Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- A jeni te gatshem te dhuroni gjak dhe pse? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8920)


Postuar nga Isra datë 22 Korrik 2005 - 13:46:

A jeni te gatshem te dhuroni gjak dhe pse?

Shoqeria shqiptare ka hedhur dhe po hedh hapa te veshtira si ne sferen politike, shoqerore, ekonomike. Fatkeqesisht numri i te papuneve eshte shtuar, semundjet infektive po mbushin spitalet me femije e me te rritur.
Spitalet kane nevoje per gjak, shume njerez te semure kane nevoje per gjak. Shume nena per te sjelle ne jete nje femije humbin gjak, dhe shume prej tyre varet nga ne se a do dhurojme.

Te shumte jane dhe ata qe dhurojne gjak per te fituar leke...per te ushqyer femijet...
Para ca kohesh ca forca italiane ne Durres i dhuruan gjak ne nene qe po vdiste pasi lindi, grupi i gjakut te saj ishte i rralle. Ata e ndihmuan...

Po ne valle do e benim sikur te kishim nje grup gjaku te rralle, dhe jeta e dikujt te varej nga ne?
Shume prej nesh ka frike se mos infektohet nga sida, pakujdesia e infermierit te kushton jeten nese shiringat sjane sterile, semundja e shekullit mund te te preke dhe ty...

Nga cfare kemi frike, frike psikologjike apo dileme shpirterore, absurde, patetike, a cfare tjeter?
Ju si mendoni?


Postuar nga Isra datë 22 Korrik 2005 - 16:30:

Nese do pyesja veten se a do mundesha te dhuroj gjak, ne fillim do hezitoja....!
Them se sjam e shendetshme mjaftueshem sa te dhuroj gjak ne menyre vullnetare...Te une ekzisotn dhe frika e shiringave, mund te jene jo steril, nje gabim i vogel i injektueses dhe sida troket ne trup me gojen e vdekjes se pashmangshme....

Megjithate nese do varej nga une jeta e dikujt, me siguri qe do sakrifikoja...

Te dashur anetare, po mendimi juaj cili eshte!
Ju ftoj te bisedojme per kete teme!


Postuar nga dodgy datë 23 Korrik 2005 - 12:45:

sigurisht qe po.

Dhurim i gjakut eshte gjeja me e paket qe mund te bejm per ti shpetuar jeten dikujt tjetri.
Dikur ne nje gazet lexova qe shqiperia eshte vendi me perqindjen me te vogel qe dhurojn gjak.Do ta quaja shum gabim dhe kjo eshte ajo ndjenja humanitare qe me duket tek ne eshte zbehur.

Mendo pak dikush vdes sepse mungon gjak neper spitale ,mendo pak se neser mund te bie rradha ty ,vellait,motres,femijeve dhe te vdesi per munges gjaku.

Gjaku i humbur ne trup fitohet perseri nga trupi dhe dhenia e gjakut nuk ka asgje te keqe me shendetin por ben dhe mir sepse ne te njejten koh fiton gjak te ri .

Tema eshte shum shum me vler dhe do te thoja qe te gjith ta shohim seriozisht sepse besoj se eshte nji problem jo pak i vogel per spitalet dhe te semuret qe jan ne shqipri.


Postuar nga wydra datë 23 Korrik 2005 - 14:32:

mua s'me ben pershtypje shpuarja e gjilperes (deri para pak kohesh e kisha gati fobi, po pasi mu desh te beja disa gjilpera e kuptova qe ka dhimbje ku e ku me te medhaja), e aq me teper humbja e gjakut. Une ja kam friken infeksioneve. Spitalet ne Shqiperi me duken fole infeksioni (dhe nuk jam aq larg se vertetes, se kam pas ca kontakte me mjeke shqiptare qe benin ca trajnime ketu ku jam, si zgurdulloheshin kur shihnin mjetet moderne te sterilizimit e te mbajtjes se pastertise). Mbaj mend kur vajta bera njehere nje eko ne spital ne Shqiperi... me kapi nje panik i papare nga pislleku, kur erdha ne shtepi me vinte ti digja ato rroba qe kisha veshur aty (e di qe e teproj, por jo dhe aq...)


Postuar nga Syri_Magjik datë 23 Korrik 2005 - 20:28:

Sbehet fjale fare!!!

Sigurisht qe do jap gjake ne menyre vullnetare, dhe nese jeta e dikujt varet nga une!!!!

Urime per temen!!! ISRA


Postuar nga Lela_Dr datë 23 Korrik 2005 - 20:29:

AVIS - Dhuroni gjak

Ketu ku jetoj une behen shume dhurime gjaku, nga shume njerez, dhe une nje dite thashe po shkoj dhe une mbase mund te jem e duhur per te ndihmuar dike......Dhe kur me ben analizat, me thane qe nuk mund te dhuroja gjak per shkak te presionit te ulet....
Ne ate cast u zemerova, dhe mendova qe dikush mund ta bej edhe mua kete xhest....
Teme interesante....


Postuar nga Syri_Magjik datë 23 Korrik 2005 - 20:36:

Re: AVIS - Dhuroni gjak

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_dr
Ketu ku jetoj une behen shume dhurime gjaku, nga shume njerez, dhe une nje dite thashe po shkoj dhe une mbase mund te jem e duhur per te ndihmuar dike......Dhe kur me ben analizat, me thane qe nuk mund te dhuroja gjak per shkak te presionit te ulet....
Ne ate cast u zemerova, dhe mendova qe dikush mund ta bej edhe mua kete xhest....
Teme interesante....



Jap une per ty Lela_DR Mos ki merak fare!!! Sigurisht po te ishim afer!


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 23 Korrik 2005 - 21:01:

Smile

Mua me eshte bere gjaku uje, hahaahahahahahahaha!

Kam grup gjaku A+.

Deri tani s`kam dhuruar gjak.
Do e beja vetem per te shpetuar jete!

Mire u shkruafshim YJE!


Postuar nga Lela_Dr datë 23 Korrik 2005 - 21:05:

Syri_magjik

Ska rendesi ku ndodhesh....mjafton te japesh, sepse dikush mund te kete nevoje.....


Postuar nga Ajrori datë 24 Korrik 2005 - 04:28:

Re

Parimisht jam dokort te dhuroj gjak, por kam frike agit prandaj se bej dot nje gje te tille.


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.