Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Kush është Oso Kuka. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9333)


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 08:21:

Kush është Oso Kuka.

Një shprehje për Oso Kukën.


-- nga Kolec Traboini
Shprehja "Me je mbyllur brenda si Oso Kuka" perdoret ne zhargonin e bisedave te perditeshme kur komunikon me nje njeri, qe ke kohe qe nuk e ke pare, a qe rri brenda ne shtepi per te studiuar dhe del disi rralle ne shoqeri.
Ne fakt shprehja nuk eshte krejt e saktë, sepse kujdo qe i thuhet nuk eshte as ne kushtet, as ne qellimin e "mbylljes" si Oso Kuka. Per ta kuptuar se jo cdo mbyllje ne shtepi, ne zyre , konvikt a salle studimi, eshte e ngjashme me mbylljen ne Kulle te Vranines te Oso Kukes me djemt e tjere shkodrane, le t'ju sjellim ne kujtese ngjarjen:
Ishte koha e perandorise Turke. Malazezet qe kishin shtetin dhe Mbreterine e tyre te dale pas traktatit te Shen Stefanit ne mbarim te luftes Ruso-Turke, kerkonin pushtimin e teritoreve te Perandorise Otomane, te cilat ne te vertete ishin toka shqiptare. Ne maj te vitit 1862, forcat malazeze nisen sulmet ne Malesi te Shkodres por u thyen nga malesoret e Hotit dhe te Grudes. Nje muaj me vone, forca te shumta ushtarake te Malit te Zi, sulmuan ishullin e Vranines. Per te mbrojtur piken kufitare te Vranines, qe eshte anen veriore te Liqenit te Shkodres, dolen vullnetare nga Rinia Shkodrane. Nder keto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodres Oso Kuka.
Detyra e grupit te tij prej 24 vetesh ishte te mbronin Kullen e Vranines qe ishte dhe poste kufitare, qe ndante shtetin malazez me perandorine otomane. U zhvilluan luftime te shumta, ne mes te grupit te djelmoshave shkodrane te komanduar nga Oso Kuka dhe ushtareve te shumte malazezë. Oso Kuka me shoket e vet rezistoi gjate, mirepo sulmuesit malazezë ishin te shumte, dhe vendosen ta marrin me cdo kusht Vraninen.
Oso Kukes po i vriteshin bashkeluftetaret e vet nje e nga nje dhe ndihma nga qyteti i Shkodres po vononin te vinin. Ne momentet e fundit, kur malazezet mendonin se kulla do te dorezohej, sepse ishi vrare pothuaj te gjithe mbrojtesit, Oso Kuka me dy tre shkoket e mbetur akoma gjalle, megjithese me trupin plage, vendosin te mos dorezohen te gjalle ne duart e armikut.
Mbledhin te gjitha fucitë e barotit ne nje vend te kulles dhe ndenjen ne pritje te sulmit vendimtar te armiqeve. Kur ushtaret malazeze menduan se shqiptaret ishin vrare te gjithe, dhe i u afruan kulles me deshiren, kush me pare te hynte brenda per te vendosur flamurin malazez ne maje te kulles, Oso Kuka i gatshem me pishtar ne dore, i vuri flaken fucive te barotit. Kulla u hodh ne ere bashke me rrethuesit dhe mbrojtesit. U degjua nje shperthim i tmerrshem.
Jehona e kesaj ngjarje shume shpejt u percoll ne Shkoder e ne Podgorice - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrare te 24 djelmoshat shkodrane ne kohen me te bukur te jetes se tyre, por e kishin shpaguar vehtem duke vrare me qindra armiq qe u dogjen e perveluan ne ekstazen e fitores qe u kthye ne nje tragjedi, e cila edhe sot e kesaj dite kujtohet me hidherim ne Mal te Zi.
Nenat shkodrane e rapsodet e malesise se Shkodres, trimerine e Oso Kukes e kenduan ne kenge trimerie qe edhe sot e kesaj dite degjohen me admirim nga i gjithe populli shqiptar. Oso Kuka shume shpejt u kthye ne simbol trimerie e vetmohimi per mbrojtjen e trojeve shqiptare, qe mizorisht u pushtuan nga fqinjet tane ballkanike, dhe shembellesa e tij ishte e gjalle e frymezuese edhe ne zjarrin e luftes per lirine dhe pavaresine e Shqiperise dhe me pas.
Nder shkrimtaret qe eshte frymnezuar me shume nga akti vetmohues i Oso Kukes eshte At Gjergj Fishta, i cili ne kryevepren e tij "Lahuta e Malesise" i kushton kater prej tridhjete kengeve te librit, Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka.
-- përgatitur nga Kolec Traboini, Boston


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 08:23:

KRENARI SHQIPTARI

Kjo poeme eshte marre nga romani
<<OSO KUKA>> shkruar nga shkrimtari i shquar Sulejman Krasniqi.
Gjithashtu ndodhet ne koleksionin e
dr. Gerhard Geseman ,,Heroische Lebensform zu Literatur und weskunde Ballkanische Patriarchalitet,,-Munchen- 1979.

KRENARI SHQIPTARI

Nuk te perulem, as te leshoj udhe!
Pse jam i vorfen,pa fajin tim, jam burre!
Nuk te leshoj udhe, anise pjelle e nji bareshe!
Nuk te nenshtrohem,sikur te jesh bir i cdo mbretneshe!
Ti mund te kesh lindur ne djepin me ar,
i mbeshtjellun me mendafsh te bute e te papare;
ushqye me musht luleshqerrash e me mjalte,
pasanikja te kete mbeshtjelle me brez te arte.
Po une jam me i madh se ne kasolle vorfnie,
me buke, krype e fjale fisnikie
e ruejta, e mbrojta, u gjakosa per kete toke,
nder motet ma te veshtira pushken pata shok.
Ne lahuten time do gjesh historine,
te lashte sa rruzulli per mua,per Shqiperine!
Me ka linde shqiptarja e ashper,e forte,
midis dhenve dhe krismave, mbi shkambin e ftofte,
Me ka mbeshtjelle me shallin e leshte e te ngrohte,
peshtjellakun ma te mire qe s'asht pa ne bote!
Lidhun me ka me sixhim, loze manaferre.
Nuk me ka perkedhelun, por ushqye me tamel dele!
Dhe per kete jam betue:
Askujt udhen s'kam per t'ia leshue!


 
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.