e kam provuar per nje kohe te gjate kete ndjesi...


Postuar nga belgium datë 15 Qershor 2005 - 22:36:

re

Citim:
Po citoj ato që tha freeb
Besoj se te gjithe e kemi provuar kete ndjesi. Gjithashtu mendoj se kjo ka dy nuanca. E para, ku thjesht ndihesh vetem sepse nuk njeh njeri, dhe ketu s'ka asgje te keqe...dhe ajo tjetra, ku je mes njerezish te njohur dhe ndihesh vetem, sikur nje mur ftohtesie ngrihet padukshmerisht...Per fat te keq e kam provuar per nje kohe te gjate kete ndjesi...


flm pergjigje interesante :-)


Postuar nga Lela_Dr datë 15 Qershor 2005 - 23:10:

Sigurisht qe e kam ndjere veten ne vetmi shpesh here....si ne mes te turmes te pa njohur si dhe ne mes te shoqerise.....Edhe akoma me ndodh ne disa rethana......


Postuar nga Isra datë 23 Qershor 2005 - 18:41:

edhe mua me ndodh shpesh, vecanerisht kur ndodhem ne bisede apo debate me shume njerez qe nuk me kuptojne fare, dmth, kur jam e vetme ne mes nje numri te madh njerezish ne koncept, ndihem e vetme dhe e privilegjuar kur jam e sigurt qe e di dicka sh.mire dhe te tjeret se kuptojne.....ndiej dhe keqardhje per ta ne njefare menyre.......

ndonjehere me ndodh me prinderit, kur nuk duan te me kuptojne ne disa koncepte, ndihem e vetme dhe e huaj ne shtepi.....


Postuar nga kontinenti datë 23 Qershor 2005 - 22:54:

Citim:
Po citoj ato që tha isra
edhe mua me ndodh shpesh, vecanerisht kur ndodhem ne bisede apo debate me shume njerez qe nuk me kuptojne fare, dmth, kur jam e vetme ne mes nje numri te madh njerezish ne koncept, ndihem e vetme dhe e privilegjuar kur jam e sigurt qe e di dicka sh.mire dhe te tjeret se kuptojne.....ndiej dhe keqardhje per ta ne njefare menyre.......

ndonjehere me ndodh me prinderit, kur nuk duan te me kuptojne ne disa koncepte, ndihem e vetme dhe e huaj ne shtepi.....


Sa bukur ka fol Isra...nuk kam c't'i shtoj me teper, me duket sikur i kam thene une ato fjale,se,pikerisht keshtu me ndodh edhe mua. Por, e keqja esht se; une vazhdoj te jem vetem edhe sot.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Qershor 2005 - 00:50:

Exclamation

Une pothuajse gjithmone ndihem vetem edhe ne mes 'turmes"!
E kam ndeshur kete ndjesi te vecante shume vite me pare!Kjo vjen nga mosperputhja e mendimeve,e deshirave,e nuancave te jetes,e shijes,
e se bukures,e trishtimit,e lodhjes,e lumturise etj etj!

S`ka me keq sesa te ndihesh i Vetem mes "Turmes njerezore", qe me duken thjeshte papagale te dale nga kafazi i kokes se tyre tere shkrumb!
E nese dikush em pyet,"Helga si ndihesh mes nesh?!"
Pergjgjaa ime eshte e thjeshte dhe teper troc:-"Ndihem me Vetem se kurre!"
Pra eshte nje lloj boshlleku brenda vetes sone qe na parandalon te gezojme momentin mes "turmes njerezore!"


Ciao a` tutti,-belli e brutti!


Postuar nga Tini datë 08 Korrik 2005 - 20:21:

me ka ndodhur disa here

Shpesh jam ndier e vetmuar ne mes te turmes ....dhe mendoj se arsyeja per kete vjen nga pamundesia e adaptimit ne rreth te caktuar ...ku prape pajtohem se njerzit e ndryshem e inicojne kete ......

tani ka kohe te gjate qe sjam ndire keshtu ....arsyeja ...e thjesht ....jam shume e zene ...skam kohe te mendoj si ndihem .....


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.