Forumi Horizont | Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)
Ne shkollen e Dashurise.
Te kam prane
dhe te ndej larg.
Te pelqej,
Te kam inate.
Per ty vdes
per ty "ringjallem"
Nga ty perlotem
Per ty permallem.
seriozisht te flas
me pas dhe tallem.
Te kerkoj
dhe ste kerkoj.
Te pranoj
dhe ste pranoj
Te humbas
serish te gjej.
Te them t'verteta
dhe te genjej.
Te kerkoj neper kenete,
te kerkoj neper shkretetire.
Te kerkoj neper fushe
te kerkoj neper rrepire.
Te kerkoj
dhe ste kerkoj.
te pohoj dhe te mohoj.
te ndryshoj
te c'ndryshoj
te te "vdes'
te "gjalleroj".
Te shetis
te ngujoj
te bej te qash
te ngushelloj.
kur iken larg
une ndjehem prane
kur bie shi
une ndizen zjarr.
kur ti e ftohte
akull ngri
une ndizem
shkrihem si qiri.
Dhe kur ti ndizesh
porsi une
Une kthehem ne shi
bresher, furtune.
Me pas une zbutem perseri
por me egersohesh ti
skuptoj pse gjithe
ky absurditet
te jetoje
ne realitet!!
Me poezine e mesiperme, pershendes te gjithe anetaret qe aktivizohen ne kete forum, vecanarisht anetaret qe kerkuan rikthimijn tim qofte ne forum te hapur ose edhe me mp dhe emaile.
Flm te gjitheve jam i lumtur qe i ndaj ndjenjat me ju
Mire se na u rikthyet Indriti!
Te perqafoj me shume mall!-Mu kenaqen syte kur pashe serish nikun tend ne forum!
Pale me dhe shkrimet e tua aq te vlefshme!
Ju uroj vit te mbare shkollor dhe" U`re Welcom Diti!"
Indriti Po te uroj edhe ketu rikthim te kendshem. Poezia e siperme shume shume e bukur, si gjithmone ti nje shkrimtare i veçante per mendimin tim.
Ahhhh Se shpejti dua qe te me dedikosh nje poezi sepse ma ke premtuar.
Me behet qejfi qe je rikthyer dhe mendoj qe edhe une me ato pak fjale qe te kam shkruajtur per tu kthyer te paskan goditur.
Te uroj shkrim dhe qendrim te kendshem.
Pershendetje Indriti.
O zot..ose un jam bere nostalgjike ose poezija jote ishte fantastike..
Mendoj se kjo e dyta do te jete
Te uroj rikthim te kendshme.., shpresoj te gjesh ketu pak lumturi, harmoni e shoqeri, virtuale
me respekt sabina
Mirë se rierdhe indriti dhe gjith të mirat të uroj.......
Poezia qe më tepër se diçka hyjnore......
Edhe nji herë përshëndetjet e mia të përzemërta.....
Eh, more Art vellai, e sheh sa miq ke....
MIRESERDHE!
Poezia pershendetese nuk ka nevoje per komplimenta, por TI, PO!!!
Eshte mengjes, sapo kam ardhur ne zyre dhe po vizitoj forumin, mbi dhjetera tema te tjera qe me kane ardhur zgjodha mesazhin tend per ta hapur te parin!
Me frymezoi kjo poezi, shume e bukur dhe shume nostalgjike, me kujtove kohe te vjetra te adoleshences...
Vazhdo keshtu, po deshe mos shkruaj ne asnje teme tjeter, vec me poezi mos na ler....
Shkruhemi, selam!
Indrito si te tjeret dhe une, me zemer te pershendes dhe te falenderoj per poezite e bukura qe na shkruan here pas here e na kenaq, na ul nervat e na zbut shpirtin........ ama kjo e fundit qenka me i vjedh autoresine, aq me pelqeka...
s'po zgjatem se i paskan shkruar te gjitha anetaret e tjere.
vec dua te pershendes dhe njehere e te uroj gjithe te mirat e kesaj bote
dhe sa me shume te tilla poezi te bukura ne vazhdim.
miqesisht per djalin me te mire te forumit.
Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Me poezine e mesiperme, pershendes te gjithe anetaret qe aktivizohen ne kete forum, vecanarisht anetaret qe kerkuan rikthimijn tim qofte ne forum te hapur ose edhe me mp dhe emaile.
Flm te gjitheve jam i lumtur qe i ndaj ndjenjat me ju![]()
Pershendetje te gjitheve!
Ju falenderoj qe te gjitheve dhe ju them se jam vertete i befasuar nga tere keto pershendetje.
Ju pershendes qe te gjitheve me poezine e meposhtme, megjithese nuk me duket dicka e arrire, dhe e dyta nuk jam i sigurte ne kete menyre te shkruari.
Miqesisht Indriti.
Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.