Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Dhe nje bejte per qejfin tim... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9482)


Postuar nga i/e paregjistruar datë 19 Shtator 2005 - 04:01:

Dhe nje bejte per qejfin tim...

Dit e dile, sot pushim
praktikoj lexim e kndim
neper faqe virtuale
do te pasuna e do si hale
ku s'merr vesht i pari te dytin
ku si shef as kohes frytin
ku menderja rri, e koha shkon
ku asigja nuk perfiton
ku i fut vedit iluzjon
te duket vetja se gjithkush po t'don
e kujt mendja te ti s'po i shkon
se asht plot me halle ky milet
e gjithkush shef hallin e vet
e per tjetrin s'ka kasavet
se e rren edhe e mashtron
zoti e din ca perfiton...

to be continued se me filloj "lord of the rings"


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 19 Shtator 2005 - 04:32:

Smile

E bukur Keila!Urime!
Si ka mundesi qe ne Shkodranet jena kaq rromantike????!!
Te perqafoj fort, dhe ne qefin e krijimtaris tane, -mora pjese edhe une!
Pa pike, pa presje,-e bane edhe ti i bejte!

Pashim zemra!Mire u lexofshim!
love,Helga.


Postuar nga GENTI_the_KING datë 19 Shtator 2005 - 21:17:

DIT E HANE PO ESHTE SOT
SE CA ISHTE DJE S'E GJEJ DOT
KUSH MENIEN PO E SHTRYDH ME M'NIMU
SE CA DITE KA KALU ?


Postuar nga i/e paregjistruar datë 20 Shtator 2005 - 05:50:

Pershendetje Sykaltra e Etniku

Dita sot e Hane kje,
ishte qielli krejt pa re
fort ma mir se koha dje
po ju diftoj fije per pe,
se n'pik t'sabahit sot jam cu
kot me vedi tuj mendu
tuj kujtu se jam vonu
der mu vesh kjesh tuj harru
thash me lujti mendja e kres
me thot gjyshja "co moj mbes",
-se t'kam ba ve e sallam
mos, - thash, nan se po m'ban dam
s'hahet sallami ne ket orar
tana gjanat kan karar
me lezet e pak ka pak
pritezot me m'ra n'stomak
me mu ba barku si jeprak
me at fjal i vuna kapak,
nuk e ha, thash, edhe pik
mos m'bertit se nuk t'kam frik
se ktu jam ne amerik
prej shqipnijet kot s'kam ik
me fitu t'drejtat e mija
tesh asht ba e fort rinija
t'drejten e fjales n'xhep e ka
kush nuk mundet me i ba za...
Po a merret kush me pleq
m'tha- boll llape mori dreq
kap e ha e mos ban za
sallam kres kam me te ra
ja i thash se nuk me bjen
jo prej friket a hallit tem
po per sallam te vjen gjynah
edhe canten vuna n'krah
dola vrep si triumfante
mu duk vedja "importante"
pa mendu se per misdit
njaj sallam ishte tuj me prit.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 28 Shtator 2005 - 01:28:

Smile

Keila, do na shkruash sot apo jo??!!
Shume e bukur letersia e bejtexhinjve (ne vitin 2005!)
Mirepresim shkrimet tuaja yll!Pashim atehere!


Postuar nga GENTI_the_KING datë 29 Shtator 2005 - 17:57:

tash provimin sa kam maru
mora rrugen ne shpi me shku
tuj ec rruges me ngadal
me asht kput rripi n'sandal

obobo i mjeri un po tashti
si tja boj per ne shtepi ?
nje kemb zbath e nji mbulu
si palaco ku me shku ?

nji polic perpara m'ka dal
ku po shkon me nji sandal?
do tve gjob per kondravajtje
se kembet i ke rropatje

i ka ardh keq policit
per kembet e mia
ndaj rrofshin te gjith ruajtsit e ligjit
rroft e qofte policia


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 29 Shtator 2005 - 22:18:

Smile

hahaahahahhahahahahaha Genti, sa kam qesh!
Ku e merr gjithe kete fantazi o zemra?!
Ishalla heres tjeter, te takon ndonje police femer:p


Postuar nga GENTI_the_KING datë 30 Shtator 2005 - 20:20:

NEPER RRUGET PLOT ME LLUC
ECIN NJERZIT SI DERRKUC
CA ME CIZME CA ME KEPUC
QE NGA XHABIEJT NE PARRUC

JAN KTHY RRUGET KTU NE SHKODER
SI NE MALE E NE KODER
VETEM CIZMET TE KRYJN PUN
JAN BER RRUGET SI LUMI BUN


PO CA BEHET KSHU ME NE
KEQ NE DIMER KEQ NE VER
MOS TE DALIN NE QIELL CA RE
SE GJITH QYTETI U PERMIER


CA SHAJN SHIUN
CA SHAJN QEVERIN
CA ME LEGEN E GOVATA
HEQIN UJIN QE KA MBYT SHPIN

OSHT BO SHKODRA SI VENECIA
ME SHKU N'PUN DO HELIKOPTER
QEVERIA I THOT ZOTIT SHKODRES NGECIA
SE KESHTU KA THEN SHOKU ENVER


Postuar nga i/e paregjistruar datë 01 Tetor 2005 - 06:12:



Shkova dje, dola n'pazar
shof nji djal sa nji gomar
Iher mu duk si ftyr e pame
me than t'drejten s'kishte t'shame
ishte i gjat e i holle
me faqe t'kuqe si me ken moll
muskuj boll e dhjam hic
vetlla t'trasha e buz si vic
thash ky engjell do te jet
s'do t'jen mashkull i vertet
N'biciklet aj per qejf t'vet
e un tuj e sodit tan lezet
dikur m'pa e u afru
-ca pa rrin tha tuj m'shikju?
-s'po t'shof ty, i thash me vrap
- mu hiq qafet mori zdap,
vedja n'qejf te paska hi
kujton se tan n'ty jan tuj u shkri
- E pse ja?, - tha djali i bots
e kamalecin i vuni rrots
e prej bicikletet vrep u ul
do t'ket than "hajt se rash n'tul".
- A s'po te dukem hic i mir
mos me ban si vajz e fshtir.
Me e dit tha se kush jam
o del me mu ose ban bam.
- Hejr i thash, e baft zoti
se sot po maka mir dhe moti
po m'difto iher kush je
a punon, po shkoll a ke?
-Ti tha keke budallic
ca m'duhet shkolla moj llastic.
Un jam Palushi prej katundit
gjithmon n'klas kam ken i fundit
kurr s'kam lexu as msu
3 her deri itesh jam dashuru.
E kam shpin un me tre kat
dashni baj, rrjesht 3 sahat
kam boll lop, dele e dhi
axha jem punon n'bashki
baba pjek c'do vjet raki
e nana c'do vjet ban ka nji fmi.
Jena t'kapun e me lek plot
po t'tham t'drejten se s'ja fus kot
mos m'shif kshtu ti n'biciklet
se benc kam edhe vet...

vijon heres tjeter.


Postuar nga Unstoppable datë 01 Tetor 2005 - 06:50:

looool Keila , nice nice , sidomos kjo me zdapin

Meqe jena te mbledhun ktu
s'po mund te rri as un pa shkru
per jete natet me ju kallxu
nji nate n'New York qe kisha shku

Shkova n'Astoria te Zodiaku
per kang greke m'kishte kap maraku
nejse hyna un aty
njerez tu pi e njerez tu kcy
disa hedhshin pjata ne toke
disa te tjere ishin ba rrot
Fillova me pi per qef tem
ven e meze e tu ni aheng
kur m'afrohet nji si lope
e lyme e zhgrryme me beth si foke
Hi sweety- me thote ajo
i saw u walking thru the door
woud u dance with me tonight?
my performance is allright
Me no english - i thashe me ngut
ik andej maj e shemtut
mos m'rri afer se jam edhe unt
iku aja po rrite tu pa
mu desht mu cu se s'ishte gja
..........to be continued...


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.